Kulturë
Ilir Muharremi: Aktorët dhe personazhet historike
E diele, 14.07.2013, 06:01 PM
Aktorët e
sotëm dhe personazhet historike
Nga Dr. Ilir Muharremi
Aktorët e
sotëm shumë herë jetojnë në mashtrim duke kujtuar se personazhet historike të
cilat i interpretojnë i paraqesin ashtu si ishin në të vërtetë. Derisa i
shfaqin emocionet e tyre, lëvizjet, mendimet, vërehet që ata aspak nuk janë
ndjerë si personazhet historike. Nëse përpiqen ta interpretojnë “Edipin mbret”
të Sofokliut duhet të rikujtojnë se imazhi i tij është i nduarnduartë i jetës
njerëzore dhe i veprimit, që mund të sendërtohet vetëm në pasqyrën e teatrit tragjik. Vërejtja e parë bie mbi
regjisorët, të cilët duhet së paku njëzetë herë ta rilexojnë veprën, e më
pastaj ta shpalosin konceptin. Për ta ringjallur këtë vepër janë të nevojshme
perspektivat e mitit, të ritualeve , hodoneve tradicionale, mënyra e jetesës së
qytetit, zakonet dhe ndjenjat. Aktorët duhet të rizbulojnë këto perspektiva,
nëse dëshirojnë të kuptojnë veprën e , pastaj personazhin. Në thelb drama na
dërgon në analizën e teatrit, mbi të cilin edhe ndërtohet. Nëse shikojmë sot
Edipin rrënjët i ka tek miti dhe rituali. Për ta kuptuar atë duhet të përpiqemi
ta kthejmë vesin e krijimit të iluzioneve të shpikura, të ndjeshmit të
drejtpërdrejtë të veprimit, që përshkohet në teatrin e Sofokliut. Ta lozësh atë
ndjenjë, vrasjen e babait dhe martesën me të ëmën, e pastaj të bësh fëmijë me
atë që të ka lindur. Si mund të interpretohet kjo bindshëm, apo të ndjehet
vërtet aktori ashtu si është ndjerë Edipi. Kjo tejkalon normalen. E aktorët
jetojnë në normalen. Ata për ta luajtur duhet vërtet ta përjetojnë një gjë të
tillë. Si mund ta interpretosh personazhin e Van Goghut, momentin e prerjes së
veshit kur t’i asnjëherë në jetë nuk ke arrit këtë shkallë. Vërtet
interpretimi, falso bëhet majmun ideal i maskimit dhe prezantimit të ndjenjave
të rrejshme. Publiku pranon ngaqë nuk është stërvitë mirë për atë që është duke
e shikuar. Me Prometheun e Eskilit janë marrë shumë mendimtar prej Hesiodit dhe Eskilit te Gëte, Bajroni,
Sheli e deri te Andrë Gidi , secili ndryshe dhe ashtu si u ka konvenuar
kërkesave të kohës së vet. A e luajnë aktorët Prometheun e vërtet të Eskilit?
Mirëpo, përfundimi i mitit është rikonstruktuar sipas burimeve të tjera antike,
sepse fragmentet e ruajtura nuk bëjnë të mundur përcaktimin e drejtë se si
Eskili e ka zgjidhur konfliktin në mes Prometheut dhe Zeusit duket se fundi i
tillë u është përshtatur kërkesave të kohës. Një figurë madhështore si
Prometheu, e cila gjithnjë kapet si hije e shpirtit, e jashtmja ambicioze, por
asnjëherë nuk depërton në shpirtin origjinal të tij. Por, si mund ta luaj
njeriu Prometheun? Dihet që sipas mitit Prometeu krijoi me baltë njeriun e
parë, i cili me kohë, u shumëzua, Qe të mos i linte në mjerim dhe padije, shkoi
te qerrja e zjarrtë e Diellit (Helios), vodhi një shkëndijë të cilën e vuri në
një kallam dhe këtë burim të zjarrit hyjnor ua solli njerëzve. Kjo e bëri
Zeusin të tërbohet nga mëria, dhe të urdhërojë Pushtetin, dhunën dhe Hefestin
ta mbërthejnë Prometheun në një shkëmb në malet e Skithisë në Kaukaz. A duhet
të luhet në formë njerëzore, apo hyjnore? Shpirti i tij hyjnor, asnjëherë nuk
mund të kapet në thellësi. Ngaqë njeriu përpiqet të imitoj, ose të shpjegoj
frymën e Prometheut, duke e ndërtuar mbi udhëzimet e shablloneve të çdo kohe.
Ku është sekreti? Kemi edhe Hamletin e fuqishëm të Shekspirit. Bukuria e
Hamletit, sugjestioni i tij i pafund, do të vazhdojë, pa asnjë dyshim. Shumë
kritikë Hamletin e quajnë si dështim artistik ku nuk shohin unitet në të, madje
as përmbajtje intelektuale. Ndoshta Sheksipiri nuk ka synuar diçka më të
thellë, por vetëm një zbavitje momentale, e cila gjithnjë do të rikujtohet.
Por, edhe po të ekzistonte tashmë Shekspiri, përgjigja e tij sigurisht do të
ishte: “Mund të ju ofroj vetëm një zbavitje absolute skenike”. Hamleti është
përlot ndjenja, prezantohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në rrathë konkretë dhe
të shumanshëm, si princ, si bir dhe si dashnor. Si ta kuptojnë aktorët? Nuk
duhet reduktuar portreti të cilin e ofron Shekspiri, dhe as të thjeshtëzohet
sepse nuk ishte i thjeshtë. Më e rëndësishmja është vdekja e të atit. Ajo ku
duhet të referohemi, të kërkojmë
përgjigje dhe ndihmë është tek
Stanisllavski i cili njëmend është marr me problemin e aktorit në raport me
personazhin historik si dhe aktual.
Sipas tij, duhet të dimë si ta përmbajmë dhe si ta drejtojmë rolin. Në
artin e aktorit është i nevojshëm krijimi i pareshtur subkoshient. “Të krijosh
gjithmonë subkoshiencën dhe të inspirohesh, nuk është e mundshme. Gjeni të
tillë nuk ka. Për këtë arsye arti ynë kërkon vetëm që të përgatitim terrenin
për krijime subkoshiente të tilla”. (Stanisllavski “Sistemi”, Prishtinë, 1984,
fq: 33,34). Mirëpo, së pari duhet të krijohet koshienca mbi vërtetësinë. Dhe,
kjo është mënyrë më e mira për të krijuar dhe përshtatur terrenin për
shpërfaqjen e subkoshiencës dhe të inspirimit. Nëse aktorët përpiqen të
përjetojnë role historike, atëherë njëmend origjinaliteti i shpirtit, nuk do të
na vije si një fantazmë vlerash. Por, arsye e realitetit të personazhit , dhe
frymëmarrja do rilindet. Stanisllavski, e shpjegon se mënyra koshiente dhe
vërtetësia krijon të vërtetën, pastaj nga e vërteta