Kulturë
Mustafë Rugova: Në vend të një Skice
E marte, 16.07.2013, 08:00 PM
Në vend
të një Skice
Vetem në At’Dhe gjej qetësinë time të shpirtit
-Vendi im nuk ka hotele të medha, nuk ka as plazhe, as muzikë të zhurmshme, kazino apo mejhane, muze të famshem, teatro e shtëpi baleti, por vendi im ka diçka tjeter që unë ketu kurrë s'kam mund ta gjej; afshin e dheut ku jam rritë-
Nga Mustafë Rugova
Miq dhe
mikesha!
Veç që
s'ka ardhë çasti i nisjes per në Atdhe.
Sa me
padurim po e pres këtë ditë, qe t’i takoj njerezit e mi, ata me te cilet me
lidhin aq shume fije… Mezi po pres të shkoj Atje, të pushoj sadopak, t’i mbush
“bateritë”… të largohem per disa javë nga kjo jetë e zhurmëshme dhe merzitshme
e mërgimit.
Vetem
edhe pak ditë, e unë do ta vizitoj Atdheun tim, vendin tim të paperseritshem të
femijerisë, Kosoven time të shtrenjtë. Sot më kane kape ethet e parapushimit;
ethe që ma kanë ndryshuar ritmin e zemres. Me padurim po e pres diten kur do të
nisem,sepse vetem atje me pushon trupi dhe shpirti më mirë se askund tjeter.
Kam
shkelur me kembe te gjitha metropelt e
Një pamje nga Bjeshket e Rugoves ku është rritur edhe autori i kesaj skice, Mustafa
Por,
megjithate, vetem atje gjej qetesine time te shpirtit, vetem aty gjej rehatine
absolute dhe vetem aty ndihem 100% vetvetja. Sigurisht qe kjo me ben te ndihem
pafundesisht mire.
Miq, Kosova është parajsa ime!