E marte, 21.05.2024, 09:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Agim Staka: Autoportreti i gjyshes sime

E diele, 28.07.2013, 04:11 PM


Autoportreti i gjyshes sime

Skicë nga Agim Staka

O sa mirë është të shkruash një poezi! Ajo të jep mundësinë që me penën tënde t’i pasqyrosh mendimet e tua në këtë poezi dhimbje për gjyshen. Gjithmonë na del para syve ajo gjyshe e dashur me portretin e saj fisnike. Respekti dhe mirënjohja janë një dhuratë e vyer për kontributet që ka lënë pas; të cilat dëshiroj t’i pasqyroj në këto pak rreshta  me dhimbje e mall për të.Ajo ishte një mit e person unik për gjithë kohën, e gjithëgjendur kudo. Shumë artistë, në çdo vend e në çdo kohë, kanë krijuar vepra artistike me përmasa botërore me rrënjë te gjyshja apo te gjyshi! Ç‘mbrekulli! Kjo është hyjnore! O zot i plotëfuqishëm! A nuk është  kompozimi, kënga,, portreti, libri, poezia…për gjyshërit tanë, e sidomos për gjyshen fjalëëmbël e dorëngrohtë në krijimin artistik!? Po, ajo është udhërrëfyesja e penelit mbi telajo e ngjyrat kombozicionale jete..!

Pasqyrimi dhe vlerësimi i gjyshes me autoportretin e saj që të shfaqet gjithë jetës para syve, të jep forcën e frymëzimit pë krijmtari. Edhe gjyshja ime e tillë ishte, sa s’bashku me mua udhëton me portretin e sajë në krijmtarinë time. Ajo është  në memorien time që më frymëzon si artist.Nga një njeri i zakonshëm, te artisti, ka imazhet e gjyshes e të jep mundësinë e krijimeve artistike. Larmija krijuese nga një artist te tjetri, ka specifikat e tija të mundësuara dhe të pa ngatërruara përsëritëse te portreteve të gjysheve. Ajo është e kudondodhur….është gjyshja ime, e jotja e,e,e…Çdo njëri kur lind, kontatin e parë e merr te gjyshja, përkëdhelinë, fjalën,këngën, dashurinë njerëzore. Edhe frymëzimin krijues e merr pikërisht te dhurata që të jep gjyshja apo gjyshi,..plus fjala e dora prindërore. Gjyshja mbetet ikona e pavdekshme e jetës! Frymëzuesja e artistit ,e të qënurit artist.

Ajo me ëmbëlsi thërret emrin tend, dhe ti ngre doçkat e tua  të vogla lartë. Prania dhe kontributi i saj ndikon në formimin edukativ e shoqëror, por edhe profesional. Ajo të dikton shkollimin, të ardhmen tënde me butësinë e intuitën  inetektuale, por edhe me forcën e portretit që të ngelet përgjithmonë në jetën tënde. Në fillimet e tua artistike ajo të qëndron pranë, të jep këshilla,ledhatime, kurajo për të ecur përpara si yll i shndritshëm mëngjesi. Por, nuk harrohen lotët e dhimbjes kur ti ikën ushtar, e gjyshje dridhet te pragu i portës për nipin e saj.

Vitet ikin, por dhimbja për gjyshen që s’jeton më, digjet brenda shpirtit tim, por portreti vazhdon të jetojë në memorjen time edhe tani pas kaq vitesh, që më frymëzon si artist. E si mund të harroj atë portret të dashur të gjyshes time!

Të shkruash për një person kaq të dashur, siç është gjyshja nuk mjafojnë këto pak rreshta, një poezi, një portret të derdhur në telajo me penel e ngjyra akuareli, një këngë e kompozuar ,apo edhe një roman kushtuar posaçërisht asaj. Figura dhe autoportreti i gjyshes mbetet një symbol për gjithë jetën te nipi apo mbesa, te brezat e çdo kohe, udhërrëfyese e gjithëgjendur në jetë. Për çdo gjuhë që flitet në çdo komb.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora