| E shtune, 06.07.2013, 02:47 PM |
JEHONA NGA TRYEZA E MIQËSISË RUMUNO-SHQIPTARE
(Burime të reja lidhur me lansimin e dyfishtë të
librave Kosova letrare të Monika Mureshan dhe Gologota kosovare të Fehmi
Kelmendit – Bukuresht, 28 Nëntor 2010)
Mihai Antonescu, poet dher prozator: Dua të them edhe unë dy fjalë për poeteshën dhe
miken tonë, Monika Mureshan. Jemi katër këtu që në mënyrë speciale preokupohemi
për poezinë shqipe: Lucian Gruia, unë, Victoria Milescu dhe Monica Mure?an, pa
e harruar zotin Marius Chelaru nga Jashi, njeriu që është preokupuar në mënyrë
direkte me librat e sivëllezërve tanë shqiptarë. Monica Mureshan, të cilën e
kremtojmë sot, është jo vetëm një poeteshë e talentuar, por edhe një analist
fort i mirë letrar. Ajo din të deshifrojë kauzistikën, madje tejmatanë
përkthimeve të Baki Ymerit, dhe të ndjejë autorin – përmbi tekstin e përkthyer,
duke ia dhënë dukjen/apo/pamjen e atij që lexon dhe e përvetëson. Dhe shprehet
si e tillë. Këtë e bën Monika jonë në librin e saj, dhe e bën
Lucian Gruia, poet dhe prozator: Impresionet
nga leximi i publikuar nga Monika Mureshan kushtuar poetëve shqiptarë, të
rikënduar kohëve të fundit përmes mundit dhe përkushtimit të të palodhurit Baki
Ymeri, kanë qenë të tubuara në vëllimin Kosova letrare, botuar nga
Editura Rafet më 2010, me një parathënie të Marius Chelaru. (...) Meqë
shkrimtarët shqiptarë të recensionuar nuk ishin aq të njohur në Rumani, Monika
Mureshan i prezanton edhe përmes disa burimeve biografike të nevojshme, para se
t’i analizojë stilistikisht. Ajo nxjerr në pah disa veti të përbashkëta të
poetëve që vijnë te ne nga zona e Kosovës: trishtimin që rezulton nga ideali
kombëtar ende i pazgjidhur, pesha e ekspresionit, qëndrimi qytetar, luhatja
ndëmjet planit real dhe atij fantastik, mahnitja përballë mrekullive të
natyrës, kultivimi i poezisë së dashurisë. Është karakteristik fakti i
rigjetjes së këtyre temave të ndjeshme, qofshin madje në konstrukcione të mëdha
lirike, sot kur praktikohet, edhe te ne, në përmasa të mëdha, një poezi
postmoderniste pornografike apo shpartalluese, që e zbeh çdo subjekt të
shenjtë, që nga Atdheu e deri te Zoti. Monika Mureshan analizon me hollësi
tekstet e poetëve të recensuar, duke relievuar edhe karakteristikat e veçanta
stilistike. Janë të analizuar poetët: Sali Bashota, Miradije Ramiqi, Ibrahim
Kadriu, Ibrahim Berisha, Sabile Keçmezi-Basha, Basri Çapriqi, Nexhat Rexha,
Hysen Këqiku, Adem Zaplluzha, Skënder Sherifi, Nuri Plaku dhe Wilhelme Vranari
Haxhiraj nga Shqipëria, Sorin Arb?na?
dhe Baki Ymeri nga Rumania.
Nga ato që ka thënë
Monika, desha të shtoj një aspekt të vetëm relevant. Filozofi rumun Constantin
Am?riu?ei theksonte se Eminesku ilustron në letërsinë rumune modelin/prototipin
e trimit të ri. Jo vetëm në poezitë ku ky paraqitet si personazh, por edhe në
ato ku mungon. Në këtë të fundit, atmosfera është trimëruese, natyra
gjigantike, shkëmbinjtë të madhërishëm, kodrinat e pambarim, prej ari e
argjendi, krojet e kulluara duke shungulluar. Poetët nga Kosova, falë
mospërmbushjes së idealit kombëtar, ilustrojnë tipin e mërgimtarit nga vendi i
vet, tipin e të tëhuajësuarit. Sali Bashota ka një vëllim të titulluar, madje, Ekzili
i shpirtit. Prej këtu rrjedh trishtimi i pashmangshëm dhe pesha granitore e
tonit të tyre. Te këta poetë nuk kam hasur asnjë gjurmë humori (me përjashtim
të optimistit Baki Ymeri). Poetët shqiptarë të zonës së Kosovës janë të rëndë,
solemnë dhe melankolikë. Situata e kësaj zone shëmbëllen në një farë mase me
atë të Basarabisë sonë. Përmes faktit se shkrimtarët dhe artistët basarabas
janë të botuar te ne dhe shumë nga ta prezentë në evenimentet kulturore të
këtushme, ata e kanë për atdhe Rumaninë spirituale. Përmes përkthimeve të Baki
Ymerit, edhe poetët shqiptarë e kanë përfituar Rumaninë e tyre.
Florentin Popescu, poet, prozator dhe editor: Është një hapje e trupës: Baki Ymeri ka
përkthyer edhe poetë që janë këtu përballë. Pra, kemi në të një mesazher
kulturor dhe një propagandist në kuptimin fisnik të fjalës propaganduese të kulturës.
Nuk kanë të gjithë popujt një shpirt të këtillë të patriotizmit të zjarrtë, dhe
shumëkush do të dëshironte të ketë një përkthyes të këtillë të jashtëzakonshëm.
Në anën tjetër, ne rumunët e këtushëm, të kësaj tryeze (dhe të tjerët që nuk
janë këtu), përmes Viktoria Mileskut, Monika Mureshanit, Mihai Antoneskut,
Marius Qelarut..., kemi do lexues që shfletojnë me shumë gëzim, me shumë
kënaqësi, dhe në përkufizim të mundësive shkruajnë edhe për poezinë shqipe. Ju
përgëzoj që keni patur kënaqësinë të takoheni me ne, dhe të shpresojmë se takime
të këtilla do të mbahen edhe në ardhmëri. Të shpresojmë se dita e sotme është
një fillim i mirë, një nisje e mbarë e një fati të përbashkët.
Nicolae
Iordan-Constantinescu (President i Fundacionit Paneuropa): Është një
traditë e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe e Redaksisë së
Revistës Shqiptari, për të organizuar takime periodike ndërmjet shkrimtarëve
nga Rumania, Kosova dhe Shqipëria, që janë miq dhe veprimtarë për zhvillimin e
relacioneve të farefisnisë historike, letrare dhe kulturore. Kësaj here, rasti
iu dha lansimit të përkthimit në gjuhën rumune të vëllimit Golgota kosovare
e poetit Fehmi Kelmendi, aktualisht rezident në Zvicër, si dhe e librit Kosova
letrare të poeteshës Monika Mureshan. Me siguri, e gjithë kjo nuk do të
ishte e mundur pa kontributin dhe aktivitetin e palodhur të zt. Baki Ymeri,
poet dhe përkthyes që përmes përkthimeve të tij të frymëzuara e lehtëson
njohjen reciproke të këtyre dy letërsive.
Tiberius Puiu (Drejtor i Revistës Shqiptari): Sa i përket
çështjes së Kosovës, publiku i gjerë rumun gjatë kohë ka qenë i mashtruar.
Idetë e gabuara, jorealiste, që bazohen mbi gënjeshtra dhe krahasime të
papërshtatshme, kanë një shpërndarje tejet të madhe në Rumani, dhe kanë arritur
madje, të influencojnë edhe pozitat e organeve zyrtare (...). Kosova është për
shqiptarët ajo që është
Jehona nga shtypi rumun:
Lucian Gruia: Monica Mure?an, Kosova leltrare,
Vatra veche, Viti III, Nr. 3 (fq.25), Mars 2011
Përmes mundit dhe përkushimit të palodhshëm
të Baki Ymerit, poetë të panumërt shqiptarë janë përkthyer në gjuhën rumune.
Për librat e tyre kanë shkruar me admirim: Marius Chelaru, Mihai Antonescu, Victor Sterom, Florentin Popescu,
Monica Mure?an etj. Vëllimi i i kësaj të fundit (Kosova letrare) hapet
me një parathënie të shënuar nga Marius Chelaru, pas së cilës pason fjala e
autores, lënda e librit dhe fjala e përkthyesit. Kjo vepër ka dy kapituj, Kosova
letrare dhe Poetë nga Shqipëria dhe Rumania. Kapitulli i parë
përfshin 11 poetë të lindur në Kosovë, njëri nga ta i vendosur në Belgjikë,
kurse dy tjerë duke ardhur nga troje tjera shqiptare, aktualisht të vendosur në
Rumani.
Meqë shkrimtarët
shqiptarë nuk kanë qenë deri tani të njohur në Rumani, Monika Mureshan i
prezanton edhe me disa burime biografike të nevojshme, para se t’i reket
analizës stilistike të tyre. Recenzentja observon disa veti të përbashkëta të
poetëve nga Kosova: shqetsimi si pasojë e mospërmbyshjes së idealit kombëtar,
pesha e shprehjes, qëndrimi civik, luhatja ndërmjet planit real dhe atij
fantastik, mahnitja ndaj mrekullive të natyrës, kultivimi i poezisë së
dashurisë. (...) Autorja analizon në hollësi tekstet e poetëve të recensuar,
duke nxjerrë në pah edhe karakteristikat e tyre partikulare* stilistike.
Lirika e Sali Bashotës
pulson ndërmjet reales dhe fantastike, trishtimit dhe dramatizmit, tonit të
rëndë dhe melankolisë. (...) Piktorja dhe poetesha Miradije Ramiqi transmeton
«gjestin për të përfshirë në kornizë botën përmes artit» mbi sfondin e kulluar
të ngjyrës së bardhë. Poezitë e Ibrahim Kadriut janë një radiografi e
mirëfilltë sociale, «fotograma» lirike të pajisura me epitete të rralla, ku
manifestohet një diversitet tematik ciklik, në të cilat paraprijnë virtytet
morale. Esesiti Ibrahim Berisha na përgëzon me mahnitjen për të ekzistuar me
lulëzimin e poezisë së tij të dashurisë. Për Basri Çapriqin poezia është një
ritual, një portë e padukshme e syrit të rëndomtë. Ajo hapet vetëm për syrin e
brendshëm, një pasqyrë ku reflektohet bota reale dhe ajo imagjinare.
Toni profetik i
vargjeve të Nexhat Rexhës buron nga ripërjetimi i një të shkuare të shkëlqyer.
Për Hysen Këqikun lulishtja e Hesperideve me molla të arta është vendlindja
bregdetare e fëmijërisë. Adem Zaplluzha vjen drejt nesh me shpirtin në
pëllëmbë. Vargjet e tij citadine/qytetare, janë si një ujë i kulluar që ka
efekt terapeutik. Skënder Sherifin e joshin femrat e famshme, me të cilat
imagjinon sqena pikante dhe pasionale. Nuri Plaku adhuron paradoksin, duke u
luhatur ndërmjet konkretes dhe fantastikes. (…) Një përfytyrim të veçantë e të
fuqishëm ia transmeton dashurisë, duke e imagjinuar Adamin duke shkulur brinjën
e tij për të krijuar Evën. Vargjet e poeteshës Vilhelme Vranari Haxhiraj
realizojnë një dialog poet-natyrë, mbi kordhat e dashurisë.
Sorin Arbënashi
(Arb?na?, nga Rumânia) e përkujton një botë nga e cila është mërguar. E ndjen
veten si një «nomad astral» apo një mëgimtar i yjëzuar. Ndërsa Baki Ymeri duket
si një fëmijë dhe një i dashuruar i përhershëm, gjithmonë optimist, «pasardhës
i Don Kishotit, por i aftë për t’i përvetësuar mullinjtë e erës», një «pëllumb
i paqes», qytetar i dy vendeve.
_______
*partikulare – personale, vetjake, private
Florentin Popescu: Prezenca letrare
në Bukuresht,
Climate Literare, nr. 39, shkurt, 2011, fq. 4-5
Edhepse propaguesit e
kulturës shqiptare në Rumani nuk janë shumë në momentin aktual
(memzi që mund të numërohen në gishtërinj!), kemi të gjitha argumentet për të
pohuar se viteve të fundit ekziston një rrymë e vërtetë sa i përket botimit të
shkrimtarëve shqiptarë nga ky vend me pasuri të hatashme shpirtërore, me poetë
që zënë një vend të rëndësishëm. Falë
përpjekjeve të një poeti (qofshin ato edhe materiale!), falë Baki Ymerit,
krijuesit letrarë nga Kosova kanë gëzuar dhe gëzojnë një prezencë gjithnjë e më
të shquar te ne. Paralelisht (apo nëse doni, konkomitent) me këto botime,
gjithnjë e më shumë sivëllezër të penës nga Kosova, kanë dëshmuar dhe dëshmojnë
se kanë me se të mburren sa i përket njohjes dhe afirmimit të letërsisë që
krijohet në atë zonë të prekur nga shtrëngatat e historisë.
Kështu, poetët dhe prozatorët e gjeneratës së
mesme biologjike (Marius Chelaru, Mihai Antonescu, Monica Mure?an, pse jo dhe
unë), kemi patur rastin, falë po atij poeti dhe përkthyesi të zellshëm dhe
fisnik, që është Baki Ymeri, të familiarozohen me krijimtarinë e shqiptarëve të
Kosovës, si përmes leximit të tyre, po aq edhe përmes dhuntisë së disa
lansimeve të librave të tyre në Bukuresht, në prezencë të autorëve shqiptarë.
Në dy manifestime të këtilla kam patur rastin të marr pjesë dhe unë, duke qenë
i ftuar të prezantoj vëllime të shënuara nga Sali Bashota dhe Jeton Kelmendi.
Përshtypjet e atëhershme dëshmojnë se autorët nga një vend i vogël, krijojnë
një poezi të madhe. Janë këto impresione që më kanë mbetur të pandryshueshme
edhe sot në kujtesë, gjë që justifikohet edhe nëpërmjet recensioneve të shumta
që janë botuar në Bukuresht e provincë, në libra dhe revista të ndryshme.
Dhe ja tani, na jepet edhe një fakt i ri, qoftë
i rastësishëm, me tekste dhe autorë nga Kosova, që për kolegen tonë shkrimtare,
poete dhe publiciste, Monika Mureshan, kanë krijuar një «subjekt hulumtimi» apo
investigimi të hollësishëm. Para nesh kemi objektin e disa studimeve dhe
lekturimeve të thella për më shumë shkrimtarë kosovarë, që i ka recensuar nëpër
revista kulturore, kurse tani i ka tubuar komentimet e saj në një vepër të
titulluar Kosova letrare, me teskte bilinguale, rumanisht dhe shqip, në
idenë se vëllimi respektiv do të gjejë lexuesin e vet, jo vetëm në Rumani, por
edhe në vendlindjen e poetëve të komentuar. Përmbledhja respektive, e botuar në
Editurën Rafet, në Rëmniku Sërat (2010), dhe e botuar me përkrahje të
Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, përfaqëson, pa kurrfarë
dyshimi, një nga ato evenimente letrare që nuk mund të harrohen. Është një
oportunitet i botimit të saj në kontekstin aktual (jo vetëm kulturor, por edhe
social dhe politik), në kohën kur armët kanë heshtur në Kosovë, dhe kur
sivëllezërit tanë të atjeshëm, janë gjithnjë e më të vendosur për afirmimin e
identitetit dhe vlerave të tyre.
Zonja Monika Mureshan, e akredituar si poete dhe
prozatore (ka botuar pesë vëllime me vargje, një me prozë Shkencore Fantastike
dhe një tjetër me intervista), pa u specializuar në fushë të kritikës dhe
historisë letrare, ka arritur, siç vetë dëshmon, në «përshkrimin» e veprave mbi
të cilat ka përqëndruar vëmendjen, «emocionalisht, subjektivisht dhe pasionalisht». Kjo dëshmi, që mund të merret dhe
interpretohet edhe si një avertisment drejtuar lexuesit, apo si një «captatio
benevolentiae», nuk e zvoglon me asgjë interesin e lekturës, por, do të thoja,
përkundrazi, e shton, apo smadhon. Në sfond, dalja nga tiparet dhe kanonet me
të cilat na janë bërë të zakonshëm krejt recenzentët, është një gjest salutar
(përshëndetës) dhe dobiprurës, aq kohë sa autorja nuk bie në grackat e mëkatit
denigrues dhe minimalizues, dhe as në atë të lavdërimeve superlative.
E ekuilibruar në gjykime, duke kërkuar
gjithandej të zbulojë dhe nxjerrë në dritë origjinalitetin e atij që e
komenton, zonja Monika Mureshan ka ndërmarrë një përçapje kritike nga ideja se,
autorët duke qenë pak apo aspak të njohur publikut të huaj, poetëve kosovarë duhet t’u qëndiset një
portret sa më të saktë konform mundësive. «Një nga karakteristikat e pozisë
shqipe – thot autorja – është nxjerrja në pah e ideve, e horizontit të jetës së
hapur me gjerësi në drejtim të emocionit krijues, me leitmotivin e
auto-respektit dhe respektit të vlerave në një hapsirë të hapur emicionalisht,
subjektivisht dhe pasionalisht, falë një kapaciteti refleksiv-filozofik».
Kështu kundruar gjërat, autorja e strukturon
vëllimin në dy kapituj të gjerë: Kosova letrare dhe Poetë nga
Shqipëria dhe Rumania (këta të fundit duke iu përshtatur «tematikisht» dhe
shpirtërisht idesë zotëruese të librit). Shkruaja më lart se zonja Monika
Mureshan është një poete dhe, për pasojë, nuk duhet të na mahnisë fakti kur
zbulojmë se secilit teksti i jep nga një titull origjinal : «Sali
Bashota dhe ekzili i shpirtit», «Miradije Ramiqi duke kyçur në kornizë
ngjyrën e dashurisë», «Ibrahim Kadriu dhe drita vegimtare e poezisë shqipe»,
«Basri Çapriqi – një strumbullar ideshë», «Nexhat Rexha dhe poezia e artë e
poezisë shqipe», «Me Adem Zaplluzhën kur mitet vajtojnë» etj.
Impresionuese, por edhe deskriptive, e kosntruktuar mbi argumente të mbështetura me citate reprezentative (dhe këtu vlen të theksohet se zonja Monika Mureshan ka një përvojë shkencore të seleksionimit dhe të shkëputjes së fragmenteve për komentim), kritika e këtij vëllimi është në një përmasë të barabartë me përmbajtjen dhe depërtimin në një univers poetik të veçantë që ndërlidhet me nxitjen dhe origjinalitetin polivalent të «temave» dhe ideve nga shkrimet e secilit autor të nënshtruar analizës. «Këta poetë – nënvizon me të drejtë zt. Marius Qelaru, parathënësi i përmbledhjes – kanë prurë në gjuhën rumune jo vetëm krijimet personale, por secili (autor) në mënyrën e tij, na ka hapur një dritare edhe ndaj asaj se çka don të thotë Kosova, jo vetëm në letërsi, por në të gjitha pikëshikimet. Ngase, ata nuk shkruajnë vetëm për përjetimet e veta, por (shumë nga ta duke qenë të implikuar në aktivitete qytetare, politike, udhëheqëse etj.) flasin edhe për konfliktet që e kanë munduar këtë zonë kohëve të fundit, për problemet sociale, për jetën e ditëpërditshme në vendin e vet. Është një mozaik interesant jo vetëm për personalitete, për vizione letrare, por edhe për reflektimet e një bote nga e cila vijnë.»
BOX
Organizuar nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe redaksia e revistës Shqiptari, më 28 tetor 2010, në restorantin "Boema 33" që ndodhet në zemër të Bukureshtit, në prezencë të një numri të madh intelektualësh rumunë dhe shqiptarë, poetë, eseistë, diplomatë dhe kuadro shkencore, dashamirë të mëdhenj të Kosovës dhe kulturës shqiptare, u mbajt Tryeza e pestë e miqësisë së Kosovës me Rumaninë, me të cilin rast u promovuan librat "Golgota kosovare" e Fehmi Kelmendit nga Zvicra dhe "Kosova letrare" e Monika Mureshanit nga Bukureshti. Vendosëm t’ia transmetojmë shtypit këto burime të reja (të përkthyera nga rumanishtja), për t’ia bërë më dije një klani minor të xhelozisë ballkanike, që ende s’e ka kuptuar rëndësinë e afirmimit të Kosovës në gjuhë të huaja. (B. Y.)
Nga e majta, Xhelku Maksuti, Doina e tij dhe poetesha Viorela Codreanu Tiron
Moment nga lansimi i Kosoves letrare ne Bukuresht
Mihai Antonesku duke bërë fjalë për vlerat letrare të Golgotës kosovare
Kosova letrare
Fehmi Kelmendi në banesën e B.-Y në Bukuresht (2012)