Kulturë
Thani Naqo: I fundmi i fshatit
E hene, 15.07.2013, 07:15 PM
Thani
Naqo
(Sqarim: Kjo baladë zë fill tek Ura e Gjyresit, gusht 2009, ku takova banorin e fundit të këtij fshati, plak 85 vjeçar, me shkop thane e qenin e tij. Fshati rrethuar me pyll ahu, burime e lumë, livadhe e ara, por i braktisur nga të gjithë, përveç atij, që unë quaj Baladë-Dhimbje. Nga kjo baladë u "tor" romani I Fundmi i Shalëgjatëve...)
I fundmi
i fshatit
(baladë)
M’u lutën
“eja” e prapë “eja,
Babush,
nuk ka më kufij”,
Ç’të mirë
në botë unë do të gjeja,
“Me një
këmbë në varr jam, nuk vij”!
Ikën të
gjithë, mbeta fill vetëm,
Korbat
krokëllijnë mbi fshat,
Angullima
e qenit tim të vjetër
I kërkon
të kthehen prapë.
Hallemadhe
botë, më hip të qarit,
M’i morën
nipërit me vete,
Bajluçkat
e mbesave aty mes ballit
Era ua
tund nëpër dete.
Nuk di
nga ikën, vallë, ku janë?
Errësira
ditën mbulon;
Larg kanë
shkuar, erdhën më thanë,
Atje ku
turtulli shtegton.
Gërxhel
mbeta, fill i vetëm,
Korbat
krokëllijnë mbi fshat;
Qeni im,
besniku i vjetër,
Dheun do
më hedhë mbi varr.
(Publikuar
në librin Simfonitë e Stinëve -2009)