Kulturë
Demir Krasniqi: Programet muzikore jo profesionale
E marte, 20.08.2013, 08:10 PM
PROGRAMET MUZIKORE TELEVIZIVE - PA KURRFARË KRITERESH PROFESIONALE
Shkruan :
Demir KRASNIQI
Në vend të hyrjes në këtë temë, po
fillojmë me një barsoletë të vjetër popullore :
Gjatë
muajit të Ramazanit , në një fshat të largët malor e kishin ftuar imamin e
xhamisë për iftar , sipas traditës .
Pasi që u shtruan iftari , darka dhe u kryen ritualet fetare ,
Hoxha ia nisi e po iu mbanë “vajz”
mysafirëve të pranishëm .
Një grup
të rinjsh – kopukë , filluan që ta provokojnë Hoxhën , me lloj – lloj pyetjesh
provokuese !
Njëri
prej tyre e mori fjalën dhe iu drejtua Hoxhës , me këtë pyetje :
-Hoxhë, a po na tregon se çka ka n’
atë dynja – përtej xhenetit ?
Hoxha , i
habitur nga kjo pyetje e pa pritur , iu përgjigj kopukut :
-Sa e di unë, përtej xhenetit nuk ka
asgjë tjetër , pos nëse ka sernishtë !
Edhe kultivuesit , interpretuesit
dhe publikuesit e muzikës sonë popullore tradicionale , si duket , ardhjen e
demokracisë në shoqërinë tonë e kanë kuptuar si një sernishtë , ku mund të
krijojnë, këndojnë , vallëzojnë dhe transmetojnë programe gjithfarë muzikore pa
kurrfarë kriteresh profesionale !
Pas përfundimit të Luftës së vitit
1999, programet muzikore “demokratike” të televizioneve tona , po shfrytëzohen
më tepër për biznese e përfitime personale materiale, se sa për argëtime e
vlera të mirëfillta artistike .
Mungesa e njerëzve profesionistë në
krye të këtyre institucioneve ka shkaktuar një kaos të vërtetë kulturor dhe pasojat
e tyre do të reflektohen negativisht nëpër shumë breza e gjenerata që do të
vijnë pas nesh .
Programeve muzikore nëpër
televizionet tona publike , në masë të madhe iu mungojnë kuadrot profesioniste
, pa të cilat kurrë nuk mund të presim emisione muzikore kualitative dhe
profesioniste .
Atyre, iu mungojnë : redaktorët
profesionistë muzikor , etnologët
profesionistë , muzikologët profesionistë , kostumografët profesionistë ,
skenografët profesionistë , koreografët profesionistë , regjisorët profesionistë
dhe shumë shtylla të tjera ndihmëse për realizimet e suksesshme të programeve
dhe skenave muzikore publike .
Po të kishin televizionet tona
publike , etnologë dhe muzikologë profesionistë , atëherë do të dihej mirëfilli
burimi i këngës dhe valles popullore , dallimi në mes të këngës qytetare dhe
asaj fshatare , dallimi i orkestrimeve
të tyre ...Do të dihej se ku e kanë vendin orkestrinat me formacione të
instrumenteve të fabrikuara dhe ku e kanë vendin orkestrinat me formacione të
instrumenteve burimore autoktone ! Do të dihej se ku e kanë vendin klarineta ,
saksofoni , sintisajzeri , timpanet dhe do të dihej se ku e kanë vendin lahutat
, surlet , çiftelitë, defet dhe tupanët !...E jo të përzihen të gjitha së
bashku si një mish mash i vërtetë !
Mungesa e kostumografëve
profesionistë nëpër televizionet tona
publike , ka bërë që nëpër emisionet e muzikës sonë popullore , të defilojnë në
skenë lloj-lloj kostumesh , si ato të femrave, ashtu edhe ato të meshkujve ,
duke krijuar kështu një kaos të vërtetë të kostumografisë sonë kombëtare !
Nga mungesa e kuadrove të këtilla
profesioniste , sot nëpër skenat tona muzikore:koncerte, festivale, emisione
televizive ...interpretuesit e këngëve dhe vallëzuesit e valleve popullore ,
nuk e dinë se në cilën krahinë, apo regjion , çka mund të vishet e çka nuk mund
të vishet ?! Në cilat rajone përdoren shamitë e femrave , në cilat rajone
përdoren dimitë , në cilat rajone përdoren rrobat e përpunuara prej pëlhurës së
vekut, qëndisje dore , e në cilat jo?! Cilat veshje kombëtare i takojnë
Kosovës, cilat Shqipërisë Veriore, cilat Shqipërisë Jugore dhe cilat veshje i
takojnë shqiptarëve të Maqedonisë , Malit të Zi , Medvegjes dhe Luginës së
Preshevës ?!
Po ashtu, përdoruesit e veshjeve
kombëtare të gjinisë mashkullore , qoftë në vallëzim, qoftë në këndim , nuk e
dinë se cilat veshje tradicionale i takojnë krahinës së Rugovës, cilat i
takojnë rrethit të Pejës e Gjakovës, cilat i takojnë Prizrenit dhe Gorës, cilat
i takojnë Drenicës, cilat i takojnë Anamoravës dhe Malësisë së Karadakut, cilat
veshje i takojnë Dibrës e cilat i takojnë regjioneve të Shqipërisë Jugore ?!
Anomalia më e madhe në skenat tona
muzikore , ndodhë atëherë kur meshkujt këndojnë e vallëzojnë këngë e valle
kosovare me kostumografi të Shqipërisë së Jugut , sidomos me fustanella dhe me
qeleshe shyte , apo qeleshe me bisht?!
Në historinë e popullit shqiptarë ,
kurrë nuk mbahet mend që kosovarët të kenë bartur qeleshe shyte, apo me bishta
! Kurrë nuk mbahet mend që kosovarët të kenë bartur veshje kombëtare me
fustanella , por ata gjithmonë kanë bartur plisa në formë kupole, tirq të
bardhë, apo të zi, shokë, xhamadan , opinga ...etj.
Mungesa e angazhimit të skenografëve
profesionist , ka bërë që nëpër programet muzikore të televizioneve tona
publike , por edhe në skenat koncertale , të na prezantohen lloj – lloj skenash
të çoroditura , qesharake , madje edhe banale !
Skenat të cilat i serohen shikuesve
përmes ekraneve televizive , shpeshherë nuk kanë asgjë të përbashkët me
materialet muzikore të cilat na paraqiten në program !
Madje,
disa prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me skenat e traditës sonë kombëtare
!
Skena qesharake deri në banalitet ,
na prezantohen sidomos në programet e
muzikës burimore , ku në të shumtën e rasteve , sajuesit e këtyre
programeve , mëtojnë që të na e paraqesin ambientin e odave tona popullore ,
duke i futur brenda odës : qerret e mbushura me duaj kashte e talle, kunguj,
tinar , tundaç ... ku mungojnë vetëm grazhdet dhe kuajt brenda asaj ode ?!...
Po ashtu , nëpër skenat ku mëtohet
të na paraqitet oda shqiptare me traditat e saj , na prezantohen edhe femrat të
cilat shërbejnë, këndojnë, vallëzojnë , por edhe qëndrojnë bashkë me burrat ?!
Në traditat e odës shqiptare , nuk
mbahet mend që femra të ketë hy në odë të burrave , që femra të ketë shërbyer
mysafirët, që femra të ketë këndua e vallëzua në odë të burrave dhe që femrat
të kenë bërë muhabete bashkë me burrat e odës !
Mungesa e koreografëve profesionistë
nëpër mediumet tona publike elektronike, sidomos nëpër televizione , ka bërë që
në programet e tyre muzikore të defilojnë valltarë e valltare aq amatore , sa
që nuk dinë as si të vallëzojnë, as kur të vallëzojnë , çka mund të vallëzohet
dhe çka nuk mund të vallëzohet ?!
Në programet e ndryshme të muzikës
popullore , shpeshherë na ka rënë që t’i shohim valltarët statikë , duke i shoqëruar me vallëzim këngët
elegjiake dhe ato vajtuese?!
Anomalia më e madhe nëpër skenat e
programeve muzikore televizive , ndodhë me një shabllon “mode” , ku një
këngëtarë , apo këngëtare del në skenë për ta kënduar një këngë, kurse për
rreth tij, apo saj, rreshtohen me dhjetëra e qindra statikë – valltarë, të
cilët , gjoja , mundohen që ta shoqërojnë atë këngë duke vallëzuar ?!
Qëndrimi i tërë asaj “armate”
valltarësh në skenë për rreth interpretuesit të këngës, nuk ka asgjë të
përbashkët me artin e vallëzimit, as të koreografisë artistike, por më tepër
ata i ngjajnë një ekspedite të truprojave të këngëtarëve , ku meshkujt
reklamojnë muskujt dhe dhëmbët e tyre , duke u qeshur me zor para kamerave ,
kurse femrat valltare më tepër e luajnë rolin e flladitjes së interpretuesve të
këngës nga vapa, duke i flladitur ata në vazhdimësi majtas e djathtas me shami
e fasulet , por edhe duke ua pritur atyre mizat e mushkonjat , që të mos i
sulmojnë para kamerave televizive !
E tërë kjo trupë artistike e cila angazhohet
në skenë për të xhiruar dhe realizuar
një emision muzikor televiziv , mundi i tyre do të shkojë huq , për
derisa nuk do të angazhohen regjisorë profesionistë , që do të dinë se si duhet
të realizohet një emision artistik muzikor !
Regjisori profesionist , në këto
raste do të dinte se ku do të përqendrohen kamerat televizive , çka duhet të
fokusojnë ato, kur do të fokusohet këngëtari, kur do të fokusohet
instrumentisti, kur do të fokusohet valltari, kur do të fokusohet statiku ?!
E kur regjisori profesionist i
mungon emisionit muzikor, atëherë shikuesi do të shohë lloj-lloj skenash
qesharake e të pa kuptimta , që nuk kanë të bëjnë aspak me pikën muzikore që
shkon përmes ekranit !P.sh. në përcjellje muzikore shkon solo klarineta, kurse
në ekran na del ose violina, ose harmonika !...Në këngë dëgjohet solisti duke
kënduar, kurse në ekran na prezantohet ndonjë valltarë statik duke u zgërdhi
dhe duke i qitur dhëmbët e gjuhën përjashta !...
Ajo , që e irriton edhe më shumë
shikuesin e programeve muzikore televizive , është fakti se në ekranet e këtyre
televizioneve , në vazhdimësi defilojnë solistë , interpreto të këngës , grupe
,orkestra , ansamble dhe shoqëri të ndryshme artistike , me ç’ rast në të
shumtën e rasteve , nuk na prezantohen me shkrim titujt e këngëve që emetohen në program, nuk na
prezantohen me shkrim as emrat e
mbiemrat e interpretuesve të këngëve, nuk na prezantohen me shkrim as
emrat e mbiemrat e solistëve vokal, as instrumental !
Në programet muzikore të
televizioneve tona, nuk na prezantohen me shkrim në ekran , as autorët e
teksteve dhe melodive të atyre këngëve , sikur që nuk na prezantohen as autorët
e orkestrimeve të atyre veprave muzikore , me çka bindshëm shkelet edhe Ligji mbi të drejtat autoriale !
Dukuritë më shëmtuese , që i servohen
shikuesit përmes programeve muzikore televizive , janë rastet kur shumë
interpretues të këngës popullore (meshkuj e femra) nuk e dinë se çka këndojnë
dhe nuk e dinë se cilat kategori të këngëve iu takojnë meshkujve e cilat
kategori të këngëve iu takojnë ekskluzivisht femrave !
Nga kjo humbje në amulli, shpeshherë
na ndodhë që t’i dëgjojmë disa këngëtarë meshkuj , të cilët me dashuri të madhe
i këndojnë këngët e femrave , sidomos ato të kanagjeçeve !
Të njëjtën gjë, jo rrallë, e bëjnë
edhe këngëtaret femra, të cilat e marrin rolin e mashkullit dhe i këndojnë
këngët e meshkujve !
Ja disa shembuj , në mesin e shumë
këngëve të femrave , të cilat në vazhdimësi i këndojnë këngëtarët meshkuj :
1.
“Mora testinë , me shkue n’ krue –
Hasan aga , aty
2.
“Luti , luti , nana bijën , rri edhe
sivjet !
Jo, bre nanë, o tybe , une i mbusha nizet vjet!”...etj.
3.
“Unazën e arit , në gisht po ta
ruj-e ,
Ti, bre djalë , mos me m’ harru’!
Ka shumë kohë, bre djalo, dashni kem
kalue –
Tash erdh koha me u largu’!”...etj.
4.
“Hajde çikë, ta qesim kanën –
Edhe
sonte rri me nanën !
Edhe
sonte , rri me bija –
Nesër
proma me rrospia !”...etj.
5.
“Do t’i
kallim fitilat e llamës –
Do ja
marrim, o, ma t’ mirën nanës !”...etj.
6.
“O, djalë
i Genit , dorën ma hjek-e ,
Se unë
kam emnin : Lule Mos prek – e!”...etj.
Përveç përzierjes së roleve gjinore
, gjatë interpretimeve të këngëve popullore , jo rrallë, na ndodhë që të
dëgjojmë e të shohim interpretues të këngës tradicionale popullore, të cilët
këndojnë pa kurrfarë logjike, madje as që e dinë se çfarë janë duke këndua ?!
Sa për ilustrim të kësaj dukurie ,
po ju rikujtojmë vetëm disa shembuj të
këtillë :
1. Në njërën nga strofat Këngës së Rrustë Kabashit , nga rrethi i Prizrenit ,
thuhet kështu:
“Dy – tre
plumba në shtat t’i lash –
Qe ky
asht pazari i gajtanit!”...etj.
Ndërsa ,
këngëtarët që këndojnë pa logjikë , këto vargje në vazhdimësi i këndojnë
kështu:
“Dy – tre plumba në
shtrat t’i lash –
Qe ky asht pazari i
gajtanit!”...etj.
Dhe
merreni me mend se çfarë kaheje e jep kësaj kënge patriotike , këngëtari i pa
logjikshëm !
2. Në një këngë të vjetër ulqinake , ndër
të tjera , thuhet:
“
Dil , moj
nuse , me i shkarku’!”...etj.
Këngëtari
i pa logjikshëm , këtë këngë e këndon kështu:
“
Dil, moj nuse , me i
shkarku’!”...etj.
Pra,
këngëtarit nuk ia kapë logjika se drutë barteshin dikur me kuaj , por ai këtë
rol ua mëveshë fëmijëve të vegjël –
kalamajve , nga se nuk e dinë as kujt i thuhet kalamaj !
3. Njërën prej këngëve më të dhimbshme të
kurbetit , përkatësisht këngëve të nizamëve , që mbanë titullin “Shkojnë
vaporat rrethit t’ detit”, ata që i përmbahen origjinalitetit të kësaj kënge ,
e këndojnë kështu:
“Shkojnë
vaporat , moj nane, rrethit t’ detit –
Dil e
shihi, moj nanë, asqerët e mbretit!”...etj.
Ndërsa,
këngëtarët që këndojnë pa kurrfarë logjike, këtë këngë do ta shëmtojnë duke e
kënduar në këtë mënyrë :
“Vinë vaporat, moj nane,
bregut t’ detit –
Dil e shihi , moj nanë,
asqerët e mretit!”...etj.
Në këtë
rast, këngëtarët e palogjikshëm , nuk e dinë as çka është vapori e as kah
qarkullon vapori , por ai mendon se vaporët mund të vijnë nëpër breg të detit
?!
Këso lëshimesh jo profesioniste , në praktikën e interpretimit të këngës sonë popullore , ndodhin çdo ditë dhe në numër të madh , por për këtë nuk e lodh veshin as ndërgjegjen askush nga kompetentet institucional të këtyre lëmenjve !