Kulturë
Ali Jasiqi: Din Mehmeti - “Të resë sanë”
E shtune, 07.09.2013, 08:13 AM
FILLI I
MBARË I RRUGËS SE POETIT
Dy fjalë për poezinë “Të
resë sanë” të poetit Din Mehmeti
Nga Ali D. Jasiqi
Në numrin
2 të vetit 1949, pra në vitin e parë të botimit, të revistës letrare “Jeta e
re” është botuar edhe vjersha “Të resë sanë”. Autor i kësaj poezie ishte
nxënësi i Shkollës Normale të Gjakovës, emër që në letrat shqipe do të shquhet
një ndër poetët më të mirë, Din Mehmeti. Ai do t’i mbete besnik premtimit të
dhënë doajenit të letrave shqipe Esad
Mekuli, i cili në letrën dërguar Mehmetit duke e përgëzuar për fillimin
e shkrimit letrar i uronte bashkëpunimi të mëtutjeshëm me revistën të cilën e
udhëhoqi për më se njëzete vite. Sepse Din Mehmeti në faqet e kësaj reviste
lindi dhe u rritë bashkë me gjeneratën e krijuesve të kësaj moshe, aty ku i
botoi pothuajse të gjitha shkrimet e tija letrare. Nuk e dimë se a kishte
shkruar më parë ky autor, sepse në asnjë bisedë të tij ai nuk e zëne në gojë se
ka botuar diç para poezies se përmendur. Andaj edhe botimi i kësaj poezie
shënon edhe fillimin e punës së tij në lëmine e letërsisë.
Nga kjo
që u tha del qartë se Din Mehmeti ka shkruar një poezi në vazhdën e atyre
krijimeve letrare të kohës, kur u këndohej ndodhive revolucionare, siç ishte
lufta për emancipimin e femrës, ajo për ndryshimin e botëkuptimit të njerëzve
në rrethana të reja shoqërore, që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore në
Kosovë dhe përgjithësisht te populli shqiptare.
I këndohej, pra bujkut që tani e lëvronte arën e vete, i këndohej rinisë
që po ecte drejt ditëve të reja, u këndohej femra shqiptare që nuk do të rrijnë
më qorre siç ka kënduar një autore(Remzi Cara) në të njëjtin numër të revistës
në fjalë . Përparimi vërehej edhe në vijimin e kurseve për të rritur që
organizoheshin në ditët e para të pas çlirimit, ashtu siç vërehej edhe në
luftën për heqjen e çarçafit, kësaj plage shekullore.
Si do që
të jetë poezia e Din Mehmetit është
ndarë në shtatë(7) strofa. Secila stof ka nga gjashtë(6) gjashtë vargje. Do të
thotë se e tërë poezia i ka gjithsejtë 42 vargje. Poezi është shkruar me një
ritëm të brendshëm, e herë herë edhe me përputhje vargjesh në rimë. Rimat
përputhen sipa shemës AA B AA B :Robmueme/shkelmueme,(rreshti i parë dhe
i dytë) zi/ liri (rreshti
i katërt dhe i pestë) por edhe mjerim
shpëtim( rreshti i tretë dhe i gjashtë) ose dritë- ditë(rreshti i shtatë dhe i tetë) e re hare ( rreshti i
dhjetë e njëmbidhjetë) dhe jetë vjetë ( rreshti nëntë dhe dymbidhjetë) etj. Edhe numri i
rrokje ndryshon. Kështu derisa rreshti i pare kanë nga katër rrokje, ai i
katërti dhde i pesti nga katër rrokje, kurse rreshti i tretë dhe i katërt kanë
nga tetë rroke.
Edhepse kjo poezi nuk u futë në asnjërën prej librave të Din Mehmeti megjithatë ajo mbete një ndër realizimet që dëshmonin se po lindete një krijues i talentuar, që më kohë do të behet një ndër penat më të shquara të letërsisë shqipe jo vetëm në Kosovë por në të gjitha trojet ku flitet e shkruhet gjuha shqipe, pra në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Mal të Zi, Preshevë e Bujanovc, në Itali e kudo që jetojnë shqiptaret. Andaj edhe do të mbahet në mend për shumë kohë si krijim i mirëfilltë letrar.