| E diele, 18.08.2013, 12:07 PM |
XHEVDET
UKALLI
SE MARRIA
NUK KA BREG
Shumëfytyrëshat
kanë rënë në hall
I
tradhëton ,tani ,vetëdija
Aq shumë
ngjyra ndërruan, vallë-
Pse, kaq
zi , u mbeti hija!?
Adhamudhët
,herë-herë çfaqen
Ngatërrohen
nëpër përralla
Me
marrinë kur lidhin paqën
I braktis
dhe Hanko Halla
Don
Kishotë e Sanço Pança
Bluajnë
si mullinj ere
Do-ku
rafsha, mos u vrafsha
Do –fare
s’bëjnë çehre
S’e
kuptojnë ,si e do rendi
Më,
pallavrat kush s’i ha
Thonë:-”Si
vendi,ashtu kuvendi”
Por s’e
morrën, vesht ata
Dhe
dikush vazhdon panda
Rrahin
ujin në havan
Fëlliq e ndot, sa ka e s’ka
Morrën në
qafë ,gjithë dynjanë
Iu kanë
bërë miletit drizë
Dhe s’e
lënë rehat
Për marri
nuk ka krizë
Dhe s’ka
kush e mat!
Se marria
qenka det
Besa ,
ende, s’iu gjet breg
Vallë do
të bëjmë, edhe sa vjet !?
“Pre një
therrë e zen një shteg” !
Nuk e di
si s’u lodh dita
Eja
heret, ik buzë nate
Fati ynë
prita- prita…
Boll më
thonë:-Se shumë e zgjate!
Kurrnjëherë nuk qemë më mirë
Mos na
robëroni me absurd
Ta lejmë
,së paku, fjalën të lirë
Ag e muzg
, të sigurtë!