E shtune, 27.04.2024, 06:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Marria nuk ka breg

E diele, 18.08.2013, 12:07 PM


XHEVDET UKALLI

 

SE MARRIA NUK KA BREG

 

Shumëfytyrëshat kanë rënë në hall

I tradhëton ,tani ,vetëdija

Aq shumë ngjyra ndërruan, vallë-

Pse, kaq zi , u mbeti hija!?

 

Adhamudhët ,herë-herë çfaqen

Ngatërrohen nëpër përralla

Me marrinë kur lidhin paqën

I braktis dhe Hanko Halla

 

Don Kishotë e Sanço Pança

Bluajnë si mullinj  ere

Do-ku rafsha, mos u vrafsha

Do –fare s’bëjnë çehre

 

S’e kuptojnë ,si e do rendi

Më, pallavrat kush s’i ha

Thonë:-”Si vendi,ashtu kuvendi”

Por s’e morrën, vesht ata

 

Dhe dikush vazhdon panda

Rrahin ujin në havan

Fëlliq  e ndot, sa ka e s’ka

Morrën në qafë ,gjithë dynjanë

 

Iu kanë bërë miletit  drizë

Dhe s’e lënë rehat

Për marri nuk ka krizë

Dhe s’ka kush e mat!

 

Se marria qenka det

Besa , ende, s’iu gjet breg

Vallë do të bëjmë, edhe sa vjet !?

“Pre një therrë e zen një shteg” !

 

Nuk e di si s’u lodh dita

Eja heret, ik buzë nate

Fati ynë prita- prita…

Boll më thonë:-Se shumë e zgjate!

 

Kurrnjëherë  nuk qemë më mirë

Mos na robëroni me absurd

Ta lejmë ,së paku, fjalën të lirë

Ag e muzg , të sigurtë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora