E shtune, 13.07.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Zgjedhjet dhe demokracia

E hene, 09.09.2013, 07:50 PM


Zgjedhjet dhe  frymëmarrja e demokracisë

Nga Gjon KEKA

Qëllimi i një shtetit demokratik është gjithnjë arritja e majës së zhvillimit të gjithmbarshëm dhe përplotësimi marrëdhënieve si të brendshme ashtu edhe të jashtme dhe shtyllave të cilat mbajnë shoqërinë demokratike. Por në këtë kontekst jo të gjitha shtetet vrapojn pas qëllimit, sidomos shtetet me shtylla të dobëta të jetës demokratike dhe mungesës së zhvillimit të gjithmbarshëm.

Poltika shqiptare shikuar në brendësin e saj, është kompleksive, ka një mungesë të disciplinsë së qëllimit të shtetit në ngritjen e tij në lartësin e natyrshme, vjedhjes së votave apo zgjedhjeve me defekte të mëdha, pastaj shkelje të ligjeve dhe pengesës që ato të jenë pjesë e zabtimit ditor dhe jo vetëm, dhe mungesa e domethënies së një politike të gjallë apo praktike më ndikim në fusha pozitive dhe zhvillimore, të kulturës, ekonomisë dhe asaj sociale.

Pra nisur nga kjo politika jonë në kuptimin e mirëfillit të fjalës së saj duhet të na mësoj se çfarë është në të vërtetë shteti demokratik dhe si duhet marrë atë dhe natyrën e tij funksionale apo kushtetuese e institucionale, pastaj çfarë janë zgjedhjet demokratike dhe transparente mbi të cilat ndërtohet qeverisja e ardhshme e vendit dhe udhëheqja e tij.

Sidoqoftë nuk kanë mbetur edhe pak dhe në tërë republikën  e Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale, zgjedhje këto që do të përcaktojn edhe fatin si të qeverisjes lokale, koalicioneve të ardhshme dhe poashtu do të jenë një tregues i tërë bllokut qeverisës në nivelin qendror në zgjedhjet nacionale që do mbahen vitin e ardhshëm.

Por megjithkëtë ende nuk kemi një reformë të vërtetë të sistemit zgjedhor dhe një frymë të vërtetë demokratike dhe të kulturuar që jo vetëm se do të duhej ta mbizotëronte tërë procesin politik e ato zgjedhor, por edhe do të ligjësonte në tërësi tërë këtë proceset duke mos lejuar vjedhjen e votës së lirë, dhe manipulimit zgjedhor. Por që të  ketë një frymë politike e demokratike që nxjerr atë në fund edhe me transaprencë dhe zgjedhje të vërteta e demokratike, zgjedhje e votës së lirë dhe legjitime të popullit dhe vullnetit të tij.

Ne shpesh kemi parë një përbuzje dhe hipokrizi të tmerrshme të demokracisë zgjedhore, kjo gjithnjë ka rezultuar në njërën anë e dëmshme për vullnetin legjitim të popullit dhe votën e tij dhe përgjegjësin ndaj saj, dhe në anën tjetër të dëmit ndaj demokracisë që prodhon zgjedhje të lira dhe një qeverisje demokratike dhe legjitime.

Poashtu kemi parë mjaftë retorik boshe, premtime vetëm sa për kohë zgjedhjesh, demagogji etj, të gjitha këto tanim i dinë qytetari respektivisht populli, dhe po që të gjitha këto vese kanë dëmtuar gjerë më sot procesin demokratik dhe zgjedhjet e vërtëta e të lirë, sepse jo vetëm që përgjegjësia nuk është parë më në horizont pas zgjedhjeve, por edhe fituesit e zgjedhjeve kanë dal jo legjitim për shkak të manipulimit dhe vjedhjeve të mëdha  të cilat kanë dëmtuar pastaj të gjitha shtyllat politike dhe demokratike të shtetit dhe ecjes së tij. Intrigat në zgjedhje, mungesa e mbrojtjes së votës së lirë, lënia e duarvë të lira për manipulim prodhon automatikisht zgjedhje jo të lira, jo transaprenete dhe pastaj edhe një qeverisje jo legjitime.

Atëherë kur liria e popullit ngushtohet vetëm në saje të lirisë së votës dhe me pas vjen papërgjegjësia atëherë të gjithë ato parti që kanë mashtruar popullin dhe nuk i janë përgjigjur atij pas uljes në majën e pushtetit dhe ato të kuvendit, shpesh kanë rezultuar që po këto parti në të ardhmen t’i gërmojn varrin vetes duke rënë në të në mënyrë të paimagjinueshme dhe fataliste.  Populli shqiptar i Kosovës beson të jetë i lirë, për të zgjedhë vetë atë që ai mendon sipas vullnetit të tij, por ai është shpesh shumë i mashtruar, sepse vota e tij nuk ka shkuar sipas vullnetit të tij dhe shpresës së për ndryshim, por ka rënë në shportën e manipulimit. Dhe pikërisht këtu shihet se ai është i lirë vetëm për aq kohë sa janë zgjedhjet dhe hedhja e votës në të, më pas liria e dhënies së votës mbetet një mister se ku ka përfunduar, dhe çfarë përfaqësues ka zgjedhur ai në kuvend . Pra nga kjo aparati parlamentar nuk mund të funksionoj me deputet jo legjitim dhe pa kredibilitet, të paaftë dhe rendues të ballit të popullit dhe jo lehtësues të tij dhe interesave demokratike të qytetarëve.

Duhet ditur se si ato në majën e pushtetit ashtu edhe deputetët dhe ato të nivelit lokal duhet të përçojnë interesat e popullit, të jenë të përgjegjshëm dhe të përmbushin projektin e shpallur para qytetarëve në kohë zgjedhje.

Ndërsa mbajtja e zgjedhjeve në Mitrovicën e veriut të Kosovës është një hap i rëndësishëm dhe një fillim i futjes së kësaj pjese në jetën politike e institucionale  të shtetit të Kosovës dhe ligjeve të tij, por nënvlerësimi i simboleve shtetërore mund të jetë në të ardhmen ndoshta një litar rreth qafës së kushtetutshmërisë dhe vetë shtetit, pra duke e penguar atë në shfaqjen e plotë të tij dhe autoritetit sovran brenda tërë territorit.  

Me pak fjalë Kosova ka nevojë për zgjedhje të lira, të vërteta dhe demokratike e transparente.

Ka kaluar koha e fantazmave të frikshme dhe errësimit të procesit zgjedhor.  Ne dimë shumë mirë se ka qenë pikërisht demokracia, forma e  vetme e qeverisjes që ka zhdukur dhe rrëzuar komunizmin dhe fantazmat e tij.

Prandaj të gjithë qytetarët tani duan të shkëlqen dielli i vërtetë i demokracisë dhe i kushtetutshmërisë dhe errësira të kaloj njësoj si mjegulla që pengon ecjen e vendit drejt të ardhmes dhe qëllimit të tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora