Kulturë
Hamit Taka: Klithma e dhimbjes
E hene, 02.09.2013, 07:05 PM
HAMIT
TAKA
KLITHMA E
DHIMBJES
Kush na e
theu llozine e derës, kush?
Kush na e
shoi zjarrin në vatër, kush?
Kush na e
vrau zogun e verës, kush?
Kush na e
piu gjolin e kaltër, kush?
Kush na i
la arat lehona, kush?
Kush na e
ther qëngjin e shpresës, kush?
Kush korr
barë mbi varret tona, kush?
Kush majm
buallin e harresë, kush?
Fol sa të
duash,
Thirr sa
të duash,
Veç jehonës
S’përgjigjet
kush…
KU, KU…
Ku-ku!
K-ku!
Veç qyqja
këndon.
Shtëpitë
e djegura, të rrënuara
Gurë më
gurë ajo kërkon;
Xërr-xërr!
Xërr-xërr!
Gjinkalla
digjet bëhet zhur,
Në plepin
e plakur, degëtharë
Ku
fëmijët brekët grisnin dikur;
Çivit-çivit!
Çivit-çivit!
Dallëndyshet
sillen, bëjnë potere
Mbi gurët
e baltën e plasaritur
Nga zjarr
i mallit bërë gëlqere;
Qiellin
gris veç korb i zi
Krraa!
Krraa! Krraa!
Kurmin e
imët të Çamërisë
Ka gjysëm
shekulli që e ha;
ME BIND
BILBILI DUKE QARE
Në këto
troje s’jam i huaj, s’jam kusar
Jam
ndoshta idealisti i fundit
Që e prek
këtë parajsë për herë të parë
Me një
degëz ulliri, me flatra pëllumbi;
Korr
mallin dhe dhëmbjen duaj-duaj
Në lëmën
e shprtit i mbledh atje…
Si shinin
dikur të parët me kuaj,
Kujtimet
era si grurin m’i ngre;
Era
mjaltë e aromë qumësht
Ngrihet
nga çdo plis e nga çdo pore;
Zanat
dalin në mbrëmjen e mugët,
Muzën e
thinjur më sjellin për dore;
U thinj
muza në pritje të poetëve
T’u
këndonin mëngjeseve plot zhurmë,
T’u
këndonin ditëve të kaltra dhe netëve
Kur hëna
ndriçonte aq shumë;
U thinjën
zanat e nimfat ndanë gjoleve
Në pritje
të djelmoshave çapkënë,
Që t’i
shihnin të çveshura vigjëlonin
Se nënat
të martohen s’i lënë;
U ronitën
lëmenjtë në ara dhe gryka
Në pritje
të thekrës dhe grurit të ri,
Të këngës
së djaloshit që kuajt i ngiste
Dhe
togjeve me drithin flori;
I shtrirë
mbi tufëza bari të tharë
Vështroj
kaçube trëndafilash të egër,
Askund,
asgjë nuk e gjej si më parë
Sa dyshoj
për veten mos jam negër;
Po ku
shkuan ato pamje, ku fshihen?
Ç’është
kjo gjuhë me nojma, pa zë?
Bilbili
që nuk di veç në këngë të shkrihet
Tej natës
duke qarë,
më bind
për çdo gjë;
NE VISET
E ÇAMERISE
Te këto
vise të arta, nuk vij si kureshtar,
Jam lumë
dashurie nga viset veriore!
Të ujis
varret e zhuritur, livadhet e tharë,
Çdo
rrënjë peme, çdo plis e çdo pore;
Në çdo
hap mledh lule të thara kujtimesh,
Prek
tegele shkronjash në trungjet e ullinjve…
Dikur, në
kohë paqeje dhe dëfrimesh,
Etërit u
mësonin shkrimin fëmijëve;
Ngrejnë
kokën kodrat dhe pllajat e heshtura,
Zgjohen
befas nga ëndërra të frikshme;
Nga
planimetria e lojës ca shënja të mbetura
Më joshin
hareshëm me gjeste të magjishme;
Si një
brengë e kaltër në burimet e fjetura,
Zgjohen
zanat e thinjura, qajnë me dënesa;
Të vetmet
gjurmë e shenja të paprekura
Mes
gjurmësh mizore, goditjesh të pabesa;
PEIZAZH
Nëpër
fëshfërima trëndafilash, jaseminësh
Ia ndiej
frymëmarrjen kësaj toke bujare,
Lumi
Kalamas mes dredhash, gurgullimash
Këndon
ende këngët e vjetra krenare;
Para meje
habitet udhëtari i devotshëm
I etur
për thesare e trille natyrore,
Aroma
mandarinash e qitrosh e joshin,
E ndeh
kthjelltësia e të kaltrës jugore;
E
ndjellin këto limane piktoreske
Me
miklime të qeta, të arta hënore
Askund
s’ka dëgjuar ai këngë kaq prekëse
Se kjo që
vjen nga ullishtet valëzore;
I
mahnitur hedh hapat ngadalë, i befasuar,
Me krahët
e kureshtjes përfshin këto troje,
Dhe më
thotë se “Kopsht i mrekullueshëm”
Nuk është
thjesht një fjalë goje;
Mes
legjendash e mitesh-Thesprotia hyjnore
Kumton
amanetin dhe brengën e të parëve…
Ky kopsht
i natyrës në trojet stërgjyshore
Jo, nuk
mund t’u përkasë akoma barbarëve…
O JU
ERERA…
O ju
erëra të vendlindjes,
Ç’më
risillni moshën e feminisë!
Sikur të
isha mes refleksesh hënore
Mbi
lulebardhat e qershisë;
Sikur
fyelli i bariut të ma mëkonte
Shpirtin
me ëndërra dhe idile,
Dhe Hëna
nga lart të vështronte
Siluetën
e plepit ngjyrë lile;
Në
livadhin me ngjyra brilante
Si ylber të rrija sonte shtrirë,
Sa do
doja të ndjeja kësaj nate
Tufa
yjesh skërmoqur në çair;
Edhe
zogun do doja ta zgjoja
Te foleja
në një shkurre gjetheartë
Dhe
brengën e mallit t’ia çoja
Zotit në
fronin e qiellit lart;
A e di
vallë Zoti ç’është malli,
Ç’është
largësia dhe mërgimi?...
Ai më
thotë se duhen të tëra:
Malli,
gazi dhe trishtimi;
GJYSHES
Gjyshja
ime, që vdekja e ka harruar
Çapitet
në kopsht me diell e me shi…
Të
përshëndes , gjyshe, kot je trishtuar
Që nipit
ia le kopshtin trashëgimi;
Ytnip nuk
kthehet më në ato vise,
Mos m’u
merakos e mos m’u tret si qiri
Vetëm
dashurinë tënde dua unë në hise
Dhe
kujtimin e gërshetit, pis të zi;
Ndjej
mall, një rrënqethje prej rrebeli,
Kur të
shikoj sot me thinjat shpurprisur…
I kam
kënduar këngë gërshetit gjer te beli,
Që e
shpleksje mbi gjoks si ylber i harlisur;
Dhe prapë
unë do të thurr vargje të rimuar,
Ti e di
vargjet janë pasioni im i keq.
Dikur ty
të çelnin lulet nëpër duar
Tani të
dridhen, s’të binden, për dreq;
Po mos më
rri në kopsht, në erë e në shi
Se do të
marrësh plevitin, o e bukura ime,
Unë do ta
paguaj sa të kërkojë një njeri
Me zell
t’ia bëj atij kopshti shërbimet;
Buzëqesh
ti, gjyshe, o shpirt i papërlyer,
E dlirë
si foshnjë , e urtë si shenjtore
Se
ashtu vdekja largohet e zhgënjyer
Dhe unë
t’u thurr vargje thinjave hyjnore;
EMIGRACION
Drurët në
pyllë u rralluan
Djemtë
tanë të bukur u rralluan,
Zogjtë
ikën pa na përshëndetur
Një
adresë nuk na lanë se ku shkuan;
Arat na
mbetën pa lëruar,
Tufat na
mbetën pa barinj,
Na mbetën
fletoret pa u shkruar,
Na i
këndojnë këngët korbat e zinj;
Ne mbetëm
zgërbonja të vetmuara,
Zemrat
mbetën fole të braktisura,
Gjejmë
lodra fëmijësh të harruara
Si relike
nga epoka të përmbysura;
Ne gjithë
ditën presim që të ngryset,
Lusim
ëndrrën që nata të zvarget,
Dhe i
themi vdekjes që të niset
Të vijnë djemtë të na hapin varret.