E hene, 07.10.2024, 12:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: A duhet t’i shpjegojmë pikturat

E enjte, 29.08.2013, 10:12 PM


A duhet t’i shpjegojmë pikturat, apo t’i kuptojmë në mënyrën tone

Nga Dr. Ilir Muharremi

Në artë para së gjithash mbretëron e bukura qoftë ajo nga ndonjë efekt tonik, sugjestion mbi ndijimet, nxitë të gjitha kujtimet më të holla të ekstazës. Vërtet është një ndjenjë e forcës, e magjisë së papërshkruar, e një kënge që reagon estetikisht, por nuk ja dimë kuptimin. Sipas Friedrich Nietzsches e shëmtuara është e kundërta e artit. Ajo qëndron e përjashtuar nga arti, mohim i artit. E shëmtuara shpreh edhe ligësinë e shpirtit, budallallëkut, çalon dhe pengon lartësinë hyjnore artistike. Artistët qysh prej shumë kohërash, me veprat e tyre zotëruan botën, i shprehen ato ndjesi, padrejtësi, stimulime që vërtiteshin mbi opinionin dhe gjendjen e tyre shpirtërore. Mirëpo, momentin e nxjerrjes së artit asnjëri nuk mund ta përshkruan, madje të shpjegoj një nuancë të vockël të përjetimit. Piktorët mundohen ta mënjanojnë nga gjuha artin e tyre. Ai përveç që është ngjyrë është edhe gjuhë ka rregull, dhe rregulli është kushti i artit të madh, aspak nuk mundemi të themi se është pengesë. Piktorët nuk trajnojnë gjuhën e shpjegimit të veprës. Vepra flet vet dhe posedon stimulim. Ngacmueshmëria bëhet tërheqje e vëmendjes së pikturës. Mona Liza e Da Vinçit përmban enigmë. Ajo duhet të lexohet në shumë nivele, ndoshta këto niveli nuk i ka shprehur gjuhësisht Da Vinçi, ato duhet t’i dekodojmë . Por, a do e qëllojmë esencën apo do e interpretojmë secili në mënyrë të vetën? Kjo gjithmonë është si një ethe e vazhdueshme që varet nga individi-analist. Ajo është e dukshme e shprehur me mjaftë kuptim, por qëllimi është enigma e buzëqeshjes së saj, e atë enigmë ndoshta mjeshtri gjatë krijimit e vendos në formë spontane të pa planifikuar, ngaqë planifikimi na shpije tek dekodimi i lehtë i problemit.

Artistët nuk janë njerëz të ndonjë pasioni ekstrem, ata përpiqen ta na mbushin mendjen, u mungon turpi, vëzhgojnë vetën, e përgjojnë në formë më të ndjeshme. Mirëpo shpesh herë artistët janë viktimë e talentit të tyre. Piktorët pëlqejnë imtësitë ekstreme, shkëlqimin e ngjyrave, vijën, tingujt, ritmin , veçantinë e formës, dehjen, ekstazën, gjithnjë do të ju mungojë gjendja normale. Shkaktimi i gjendjes shpirtërore krijon veprën artistike, piktorët sundojnë dhe lundrojnë në mënyrë të përsosur në ekzistencë. Ata e hyjnizojnë, ekzistencën, duke e ngjyros shpirtin dhe duke i dhënë kahe në formë individuale realitetit. Por, si duhet të interpretohet ky realitet individual? Veprat të cilat krijohen, a duhet të perceptohen në forma të ndryshme, apo të jenë enigmatike, për të jetuar përjetësisht. Do t’i komentoja pikturat të cilat u nisen nga mitet klasike të krijuesit Sandro Boticeli. “Venusi dhe Marsi” e pikturuar në vitin 1485 nga mjeshtri Boticeli. Dy të dashur prehen në një pyllishtë, janë Venusi perëndesha e dashurisë, dhe Marsi, perëndia e luftës. Katër faunë, krijesa mitologjike gjysmë njerëz e gjysmë dhi, luajnë qark tyre. Venusi në pikturë identifikohet karfica prej perle dhe shkurret e mërsinës pas saj. Perla qe emblema e saj, pasi ashtu si dhe perla, ajo thuhet të ketë lindur nga një guaske. Burri dallohet nga armët dhe mburoja edhe pse nuk po i përdorë. Burri qe Marsi. Marsi është në gjumë dhe i pambrojtur, ndërsa, Venusi rri zgjuar. Ata mishërojnë kontrastin dashuri-luftë, femër- mashkull dhe forcë-dobësi. Luftëtarin Mars e çarmatos perëndesha në formë të pavetëdijshme nga ana e tij. Piktura lexohet lehtë ngaqë format reale lozin imazhet. Këtu artisti nuk është i obliguar gjuhësisht të shpjegoj veprën, sepse çdo gjë është qartë. Për tu bërë ende më e qartë kërkohet njohuri e elementeve mitike klasike. Në këtë pikturë dukshëm shprehet se dashuria është më e fortë se lufta. Faunat janë të urdhëruar nga Venusi fshehurazi të marrin armët. Skena në formë anatomike nuk është saktë e pikturuar: Përveç këmbës së Venusit që mungon, shpatulla e majtë e Marsit është shumë e dalë, ndërsa këmba e majtë e tij është më e shkurtër se e djathta. Andaj, vëzhguesi duket të jetë i pajisur me njohuri elementesh figurative-proporcionale për të analizuar një pikturë. Kjo ishte më e lehtë. Çfarë ndodh me ndonjë vepër abstrakte? Si duhet të kuptohet ajo? Pamjet nuk janë të identifikueshme, përdorimi i kombinimit të ngjyrave, linjave, formave në mënyrë ekspresive, dekorative identifikon artin abstrakt. Lëvruesi më i madh i këtij arti qe Vasilly Kandinsky. “Kozakët” një punë interesante abstrakte e cila kërkon më shumë vëmendje. Të tre kuadrot e kuq në të djathtë përfaqësojnë ushtarakët kozakë, të cilët mbanin kapele të kuqe. Dy prej tyre mbajnë shtiza në dorë. Dora nuk është e qartë, por në pozicion vërehet që këto janë shtiza. Në të majtë, dy kozakët të tjera kapele-kuq luftojnë mbi kuaj. Në sfond shihet një fortesë dhe zogj që fluturojnë mbi të. Arti abstrakt vështirë kuptohet, por spektatori duhet të jetë i pajisur me disa njohuri figurative; ta njohë vijën, formën, ngjyrën, tonalitetin..... Nëse as kjo nuk mjafton për kuptim të veprës, atëherë do kërkohen shpjegime nga autori. Por, autorët shpesh nuk dinë të shpjegojnë instinktin e tyre. Atëherë çfarë na qenka kjo? Vija të shumëfishta në formë të egër primitive, tiranike, një formulë që tiranizon kuptimin. Përballë kësaj formule shqisat turbullohen ka brutaliteti në ngjyra. Nietzche do ta përmbyllte me këtë thënie: “Dikush imiton Rafaelon, një tjetër mjeshtrit e parë italianë, piktorët e peizazheve përdorin pema dhe re për të bërë oda dhe elegji. Asnjë nuk është thjesht piktor, të gjithë janë arkeolog, psikologë, vënë në skenë ndonjë kuptim apo teori. Ata kënaqen me euridicion tonë, me filozofinë tonë. Janë bijtë e një brezi erudit, të vuajtur dhe refleksiv, njëmijë milje larg nga mjeshtrit e lashtë që nuk lexonin dhe mendonin veçse që sytë e tyre të festonin”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora