| E hene, 09.09.2013, 07:50 PM |
Zgjedhjet
dhe frymëmarrja e demokracisë
Nga Gjon KEKA
Qëllimi i
një shtetit demokratik është gjithnjë arritja e majës së zhvillimit të
gjithmbarshëm dhe përplotësimi marrëdhënieve si të brendshme ashtu edhe të
jashtme dhe shtyllave të cilat mbajnë shoqërinë demokratike. Por në këtë
kontekst jo të gjitha shtetet vrapojn pas qëllimit, sidomos shtetet me shtylla
të dobëta të jetës demokratike dhe mungesës së zhvillimit të gjithmbarshëm.
Poltika
shqiptare shikuar në brendësin e saj, është kompleksive, ka një mungesë të
disciplinsë së qëllimit të shtetit në ngritjen e tij në lartësin e natyrshme, vjedhjes
së votave apo zgjedhjeve me defekte të mëdha, pastaj shkelje të ligjeve dhe
pengesës që ato të jenë pjesë e zabtimit ditor dhe jo vetëm, dhe mungesa e
domethënies së një politike të gjallë apo praktike më ndikim në fusha pozitive
dhe zhvillimore, të kulturës, ekonomisë dhe asaj sociale.
Pra nisur
nga kjo politika jonë në kuptimin e mirëfillit të fjalës së saj duhet të na
mësoj se çfarë është në të vërtetë shteti demokratik dhe si duhet marrë atë dhe
natyrën e tij funksionale apo kushtetuese e institucionale, pastaj çfarë janë
zgjedhjet demokratike dhe transparente mbi të cilat ndërtohet qeverisja e
ardhshme e vendit dhe udhëheqja e tij.
Sidoqoftë
nuk kanë mbetur edhe pak dhe në tërë republikën
e Kosovës do të mbahen zgjedhjet lokale, zgjedhje këto që do të
përcaktojn edhe fatin si të qeverisjes lokale, koalicioneve të ardhshme dhe
poashtu do të jenë një tregues i tërë bllokut qeverisës në nivelin qendror në
zgjedhjet nacionale që do mbahen vitin e ardhshëm.
Por
megjithkëtë ende nuk kemi një reformë të vërtetë të sistemit zgjedhor dhe një
frymë të vërtetë demokratike dhe të kulturuar që jo vetëm se do të duhej ta
mbizotëronte tërë procesin politik e ato zgjedhor, por edhe do të ligjësonte në
tërësi tërë këtë proceset duke mos lejuar vjedhjen e votës së lirë, dhe
manipulimit zgjedhor. Por që të ketë një
frymë politike e demokratike që nxjerr atë në fund edhe me transaprencë dhe
zgjedhje të vërteta e demokratike, zgjedhje e votës së lirë dhe legjitime të
popullit dhe vullnetit të tij.
Ne shpesh
kemi parë një përbuzje dhe hipokrizi të tmerrshme të demokracisë zgjedhore, kjo
gjithnjë ka rezultuar në njërën anë e dëmshme për vullnetin legjitim të
popullit dhe votën e tij dhe përgjegjësin ndaj saj, dhe në anën tjetër të dëmit
ndaj demokracisë që prodhon zgjedhje të lira dhe një qeverisje demokratike dhe
legjitime.
Poashtu
kemi parë mjaftë retorik boshe, premtime vetëm sa për kohë zgjedhjesh, demagogji
etj, të gjitha këto tanim i dinë qytetari respektivisht populli, dhe po që të
gjitha këto vese kanë dëmtuar gjerë më sot procesin demokratik dhe zgjedhjet e
vërtëta e të lirë, sepse jo vetëm që përgjegjësia nuk është parë më në horizont
pas zgjedhjeve, por edhe fituesit e zgjedhjeve kanë dal jo legjitim për shkak të
manipulimit dhe vjedhjeve të mëdha të
cilat kanë dëmtuar pastaj të gjitha shtyllat politike dhe demokratike të
shtetit dhe ecjes së tij. Intrigat në zgjedhje, mungesa e mbrojtjes së votës së
lirë, lënia e duarvë të lira për manipulim prodhon automatikisht zgjedhje jo të
lira, jo transaprenete dhe pastaj edhe një qeverisje jo legjitime.
Atëherë
kur liria e popullit ngushtohet vetëm në saje të lirisë së votës dhe me pas
vjen papërgjegjësia atëherë të gjithë ato parti që kanë mashtruar popullin dhe
nuk i janë përgjigjur atij pas uljes në majën e pushtetit dhe ato të kuvendit, shpesh
kanë rezultuar që po këto parti në të ardhmen t’i gërmojn varrin vetes duke
rënë në të në mënyrë të paimagjinueshme dhe fataliste. Populli shqiptar i Kosovës beson të jetë i
lirë, për të zgjedhë vetë atë që ai mendon sipas vullnetit të tij, por ai është
shpesh shumë i mashtruar, sepse vota e tij nuk ka shkuar sipas vullnetit të tij
dhe shpresës së për ndryshim, por ka rënë në shportën e manipulimit. Dhe
pikërisht këtu shihet se ai është i lirë vetëm për aq kohë sa janë zgjedhjet
dhe hedhja e votës në të, më pas liria e dhënies së votës mbetet një mister se
ku ka përfunduar, dhe çfarë përfaqësues ka zgjedhur ai në kuvend . Pra nga kjo
aparati parlamentar nuk mund të funksionoj me deputet jo legjitim dhe pa
kredibilitet, të paaftë dhe rendues të ballit të popullit dhe jo lehtësues të
tij dhe interesave demokratike të qytetarëve.
Duhet
ditur se si ato në majën e pushtetit ashtu edhe deputetët dhe ato të nivelit
lokal duhet të përçojnë interesat e popullit, të jenë të përgjegjshëm dhe të
përmbushin projektin e shpallur para qytetarëve në kohë zgjedhje.
Ndërsa
mbajtja e zgjedhjeve në Mitrovicën e veriut të Kosovës është një hap i
rëndësishëm dhe një fillim i futjes së kësaj pjese në jetën politike e
institucionale të shtetit të Kosovës dhe
ligjeve të tij, por nënvlerësimi i simboleve shtetërore mund të jetë në të
ardhmen ndoshta një litar rreth qafës së kushtetutshmërisë dhe vetë shtetit, pra
duke e penguar atë në shfaqjen e plotë të tij dhe autoritetit sovran brenda
tërë territorit.
Me pak
fjalë Kosova ka nevojë për zgjedhje të lira, të vërteta dhe demokratike e
transparente.
Ka kaluar
koha e fantazmave të frikshme dhe errësimit të procesit zgjedhor. Ne dimë shumë mirë se ka qenë pikërisht demokracia,
forma e vetme e qeverisjes që ka zhdukur
dhe rrëzuar komunizmin dhe fantazmat e tij.
Prandaj të gjithë qytetarët tani duan të shkëlqen dielli i vërtetë i demokracisë dhe i kushtetutshmërisë dhe errësira të kaloj njësoj si mjegulla që pengon ecjen e vendit drejt të ardhmes dhe qëllimit të tij.