E diele, 28.04.2024, 01:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Shkollës sime

E diele, 25.08.2013, 03:53 PM


XHEVDET UKALLI

 

 

SHKOLLËS SIME

 

Drejt  teje më rrokullisen,aq shumë kujtime

Dhe  mendja më shkon tek hapat e parë

Kur këmbët më dridheshin pas  çdo kthine

Rrugën tek çilja, mes librave të bardhë

 

Dhe bangën rëndoja,me lapsin e brishtë

Kërkoja ndër shkronja,unë, çelësin e artë

Që të hapja derën ,drejt  ardhëmërisë

Diturinë të çoja, lart në piedestal

 

Ti si minierë ,metalesh të çmueshëm

E unë për jetën kërkoja legura

Nga gojë e mësuesve të devotshëm

Mësova për zgjidhje,rrugëdalje ,për ura

 

O shkollë e vjetër ,regjur urtësie

Gjeneratat, tek ti ,ndërronin breza

Je gurrë e kulluar , vatër mençurie

Ku zbardhet e bardha, zezohet e zeza

 

Do të dëshiroja dhe një herë o shkollë

Tek ti të ndieja ngrohtësinë e bangës

Dhe në shpirt, të më vlonte po ai hov

Për t’i bërë sfidë,papra, injorancës!

 

 

ME RRUGËN KEMI NJË  FAT

 

Rruga ime plot me gropa

Dhe  dregëza prej guri

Njëherë unë, si s’u ngopa

Si s’më qeshi nuri

 

Në këto udhët, vajtje ardhje

Palos kohën, që s’këthehet

Mërmëris  shpesh ,me keqardhje

Nëpër rrugën ,që më zbehet

 

Kohë e shkuar ,kohë që vjen

S’di, më tepër ,se kush ngryset

Por e di se ditë e nesërme

Mbi të sotmen ,do të përmbyset

 

Pëshpëris prapë rruga ime

N’arrnat tua ,e ndrydh klithmën

Fati yt , e shkruara ime

Prore ma shtijnë drithmën

 

Rruga ime plot me gropa

Dantella bërllogu

Ti u gërryeve,unë u ropa

Se koha na shogu

 

Ti e zbathur unë i çalë

Për të dy vaj halli

A do të vijë dita vallë

Për halle, t’na marrë malli!?

 

Me rrugën e ndajmë një fat

Të dyve na shkelin

Shkojnë, vijnë,ikin prapë

Ne  fajtorë ,prapë ngelim!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora