E shtune, 27.04.2024, 02:26 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevat Muqaku: Koreografi i vyeshëm Sami Gagica

E diele, 18.08.2013, 01:07 PM


Portret i Koreografit të vyeshëm në mërgim, Sami Gagica

Po nuk lëvize, do të qëndrosh ulur

Nga Xhevat Muqaku

"Kur nxënësit i kan veshur për herë të parë kostumet e burrit- malësorit ose nuses- malësores, më kan pyetur nëse do të marrin pjesë në ndonjë Karneval? U kam kërkuar që të marrin përgjegjëjet nga prindërit e tyre. Kosova dhe trojet tjera Shqiptare jan burim i pashterrëshem i traditës së vallëzimit" (S.G).

Rrethanat e imponuan njeriun i cili në princip nuk dëshiron të imponohet, që të largohet në vitin 1994 nga Kosova e tij. Ai kaloi së pari në Maqedoni, pastaj vazhdoi rrugëtimin e njëjtë si edhe shumë të shpërngulur tjerë shqiptarë më herët në Turqi. Prej atje kaloi në Zvicër dhe më në fund mbërrijti në shkurt të vitit 1996 në Gjermani.

Gjithandej ku ishte nuk qëndroi duarkryq. Me moton: " Të njohim Republikën e Kosovës", organizoi me përkrahjen e miqëve dhe vëllezërve të gjakut të tij manifestime kulturore në të cilat së bashku me Trupën e Ansamblit të këngëve dhe valleve " Shota" në Prishtinë frymonin, flisnin, qeshnin, këndonin dhe vallëzonin shqip edhe bashkatëdhetarët e shpërngulur me dhunë kaherë. E don, jeton dhe e përjeton punën. Flet për individin/ komunitetin dhe veprën e tij të regjistruar kudo në emër të popullit të lashtë dhe me traditë.

Kur erdhi në qytetin Singen, i bëri kërkesë me shkrim zyrës së kulturës së Komunës. Më jepni një sallë dhe më mundësoni ushtrime të vallëzimit me nxënës shqiptar dhe të tjerë!

At botë, një bisedë e rastit me bashkatëdhetarët në odën shqiptare të qytetit të lartshënuar, dokumentet që i mbante me vehte ku mes tjerash ishte edhe diplomë e Koreografit, më ushqyen kureshtjen që në të ardhmen e afërt të vërtetoja memorjen time, nëse këtë Artist e kisha takuar dikur- më parë edhe në programet e SHKA të studentëve të Universitetit të Kosovës por edhe para ndërtesës/ ushtrimores së Ansamblit "Shota", që selinë e saj e kishte buzë lumit që nuk shihet më dhe Stadiumit të ekipit të futbollit "Prishtina".

Pak më vonë një udhëtim i shkurtër së bashku me këngën dhe vallen Çame, mes tyre e radhitur me shije, "Suitë Kosovare"(valle që udhëtonte- gërshetonte traditën dhe trevat e Kosovës), që i ngriti bashkëkombasit tanë në këmbë, i la gojëhapur në Scheffelhalle edhe miqtë gjerman të pranishëm, më ndihmoj që të krenohem me kujtesën time.

Bisedën për të cilën paraprakisht u dakorduam derisa Samiu, një mbrëmje i përcjelli disa Pacientë të hendikepuar nëpër shtëpitë e tyre, e zhvilluam duke ecur përmes qendrës së qytetit Singen në kopshtin tek Ishulli i vogël. Këtë zemër të gjelbërt, edhe pse herë pas here konfrontohet me zhurmën e Trenit të shpejtë tek thembër e Kështjellës mesjetare Hohentwiel, rrjedhë e qetë e ujit të pastër si loti dhe e ftohtë akull i lumit Aach jo vetëm e freskon por edhe bënë të duket madhështore.

Po të këthehej prapa në vendlindje, me kujtimet do të notonte së pakut dy javë

Sami Gagica, ka lindur në vitin 1955 në qytetin e Gjilanit.

Është martuar në vitin 1982. Tri vajzat i kan sjellur gëzime prindërve dhe familjes së gjerë. Më e madhja ka mbaruar studimet në menagjmentin e shëndetsisë dhe ka zgjedhur fatin e saj në Kosovë. Dy vajzat tjera studjojnë njëra Artin e tjetra shkencat politike në dy Universitete gjermane.

Hapat e parë të jetës së tij kulturore i bëri në vitin 1973. Filloi me grupin dramatik, për të gjetur vehtën së bashku me të tjerër në artin e valles që SHKA "Ramiz Sadiku" e zhvillonte në Prishtinë. Deri në vitin 1978 me këtë shoqëri amatore të studentëve të Kosovës, jan prezantuar mirë si Ambasadorë të Kosovës nëpër Europë.

Si profesionist jetoi dhe veproi me Ansamblin e këngëve dhe valleve "Shota" në Prishtinë prej vitit 1978- 1991. Këtu ai takoi këngëtarët, vallëtarët, kompozitorët, koreografët më të mrekullueshëm të kohës. Me një fjalë shumica e artistëve me famë që përfaqësuan Kosovën, buruan nga SHKA e lartpërmendur, dhe kaluan nën ombrellën e këtij Ansambli. Kujton me dëshirë Turnetë në shumë vende të Europës dhe botës.

Në Lepoglavë- n famëkeqe, fati e deshti që të bisedonte edhe me të burgosur nga Kosova. Atje në vallëzim e sipër vërejti njerëz të mallëngyer tek përcillnin këngën dhe vallën me shpirtë të thyer, dënesnin edhe qanin me lot.

Në Damask dhe Alepo, të etshëm për identitetin, rinia, familjet shqiptare dhe Artistët kënduan/ vallëzuan bashk.

Në Stamboll, programet përcilleshin nga të pranishmit me vaj. Kërkohej nga solistët e muzikës popullore që mundësisht të interpretojnë këngë të vjetra ndërsa kur fillonte vallja e tërë salla bëhej Skenë e vallëzimit.

Në Izmir, i dhuruan 13 plisa të bardhë të punuar në Kosovë grupit të vallëzimit.

Edhe me arbereshët e Italisë vallëzuan së bashku në shesh dhe në sallë

Mbetën dëshira të pa realizuara programet artistike në Çamëri dhe Shqipëri.

Në organizimin e koncerteve të Ansamblit "Shota", që mbetën të paharrueshme jo vetëm si festë kulturore por edhe si manifestime politike, në Turqi kan ndihmuar, Enver Tali, Ambasada e Shqipërisë dhe vet Radio Stambolli. Sa për ilustrim, në sallën me mbi 13 mijë ulëse në Stamboll, nuk kishte vende të lira. Edhe në Adapazar, një qytet tipik shqiptar u përjetua diqka e tillë. Salla ishte e mbuluar me Pano:" Të njohim Republikën e Kosovës".

Në Gjermani, në fillim ka qëndruar në Lagen Hagen afër Hanover-it pastaj në Bilefeld, Minden, Blomberg. Qëndroi me familjen e tij të ngushtë edhe në qytetin Duisburg. Në këtë qytet dhe në qendrat periferike, 12 vjet me radhë e zhvilloi artin e vallëzimit me nxënës në kuadër të Shkollës shqipe. Në këto 4,5 vitet e fundit është vendosur në qytetin Singen. Samiu thekson: " ju kam afruar Kosovës më afër".

Me nxënësit e tij është prezantuar disa herë me radhë në manifestimet e Mërgatës së Kosovës në skenën e Festivalit të Berlin-it. Ishte prezent edhe në Festivalet me karakter multikulturor e ndërkombëtar në Gjermani, si psh: në Stolberg, në qarkun Karst me moton; " Paçë kundër dhunës". Bartë por edhe transmeton përshtypje e kujtime prej më të mirave të mundëshme për grupet dhe individët pjesmarrës. Me nxënësit, prindërit dhe mësuesit e asaj periudhe të angazhimit mbahen kontakte për të cilat kujdesen të dy palët.

Ne duhet të përgadisim kuadro për Atdheun edhe në mërgim

"Integrimi nuk tingëllon keq kundrejt asimilimit që flet vet. Më duhet të them me keqardhje; me fajin tonë edhe me fajin e shtetit tonë, mendoj për Ministrinë e kulturës dhe të Mërgatës- Diasporës. Edhe pse është provuar që të lëvizin gjërat në drejtim të mirë, ne kemi mbetur edhe anash edhe prapa komuniteteve tjera në Gjermani.

Këto dy Ministri duhet të afrohen dhe t'i përkrahin të rinjët tanë sëpakut moralisht ngase materialisht ata/ato qëndrojnë mirë. Duhet të kënaqemi me rininë tonë dhe vullnetin e tyre që të shkollohen- studjojnë. Kan ndryshuar kohët për të mirë. Deri më sot kemi folur për individët ndërsa sot edhe të tjerët flasin për rininë- komunitetin tonë.

Më ka rastisë gjat angazhimit tim, që prej 30 nxënësve asnjëri nuk ka mundur të flas me mua në gjuhën amtare. Paramendo: në njëren anë të dy prindërit të punësuar. Herët shkojnë në punë. Të lodhur dhe vonë këthehen tek fëmijtë e tyre. Ato/ata fëmijë, vetë e kan përgaditë mëngjesin dhe drekën, vetë i kan bërë apo edhe s'i kan bërë detyrat e shtëpisë. Shtrohet pyetja, nëse jan takuar prindërit dhe fëmijët çdo natë para se të shkojnë në shtrat ose vetëm në fundjavë?

Në anën tjetër kam hasur prindër të cilët më kan fajësuar se fëmijët e tyre jan të mbingarkuar me mësimin e gjuhës së tyre, që mësohet vetvetiu. Modeomos duhet të mësojnë gjuhën gjermane. Pas bisedës jan bindur se fëmijët vërtetë do ta mësojnë gjuhën e vendit mikpritës. Jan bindur dhe e kan pranuar haptas se gjuhën e tyre nuk e dijnë, pra sdo të mësojnë fare nëse nuk angazhohen në radhë të parë vet prindërit.

Kur nxënësit kan veshur për herë të parë kostumet e burrit- malësorit ose nuses- malësores, më kan pyetur nëse do të marrin pjesë në ndonjë Karneval? U kam kërkuar që të marrin përgjegjëjet nga prindërit e tyre.

Në kuadër të shkollës shqipe në Republikën Nord Rhein Westfalen, në qytetet: Wuppertal, Duisburg, Lewerkusen, Hagen, Hanower, D?sseldorf, M?nchengladbach, Virsen etj., është punuar me fëmijêt tanë edhe nga lëmia e Traditës kombëtare shqiptare.

Sejcili mjeshtër e din mjeshtrinë e tij- kujtime të mira

Nëse një fëmiu i mundëson veshjen e kostumit kombëtar pa e marrë parasyshë Trevën, (fatmirësisht ne posedojmë laramani të kostumeve), ai/ajo vërtetë do të ndjehet shqiptar. Nisem prej vehtës. Kryesorja është vullneti dhe dëshira që të bëhesh artist i vallëzimit.

Kam filluar në grupin dramatik të shoqërisê artistike të Univesitetit të Prishtinës. Kam kaluar pastaj në grupin e vallës pa e ditur as të vetmin hap. Më kujtohet si sot, Audicioni! Ramadani i madh, një prej vallëtarëve më të mirë të Ansamblit "Shota", m'u drejtua para 50 spektatorëve që të improvizoj një valle. Unë pa një pa dy ju përgjegja: nuk dij! Mu drejtua prap: e ke bërë kërkesën me vallëzue ti apo unë? Unë, u përgjegja! Atëher kërce djalë i ri, ashtu siq ti din dhe mundesh! Mua më erdhi inat pse mu drejtua ashtu! Në anën tjetër ishte mirë. Kjo përvojë më ka hy në shërbim më vonë edhe mua me nxënësit e mij që nuk kishin vallëzuar asnjëher. Pra në të njëjtën mënyrë e largova tremën e hapit të parë në valle. Çka është e vërteta, ka talent të lindur që perëndia ja ka falë atë dhunti. Atë duhet m'e njoftë, m'e mbajtë të tillë, me punue me të. Në mesin e të tjerëve që e fitojnë këtë dhunti me punë bëj pjesë edhe unë. E fituara me djersë nuk humbet kurrë.

Shumica prej atyre që ishin pjesë e punës dhe e sukseseve të Ansamblit "Shota", edhe pas luftës kan mbetur pa punë. Do të ishte mirë sikur Ministria e kulturës e Shtetit të Kosovës, këtë përvoj?- pasuri kombëtare, se paku që t'i angazhoi në Shoqëritë Amatore anë e kënd Kosovës. Kemi bashkëpunuar ngushtë me Institutin Albanologjik, SHKA "Bajram Curri", fshatin Mazgit etj. Jemi harrnuar ashtu siq kemi mundur, pasi që kostumet i bllokoi i ligu, kur u larguam nga puna. Në koncertet tona që nuk ishin të rralla, udhëtonim me dokumentacion të SHKA " Bajram Curri" në Prishtinë. Salla- t ku organizoheshin programet tona ishin gjithnjë plot. Përkrahje të fortë e kishim gazetën e atëherëshme Bujku, mediat tjera të shkruara dhe TVSH. Kujtoj me dëshirë koncertin fenomenal në Preshevë.

Edhe në kohën time s'ishim pa kushte të mira, edhe inatin e kishim të mirë

Kosova është një burim i pashterrëshem i traditës së vallëzimit. Prej mërgimit flas që nuk jan duke u shfrytëzue kushtet fenomenale, dhe ky burim sa duhet. Fatmirësisht funksionojnë dy Ansamble profesioniste- shtetërore të valleve. Sejcili po të kishte në 70%- shin e repertuarit të tyre, vallet e Kosovës dhe Shqipërisë, dhe prap sejcil në 30%-shin tjetër, vallet shqipe të bashkëkombasëve tanë në Iliridë, Kosovën lindore, në Mal të zi dhe Çamëri. Le të urdhërojnë, le të punojnë edhe të integruar edhe në vallet e Kosovës edhe në vallet e Shqipërisë. Kur të dy Ansamblet e shfrytëzojnë mirë këtë burim, ne do të gjendemi patjeter në Piedestal. Kur e them këtë, i ruaj të freskëta dhuratat- vendin parë dhe të dytë në Dijon të Francës, ku Ansambli i Shqipërisë gjegjësisht Ansambli "Shota", u shpërblyen për djerësen e tyre dhe nderuan kombin jo rastësisht.

Me dasmen e Opojes e fituam vendin e dytë dhe "gjerdanin e argjendtë" në Dijon/ Francë.

Duhet te vallëzosh me shpirtë, duhet me fluturue në vallen e Drenicës. Edhe i vogel me trup, duhet me e tregue tamam madhështinë e burrit në "vallen e jataganave". Në Suitën Kosovare që nuk luhet më, ishin të përmbledhura vallet, hapi, kostumet dhe tradita e çdo pjese të Kosovës. Koreografi duhet të udhëtoj drejt terrenit, në Trevat tona. Një shembull: unë e kam mësuar, e dij vallën e Hasit. Por kur unë jam shpirtnisht edhe fizikisht prezent atje në dasmën dhe vallen Hasjane, mësoj dhe konfrontohem edhe më shumë me bazën- artin e hapit. Prej kësaj përvoje të drejtpërdrejtë nuk do të mbetesh i qetë, do të gjejshë kohë, që këtë hap t'e qëndisësh me ojna, që t'e përgadisësh- modifikojsh, që t'i tregosh publikut dhe Skenës punën e mirëfillët të Koreografisë. Unë kam prejardhje nga qyteti i Gjilanit. Anamorava- Gollaku dhe Karadaku kan 33 valle. Vallet e Gjilanit shumica mbajnë emra të njeriut dhe emra të vendbanimeve. Vallja e Deli Agushit nuk është e lehtë që të luhet. Vallet: e Preshevës, e Gjilanit, e Mahramës, e Hasan Agës, Ibrahim Hogjës, përmbajnë në vehte edhe aspektin fetar, që nuk është shpikje e ime.

Samiu flet haptas: po nuk lëvize, qëndro ulur!

Derisa rrethi i Opojës, Hasit, Rugovës etj. pra rrethet që bëjnë pjesë në bjeshkët tona margaritare e kan vallen shumë mirë të zhvilluar, Drenica, Llapi dhe rrafshi i Kosovës e kan të zhvilluar këngën.Të njëjten gjë e vërejmë edhe me instrumentet. Shembull në pjesët kodrinore- malore e ndëgjojmë mezhnicën, fyellin, kavallin që edhe pse është huazuar, bartë epikën në vehte së bashku me Lahutën që e takojmë më shumë në anën e Dukagjinit në pjesën e malësisë, për dallim prej qiftelisë që bartë- transmeton më shumë lirikën. Lahutën e takojmë edhe në trevat tjera shqiptare. Me ka rënë me udhëtuar nëpër Çamëri ku kënga dhe vallja shqipe me tekst, motive Çame, më marrin më vehte, jo vetëm me melankolinë për emërtimet dhe trevat që i mungojnë shpirtit. Gëzohem për sukseset e gjeneratës së re të AKKV "Shota" në Prishtinë, pjesëmarrjen e tyre në Festivatet kombëtare dhe ndërkombëtare, vendin e parë e Kore- në e largët. E përsëris, Kosova së bashku me trojet tjera shqiptare, është burim i pashterrëshem i traditës së vallëzimit me të cilën duhet të punohet dhe e cila duhet të shfrytëzohet.

Nuk e harroj dot një bisedë me të riun Klinas në SHBA! Pyetjet: nëse dini shqip, prejardhja e prindërve, nëse ke qenë atje njëherë? Përgjegjëjet: pak, prej rrethit të Klinës, jo kurrë, megjithate dëshiroj të vizitoj gjyshin dhe të këthehem prap.(Sami Gagica)

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve "Shota", luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin/ zhvillimin e këngës/ valles shqiptare si dhe origjinalitetin e kostumeve.(Portali i AKKV"Shota")

Lebenshilfe -Hegau e. V në qytetin Singen ( njëra prej adresave ku mund të takohet Sami Gagica në punë), është një shoqatë ku punohet për njerëzit me aftësi të kufizuara, me prindërit e tyre, anëtarët e familjes, të përkrahur nga profesionistët dhe miqët.Grupin sport- gjimnastikë dhe ushtrime muzikore, lojën me boqa, ekskursionet së bashku me të hendikepuarit që shumë e duan, e mbështetë edhe Samiu ynë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora