E diele, 04.05.2025, 12:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Po banë darsëm Sheremeti

E hene, 12.08.2013, 07:37 PM


Parodi aktualiteti kosovar :

 

PO BANË DARSËM SHEREMETI

 

Shkruan : Demir KRASNIQI

 

Krisi pushka , krisi kiameti ,

U dridh fshati , u dridh qyteti !...

N’ kamë janë çue krejt  mileti –

A u ba luftë , a u ba tërmeti ?!

 

S’ asht tornado  , as kiameti ,

Nuk asht lufta , as tërmeti ,

Po banë darsëm Sheremeti ,

Po  e  marton  nji djalë hasreti !

 

Lodhë  nga vapa e nga sikleti  ,

Me habi pyesin mileti –

A po martohet ai djalë për veti ,

A po martohen krejt qyteti ?!

 

N’ tana anët po bien buria –

Ka kapë popullin  neveria !

Na ka dalë çdo gja prej  frenit  -

Si me dalë prej domit t’ trentit !

 

Bien sirenat e darsmaxhive ,

Bien guxhumat e tupanxhive ,

Bien pipëzat e surlaxhive ,

Bien xhamparet e defaxhive !...

 

Bien  telat e  dajrexhive  ,

Jehojnë krismat e alltive ,

Bien sirenat e taksive ,

Dhe ezanët  e xhamive !...

 

Bien sirenat e policëve ,

Bien sirenat e zjarrfikësve ,

Bien sirenat e ndihmës s’ shpejtë –

S’ ka njeri që mund me fjetë !

 

Jehojnë disqet prej veturave ,

Ulurojnë kangët  e burrave ,

Zbrazë rafalët automati –

Na u plague Saramati !...

 

Darsmat tona marrin famë

Me  poterë  e hallakamë   ,

Si kuajt kur sillen n’ lamë ,

N’ tana anët pordhë e piskamë !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx