| E diele, 28.07.2013, 04:11 PM |
Autoportreti
i gjyshes sime
Skicë nga Agim Staka
O sa mirë
është të shkruash një poezi! Ajo të jep mundësinë që me penën tënde t’i
pasqyrosh mendimet e tua në këtë poezi dhimbje për gjyshen. Gjithmonë na
Pasqyrimi
dhe vlerësimi i gjyshes me autoportretin e saj që të shfaqet gjithë jetës para
syve, të jep forcën e frymëzimit pë krijmtari. Edhe gjyshja ime e tillë ishte,
sa s’bashku me mua udhëton me portretin e sajë në krijmtarinë time. Ajo është në memorien time që më frymëzon si artist.Nga
një njeri i zakonshëm, te artisti, ka imazhet e gjyshes e të jep mundësinë e
krijimeve artistike. Larmija krijuese nga një artist te tjetri, ka specifikat e
tija të mundësuara dhe të pa ngatërruara përsëritëse te portreteve të gjysheve.
Ajo është e kudondodhur….është gjyshja ime, e jotja e,e,e…Çdo njëri kur lind,
kontatin e parë e merr te gjyshja, përkëdhelinë, fjalën,këngën, dashurinë
njerëzore. Edhe frymëzimin krijues e merr pikërisht te dhurata që të jep
gjyshja apo gjyshi,..plus fjala e dora prindërore. Gjyshja mbetet ikona e
pavdekshme e jetës! Frymëzuesja e artistit ,e të qënurit artist.
Ajo me
ëmbëlsi thërret emrin tend, dhe ti ngre doçkat e tua të vogla lartë. Prania dhe kontributi i saj
ndikon në formimin edukativ e shoqëror, por edhe profesional. Ajo të dikton
shkollimin, të ardhmen tënde me butësinë e intuitën inetektuale, por edhe me forcën e portretit
që të ngelet përgjithmonë në jetën tënde. Në fillimet e tua artistike ajo të
qëndron pranë, të jep këshilla,ledhatime, kurajo për të ecur përpara si yll i
shndritshëm mëngjesi. Por, nuk harrohen lotët e dhimbjes kur ti ikën ushtar, e
gjyshje dridhet te pragu i portës për nipin e saj.
Vitet
ikin, por dhimbja për gjyshen që s’jeton më, digjet brenda shpirtit tim, por
portreti vazhdon të jetojë në memorjen time edhe tani pas kaq vitesh, që më
frymëzon si artist. E si mund të harroj atë portret të dashur të gjyshes time!
Të shkruash për një person kaq të dashur, siç është gjyshja nuk mjafojnë këto pak rreshta, një poezi, një portret të derdhur në telajo me penel e ngjyra akuareli, një këngë e kompozuar ,apo edhe një roman kushtuar posaçërisht asaj. Figura dhe autoportreti i gjyshes mbetet një symbol për gjithë jetën te nipi apo mbesa, te brezat e çdo kohe, udhërrëfyese e gjithëgjendur në jetë. Për çdo gjuhë që flitet në çdo komb.