Kulturë
Agim Gashi: Një vit pa Poetin Ali Podrimja
E hene, 22.07.2013, 07:52 PM
Një vit
dhimbje, kujtime e meditime për vdekjen e Tij.
Kjo ishte
shkruar para tridhjet vitesh. Thuase e ndjente ndarjen duke e thirrë edhe
Lumin:
Ma jep
besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.
Pyes
veten:Çfarë populli jemi ne që më shumë nderojmë e kujtojmë një një të pasur se
sa një VIGAN të kulturës shqiptare.
Unë i
dashur Ali sdo të të harroj kurr. Je me mua e në mua gjithmonë derisa edhe unë
të vi atje ku duhet shkuar të gjithë.
Në paqë
pushoftë shpirti Yt gjithmonë miku im!
AGIM
GASHI-KËNGË PËR ALI PODRIMJEN
Moj
sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e
merr ti nji sy gjumë?
Jo, i
dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye
nji t’madhe punë.
Zgjohu në
kambë e harro dhimbjet,
Telat
mirë me m’i shtrëngue,
Poetit
t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë
vaji me ia këndue.
Ah,
sharki, ma e madhja mike,
Në këtë
botë veç ti m’ke mbetë,
A
përnjimend Ali Podrimja,
Atje
n´Francë ka ndrrue jetë?
Jo, i
dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka
shkue në tjetër dhe,
I kish
çue haber Lumi,
Me u
takue të dy atje.
Shkoi te
Lumi e s’kthehet ma,
Por la
emnin e vepra plot,
Toka e
Arbnit e kombi i tij,
Do t’i
nderojnë për jetë e mot.
Ah,
sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e
këndojmë sot që të dy,
Për
poetin e madh të kombit,
Ali
Podrimjen dhe veprën e Tij!
27.07.2012
Düren