E shtune, 27.04.2024, 12:32 PM (GMT+1)

Kulturë

Tryeza e miqësisë rumuno-shqiptare

E shtune, 06.07.2013, 02:47 PM


JEHONA NGA TRYEZA E MIQËSISË RUMUNO-SHQIPTARE

(Burime të reja lidhur me lansimin e dyfishtë të librave Kosova letrare të Monika Mureshan dhe Gologota kosovare të Fehmi Kelmendit – Bukuresht, 28 Nëntor 2010)

Mihai Antonescu, poet dher prozator: Dua të them edhe unë dy fjalë për poeteshën dhe miken tonë, Monika Mureshan. Jemi katër këtu që në mënyrë speciale preokupohemi për poezinë shqipe: Lucian Gruia, unë, Victoria Milescu dhe Monica Mure?an, pa e harruar zotin Marius Chelaru nga Jashi, njeriu që është preokupuar në mënyrë direkte me librat e sivëllezërve tanë shqiptarë. Monica Mureshan, të cilën e kremtojmë sot, është jo vetëm një poeteshë e talentuar, por edhe një analist fort i mirë letrar. Ajo din të deshifrojë kauzistikën, madje tejmatanë përkthimeve të Baki Ymerit, dhe të ndjejë autorin – përmbi tekstin e përkthyer, duke ia dhënë dukjen/apo/pamjen e atij që lexon dhe e përvetëson. Dhe shprehet si e tillë. Këtë e bën Monika jonë në librin e saj, dhe e bën fort mirë... Duket se është vepra e parë integrale që del në këto kondita, duke lënë mënjanë revistat në të cilat kemi botuar së bashku, por si libër, ajo dhe Victoria Milescu janë dy autorë që shkojnë përpara të tjerëve në aspketin e deshifrimit të përkthimeve të Baki Ymerit nga poezia shqipe. Ato kanë ndjerë thellësisht shkrimet e autorëve shqiptarë, prezentë edhe në këtë libër. Unë do të ishta tejet i lumtur të dëgjoj se këto libra do të arrijnë edhe në Prishtinë dhe kahmos. Që të dihet se në Rumani troket një zemër kosovare e shqiptare, dhe se ne jemi gjithmonë afër njëri-tjetrit, këtu e në përjetësi.

Lucian Gruia, poet dhe prozator:  Impresionet nga leximi i publikuar nga Monika Mureshan kushtuar poetëve shqiptarë, të rikënduar kohëve të fundit përmes mundit dhe përkushtimit të të palodhurit Baki Ymeri, kanë qenë të tubuara në vëllimin Kosova letrare, botuar nga Editura Rafet më 2010, me një parathënie të Marius Chelaru. (...) Meqë shkrimtarët shqiptarë të recensionuar nuk ishin aq të njohur në Rumani, Monika Mureshan i prezanton edhe përmes disa burimeve biografike të nevojshme, para se t’i analizojë stilistikisht. Ajo nxjerr në pah disa veti të përbashkëta të poetëve që vijnë te ne nga zona e Kosovës: trishtimin që rezulton nga ideali kombëtar ende i pazgjidhur, pesha e ekspresionit, qëndrimi qytetar, luhatja ndëmjet planit real dhe atij fantastik, mahnitja përballë mrekullive të natyrës, kultivimi i poezisë së dashurisë. Është karakteristik fakti i rigjetjes së këtyre temave të ndjeshme, qofshin madje në konstrukcione të mëdha lirike, sot kur praktikohet, edhe te ne, në përmasa të mëdha, një poezi postmoderniste pornografike apo shpartalluese, që e zbeh çdo subjekt të shenjtë, që nga Atdheu e deri te Zoti. Monika Mureshan analizon me hollësi tekstet e poetëve të recensuar, duke relievuar edhe karakteristikat e veçanta stilistike. Janë të analizuar poetët: Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim Kadriu, Ibrahim Berisha, Sabile Keçmezi-Basha, Basri Çapriqi, Nexhat Rexha, Hysen Këqiku, Adem Zaplluzha, Skënder Sherifi, Nuri Plaku dhe Wilhelme Vranari Haxhiraj nga Shqipëria, Sorin Arb?na? dhe Baki Ymeri nga Rumania.

Nga ato që ka thënë Monika, desha të shtoj një aspekt të vetëm relevant. Filozofi rumun Constantin Am?riu?ei theksonte se Eminesku ilustron në letërsinë rumune modelin/prototipin e trimit të ri. Jo vetëm në poezitë ku ky paraqitet si personazh, por edhe në ato ku mungon. Në këtë të fundit, atmosfera është trimëruese, natyra gjigantike, shkëmbinjtë të madhërishëm, kodrinat e pambarim, prej ari e argjendi, krojet e kulluara duke shungulluar. Poetët nga Kosova, falë mospërmbushjes së idealit kombëtar, ilustrojnë tipin e mërgimtarit nga vendi i vet, tipin e të tëhuajësuarit. Sali Bashota ka një vëllim të titulluar, madje, Ekzili i shpirtit. Prej këtu rrjedh trishtimi i pashmangshëm dhe pesha granitore e tonit të tyre. Te këta poetë nuk kam hasur asnjë gjurmë humori (me përjashtim të optimistit Baki Ymeri). Poetët shqiptarë të zonës së Kosovës janë të rëndë, solemnë dhe melankolikë. Situata e kësaj zone shëmbëllen në një farë mase me atë të Basarabisë sonë. Përmes faktit se shkrimtarët dhe artistët basarabas janë të botuar te ne dhe shumë nga ta prezentë në evenimentet kulturore të këtushme, ata e kanë për atdhe Rumaninë spirituale. Përmes përkthimeve të Baki Ymerit, edhe poetët shqiptarë e kanë përfituar Rumaninë e tyre.

Florentin Popescu, poet, prozator dhe editor:  Është një hapje e trupës: Baki Ymeri ka përkthyer edhe poetë që janë këtu përballë. Pra, kemi në të një mesazher kulturor dhe një propagandist në kuptimin fisnik të fjalës propaganduese të kulturës. Nuk kanë të gjithë popujt një shpirt të këtillë të patriotizmit të zjarrtë, dhe shumëkush do të dëshironte të ketë një përkthyes të këtillë të jashtëzakonshëm. Në anën tjetër, ne rumunët e këtushëm, të kësaj tryeze (dhe të tjerët që nuk janë këtu), përmes Viktoria Mileskut, Monika Mureshanit, Mihai Antoneskut, Marius Qelarut..., kemi do lexues që shfletojnë me shumë gëzim, me shumë kënaqësi, dhe në përkufizim të mundësive shkruajnë edhe për poezinë shqipe. Ju përgëzoj që keni patur kënaqësinë të takoheni me ne, dhe të shpresojmë se takime të këtilla do të mbahen edhe në ardhmëri. Të shpresojmë se dita e sotme është një fillim i mirë, një nisje e mbarë e një fati të përbashkët.

Nicolae Iordan-Constantinescu (President i Fundacionit Paneuropa): Është një traditë e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe e Redaksisë së Revistës Shqiptari, për të organizuar takime periodike ndërmjet shkrimtarëve nga Rumania, Kosova dhe Shqipëria, që janë miq dhe veprimtarë për zhvillimin e relacioneve të farefisnisë historike, letrare dhe kulturore. Kësaj here, rasti iu dha lansimit të përkthimit në gjuhën rumune të vëllimit Golgota kosovare e poetit Fehmi Kelmendi, aktualisht rezident në Zvicër, si dhe e librit Kosova letrare të poeteshës Monika Mureshan. Me siguri, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa kontributin dhe aktivitetin e palodhur të zt. Baki Ymeri, poet dhe përkthyes që përmes përkthimeve të tij të frymëzuara e lehtëson njohjen reciproke të këtyre dy letërsive.

Tiberius Puiu (Drejtor i Revistës Shqiptari): Sa i përket çështjes së Kosovës, publiku i gjerë rumun gjatë kohë ka qenë i mashtruar. Idetë e gabuara, jorealiste, që bazohen mbi gënjeshtra dhe krahasime të papërshtatshme, kanë një shpërndarje tejet të madhe në Rumani, dhe kanë arritur madje, të influencojnë edhe pozitat e organeve zyrtare (...). Kosova është për shqiptarët ajo që është Moldova (Basarabia) për rumunët. Nuk kemi këtu mundësinë për të analizuar në hollësi fenomenet e këtyre dy zonave, por mesazhi im do të prezantonte interesim për ata që merren me fatin e rumunëve të kudondodhur. Cili është krahasimi ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Moldovës? Në kohën kur komunistët rumunë e kanë tradhëtuar Basarabinë në favor të patronëve sovjetikë, komunistët shqiptarë e kanë tradhëtuar Kosovën në favor të patronëve jugosllavë. Mëkat që, përveç kësaj tryeze të miqësisë dhe librave të përkthyer nga gjuha shqipe, prezente edhe në shtypin rumun të tirazhit të madh, e vërteta për Kosovën ende nuk ka depërtuar në dritën e së vërtetës historike...

Jehona nga shtypi rumun:

Lucian Gruia:  Monica Mure?an, Kosova leltrare,

Vatra veche, Viti III, Nr. 3 (fq.25), Mars 2011

Përmes mundit dhe përkushimit të palodhshëm të Baki Ymerit, poetë të panumërt shqiptarë janë përkthyer në gjuhën rumune. Për librat e tyre kanë shkruar me admirim: Marius Chelaru, Mihai Antonescu, Victor Sterom, Florentin Popescu, Monica Mure?an etj. Vëllimi i i kësaj të fundit (Kosova letrare) hapet me një parathënie të shënuar nga Marius Chelaru, pas së cilës pason fjala e autores, lënda e librit dhe fjala e përkthyesit. Kjo vepër ka dy kapituj, Kosova letrare dhe Poetë nga Shqipëria dhe Rumania. Kapitulli i parë përfshin 11 poetë të lindur në Kosovë, njëri nga ta i vendosur në Belgjikë, kurse dy tjerë duke ardhur nga troje tjera shqiptare, aktualisht të vendosur në Rumani.

Meqë shkrimtarët shqiptarë nuk kanë qenë deri tani të njohur në Rumani, Monika Mureshan i prezanton edhe me disa burime biografike të nevojshme, para se t’i reket analizës stilistike të tyre. Recenzentja observon disa veti të përbashkëta të poetëve nga Kosova: shqetsimi si pasojë e mospërmbyshjes së idealit kombëtar, pesha e shprehjes, qëndrimi civik, luhatja ndërmjet planit real dhe atij fantastik, mahnitja ndaj mrekullive të natyrës, kultivimi i poezisë së dashurisë. (...) Autorja analizon në hollësi tekstet e poetëve të recensuar, duke nxjerrë në pah edhe karakteristikat e tyre partikulare* stilistike.

Lirika e Sali Bashotës pulson ndërmjet reales dhe fantastike, trishtimit dhe dramatizmit, tonit të rëndë dhe melankolisë. (...) Piktorja dhe poetesha Miradije Ramiqi transmeton «gjestin për të përfshirë në kornizë botën përmes artit» mbi sfondin e kulluar të ngjyrës së bardhë. Poezitë e Ibrahim Kadriut janë një radiografi e mirëfilltë sociale, «fotograma» lirike të pajisura me epitete të rralla, ku manifestohet një diversitet tematik ciklik, në të cilat paraprijnë virtytet morale. Esesiti Ibrahim Berisha na përgëzon me mahnitjen për të ekzistuar me lulëzimin e poezisë së tij të dashurisë. Për Basri Çapriqin poezia është një ritual, një portë e padukshme e syrit të rëndomtë. Ajo hapet vetëm për syrin e brendshëm, një pasqyrë ku reflektohet bota reale dhe ajo imagjinare.

Toni profetik i vargjeve të Nexhat Rexhës buron nga ripërjetimi i një të shkuare të shkëlqyer. Për Hysen Këqikun lulishtja e Hesperideve me molla të arta është vendlindja bregdetare e fëmijërisë. Adem Zaplluzha vjen drejt nesh me shpirtin në pëllëmbë. Vargjet e tij citadine/qytetare, janë si një ujë i kulluar që ka efekt terapeutik. Skënder Sherifin e joshin femrat e famshme, me të cilat imagjinon sqena pikante dhe pasionale. Nuri Plaku adhuron paradoksin, duke u luhatur ndërmjet konkretes dhe fantastikes. (…) Një përfytyrim të veçantë e të fuqishëm ia transmeton dashurisë, duke e imagjinuar Adamin duke shkulur brinjën e tij për të krijuar Evën. Vargjet e poeteshës Vilhelme Vranari Haxhiraj realizojnë një dialog poet-natyrë, mbi kordhat e dashurisë.

Sorin Arbënashi (Arb?na?, nga Rumânia) e përkujton një botë nga e cila është mërguar. E ndjen veten si një «nomad astral» apo një mëgimtar i yjëzuar. Ndërsa Baki Ymeri duket si një fëmijë dhe një i dashuruar i përhershëm, gjithmonë optimist, «pasardhës i Don Kishotit, por i aftë për t’i përvetësuar mullinjtë e erës», një «pëllumb i paqes», qytetar i dy vendeve.

_______

*partikulare – personale, vetjake, private

Florentin Popescu: Prezenca letrare në Bukuresht,

Climate Literare, nr. 39, shkurt, 2011, fq. 4-5

Edhepse propaguesit e kulturës shqiptare në Rumani nuk janë shumë në momentin aktual (memzi që mund të numërohen në gishtërinj!), kemi të gjitha argumentet për të pohuar se viteve të fundit ekziston një rrymë e vërtetë sa i përket botimit të shkrimtarëve shqiptarë nga ky vend me pasuri të hatashme shpirtërore, me poetë që zënë një vend të rëndësishëm.  Falë përpjekjeve të një poeti (qofshin ato edhe materiale!), falë Baki Ymerit, krijuesit letrarë nga Kosova kanë gëzuar dhe gëzojnë një prezencë gjithnjë e më të shquar te ne. Paralelisht (apo nëse doni, konkomitent) me këto botime, gjithnjë e më shumë sivëllezër të penës nga Kosova, kanë dëshmuar dhe dëshmojnë se kanë me se të mburren sa i përket njohjes dhe afirmimit të letërsisë që krijohet në atë zonë të prekur nga shtrëngatat e historisë.

Kështu, poetët dhe prozatorët e gjeneratës së mesme biologjike (Marius Chelaru, Mihai Antonescu, Monica Mure?an, pse jo dhe unë), kemi patur rastin, falë po atij poeti dhe përkthyesi të zellshëm dhe fisnik, që është Baki Ymeri, të familiarozohen me krijimtarinë e shqiptarëve të Kosovës, si përmes leximit të tyre, po aq edhe përmes dhuntisë së disa lansimeve të librave të tyre në Bukuresht, në prezencë të autorëve shqiptarë. Në dy manifestime të këtilla kam patur rastin të marr pjesë dhe unë, duke qenë i ftuar të prezantoj vëllime të shënuara nga Sali Bashota dhe Jeton Kelmendi. Përshtypjet e atëhershme dëshmojnë se autorët nga një vend i vogël, krijojnë një poezi të madhe. Janë këto impresione që më kanë mbetur të pandryshueshme edhe sot në kujtesë, gjë që justifikohet edhe nëpërmjet recensioneve të shumta që janë botuar në Bukuresht e provincë, në libra dhe revista të ndryshme.

Dhe ja tani, na jepet edhe një fakt i ri, qoftë i rastësishëm, me tekste dhe autorë nga Kosova, që për kolegen tonë shkrimtare, poete dhe publiciste, Monika Mureshan, kanë krijuar një «subjekt hulumtimi» apo investigimi të hollësishëm. Para nesh kemi objektin e disa studimeve dhe lekturimeve të thella për më shumë shkrimtarë kosovarë, që i ka recensuar nëpër revista kulturore, kurse tani i ka tubuar komentimet e saj në një vepër të titulluar Kosova letrare, me teskte bilinguale, rumanisht dhe shqip, në idenë se vëllimi respektiv do të gjejë lexuesin e vet, jo vetëm në Rumani, por edhe në vendlindjen e poetëve të komentuar. Përmbledhja respektive, e botuar në Editurën Rafet, në Rëmniku Sërat (2010), dhe e botuar me përkrahje të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, përfaqëson, pa kurrfarë dyshimi, një nga ato evenimente letrare që nuk mund të harrohen. Është një oportunitet i botimit të saj në kontekstin aktual (jo vetëm kulturor, por edhe social dhe politik), në kohën kur armët kanë heshtur në Kosovë, dhe kur sivëllezërit tanë të atjeshëm, janë gjithnjë e më të vendosur për afirmimin e identitetit dhe vlerave të tyre.

Zonja Monika Mureshan, e akredituar si poete dhe prozatore (ka botuar pesë vëllime me vargje, një me prozë Shkencore Fantastike dhe një tjetër me intervista), pa u specializuar në fushë të kritikës dhe historisë letrare, ka arritur, siç vetë dëshmon, në «përshkrimin» e veprave mbi të cilat ka përqëndruar vëmendjen, «emocionalisht, subjektivisht dhe pasionalisht».  Kjo dëshmi, që mund të merret dhe interpretohet edhe si një avertisment drejtuar lexuesit, apo si një «captatio benevolentiae», nuk e zvoglon me asgjë interesin e lekturës, por, do të thoja, përkundrazi, e shton, apo smadhon. Në sfond, dalja nga tiparet dhe kanonet me të cilat na janë bërë të zakonshëm krejt recenzentët, është një gjest salutar (përshëndetës) dhe dobiprurës, aq kohë sa autorja nuk bie në grackat e mëkatit denigrues dhe minimalizues, dhe as në atë të lavdërimeve superlative.

E ekuilibruar në gjykime, duke kërkuar gjithandej të zbulojë dhe nxjerrë në dritë origjinalitetin e atij që e komenton, zonja Monika Mureshan ka ndërmarrë një përçapje kritike nga ideja se, autorët duke qenë pak apo aspak të njohur publikut të huaj,  poetëve kosovarë duhet t’u qëndiset një portret sa më të saktë konform mundësive. «Një nga karakteristikat e pozisë shqipe – thot autorja – është nxjerrja në pah e ideve, e horizontit të jetës së hapur me gjerësi në drejtim të emocionit krijues, me leitmotivin e auto-respektit dhe respektit të vlerave në një hapsirë të hapur emicionalisht, subjektivisht dhe pasionalisht, falë një kapaciteti refleksiv-filozofik».

Kështu kundruar gjërat, autorja e strukturon vëllimin në dy kapituj të gjerë: Kosova letrare dhe Poetë nga Shqipëria dhe Rumania (këta të fundit duke iu përshtatur «tematikisht» dhe shpirtërisht idesë zotëruese të librit). Shkruaja më lart se zonja Monika Mureshan është një poete dhe, për pasojë, nuk duhet të na mahnisë fakti kur zbulojmë se secilit teksti i jep nga një titull origjinal : «Sali Bashota dhe ekzili i shpirtit», «Miradije Ramiqi duke kyçur në kornizë ngjyrën e dashurisë», «Ibrahim Kadriu dhe drita vegimtare e poezisë shqipe», «Basri Çapriqi – një strumbullar ideshë», «Nexhat Rexha dhe poezia e artë e poezisë shqipe», «Me Adem Zaplluzhën kur mitet vajtojnë» etj.

Impresionuese, por edhe deskriptive, e kosntruktuar mbi argumente të mbështetura me citate reprezentative (dhe këtu vlen të theksohet se zonja Monika Mureshan ka një përvojë shkencore të seleksionimit dhe të shkëputjes së fragmenteve për komentim), kritika e këtij vëllimi është në një përmasë të barabartë me përmbajtjen dhe depërtimin në një univers poetik të veçantë që ndërlidhet me nxitjen dhe origjinalitetin polivalent të «temave» dhe ideve nga shkrimet e secilit autor të nënshtruar analizës. «Këta poetë – nënvizon me të drejtë zt. Marius Qelaru, parathënësi i përmbledhjes – kanë prurë në gjuhën rumune jo vetëm krijimet personale, por secili (autor) në mënyrën e tij, na ka hapur një dritare edhe ndaj asaj se çka don të thotë Kosova, jo vetëm në letërsi, por në të gjitha pikëshikimet. Ngase, ata nuk shkruajnë vetëm për përjetimet e veta, por (shumë nga ta duke qenë të implikuar në aktivitete qytetare, politike, udhëheqëse etj.) flasin edhe për konfliktet që e kanë munduar këtë zonë kohëve të fundit, për problemet sociale, për jetën e ditëpërditshme në vendin e vet. Është një mozaik interesant jo vetëm për personalitete, për vizione letrare, por edhe për reflektimet e një bote nga e cila vijnë.»

BOX

Organizuar nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari, më 28 tetor 2010, në restorantin "Boema 33" që ndodhet në zemër të Bukureshtit, në prezencë të një numri të madh intelektualësh rumunë dhe shqiptarë, poetë, eseistë, diplomatë dhe kuadro shkencore, dashamirë të mëdhenj të Kosovës dhe kulturës shqiptare, u mbajt Tryeza e  pestë e miqësisë së Kosovës me Rumaninë, me të cilin rast u promovuan librat "Golgota kosovare" e Fehmi Kelmendit nga Zvicra dhe "Kosova letrare" e Monika Mureshanit nga Bukureshti. Vendosëm t’ia transmetojmë shtypit këto burime të reja (të përkthyera nga rumanishtja), për t’ia bërë më dije një klani minor të xhelozisë ballkanike, që ende s’e ka kuptuar rëndësinë e afirmimit të Kosovës në gjuhë të huaja. (B. Y.)

 

Nga e majta, Xhelku Maksuti, Doina e tij dhe poetesha Viorela Codreanu Tiron

Moment nga lansimi i Kosoves letrare ne Bukuresht

Mihai Antonesku duke bërë fjalë për vlerat letrare të Golgotës kosovare

Kosova letrare

Fehmi Kelmendi në banesën e B.-Y në Bukuresht (2012)



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora