E hene, 29.04.2024, 02:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Ha manaferra me zogjtë

E enjte, 25.07.2013, 06:55 PM


NEBI DRAGOTI

Cikël poetik:

HA MANAFERRA ME  ZOGJTË

 

 

LUMË QUMËSHTOR VJESHTE

 

Shtegtim i argjendt:

patat me krahë rrezesh,

varur peizazhe vjeshte,

në ditë të vakta stinësh

u bien trompave me sqep

rrallë-rrallë,

lehtë-lehtë.

 

Udhëtimin nis nga Shqipëria

ky lumë qumështor vjeshte.

 

 

TI S’MË THE ASNJË FJALË

 

Ti nuk më the,jo,asnjë fjalë,

ty  shumë,sa shumë të thash,

stinë e luleve pikon mjaltë,

pa ty ç’të bëj në prill e maj…

 

Ndjenjë e dashurisë bukuri e rrallë,

bukuria jote ikën e më s’kthen…

Prisja,të paktën nga ty një fjalë,

si s’ma vlerësove të pastrën ndjenjë?

 

Po dhe kjo bukuria ime të çuditi,

dhe këtë si bukurinë tënde koha merr…

Nuk qahem përçka nesër do të iki,

qahem:dashurinë pse s’ma kthen?

 

Ti nuk më the,jo,asnjë fjalë,

sa shumë të thash ty,sa shumë;

ndjenjë e dashurisë,kur merr zjarr,

bobo,që ta shuaj s’paska lumë.

 

Heshtjen tënde s’di si të ta marr,

heshtja e pagojë është memece,

ta shuaj,o,si ta shuaj këtë zjarr

apo varur të rri në fije shprese?

 

 

PA TITULL

 

Sa njoh dhe i dua,këtë e di,

s’e di sa më duan e më njohin.

Desha të njoh e t’i dua të gjithë:

për njeriun mendime të mira më brofin;

për njeriun me gjithë shpirt thur poezitë…

 

 

LIRIKË

 

Dashuri të reja zgjomë ti ,peizazh,

ka zëra pulbardhash,liqeni ka dallgë.

 

Erdha a nuk erdha të këndoj për ty

për ç’ndjenja shkëmbyem ne të dy.

 

Bregu ka stërkala e manushaqe në mal,

hëna rrokulliset ketrushkë mbi mullarë.

 

Fëmijëri e largët dikur në këtë shteg

mëngjeseve u nis me ëndrra e shpresë…

 

Udhëtimi më solli…s’e di as vetë,

një gjë kam të sigurtë:u bëra poet!...

 

 

HA MANAFERRA ME ZOGJTË

 

Ha manaferra me zogjtë,

më flatrojnë rreth meje

me cicërima shqip bëhemi shok,

zogj,u sjell këngë Dumreje.

 

Me turtullat e hirta ha fiq

e rrushë të ëmbël në vreshta,

kurrë s’bëhem gjahtar i lig

t’u vras,se më mallkon vjeshta.

 

Kam shpirt të pafajshëm paqësor

me ritme të shumta shpezërie,

me zemër liriku si çamarrok,

krahë marr me lirika Shqipërie.

 

Ha fruta stine me zogjtë

me ritme kërcimesh rreth meje;

nga këngët zemra më flatron,

zogj, më keni mik prej Dumreje.

 

Kur unë të mos jem nesër,

jam me zogjtë në fluturim

dhe në vjershat e mia patjetër

gëlon kënga për popullin tim…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora