Kulturë
Vladimir Muça: Jo nostalgji por novitet ...
E marte, 13.08.2013, 08:00 PM
JO NOSTALGJI
POR NOVITET I NJE KULTURE QE SDUHET TE HUMBE
(Refleksione mbi monografinë e Fran Ukcamës “Emblema e këngës qytetare fierake”)
Nga
Vladimir Muça
Mbas
librit mbledhëtar të këngëve qytetare të Pjetër Dungut me 1940 “Lyra shqiptare”
dhe ribotimit të saj me 2011 nga shtëpia botuese “dsd” Durrës,mbas viteve 90 u
botuan dhe disa libra,të pakta do të thoja,më shumë vlerë si monografi të
kultures muzikore.Vlen të përmenden:libri i Nikolla Spatharit “Në këngë është
edhe historia”mbi këngën qytetare shkodrane,monografia e grupit “Lira” të
Korçës,monografia “Polifonia labe” dhe më i plotësuari,një publiçistike e
letrarizuar,me amalgama muzikologe të mirëfillta në stadet zhvëllimore “Emblema
e këngës qytetare fierake” e Fran Ukcamës.Ky libër,si një bletar, konfiguron
mire e bukur me kujdestarinë e një bahçevani të përkushtuar,na vjen në shkencën
e muzikologjisë i thjeshtë, pa pretendime të mëdha stilistikore,por direkt si
impresione të vetë aktorëve, njëkohësisht si një interlokutor muzikor për mbarë
trojet kombëtare.Studiuesi Fran Ukcama ka zgjedh si maja detajet e jetuara,vetë
këngën e rrjedhën e sajë në vite si një thagmë e shpiritit të artistëve
këngëtarë fierak.Një gjë e tillë i ka rrit dukshëm valencat e burimorëve të
kësaj kënge si një udhëtare,e cila vjen ndër breza jo vetëm si nostalgji,por si
novitet i një kulture që nuk duhet të humbë.Ky libër zen vend në aradhën e
librave,si një monografi hojezimesh bletare,por që në hojet e saja zënë vend
dhe hapsirat muzikore mbarë kombëtare; si një pikëtakim kulturor i
kulturave,trashëguar që nga “Shkolla e lartë e Arteve të Bukura,të Apollonisë
ku ligjëronin filozofë e interpretë nga më të dëgjuarit të perandorisë
romake,ku morën dije e kulture disa perandorë, mes të cilëve dhe Oktavian
Augusti.Nga mënyra e ndërtimit si një materie librare dhe mesazhet që përcjell
e bën Jani Tasen,ndonëse me vështirësira shkollimi,por që i shtrin rrënjët e solfezhëve në mbarë trojet kombëtare, duke
marrë e dhënë limfën e jetesës muzikore në gjithë hapsirat mbarë kombëtare Jani Tase,personazhi kryesor rreth të cilat
strumbullohen rrëfimtaritë,vjen si një Jan Kukuzeli i shekullit 21,i mbushur me
puhiza shpirti, por dhe si një det I dallgëzuar, apo si një “fushë e pamatë” ku
“një sy blu” jep mesazhet e një dashurie të pamatë.Jo më kotë epikrifet
gjenezike që në fillim e japin si një trupëzim,në një tjetër materie të
pavdekshme bibliografike të këngës qytetar fierake dhe të vetë Jani Tasës të
cilët qëndrojnë si qershia mbi torte në monografitë e kultures muzikore me
vlerën e cilësinë:”Shqiptar!” “Katërqind karatësh!”.Portretizimi toponomistik e
vesh librin me shumë detaje jetësore,të cilët në vetëvete janë
burimorja,zanafilla e solfezhëve,partiturave muzikore që fillesën e kishin në
tendat e dasmave anëkënd vendit,nga Dibra në Përmet,nga Berati në Korçë e
Shkodër.Në ato rrugica ka la fëmijërinë zbathur,e ku hija e shtëpisë
trekatëshe,stoike në muzgun 50 vjeçar që kundrohej çdo natë me konturet e
përmbysur mbi lumin Gjanica.Këta instrumentistë,këngëtare,muzikologë me një
pasionant si Jani Tase kryen një hap madhor:Kryen konvergimin muzikor
ndërkrahinor.Ky konvergim vinte si një domosdoshmëri kohore; sidomos në
aktualitetin e sotëm,ku provincializmi në kulturën e këngës duhet të ja lërë
vendin një bashkëpunimi.Marrja dhe dhënia reciproke e fonemave muzikore drejt
një qytetërimi të këngës qytetare në rrafshin kombtar e më tej në të pastajmen
në rrafsh globalist.Sipas autorit Uckamaj i lakmueshëm për mesazhet që përcjell
në brezat pasardhës,për personazhet e futja në puhizat e lirizmit myzeqar peprms
këngës dehëse e valleve të magjishme ish një ëndërr që realizohej me divat e
këngës si Fatime Sokoli,Xhevahire Gashi,Zef Avdia,Kiu Poro,Mark Mitri,Bik
Ndoja.Ky është dhe mesazhi që përcjell dhe sot në konvergimin që duhet të
predominojnë në përpunimin e instrumentalizmin e fomenave muzikore në rrafsh
kombëtar.Palimpsestet e “partiturave” muzikore të popullit tone janë të lashta
sa vetë kjo tokë e ky popull.Siç citon autori: “motive me herëshmëri pagane që
të vinin në meditime dhe në mendime të thella filozofike.”Jo më kot autori bën
lidhje interlokutore nëpërmjet valleve “Rrethçe” “Vallja e ngjalës” dhe “ kërce
moj çike” apo “Vallja e geshtenjave të Tropojës” duke marrë në origjinë
ekstraktin popullor edhe nëpërmjet zhargonëve që i japin aq shumë larushi
rrëfimtarisë.Futja e këtij zhargoni popullor në këtë publiçistikë,me një kigo
të thekur narrative(tepër kursimtare në të shkrojtur) i ka rritur ndjeshëm
valencat e realiteteve kohore.Detajet e imtësirat jetësore, e veshja e tyre me
përceptime muzikore e ka jetësuar materien librare.Krahas portretizimit
karizmatik-muzikor të Jani Tases,duke folur për këngën qytetare fierake,bazelen
dhe progresin e sajë ,autori e gjen në botën e magjishme të shpirtit të
popullit që çdo gjë e ka bërë këngë,i ka dhënë pavdeksinë.Kënga ka qenë
gjithnjë majaja e shpirtit fierak e shqiptar në tërësi,ndaj ajo vjen e thjeshtë
si vetë jeta e këtij populli,sepse gjithça e ka fillesën në këtë
buran.Zakonisht populli i len anonim krijuesit e tijë ,por me këtë
monografi,kujtesa që u bëhet brezave e sfidon anonimatin.Kjo kujtesë ka
gdhendur në mënyrë të pashlyeshme jo vetëm emrat e kompozitorëve
popullor,aranzhamëve, këngëtarëve, por nëpërmjet tyre na vine momentet
frymëzuese që i kanë lindur këto këngë.Edhe pse kanë kaluar dhjetra e dhjetra
vjetë,populli i përjeton momentet krijuese të këngëve “Goca e berberit” “Hajde
moj fierakja”, “Kënga e Nazes” “Një Veri I hollë” “Rashë e pashë një ëndërr”
“Sarajet” “Mbledhja grurit”.Duke gërmuar thellë në ate që mban kujtesa e gjallë
e popullit Frani gjen tek kënga qytetare historinë, heronjt dhe lirikën e
pashoqe të trevës si një djep,një pike takimi kulturash muzikore shqiptare në
sensin e pajtushmëris e të harmonisë.Ai vëren dhe evidenton me bindje të plotë
muzikologu se kënga qytetare nuk është vetëm art e gëzim popullor, por dhe
histori, kronike,ditar,dashuri,trimëri,besnikëri zemrash dhe ndjenjash; është
bashkësi zakonesh e traditash, është psikologji kohërash.
Shembull
sinjigikativ është kënga e “Vjelja pambukut”:
“Pambukun
ma mbledh|gërshetin ma dredh| e disa shikime të ëmbla mi hedh| Zemra më digjet
vashëzon për ty|Cka po kërkon zemra e thonë ato sy”.Një qenësi e
jashtëzakonshme e artit të kënduarit e cila të ndjek gjer në hapin e
fundit të jetës pa u shkëputur nga burimi krijues.Kjo këngë erdhi si një paradë
e jetës, dasmave Dibrane,Përmetare,Leskoviqare,Korçare,Shkodrane e Fierake duke
ndjekur hap pas hapi jetën shoqërore.Duke vendosur si leksion të pare muzikorë
sazet e Leksovikut,të Përmetit,Sofrën dibrane,dhe Jaret Shkodrane,Fran Ukcama
evidenton një problematikë të rëndësishme të përpunimit të këngës popullore
qytetare:Mbajtjen të pacënuar të karakterit të sajë konservativ;mbajtjen të
pacënuar të nocionit popullor.Rrezikun e influences të elementëve dhe rrymave
të reja që po lindin në këngën popullore qytetare e evidentoi si një rrezik
eminent muzikologu.Arbansky që në gjysmën e pare të shekullin XX.Ai i ra gongut
alarmant në punën që duhet bërë në parandalimin e shkatërrimit të kengës
popullore qytetare me të ashtuquajturin përpunim të sajë:Nën shembullim e
Arbanskyt edhe Fran Ukcama, nëpërmjet refrencave jetësore të aktorëve të këngës
në këtë monografi ngre një nga problemet më jetike të këngës
popullore,përpunimin si risi e zhvillimeve kohore.Me terma praktikë,ai ecën në
një linjë studimore me Nikolla Spatharin i cili në studimin e këngës qytetare
shkodrane evidenton: “Shpesh kompozitorët,duke dashur të përpunojnë këngën
shkodrane u ndodh si atyre fëmijëve me xhamin që duke dashur ti japin form
tjetër e thyejnë dhe e bëjnë copa-copa”.Jo më kot autori Ukcama evidenton
mjeshtrat e mirënjohur Vangjel Leskoviku,Safet Alushi,Seit Alushi,Azis
Ndreu,Liri Rasha,Bik Ndoja.Narracioni monografik i azhornuar me aktivitetin e
të talentuarve të kohës i mëshon gjithnjë e më tepër bindjeve të pakundërshtueshme
se kulturën e bëjnë masat e gjera e jo “nëna Parti”.Evidentimi i arritjeve
kulturore-artistike në realitetet kohore nxjerr në pah vlerat përftuese të
këtyre talenteve të cilët rrëzojnë në çdo kohë në këtë kulture edhe në
diktaturë sepse siç thotë Dr Moikom Zeqo:”Arti lind nga kufizimet e vdes nga
liritë” .Në shkollën jetësore të Tonin Rrotës ,Azis Ndreut,Melita Shehut, u
rrënjëzua dhe u kalit talenti i Jani Tasës;me këtë akademi nga ku, sipas
referencave mësohet arti i vërtetë.”Sofra Dibrane” u bë pararendësja e “Këngës
qytetare fierake” e ushqeu ate me amalgamat e artit muzikor popullor, ndaj ajo
me këngëtarët e talentuar Lefteri Sillo,Sofika Hodo,Timo Lule,Vilson
Shaho,Petraq Shyti,Alma Gashi,Valbona Hekurani dhe brezi I vazhdimesis me
kengetaret Miti Nushi,Llazar Pove,Llazar Popa te cilet djepin e paten tek
artikulimi muzikor popullor me këngët e bukura,plot lirizëm e art.Jani Tase
evidentohet si një pasardhës i Jani Ogiçit me vjeljen e përpunimin e
foklorit.Kënga “Rashë e pashë një ëndërr” u fut në repertor dhe u këndua me
mjeshtëri nga Violeta Mashani.Këto këngë nuk e bastarduan por u përpunuan duke
mbajt të pashkëputur ate hallkë të artë:bashkëbisedimin me këngëtare popullor
si Kiu Poro apo Zoi Pukën.Sipas studiuesit Fran Ukcama kjo është çelësi i artë
i mosdegjenerimit të këngës popullore në pëpunimin,siç ka ndodh rëndom me
këngën brilante shkodrane “Jepma Mollën”.Sidomos sot një orientim i tillë,si
vazhdimsi e përpunimit muzikor ndjehet si një domosdoshmëri e një etalon
orientues në këtë kohë kur lulëzojnë teoritë e njëmijë e njëqind luleve
muzikore.Vetëm kështu,siç perifrazon autori
“Zemra dhe talenti mbeten brenda qënies,ndërgjegjes,krijmtarisë,jetës
plotë frymeë e muzikalitet”.Dhe kjo arrihet meton autori e personazhi i
karizmatizmit muzikor Jani Tase,duke qëndruar realist i punës ,larg stonaturave
që diktonte soc-realizmi.Puna në kompleçitet është domethënia e kësaj
monografie e plazmuar në shkallaret e Bibliotekës qyteti Fier, “si një panteon
srtistik kujtimor.E kjo vëren Fran Ukcama ndihet jo i plotë pa këto
bilbila”.Ashtu sikundër brezat do të vërejnë gjyshërit,baballarët në faqe të
këtij libri,edhe në këto faqe muri shkallare,të shohin se para do kohë,këtu ka
lulëzuar një ansambël,i cili me aq shumë dashuri përpunoi me sqimë artistike këngën
popullore qytetare.Transparenca shkrimore si veçori themelore e kësaj
monografie dhe intervistat tepër profesionale ku evidentohen vlerat e reja që
përcjellin këngët por dhe ruajtja me fanatizëm i shtratit të origjinës,të
popullit që krijoi,vijën melodike,elementët e harmonisë pa cënuar pasurimin me
element ritmik,futjen e një polifonie të harmonizuar.Evidentimi i thjeshtësisë
artistike në kompozicion dhe interpretimi mjeshtëror,me ate racionalitet e të
thjeshtës myzeqare nga Lefteri Sillo flet për një nivel të lartë artistike në
komplecitet me interpretimin e këngës: “Pambukun ma mbledh|gërshetin ma
dredh|Zemra më digjet vashëz-o për ty|Cka po kërkon zemra e thonë ato sy|”ku
“liria e vërtetë e këngës dhe tingullit,ligjërimi fantastic i bilbilit bukuria
dhe hijëshia,nuri i vajzës myzeqare thjeshtësia dhe dashuria pa cak e kufi për
njerëzit vendlindjen.”Ja kush është rrugëtimi për çdo këngëtar,muzikolog,që
përcjell më memorianët e vet ky libër tepëriI domosdoshëm sot në handikapin që
po kalon kënga qytetare në tërësi.Zgjimi i një ndjenjësie qytetare dhe I
kujtesës të histories muzikore është thagma që përcillet me aq shumë
profesionalizëm në vazhdimsinë brezare të këngës qytetare nga
pasionanti,kulturolog Fran Uckama.Në monografi krahas lirizmit si tek kënga
“Moj fierakja,në të shumti i kushtohet bëmave historike,ngjarjeve dhe shumë
rallë herojeve.Kjo si një reminishencë e përhershme e popullit në luftën kundër
kultit të individit.Tradita e krijuar ndër vite eksperiencat e fituara të
trioruara aq bukur e mire në faqet e këtij libri, të forcon bindjen,se sot më
shumë se kurrë ka ardhur koha që në platformat e zhvillimit të sotëm
kulturor,në strategjitë që duhet të parashtrojnë muzikologët,të ketë reflektime
mbi pririoritetet e kujdesit.Këtë mision ka ky libër i cili shërben si një
letër lakmuesi,mbi llojin,rëndësinë e grupeve e rrymave të ndryshme, mbi
festivalomanitë që kanë mbirë si ajo e gjëra e rrodhëza,në arat e bukura me
bozhuret e kultures qytetare të mirfilltë.Kjo do të sjellë shijet artistike të
një emocioni në “zbulim e zhvillim”.Kjo i dha në vitet …70.”Gjerdanin e Artë”
Shqipërisë në Dizhon të Francës; kjo bëri që në skenat e botës tashmë të
këndohet: “Vaj,vaj gishtat me kajmak”apo “Hajde dhe moj fierakeja”.Krenaria për
zënien vend të këtij reportori në kuadrin globalist,krenari për këtë libër që
shërben si një metodikë udhëzuese për brezat pasardhës,krenari për mjeshtra të
tillë si Jani Tase.Portreti I Kiu Poros,Jani Tases është portreti i këngës
,repertori i tyre i ndërtuar mbi ekstraktin popullor është dhe portreti i tyre.
Gusht
2013
Vladimir
Muça
Shkrimtar
Studiues
Email:Vladimir_muça@yahoo.com