Kulturë
Baki Ymeri: Shqiptari në funksion të diasporës
E premte, 19.07.2013, 07:48 PM
REVISTA SHQIPTARI NË FUNKSION TË DIASPORËS SONË
Nga Baki
Ymeri
Çdo
dhuratë e vërtetë nuk është tjetër veçse një flakë e gjallë e dashurisë. Të
jesh shqiptar don të thotë të jesh një shpirt i hatashëm, thekson Marian
Danieli në një kronikë të tij. Shqiptari i Naços (1888-1903) të cilin e
rinxorri në dritë Xhelku Maksuti (që nga viti 1993), e të cilin e botojmë
kohëve të fundit falë përkrahjes së Ministrisë së Diasporës, i ofron lexuesit
një platformë të larmishme subjektesh dhe një hapsirë dialogu mes gjeneratave e
profesioneve të ndryshme. Në faqet e kësaj tribune ka vend për çdo kend që vjen
me subjekte përmes të cilavet e shpreh talentin për të krijuar ura miqësie mes
dy popujve, dy vendeve e dy gjuhëve, para një opinioni të vetëdijshëm se kemi
respekt dhe admirim ndaj njëri-tjetrit, që nga periudha parasllave e simbiozës
rumuno-shqiptare. Revista respekton programin e Shqiptarit të Naços që delte në
dy gjuhë, si dhe atë të rilindësve tanë lidhur me veprimin kombëtar të
shqiptarëve të Rumanisë.
Në
rubrikën e Historisë, Shqiptari i qershorit (2013) prezanton në gjuhën rumune
studimin “Ilirët kundër sllavëve” të Andrei Cr?ciun (“Kosova – Ilirii contra
slavi”), me argumente historike, etnike dhe kulturore që ndërlidhen me Kosovën
e dymilionë shqiptarëve që i kanë bërë ballë gjatë shekujve uraganit sllav.
Dardania e lashtë, Instalimi i serbëve në Kosovë, Dy betejat në Fushën e
Mjellmave, Konferenca e Londrës – gjeneratore e krizës kosovare, Kosova e
Konstancës (1932), Tito, autonomina dhe pastrimet etnike të Millosheviqit,
Rruga e gjatë drejt pavarësisë, janë disa nga mestitujt e këtij studimi
historik. Pason një intervistë e Dr. Ibrahim Makollit me titullin “Serbia mos
t’iu krijojë probleme mërgimtarëve”, ku bëhet fjalë mbi problemet e
mërgimtarëve tanë që lindin qysh në hyrjen e tyre në kufirin e Serbisë dhe deri
me rastin e hyrjes në territorin e Kosovës: “Në shumë raste mërgimtarëve iu
është kërkuar të paguajnë para me qëllim që të kalojnë më lehtë apo më shpejt
kufirin”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ministri i
Diasporës, Ibrahim Makolli, duke shtuar se "shpreson që këto probleme do
të zgjidhen në kuadër të marrëveshjeve që Kosova ka arritur me Serbinë. (Bota
Sot, 18.05.2013).
Në
vazhdim jepet një informatë lidhur me Rumaninë që theu rekordin botëror duke
hyrë në librin Guinness me flamurin më të madh në botë. Flamuri, me përmasa 349
dhe 227 metra dhe me peshë prej 5 tonësh, është shtrirë në shtatë hektarë tokë,
në jug të Bukureshtit (27 maj 2013). Ngjarja është transmetuar drejtpërdrejt në
televizionin kombëtar. Kryeministri rumun, Victor Ponta, dhe anëtarë të tjerë
të qeverisë kanë ndjekur nga afër ngjarjen e së hënës. Puna për flamurin
gjigand thuhet të ketë nisur para dy muajve. Jack Brockbank, nga Libri
Guinness, ka konfirmuar se ky është flamuri më i madh në botë. Rekordin e
mëparshëm për këtë e ka mbajtur Libani. Në kuadrin e rubrikës “Shqipëria
turistike” Shqiptari i Bukureshtit jep në gjuhën gjermane një intervistë të
Nina May që ia ka marrë ambasadorit të Shqipërsië në Bukuresht, Sami Shiba.
Zoti Shiba ka botuar edhe disa intervista e artikuj tjerë të rëndësishëm për
Shqipërinë në gjuhën rumune dhe atë angleze. Të gjitha shkrimet e huazuara nga
shtypi i huaj apo ai shqiptar, shoqërohen me burime respektive.
Nikolla Naço dhe Kosova në Samitin
Ekonomik të Bukureshtit
Nga
Kosova vijnë kohëve të fundit në Bukuresht ekspertë fushash të ndryshme. Ndër
ta edhe Liman Asllani që mori pjesë me një delegacion në Samitin Ndërkombëtar
Ekonomik të Rumanisë (9 prill 2013), organizuar nga Elita e Industrialistëve të
Rumanisë, Qendra e Biznesit të „Carpathia“ dhe e mbështetur nga donatorë dhe
institucione rumune. Në këtë samit ishin të pranishëm rreth 400 biznesmenë,
zyrtarë të lartë e senatorë shtetërorë dhe deputetë, jo vetëm nga Rumania, por
edhe nga vende të ndryshme të botës. Delegacioni i AKB-së, ishte i pari nga
Kosova që morri pjesë në një aktivitet me konotacione ekonomike, edhepse ky
shtet akoma nuk e ka njohur Kosovën. Portat e njohjes janë të hapura në sajë të
Qeverisë së re, por për këtë duhet të ketë interesim konkret edhe pala politike
e diplomatike kosovare, për ndërlidhhje konkrete me Kryeministrin, Ministrinë e
Jashtme, Parlamentin dhe Senatin. Sipas një komunikate për shtyp kuptojmë se
delegacioni nga Kosova, konkretisht fjalimi i kryetarit të AKB-së Agim Shahini,
është pritur shumë mirë nga të pranishmit dhe nga dhjetëra folës nga e mbarë
bota, ku është ndërprerë disa herë nga duartrokitjet. Pas nikoqirit, Kosova
ishte e para me fjalim e prezantim me temë: “Kosova mundësi e re për investime”.
Nikoqiri
i samitit, presidenti i Elitës të Industrialistëve të Rumanisë Mihai Nita,
njëherësh edhe kryetar i Qendrës së Biznesit të
Rumanisë, tha se për herë të parë
në një samit madhështor merr pjesë edhe delegacioni nga Kosova, ku të gjithë
diskutojnë rreth bërjes së biznesit në Rumani dhe thellimit të bashkëpunimit me
Kosovën. Qëllimi i këtij samiti është që të gjitha bizneset të mblidhen në
Bukuresht dhe nga këto edhe rezultatet janë pozitive. Bashkimi krijon arritjen
e rezultateve dhe fuqisë dhe të gjithë janë koka e biznesit. Bashkëpunimi
ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, do të sjellë rezultate të dyanshme dhe se në
Kosovë do të nisin investimet rumune. “Ditë më parë është ndërmarr një
iniciativë shumë e rëndësishme për bashkëpunim dhe investime me Kosovën, tashmë
gjërat kanë ndryshuar dhe lëvizur përpara, ku kemi gjetur rrugën e ndryshimeve
e pastaj edhe ato politike. Jemi pionierët e kësaj ngjarje madhore për dy
shtetet”, tha Nita.
Në faqet
e Shqiptarit defilon një shkrim i Istref Haxhillarit mbi romanin “Angelus
Novus” të Bashkim Shehut, i përkthyer në gjuhën rumune nga Kopi Kyçyku. I
njëjti autor (I. Haxhillari) vjen në faqet e revistës me artikullin “Nikolla
Naço në një duel mendimtarësh për Rilindjen Kombëtare”.
Energjik
dhe atdhetar, shqiptar nga fijet e flokut deri në thonjtë e këmbëve, Nikolla
zuri miqësi me bashkatdhtarët e mësuar në Egjipt, të përmasave të Thimi Mitkos
me shokë. Të gjithë bashkë morën përsipër barrën e madhe të përlindjes së
kombit. Mbi këto baza më 1875 formohet në Egjipt shoqëria patriotike
“Vllazëria”, ku Naçua zuri vendin e parë. Historia tashmë e ka pasqyruar
veprimtarinë e shoqërisë dhe dobinë e saj për zgjimin kombëtar. Në Stamboll
Sami Frashëri kishte hartuar një alfabet të gjuhës shqipe mbështetur në gërmat
latine me përzierje edhe të atyre turke e greke. Ndonëse jo fort i
përshtatshëm, ishte më i miri i hartuar nga patriotët deri në atë kohë... Më
1878 po në Stamboll lind “Shoqëria e të shtypurit të shkronjave shqipe”, ku
Naçua mori përsipër financimin e botimit të librave të para në gjuhën amëtare,
përgatitur për shkollat që do të përpiqeshin të çelnin në të ardhmen e
pritshme. Nikolla Naço u bë shpirti i lëvizjes patriotike shqiptare për të
cilën vuri në shërbim të pandërprerë pasurinë, mendjen dhe shpirtin e tij të
madh.”
Pason një
tregim i gjatë të njëjtit autor (I. H.) “Nikolla Naço sa një delegacion”, ku
bën fjalë për intervenimet e Naços në Stamboll për hapje shkollash në gjuhën
shqipe: “Vetë Fatih beu e shoqëroi mysafirin e lartë te dhomat e hotelit,
ndrequr e rregulluar posaçërisht. Afër fundditës së gjatë e të lodhshme, Naçua
zbriti ngadalë shkallët me parmakë të lartë, plasaritur nga kujtime të hershme.
Si njëzet vjet më parë vegoi sërish Aleksia, rumunia e hijshme me kurmin e
derdhur prej perëndeshe. Harresa ra në kurthin e dhimbjes, dallgët e mallit të
pashuar e përmbytën. Duart e trëndafilta, vështrimi i ndezur i gruas së bukur e
mbërthyen si atëhere. Lëngata rëndoi e plumbtë dhe hija e trishtimit u ndeh mbi
ballin e plagosur. Në mesditën e shtyrë të jetës Aleksia i preu rrugën, ngjalli
ëndrrën e venitur të martesës. Ishin gjashtë muaj të nxehtë që nuk i pati
njohur kurrë më parë. Gratë patën hyrë shpesh në jetën e tij, por asnjëra nuk e
robëroi si rumunka me shtatin e derdhur dhe përkëdhelitë e zjarrta.” Dhe më
tej:
“Nikolla
qeshi me frikën e dukshme të beut, maskuar dobët. - Unë jam tregtar zotëri dhe
tregtia ka një rregull të fortë e të përjetshëm në gjithë botën. “Ai që bën
kërkesën kurrë nuk tradhton, tjetri nuk dihet”. Qeshi edhe beu. Logjika e
hekurt e arnautit e qetësoi përfundimisht, dërrmoi ngurrimin e gjatë. U ngrit,
zgjati dorën, e përgëzoi si rrallë herë: - Qenke i zgjuar, efendi. Mua më
pëlqen të merrem vesh me burra të tillë. Nikolla u ngrit, nderoi me përkulje të
lehtë pa ndërruar shprehjen e papërcaktuar si përherë, pastaj i tha beut,
gërmuqur në zyrën e tij të madhe, vetëm dy fjalë: - Faleminderit zotëri. Doli
shoqëruar nga Gjergji dhe hyzmeqarët e zyrës së këshilltarit. Mëngjesin e ditës
së tretë Nikolla korri fitoren përfundimtare. Mori në dorë dekretin perandorak.
Sulltani u jepte lejë të hapnin shkollë në gjuhën e tyre. Jashtë zakonit dhe
natyrës së tij e puthi tri herë me gjithë zemër iradenë, lidhur me fjongo
mëndafshi ngjyrë vjollcë, e vendosi në çantën e lëkurës dhe u
Atdhetarizmi, shoqatat e miqësisë
dhe ekspansionizmi serb kundër Banatës rumune
Pas faqes
së parë me personalitetet importante rumune dhe shqiptare, revista hapet me
artikullin “Formohet shoqata e miqësisë Kosovë-Rumani”, me president Pleurat
Sejdiun dhe me fragmente si: “Kemi nderin të Jua bëjmë të ditur se ish-studentë
të Kosovës, të cilët kanë studiuar në Rumani, së bashku me miq të tyre rumunë
kanë themeluar Shoqatën e Miqësisë ndërmjet këtyre dy shteteve. Edhepse
Shqiptarët
dhanë rëke gjaku, thesarë të arta dhe miliona jetë për të huajt, theksonte
Shqiptari i Naços para 125 vitesh. Në këtë kontekst, në faqet e revistës jepet
një portret kushtuar pronarit të Shtypshkronjës Albania në Konstancë, Mihail
Sotir Xoxe, të cilin e botoi paraprakisht Zemra Shqiptare dhe disa media tjera
në Shqipëri dhe Kosovë. Pason një artikull i Dr. Ibrahim Makolli, “Diaspora ka
një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, huazuar nga Bota sot
(13 qershor 2013). Në vazhdim prezantojmë Branko Manojlovskin e guximshëm,
njeriu që po ringjall ortodoksizmin shqiptar në Maqedoni, një informatë mbi
Konferencën Ministrore për Diasporën në Paris, artikullin e huazuar nga
massmedia rumune, “Tr?da?i de prieteni: Invazia sârbilor în Banatul românesc”
(Të tradhëtuar nga miqtë: Invazioni i serbëve në Banatën rumune), me mestituj
si Një luftë për integrim kombëtar, Republika e Banatës, Rumunët në mëshirë të
serbëve, Serbët i riformulojnë revendikimet etj. Me një fjalë, bëhet fjalë për
shijet paranoike të Serbisë për të gllabëruar trojet rumune të Banatës dhe
Luginës së Timokut. Jo vetëm që s’u ngopën me këto troje që s’i përkisnin, as
gjeografikisht dhe as etnikisht, por më 15 nëntor 1918, serbët marshuan me
trupa edhe në drejtim të Timishoarës, duke inauguruar brenda një intervali prej
dy muaj e gjysmë, një regjim represiv kundër popullatës rumune, derisa
intervenoi faktori ndërkombëtar për t’u zbrapsur.
Në faqet
e Shqiptarit defilojnë edhe interesimet e Rumanisë ndaj Kosovës, që shkojnë
duke u shtuar, sidomos gjatë këtij viti të mbarë kur ka gjasa që pas disa
muajsh, në vjeshtë, qeveria e re ta njohë pavarësinë e shtetit më të ri në
botë. Në këtë drejtim, të interesimeve rumune për Kosovën, më 19 qershor u
mbajt një debat në Fondacionin European Titulescu, me përfaqësues të Ministrisë
së Punëve të Jashtme (sekretarë shteti), presidenti i komisionit të politikës së jashtme nga Senati
(Radu Filip), profesorë, akademikë, njerëz të kulturës etj. Ishte prezent edhe
ambasadori i Shqipërisë, Sami Shiba, ish ambasadori i Rumanisë në Shqipëri dhe
Gheorghe Micu, përfaqësuesi i parë i zyrës rumune në Prishtinë, Gheorghe
Bucura. E vetmja që nuk e nderoi këtë manifestim ishte deputetja Oana Manolescu
që ik si gjarpëri nga manifestimet kushtuar Kosovës, që tallet me buxhetin e
komunitetit shqiptar duke promovuar kultin e personalitetit, e shpallur nga
komuniteti shqiptar si persona non-grata. Moderator në këtë debat ishte ish
kryeministri Adrian Nastase.
Në faqet e kulturës, Shqiptari i korrikut prezanton jehona nga tryeza e miqësisë rumuno-shqiptare me burime të reja lidhur me lansimin e dyfishtë të librave Kosova letrare të Monika Mureshan dhe Gologota kosovare të Fehmi Kelmendit (Bukuresht, 28 Nëntor 2010). Pasojnë faksimile revistash të vjetra rumune me vargje të Rahman Dedajt, Agim Spahiut, Muhamet Kërveshit, Milazim Krasniqit, Agim Malës, prozë të Anton Pashkut, një intervistë e Bajram Krasniqit, të përkthyera nga autori i këtij shkrimi dhe të botuara në revistat Luceafarul dhe Vatra, që nga viti 1974 e këndej. Kaq sa për sot, për këtë tribunë të jashtëzakonshme të diasporës sonë, që transmeton burime të mëdha të miqësisë letrare, të vlerave historike dhe dashurisë patriotike! (bukureshtiim@yahoo.com)