E shtune, 27.04.2024, 04:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Albana Lifschin: Woodstock '69- Mrekullia e bot?s

E enjte, 22.08.2013, 08:14 PM


44 vjet m? par?:

Woodstock '69- Mrekullia e tetë e bot?s

Nga Albana M. Lifschin

P?r “Baby boomers” kujtimi i festivalit t? muzikës n?  Woodstock ,(Udstak)NY, gusht 1969 nuk ka për t’u zbehur.  Gazeta Nju Jork Tajms e ka  cil?suar at? si “një nga t? paktat  ngjarje p?rcaktuese të fundviteve’60, me nj? fund qart?sisht t? lumtur”.

Festivali muzikor i Woodstock-ut, nuk qe një ngjarje spontante  e lindur ne vakum.Për ta kuptuar më mirë atë dhe mesazhin që përcolli duhet të kthehemi në atmosferën e asaj periudhe të veçantë  në historinë e Amerikës.

Rinia amerikane e viteve ’60-të

Ishte koha kur lufta në Vietnam po vazhdonte ende. Në vitin 1965 numri i ushtarëve amerikanë në Vietnam kishte arritur në 150.000. Në anën tjetër deklaratat e qeverisë për qëllimet paqsore të SHBA binin në kontradiktë me investimet militariste.Përhapja e televizionit në atë kohë, dhe veçanërisht atij me ngjyra i solli tmerret e luftës në shtëpitë amerikane realisht, ashtu siç po ndodhnin. Transmetimet televizive u treguan qytetarëve amerikanë se në Vietnam po vriteshin njerëz të pafajshëm kur në fakt Vietnami nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë e Amerikës. Sa më shumë rritej nevoja për ushtarë për luftën në Vietnam aq me shumë rritej edhe protesta e të rinjve kundër kësaj lufte. Ata bënin çmos në mënyra të ndryshme të shmangnin detyrimin ushtarak. Të tjerë e refuzonin atë direkt dhe merrnin në sy të shkonin edhe në burg. Rasti i kampionit Olimpik të 60 -tës, Cassius Clay që refuzoi hapur vajtjen në ushtri u bë i njohur brënda dhe jashtë vëndit. Ai madje ndërroi emrin në Muhamed Ali, iu bashkua fesë islame dhe deklaroi se kishte arsye religjoze për të mos shkuar në luftë. Qëndrimi i tij i egërsoi autoritetet, që i hoqën titullin e kampionit. Për shumkend Muhamed Ali u shëndrua në hero, për të tjerë u konsiderua si tradhëtar. Duke ballafaquar deklaratën  e Pavaresisë së Amerikës që thotë se "Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë" me faktet konkrete të jetës së popullsisë të qyteteve të mëdha të shteteve të veriut si edhe asaj me ngjyrë, të rinjtë amerikanë filluan të vënë në pikpyetje vërtetësinë e imazhit që kishin formuar nga shkolla dhe prindërit për vëndin e tyre.

Të ndodhur midis kontradiktave, midis asaj çfarë u thuhej dhe realitetit, të rinjtë vunë në diskutim edhe vlerat e gjeneratës së prindërve të tyre. Ata filluan të depërtonin me thellë e seriozisht në jetën politike të vëndit. Studentët e viteve 60-të demostruan në mbështetje të shumë çështjeve të kohës, duke filluar që nga të drejtat civile, kundër luftës në Vietnam, ndalimit të rekrutimit të ushtarëve e deri tek e drejta e hartimit të programeve të tyre mësimore,si edhe  legalizimin e marijuanës. Zyrat e administratës në universitetin Kolumbia, Nju Jork, "u pushtuan" nga studentët. Kjo ndodhi edhe në në Wisconsin. Në universitetin e Berklit, Kaliforni, në lëvizjen për të drejtën e fjalës, studenti Mario Savio, udhëheqësi i lëvizjes, arriti deri aty sa të kërkonte përdorimin e fjalëve banale, hapur, edhe në ambjentet publike.

Në valën e protestave mjaft të rinj shkuan edhe më tej. Ata filluan te kundërshtojnë edhe kulturën amerikane të traditës. Ata u përpoqën të krijojnë një kulturë që të ishte krejt e tyrja e ngritur mbi idenë e bashkësisë dhe respektit reciprok. Kultura e re “e hippive", siç u quajt, vinte në bazë idealet e paqes, dashurisë dhe vllazërisë.

Hipitë në pamjen e jashtme dalloheshin nga të tjerët nga flokët e gjatë, mjekrat dhe veshjet shumngjyrëshe, në flokë vinin lule etj. Siç përshkruhet nga Harri Silverstein hipitë lindën kryesisht nga shtresat e mesme të shoqërisë amerikane: "Ata nuk është se janë plotësisht të qartë në idetë e tyre, me përjashtim të asaj kryesores: Nuk u pëlqen eksperienca e deritanishme e jetës, kërkojnë të provojnë diçka të re, një mënyrë të re jetese, më shumë liri dhe më shumë individualizëm. Është një fare tërheqje nga jeta e mëparshme e cila për ta s'ka qënë e kënaqshme."

‘A doni të dini se ç'është një hipi? Është një i ri ose një e re, që të vjetrit mendojnë se ka më shumë liri se ç'duhet"- ja se çfarë është, -spjegonte një muzikant rroku në një intervistë për shtypin.

Ne festivalin e Woodstock-ut  kishte  në një masë të madhe hipish.

***

N? 15,16 dhe 17 gusht t? vitit 1969 qindra mijra të rinj  nga 40 shtete të Amerikës v?rshuan drejt nj? amfiteatri natyror n? Bethel t? Nju Jorkut, ku shijuan tre dit? shoq?rin? e muzik?s s? koh?s, rrokut, në atmosferën e një paqe e mirëkuptimi të plotë dhe në kushte të vështira natyrore. Tre ditë shiu të vazhdueshëm e kthyen fush?n n? nj? terren baltovine t? pafund. Numri i paparashikuar i pjesmarrësve q? afroi gjys?m millioni ndillte frikën e nj? katastrofe  t? mundshme. N? t? kund?rt asgj? e till? nuk ndodhi. Festivali  i mbijetoi t? gjitha v?shtir?sitë, sfidoi frik?n e ankthin  duke transmetuar triumfalisht mesazhin e paqes, dashuris? dhe shpres?s p?r nj? shoq?ri m? t? mir?.

Woodstock? Apo Bethel?

Woodstock ?sht?  nj? “koloni”muzikore shum? e njohur në veri të NY q? t?rheq vazhdimisht vizitorë , artist? dhe exentrik?t edhe sot. E vërteta është që festivali  fillimisht u mendua të zhvillohej këtu , por  u çvendos në BethelWoodstock nuk ishte n? gjendje t? p?rballonte 50 mij? njer?z, siç qe planifikuar e le pastaj kur ky num?r u rrit 10 fish. Veç kësaj, qytetarët  nguruan t’u jepnin ndihmë organizatorëve të festivalit , duke dashur të ruajnë reputacionin e  vendit, pasi ai njihej si vendi i Bob Dylan, Jimmi Hendrix e artistëve të tjerë që jepnin shfaqje aty. Ironikisht  edhe pse festivali u zhvillua në Bethel, emri i mbeti "Festivali i Udstokut", ashtu siç qe planifikuar  dhe  me k?t? em?r hyri në histori.

Pak fjal? p?r Bethel

Bethel ndodhet rreth 100 mile n? veriper?ndim t? NY,  i vendosur n? nj? zon? hotelesh dhe gjat? ver?s  t?rheq bamoret e NYC, kryesisht hebrenj p?r t? kaluar fundjav?n.Gjat? viteve ’60 k?tu jepnin shfaqje nj? radh? e t?r? artist?sh nga Lenny Bruce tek Joan Rivers. Edhe kur kjo koh? e art? kaloi, p?rs?ri çdo ver? Bethel “fryej’ nga shtimi i popullat?s çdo fund jave. Dhe banor?t ishin m?suar nga ky influks. Madje kur ishte piku i ver?s edhe spitalet ishin t? p?rgatitur p?r çdo  të papritur. E megjithat? askush s’e parashikonte at? q? do t? sillte fundjava e 15,16 dhe 17 gushtit. Festivalet e rrokut m? par? kishin dh?n? shenja jo t? mira. Festivali i Montenerit nxiti l?vizjen e hippive dhe e b?ri Mariuan?n drog?n e zgjedhur. Ata  q? e pat?n kaluar k?t? përvojë lëshuan paralajm?rime  ndjellakeqe p?r festivalin e Woodstock-ut.

Max Yasgur- një emër që lidhet pazgjidhshmërisht me festivalin. Eshtë një emër që organizatoret e tij edhe pjesmarrësit nuk do ta harronin kurrë. Max Yasgur ishte njeri  me zemër dhe me vizion. Ai u krijoi mundësinë që festivali të zhvillohej në fermën e tij dhe u qëndroi pranë deri në fund duke  besuar se kjo ngjarje do të ngushtonte hendekun që qe krijuar atë kohë midis dy gjeneratave: etërve dhe bijëve. Në fermën e tij filluan punimet për ndërtimin e skenës gjigande të festivalit, u ngritën gardhe prej teli që rethonin fushën, u punua për sjelljen e rrjetit elektrik që nga 5 milje larg dhe  mijra banjo (wc ) publike  u transportuan dhe u vendosën aty për pjesmarrësit, gjithnjë duke parashikuar 50 mijë vetë.Organizatorët bënë të gjitha përpjekjet për t’iu përgjigjur nevojave të këtij numri siç e kishin planifikuar. Mirëpo numri i spektatorëve u rrit me shpejtësi  të pa-parashikueshme, që para fillimit të festivalit. Ai kapërceu njëqindmijëshin, dyqinmijëshin dhe arriti deri në një shokim të vërtetë : 500 mijë të mbledhur bashkë në një vend të pavend. Njerëzit vinin turma- turma,nga të gjithat anët, jo vetëm nga Nju Jorku, por edhe nga 3 mijë mile larg tij. Ata kaluan gardhet prej teli  e madje i rrafshuan fare duke shkelur mbi to. Në kushtet e reja u lajm?rua me altoparlant se hyrja n? koncert qe shpallur e lir?. Nuk ishte më e nevojshme të paraqiteshin biletat. At?here organizatorët iu drejtuan spektatorëve për kooperim në mënyrën më demokratike: “ Tani, le të shohim drejt në sy situatën e krijuar. Sot erdhën mijra e mijra njerëz, shumë më tepër seç mund ta mendonim, apo se do të ishte e mundur. Për ta realizuar këtë festival me sukses, ne do të kemi nevojë për njeri tjetrin. Vetëm një gjë shumë të rëndësishme duhet të mbani mend kur të shkoni për të fjetur, këtu apo në pyll qoftë, që ai që fle pranë kush është vëllai juaj. Ju duhet ta trajtoni njëri tjetrin pikërisht ashtu. Ndryshe kemi dështuar.”

Koncerti fillonte t? premten n? or?n 4pm. U b?n? njoftime p?r spektator?t q? ishin ende në rrugë, t? ktheheshin mbrapsht,pasi rrug?t qen? bllokuar. “ Kushdo q? p?rpiqet t? vij? k?tu, ?sht? i çmendur, deklaronte  Wes Pomeroi, p?rgjegj?si i sh?rbimit t? siguris? –“i gjith? Sullivan county ?sht? kthyer n? park makinash Por qe e kotë. Me fillimin e shiut, të shtunën në mëngjes, kur i gjithë terreni u kthye në llucë u bë e pamundur parkimi i makinave. Njerëzit i linin ato në rrugë dhe  bënin 5 mile rrugë për të mbërritur në festival. Helikopterët erdhën në ndihmë për të marrë ata që ishin bllokuar në rrugë.

Gjithësesi, vërshimi i  pandalshëm i të rinjve krijoi panik sa një nga organizuesit u shpreh se parashikonte nj? ‘holokaust’, n?se nuk e ndalonin festivalin. Viti i m?parsh?m(’68) kishte q?n? viti m? i dhunsh?m dhe më i përgjakshëm p?r Amerik?n. Qe  viti q? u  vra me atentat Martin Luter Kingu dhe Robert Kenedi, viti i protestave të mëdha studentore dhe tani ky masivitet i papërballueshëm të rinjsh…Numri i njerëzve të mbledhur  në Bethel e kaloi popullsinë e Bufalos, që ishte qyteti i dytë për nga madhësia i shtetit të  Nju Jorkut  atë kohë. Paniku hyri edhe  tek personeli shëndetsor që nuk ishin përgatitur për një popullim të tillë. Në tendat mjeksore nevojiteshin shumë e më shumë mjekë e infermiere.

Dhe ata nuk vonuan të vijnë. Infermierja Lucille Thalman,q? punonte n? spital, kishte planifikuar t? bënte p?rvjetorin e dhjetë t? martes?s n? Woodstock, por kur d?gjoi p?r nevoj?n  e madhe p?r personel mjeksor, vendosi t? nisej menjëherë, vullnetarisht, pa pagesë.” U habita,- tregon ajo n? kujtimet e saj,- mu duk sikur kisha hyr? n? nj? bot? tjet?r. Pashë nj? sken? surreale. Muzik? me volum t? lart?, shi pareshtur, lakuriqsi. N? librin“Tre dit? paqe, muzikë dhe kujdes mjeksor”, autor?t e librit (M. Gitell & J. Kelly) fokusohen kryesisht n? elementin e tret?- sh?rbimin mjeksor për një popullsi gjysmë milionëshe në rrethana të jashtëzakonshme, kur i gjithë vendi qe kthyer në baltovinë nga shiu qe binte pareshtur.Në libër ka episode interesante q? japin një tabllo të plotë  e reale se çbëhej  në Bethel, p?rveç muzik?s. Mjaft t? rinj paraqiteshin n? ambulanc? e refuzonin të jepnin emrat. Nj? nga pacient?t tha se po ta merrnin vesh prind?rit q? ai ndodhej n?  Woodstock, s’do ta linin m? të dilte nga sht?pia.  Me të rinjt? e droguar infermiereve u duhej të silleshin me takt, t’i pyesnin me mir?sjellje se ç’ngjyr? ishte kokrra q? kishin marr? dhe sa kokra t? tilla merrnin.”Nuk duhej të tingëllonim si hetuese, por t? shprehnim kujdesin tonë njerëzor.” -shprehej  nj? nga infermieret. Nj? tjet?r tregonte, se në çdo moment q? dilte nga tenda e infermieris? p?r t? marr? aj?r t? past?r nuk pushonte s? buz?qeshuri. Ajri ishte i parfumuar me tym mariuane. Nga kontakti me ajrin e ngarkuar me drogë ajo p?rjetonte  ndjenja euforike.

***

Nga Nju Jorku u caktuan fillimisht 346 policë për të  mbajtur rregullin ato tre ditë , por  mjaft prej tyre u kthyen ,sepse nuk u ndije e nevojshme prania e tyre. Njeri prej tyre deklaroi që s’ka pasur asnjë incident  midis të rinjve dhe policisë. “Dhe kur na pyesnin për vendndodhjen e festivalit, ishin të gjithë shumë të sjellshëm. Askush nuk na quajti ‘pigs’ “. Media, siç imagjinohet, vërshoi në Woodstok në intervista me të rinj, organizatorë, policë, etj. Po sjell këtu një moment nga një intervistë e një gazetari me një person me uniformë  të fiksuar nga kamera.

Ai: - Jam i habitur nga sjellja e këtyre të rinjve. Janë shumë të sjellshëm.

Gazetari:-Më vjen çudi që kjo deklaratë vjen nga një polic…

Ai:- Nuk jam polic, por shefi i policisë.

Shefi i policis? i Montecelos, Lou Yank tha se pjesmarr?sit n? festivali ishin “nga më të sjellshmit grupe q? kishte par?”.

Pyetjes më të  përgjithshme të gazetarëve se si ndiheshin në Woodstock  të rinjtë iu dhanë këto përgjigje:

- Këtu gjithkush është i kënaqur.

-Eshtë bukur këtu.

- Çdo gjë  është si në WEST.

-Ky është qyteti  i tretë  më i madh në botë.

-Çfarë kanë muzikantët që i bën ata të komunikojnë kaq mirë me njerëzit?

- Muzikën. Muzika është mjet  komunikimi.

- Si komunikon?

- Komunikon me ndjenjat tona.

-Për çfarë janë këngët që këndohen në festival?

-Për  jetën sot… temat e ditës…

Përgjigjet e të rinjve qenë sa spontane, aq dhe të vërteta. Kjo qe tematika që rezononte direkt me ndjenjat e tyre. Vargjet e këngëve ishin depërtuese në shpirtin e të rinjve dhe këto  këngë ishin edhe më të duartrokiturat. Madje shpesh këngëtari  shoqërohej nga turma dhe turma nuk ishte pak, por  një det i tërë e i pafund.

Mbetën të paharruara fjalët e Joan Bease në  këngën për të shoqin , Xho Hill, që kishte dy javë e gjysëm në burg sepse kundërshtoi të shkonte ushtar në Vietnam.

Në të tre ditët e festivalit kënduan 33 grupe, nga të cilët Richie Havens, Joan Baez, Santana, The Who, Joe Cocker, Sha-Na-Na, Janis Joplin, Jimi Hendrix Crosby, Stills, Nash & Young, Sly &The family Stone, Country Joe & The Fish,etj.etj

Baltovina- “pistë vallzimi”

Kur retë të zeza u grumbulluan me shpejtësi në qiell,  të rinjtë u lajmëruan të zbrisni sa më parë nga “kullat” (ku qenë  instalimet elektrike) ku ata ishin ngjitur për të parë më mirë festivalin. Me ardhjen e stuhisë së shiut duhej evituar çdo incident i mundshëm.  Të rinjtë  me vështrimin drejt qiellit thërrisnin në grupe:No rain! No rain!”Por shiu nuk i dëgjoi. Ai filloi të binte pandërprerje. Rrobat e bëra  ujë sikur nuk kishin më funksion në trup.  Kënga  vazhdonte:

“ I just need somebody to love”…

Baltovina  u kthye në “pistë vallzimi” e skije. Mjaft  të rinj e lëshonin veten në rrëshqitje e rrukullisje ndërkohë që personeli mjeksor prisnin me ankth katastrofën. Në kushtet e shiut dhe të erës  tendat spitalore ishte e vështirë të mirëmbaheshin. Stuhia rrezikonte madje edhe vetë egzistencën e tyre. Në fotot e kohës sheh të rinj që sëbashku me infermierët përpiqen të mbajnë në këmbë një tendë spitalore, që stuhia përpiqej ta shkulte nga vendi.

Rastet  e tetanozit  u bënë  të p?rditshme  e t? shumta.Të rinjtë rrinin n? radhë pran? tend?s mjeksore, me k?mb?t e bëra cop?, që kishin nevoj? p?r mjekim. Nga të ecurit këmbëzbathur në llucë copëza qelqesh të thyera u ishin ngulur në këmbë.

Droga

Në festival u përdor drogë në një masë të madhe. Të rinjtë thithnin dhe ia pasonin”cigaret’ e mariuanës njeri tjetrit”. Ja si i adresohej këtij fakti Max Yazgur “Nëse përdorimi i i drogës ka hyrë tek të rinjtë, ky duhet konsideruar si një problem  me të cilin shoqëria duhet të merret seriozisht.Në se ne duam që të rinjtë tanë të çlirohen nga droga atëhere ne duhet t’u krijojmë atyre një klimë ku ata të rriten pa qënë të detyruar të kthejnë sytë nga droga, për t’ju shmangur shoqërisë sonë. Kjo gjeneratë janë votuesit dhe ligjb?r?sit e t? nes?rmes... Brezi ynë  duhet t? mbledh? mendjen e t? vendosë, madje shpejt, a duhet t’i trajtojmë ata n? m?nyr? t? drejtë, apo t’i çvler?sojm? sepse  nuk shkurtojn? flok?t, apo nuk vishen ashtu siç na p?lqen neve. N?se ne nuk i p?rgjigjemi shqet?simit t? tyre, at?here do t’i  p?rgjigjen radikal?t dhe ekstremist?t  dhe k?shtu n? Amerik? do t? vazhdoj? anarkia dhe dhuna . Mir?po ?sht? e provuar q? k?ta t? rinj nuk duan t? ndjekin grupet radikaliste q? ushtrojn? presion mbi ta".

Dy vdekje tragjike dhe dy lindje

Në një popullsi prej gati gjysmë million ishte e pamunduar të evitoheshin fatalitetet. Madje Bufalo  që atë kohë kishte 420 mijë banorë ( I dyti qytet për nga madhësia në shtetin e Nju Jorkut), pikërisht atë fundjavë që zhvillohej festivali, pati 40 vdekje, ndërsa në Bethel dy. Fatkeqësia e parë ndodhi në mëngjesin e të shtunës. Raymond Mizsak, 17 vjeç, që kishte ardhur  për të ndjekur festivalin nga Trentoni i Nju Xhërsit, ishte duke fjetur në këllëfin e tij,dyshek-jorgan(sleeping bag) kur  një traktor i  kaloi përsipër.Ambulanca u përgjigj në çast, dhe u kërkua helikopteri për ta nisur në spital. Por qe tepër vonë. Pa mbërritur ende helikopteri djali kish vdekur. Në mbrëmjen e po asaj dite u shënua vdekja e dytë. I riu tjetër 18vjeçar, Richard Bieler, nga Long Island,  ra i sëmurë  me temperaturë të lartë dhe humbi ndjenjat. Djali që ishte rekrutuar për të shkuar ushtar në Vietnam, kishte ardhur të bashkohej më shokët e tij në Woodstock para nisjes. Temperatura e lartë u dyshua se ishte si pasojë e përdorjes drogës  në dozë të rëndë.

Gjatë tre ditëve  të festivalit u rregjistruan edhe dy lindje. Një grua lindi në makin?, pa mundur të të arrinte në spital p?r shkak t? trafikut t? bllokuar . Tjetra u dërgua në spital  me helikopter , por nuk pranoi t? ekspozohej para medias. Dhjetë  vjet më von?  kur Nju Jork Tajmsi, n? p?rvjetorin e festivalit t? Udstokut p?rpiqej të gjente dhe të idendifikonte “bebet” që lindën atë kohë e pati t? vështirë ta realizojë  k?t? q?llim. Njera nga grat? q? lindi atje, “tha se ajo ende s’i kishte th?n? f?mij?s s? vet qe kish lindur n? Woodstok, si mund t’i thosh gazetës?

Lajmi për lindjen e foshnjeve u shpërnda  si një gëzim për të gjithë. Një këngëtar i emocionuar u ngjit në skenë duke iu drejtuar masës së njerëzve:”A nuk është ky një qytet i vërtetë? ‘ Një këngë e improvizuar lindi në çast. Kënga përcillte mesazhin për të kuptuar gjeneratën e re që po lind.

***

Dit?n e tret? t? festivalit, filloi t? mungonte ushqimi. Ishte e diel. Nga altoparlantët  u anoncua se do t’u sërvirej ushqim t? gjith?ve dhe madje ushqim shumë i mirë.”Breakfast in bed’si u quajt” Shum? nga pjesmarr?sit ishin m?suar me pica e hotdogs, at? mëngjes h?ngrën nj? far? bollguri mbi t? cilin ishin hedhur arra, kikirik? t? p?rzjera bashkë .Gjithashtu edhe zarzavate t? f?rguara t? servirura t? gjitha n? pjat? letre.

Atë mëngjes  në  skenën e festivalit u ftua Max Yazgur, njeriu që e njihnin dhe donin të gjithë.

I diplomuari nga Universiteti i Nju Jorkut, dhe  i kthyer në fermën e tij  për ta bërë atë më të suksesshme,ai  e filloi fjalën e tij kështu: “Ky është më i madhi grup që mblidhet në një vend të vetëm, e  ne s'e kishim idenë se kjo do të ndodhte. Ju provuat diçka jo vetëm këtu para nesh, por para  gjithë botës- se gjysëm milioni të rinjsh mund të bëhen bashkë  dhe  për tre ditë, vetëm për kënaqësinë e muzikës, dhe asgjë tjetër. Zoti ju bekoftë për këtë!

Në raportin e tij për festivalin, ai do t? shkruante : “. N? Bethel u provua q? pavar?sisht nga diversiteti i madh, gjys?m milioni t? rinjsh  ruajt?n qet?sin? dhe un? mendoj q? edhe miliona t? tjer? si ata  duan t? jen? pjes? e nj? shoq?rie t? paqme s?bashku me ne. Por n? qoft?se se ne i l?m? ata jasht? , "at?here, siç ka th?n? Robert Kenedi, do t? jet? faji yn? n?se ata p?rfundojn? n? radh?t e radikal?ve dhe t? anarkisë”.

Nuk ndodhën as turbullira, as kaos, as konfrontime …Si qe e mundur ?

Asnj? ankth apo  frikë nuk u justifikua. T? rinjt? e uritur ndan? me njeri tjetrin gjith? çkishin,  ndezën zjarre larg territorit të sht?pive t? fshatit dhe fjet?n n? fush?. Banorët e fshatit aty rotull u sollën ushqime. Policia lokale, infermier? vullnetar? dhan? ndihm?n e tyre . Nuk pati asnj? incident, megjith?se t? gjith? faktor?t ishin aty: numri jasht?zakonisht i madh i spektatorëve, dy stuhi shiu të furishme, trafiku i mbingarkuar, rrug? t? pamjaftueshme, t? rinj q? kishin ardhur t? pap?rgatitur, njerëz me pikpamje të ndryshme”(midis pjesmarrësve kishte edhe elementë komunistë që provokonin e prisnin të komentonin dështimin e festivalit) asgjë e tillë nuk ndodhi. Pse vall??

Sepse ishin vet?  t? rinjt? q? e kishin vendosur n? m?ndjen e tyre t? silleshin mir?,t? mos linin q? kushtet e motit  e vështir?sit? e tjera t? provokonin tek ata sherre. Parimi i tyre ishte: Ji i sjellshëm me të tjerët qoftë edhe kur të provokojnë që ata të jenë të sjellshëm me ty’. Ky qe parimi i këtyre  të rinjve që kërkonin që shoqëria t’i kuptonte dhe t’i pranonte ashtu siç ishin.

Siç u shpreh Dr. Abruzzi,   " Në festival mbret?ronte nj? atmosfer? dashurie dhe tolerance.  Nga një klim? deprivimi,v?shtir?sish erdhi nj? ndjenj? dashurie tolerance dhe durimi p?r t’u pasur zili.Paqja dhe dashuria triumfoi. Krishti duhet t? ket? buz?qeshur!”

Dikush e quajti festivalin e Woodstock-ut“ Mrekullia e tetë e bot?s.

 

Bruklin, NY,

-Per ZSh-në, 21  gusht 2013, nga Z. Lushaj-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora