Kulturë
Gjon Keka: Kombprishësit
E diele, 01.09.2013, 05:04 PM
Kombprishësit
Nga Gjon KEKA
Papërgjegjshmëria
ndaj të kaluarës sjell mungesë totale të
dritës për të ardhmen, konfuzion dhe mohime e coroditje. Dëmi më i madh që mund
t’i bëjë një shoqëri e ideologjizuar apo helmuar një kombi është kur ai kapet
pas kapricove, fijeve helmuese ideologjike të huaja që rrënojnë dhe dëmtojnë
rrugën që brezat të ecin të sigurtë drejtë të ardhmes.
Tani
është zbuluar djallëzia e këtyre grupeve dhe trajektorja e tyre
ideologjiko-politike islamike që ka për qëllim eliminimin e shpirtit europian
të kombit tonë arbëror, por një gjë është e qartë se përpjekjet e tyre janë
shterp, të parealizueshme në asnjë shekull dhe kohë, sepse ata edhe pak dhe do
të futen në shportën e mallkimatrëve të kombit arbëror.
Ata kanë
për qëllim që ta zhdukin idenë e lirisë, lumturisë dhe harmonisë së popullit
tonë të lashtë, duke shpërndarë demonizmin e tyre ideologjik, të cilët e kanë
cimentuar më këtë frymë diabolike edhe trurin e tyre dhe kështu në këtë kopshtë
demoniak të ëndërrave të tyre po fusin disa individë dhe të rinjë, pra po i fusin
brenda fatëkeqësisë së tyre, turpit dhe verbërisë.
Këta duan
që gjurmët e kombit tonë të lashtë t’i shlyejnë, gjë që nuk mund të ndodhë
kurrë, si dhe të shtrembërojnë pasqyrën e panashme të historisë së kombit tonë
të lashtë, pastaj duke penguar, pra hedh gurë në rrugën e frytshme të suksesit
të kombit tonë drejt unitetit dhe rikthimit të tij në familjen europiane. Thjeshtë
këta ideologë islamik-politik duan që t’i këpusin zinxhirët e zhvillimit të
përgjithshëm të kombit tonë, pastaj zonat e suksesit të tij dhe të cajnë nga brenda atë duke e deformuar
përbashkësinë e kombit dhe futë helmin e tyre përcarës, vrasës dhe skllavërues.
Ajo që më
bënë të mendojë thellë është se nga këta ideolog islamik-politik po sulmohen jo
vetëm personalitetetet tona kombëtare që kanë vdekë dhe që kanë lënë gjurmë të
përjetshme në jetën dhe historinë e kombit tonë arbëror, si Gjergj Kastrioti, Nënë
Tereza, Pjetër Bogdani etj etj, por edhe ne të gjallët që ende jetojmë dhe
marrim frymë kombëtarisht arbënisht në nën qiellin tonë europian.
Por
shpesh mendoj se si në trupin e kombit tonë disa demonë të këqinjë që nuk i ka
zërë asnjë herë gjumi për të bërë keq ndaj kombit tonë arbëror, gjithnjë kur
këta kanë gjetë kohën e tyre dhe popullin e fjetur ata kanë vallëzuar brenda
tij duke dëmtuar kështu kombin dhe imazhin e tij. Tendencat e errëta të fundit
që po vijn nga brenda pra nga disa mbetje sulltaniste i shoh si shpërthim të
fundit të demonizmit , prandaj dëbimi i kësaj të keqe e shpëton kombin dhe i
hap sytë popullit që të ecën i sigurtë me dinjitet e identitet drejtë të
ardhmes. Gjithnjë kombprishësit kanë veshur mantel ideologjik gjoja të
„shenjtë“ për ta futur helmin brenda tij, një gjë të tillë sot po e bëjnë edhe
disa mbetje sulltaniste. Këta kanë arrit aty sa të prekin në flamur, në
historinë e kombit , në heronjët dhe personalitet tjera të tij të rëndësishme e historike.
Thjeshtë
ky tërbim i këtyre ideologëve që i janë versulur kombit tonë për ta shkatërruar
atë dhe ekzistencën e tij, përbuzur, nëncmuar dhe cnderuar është bërë që nga
paslufta demonizëm endemik. Janë pikërisht këta që kanë gjetur vrimën e
varfërisë për ta mbjellë farën e tyre ideologjike sulltaniste , të mohimit, përcarjes,
vëllavrasjes dhe futjes së zjarrit brenda për një luftë në mes të shqiptarëve, për shkaqe të feve apo
ideologjive.
Pikërisht
këta duan që ta dizajnojnë satanin brenda kombit tonë duke i futur një natyrë
të huaj të dytë të tij, për ta prishur, deformuar dhe futur në harresë dhe
coroditje. Një gjë të tillë nuk duhet
lejuar nga shqiptarët e ndërgjegjshëm, dhe sycel, prandaj tani është koha që të
ndalen këta rrënues dhe të dëbohen, sepse kështu shqiptarët do të cliroheshin
nga brenda.
Me pakë
fjalë kombi ynë arbënor ka pasur që nga krijimi bekimin e pacmueshëm sepse që
në krijimin e tij kishte në mënyrë të natyrshme brenda tij dhe shpitit të tij
lidhjet e fuqishme vertikale e horizontale.
Duhet
ditur se arbërort kanë ushqyer brez pas brezi duke u betuar për liri dhe
dinjitet , identitet si dhe ruajtje të qenjes së plotë të kombit. Prandaj edhe
tani është koha që të betohen dhe të lidhin fortë zemrat e tyre për ta mbrojt
kombin nga ujqërit ideologjik që i sillen për rreth për ta gllabëruar. Ndërsa
po e përmbyll këtë shkrim me një thënie të famshme të bazuar në„Addisons Cato“, se „një ditë, një
orë e denjë e lirisë peshon mbi një shekull të robërisë. ”