E diele, 04.05.2025, 08:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Ksenofon Dilo: Aristidh Rruci dhe koha e burrave

E merkure, 14.08.2013, 09:24 PM


ARISTIDH RRUCI DHE KOHA E BURRAVE

Nga Ksenofon M. DILO

Liber  i Z. PIRRO LOLIT qe ,  qysh  ne titull flet shume.

“Koha e BURRAVE”  eshte dhe do te jete nje shembell,nje ideal , me sa e deri sa mund ti themi jetes: ” Leme o ZOT te rroj ?

Kush nuk merr parasysh ate Kohe  thote se nderton ,por  ne fakt shkaterron .

Po ,sot ka burra si Pirro Loli qe nuk duan t’ua dije veç ZOTI ,mjaft te mos i pengoje robi  .  Dhe , duke e ndjere ne shpirt te miren e perbashket , lartesimin  shqiptar , i bindur qe koha nuk pret e nuk luhet aq me pak per fatin  e Kombit tone aq te helmuar, me kenaqesi dhe duke  peshuar vetem me kandarin e aresyes kryen detyren per ushtrim Virtyti ,per realizim ideali shqiptar.  Hedh  veshtrim  qe ndihmon te dalin ne drite faktoret e thelle historike  ne analiza te thella: psikologjike, politike,filozofike , rrenjet qe i motivojne dhe fale nje stili te shtruar dhe te qete , pershkon vija e panderprere e vazhdimesise se traditave te popullit shqiptar dhe e njesise se kombit te shprehur ne konstitucionin dhe ne Burrerine e Patriotizmit Shqiptar.

Kjo  per Autorin e ketij libri  nuk  do te thote-nje menyre per te mbetur te e kaluara e popullit por,nje rruge e sigurte per te ardhur  e kontribuar tek e tanishmja . E, pèr Kombin tone aq te helmuar  na thote:

”Eterit e Pavaresise ishin qenie superior qe na flasin e na veshtrojne edhe sot e kesaj dite per Kombin e pabere ” dhe ,  per  Burra si ARISTIDH RRUCI me shoke  qe emrat e tyre kane hyre ne panteonin e njerezve te medhej qe ka nxjerrè populli yne ne lufte e perpjekje te panderprera :

”Asnjeri nga ata Burra Kombi,nuk mund te quhet i vdekshem. Ata do te kene mbi supe me shume pervjetore jete sesa vdekjeje.”

Mekate per Shqiperine sot qe goditen me  heshtje Burra si Mihal e Petro Harito, Dr. Jani Dilo qe siç  shkruan   Ing. Shyti :” Pa tjeter do vije koha –  ata  qe e godasin me heshtje  (kete “Rilindas i ri” si  thote-  dhe profesor Sami Repishti per Dr. JANI DILO-n) -ti denoje me heshtje e  te harrohen perjetesisht . “

Ndonse , e verteta per te kuqin eshte akoma borgjeze…sa  edhe kur u dekuruan “NDERI I KOMBIT” ARISTDH RRUCI,ILIA DILO SHEPERI nga presidenti   Bamir TOPI shtypi,televisori nuk gjeti qofte dhe nje fjale ta trasmetonte …

Veç,vetem ne themel te zemres, njeri  behet Njeri !

Analiza e Z. PIRRO LOLI sikur na çon me dore te shohim  ne kete liber ,zagoritin qe perballe situatave ,  e thirri koha t’i dale zot kesaj detyre,  te plotesoje  burrerisht misionin e shenjte  te shoqerise sot per te njohur VETVEHTEN, historine,te kaluaren dhe perspektiven e zhvillimit , DEMOKRACINE e vertete . Eshte kjo aresyeja qe, vendos theksin ne forcimin e ndergjegjes kombetare,ne vlerat e saj reale ku ne kohra dramatike te Kombit peshojne Burrat : “Burrat te Kombit qe me ta eshte ARISTIDH  RRUCI” .

E ,  popullin tone vetem virtytet  e ngrene qe aq mire  e vertetesisht  i deshmon   Z. PIRRO LOLI .    Se ,”komunizmi stalinist,me etjen per pushtet dhe hakmarrjen e verber sllavo-osmane erdhi i ngarkuar me urrejtje dhe..polli urrejtje..”

Kjo ngaqe  “Ai sistem ngriti inxhinierine makabre te krimeve … komunizmi shqiptar nje aksident politik i imponuar … me vrasje masive makbethiane plotesisht te mjaftueshme per rrenimin e te gjitha vlerave kombetare dhe individuale… mbushen burgjet,vrane e persekutuan ata trima qe dhane aq shume per SHQIPERINE..”  Luftetare qe e donin Atdhene pa te çara qe, u ngjethej mishte kur degjonin te thuhej ose te intrigohej se te kerkosh KOSOVEN eshte nje megallomani  !!. “     Pa sllave e greke, pa ata qe uzurpuan pushtetin dhe hodhen vendin ne gjak”

Ndaj dhe pluralizmin  e filloi jeten nga vrasja…dhe ne krahinat  me njerezore  si Permet, Zagori (te zhduknin deshmite ne Sheper ,te shtepia  qe e kishin  poligon qitjeje te luftes kllasore ,zellmedhejte e saj  ne organizat baze qendra e viruseve ,dhe tere mikrobeve )  e me buje e zhurme – krimbat ne zakon te tyre mblidhen e mbulojne plage  - “forca te erreta” na i quakan!!  Shteti nuk denon dot dorasit e vet  .   I  thuhet popullit  : “ Rrini  urte.Une s’jam Rumani. Une te vras !  Doni Demokraci, mirreni  ate nga une !”

E, poltikanet  e kane denigruar drejtesine ne nje zanat te ndyre Aq sa nuk dallojne dot interesin Kombetar para interesit privat deri bile me ligjin 7501 qe  le dhe fshatare  pa rrenje ne token e vet!!

Pa shume fjale , kontributi  qe sjell shkrimtari PIRRO LOLI ne kete veshtrim  nuk eshte vetem nje profesion , por nje Mision.   Talenti dhe guximi qytetar i Tij i qendrojne ne lartesine e ketij Misioni .

Rendesi te veçante ka  kontributi i ketij shkrimtari ,Zagoriti te rralle, ne rrethin e gjere te çeshtjeve,ne thellesine dhe objektivitetin ,ne origjinalitetin me te cilin pasuron dhe ndihmon zhvillimin e metejshem te mendimit  SHQIPTAR , pèr forcimin e ndergjegjes kombetare, ne vlerat e saj te verteta qe shprehin aspiratat e çlirimit te kombit e te njeriut.

Ky liber qe i vihet ne dore lexuesit me qellimin fisnik  nga i cili eshte frymezuar  shpresoj se asnje shkrim tjeter nuk e zevendeson dot leximin e tij.

Kaq e madhe eshte fuqia bindese , purifikonjese sa ndjehet kur mbarohet se lexuari  qe, diçka ka levizur, ndryshuar ne thellesine e shpirtit te lexuesit.

Te drejte do me japi pèr kete :

ç’do njeri me zemer’e njeriu , ç’do njeri  qe,  nuk ka pushuar te kete interesa mendore,ç’do njeri qe kupton  nevojen me te nguteshme dhe me te madhe qe kemi ne kete kohe  sot dhe qe eshte : bashkimi,Shqiperi te vellazeruar !   Gjurme qe leme ,te mbeten te pasterta  e, te formojme gjeneraten e re ,si thote kuptimi i  librit te ketij  Autori dinjitoz  , ne bazen e vyrtyteve shqiptare :  NDER,  BURRERI,  BESE !



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx