Kulturë
Ali Jasiqi: Ajo dhe ai
E merkure, 10.07.2013, 07:24 PM
Prozë
poetike
AJO DHE AI
Nga Ali D. Jasiqi
Ajo e lau
fytyrën dhe pasi i fshiu me shami u ulën në rrasen e gurit pranë burimit dhe me një guri të vogël i ra tri herë rasës.
Ai e mori
si shenjë për te. E nxori pasqyrën nga xhepi , u shikua njëherë se si po dukej
pasta ia ktheu diellit. Reflektimi rrezeve të diellin ra mbi fytyrën e vajzës.
Drita, që kishte renë në sytë e saj i bënte ato të zeza, të shkëlqyeshme.
Vajza e
nxori krehrin, u kreh e pastaj i hodhi flokët e gjata pas shpinë. E ngriti dorën dhe i dha shenjë
djaloshit.
Edhe ai
ia bëri me dorë që të takoheshin pas bregut dhe u
Vajza eci
andej kah shkoi ai.
Lozët e
boronicës u paluan, kurse hermoqi i bredhit shtrëngohej që të mos binte mbi
trupat pa të veshje të poshtme që
rrinin njeri mbi tjetrin.
-Për
këso punësh behën gjaqe – tha vajza.
-Janë bërë dikur – ia kthej djaloshi dhe me gojën e tij ia ndali frymën për një kohë.