E premte, 13.12.2024, 10:14 AM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Xhavit Gasa

E merkure, 11.09.2013, 05:44 PM


Xhavit Gasa

 

 

XHAKETA

 

Lindëm,

të fortë,

si shkëmbi,

në kohën,

kur lindi njerzimi,

rrethuar,

nga toka,

qielli dhe deti,

si gjithë njerzit,

trupin e veshëm,

me këmishë,

me xhaketë,

ishim të hijshëm,

të gjatë deri në ré....

 

Na u sulën,

në pabesi,

nuk i bëmë,

keq askujt,

na kishin zili,

trupin na xhveshën,

copë...copë,

na e bënë xhaketën,

dikush mori jakën,

të tjerë mëngët,

kurrë nuk u rrëzuam,

dhe xhaketën,

prap e veshëm,

paçka se u zvogëlua,

kur e qepëm dhe arnuan...

 

Mbetëm,

me xhaketë,

të sakatuar,

të zvogëluar,

të keq arnuar.

 

Xhaketën tonë,

a do ta veshim,

ndonjëherë

atë origjinalen,

që e kishim,

si të gjithë kur lindëm.

...........bashkë me njerzimin!!!!

 

 

I URITUR

 

Askush,

nuk vdes,

për një copë buk,

thotë, një fjalë e urtë.

 

Pa bukë,

na vinte,

nëna në gjumë,

ishim fëmijë,

nuk e ndjenim urinë.

 

Shkonim dikurë,

pa bukë në punë,

ishte kohë kooperative,

por nuk viqëm prej urie...

 

Kur vdiq,

një lypës,

në fshatin tim,

një copë buk,

i gjetën për jastik....

 

I uritur njeriu,

është për,

një fjalë të mirë,

dhe në e pastë,

me shumicë,

përsëri nuk e shuan,

......................dot urinë!!!

 

 

GËNJERSHTRA

 

Altoparlantin ka marrë,

në dorë gënjeshtra,

dhe po bërtet si tellallët

e kohëve të vjetra!!!

 

Ajri po ndotet,

po i zihet fryma diellit,

pafajësia lëndohet,

altoparlanti në dorë,

...............të gënjeshtrës!!!

 

 

TËRKUZË

 

Flasim...flasim,

fjalë pa fund,

e tjerrim fjalën,

e bëjmë tërkuzë.

 

Mos u mërzitni,

nëse tërkuza plaket,

tërkuza te reja.

tjerrin çdo ditë fjalët!!!

 

 

VJESHTË

 

A e dëgjoni,

trokitjen e vjeshtës,

a nuk e shikoni?

Është te pragu i derës.

 

Toka po vesh.

të dimrit xhaketë,

buzëqesh oxhaku,

pret zjarr bubulakun...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora