E shtune, 27.04.2024, 05:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Bekri Murselaj: Në zërin e arsyes

E marte, 02.07.2013, 06:55 PM


NË ZËRIN E ARSYES

Nga:  Bekri S. Murselaj

Libri me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie” i Adil Ollurit, botuar këto ditë hynë në radhën e tregimit shqiptar, si një zë i arsyes, duke sjellë një tematikë të larmishme në vete.

Tematika në këtë libër me tregime, fuqizon arsyen e shkrimit të tregimeve, duke bart një mesazh mjaft të rëndësishëm për jetën.

Tema e dashurisë, aktuales, e së kaluarës, e fatit të rënd etj., e bëjnë këtë libër me tregime me një tematikë shumë interesante ku gërshetohen problemet e jetës së përditëshme, duke fuqizuar ndjenja të përziera në shpirtin e protagonistit. Mënyra e rrëfimit në  tregime fut lexuesin në botën shpitërore të protagonistit duke ndjerë temën brenda tregimit si në jetën reale.

Në tregimet me temën e dashurisë aty dashuria përjetohet, aq fuqishëm duke e mbushur jetëm me plotë lumturi të çastit, sepse në këto tregime me këtë temë dashuria është vetëm e një kohe, sepse aty gjithçka merr kahjen e humbjes së saj, pa dëshirën e dy protagonistëve kryesor.

Dashuria e përjetuar në këtë rast bëhet dashuri e arsyes së pastër, por duke pasur para vetes pengesa të vazhdueshme.

Ajo përjetohet brenda personazheve herë si ëndërr për të dashurën, herë si realitet në disa tregime, ndërsa  në tregimin “Letra e një ushtari të huaj” ku dashuaria jeton me mallin për njeriun e zemrës, edhe pse në këtë rast i ofrohet një dashuri pa dëshirën dhe kuptimin e plot të fjalës, në këtë rast dashuria e ushtarit udhëton diku tjetër, në kujtim të dashurisë së vërtetë.

Zëri i arsyes, në këtë rast refuzon atë që i ofron fati i tij i rënd, pra, dashuria në këto tregime të librit në fjalë është dashuri e cila vetëm sa ndez shkëdiat e para e të saj, dhe pas një kohe humb ajo duke i sjellë në një gjendje jo të mirë emocionale protagonistët në fjalë.

Protagonistët e përjetojnë rënd largimin e tyre nga njëri-tjetri, me dëshirën, apo pa dëshirën e tyre, duke sjellë gjithmonë emocion dhe shpresë për ditë më të mira.

Aktualja në tregimet e A.Ollurit, është temë që protagonistët e tregimeve e kanë përjetuar në kohë të caktuar, duke u bërë një përvojë, ku në tregimet e tij statusi i aktuales e merr karakterin e letrares, duke e paraqitur jetën reale në tregim që në të vërtetë disa ndodhi kanë ndodhur në jetën e përditëshme.

Dhënja e statusit aktuales në atë letrare ndodh psh me tregimin Shitja e kryqit  në këtë tregim rrëfehet ndodhia e vitit 2004, ku tash tregimi atë ndodhi e bënë fakt real dhe letrar, në mesin e shumë tregimeve tjera të cilat i kanë përjetuar protagonistët.

Në këtë rast në tregimin në fjalë, koha reale merr statusin e kohës universale, dhe forma e rrëfimit që del në tregim shndërrohet në aktualen e përjetuar nga të gjithë ne.

Pra, tema e tregimeve për një ndodhi të caktuar nga jeta reale e mbush gjithë rrëfimin brenda tregimit me situata të cilat lexuesi gjatë leximit i përkujton me një rifreski të kujtesës për atë ndodhi.

E kaluara e hidhur  në librin me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie” të A.Ollurit, gërsheton në vete situatën e rënd që e ka përjetuar populli nëpër kohë. Në tregimin “Tifozi” e kaluara rrëfehet si një e kaluar që e mbush protagonistin e saj tifozin me ndjenja të përziera ku më shumë mbizotron frika dhe parandjenja për një të papritur por që njëherësh nga protagonisti i tij, e ndjenë në shpirt por pa e shafqur në asnjë moment.

Këtu me këtë tregim e kalura e mbush lexuesin me një rrëfim mallëngjyes ku ajo e kaluar në fillim përjetohet si shpresë e vetme përkrahja dhe tifozëllëku  e cila më vonë kthehet në kob të zi.

Ky tregim sajon një të kaluar që protagonistin e saj e bënë të pathyeshëm, para gjithë asaj situate në të cilën gjendej ai dhe familja e tij.

Ndërsa tema e fatit të hidhur, ndërlidhet në tregimet e A.Ollurit, si një problem i përditëshëm që protagonistët e tyre e vuajnë në mënyra të ndryshme psh te tregimi “Kthimi i babait” jeta e rënd fati jo në anën e tyre, dhe shumë sfida që iu dalin protagonistëve para vetes, e bëjnë protagonistin edhe më të fuqishëm, për t’i tejkaluar vështërsitë në jetë.

Ku në këtë  tregim jo vetëm që përballen ata me fatin e rënd, por dhe sfidë për ta bëhet jeta në tërësi.

Ndërsa te tregimi “Plaku në qytetin e ngrirë” fati e përcjellë deri në çastet e fundit protagonistin e tij, duke përshkruar si një njeri të vuajtur dhe varfër i cili nuk mund t’i perballojë sfidave të jetës.

Pra, libri me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie” i Adil Ollurit, hap një botë në vete me tematikën dhe  stilin e rrëfimit, duke pasuruar këtë zhanër letrar edhe më shumë.

(Autori është kandidat për titullin master në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë)

-Per ZSh-në, 2 Korrik 2013-

 



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora