Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë
E hene, 01.07.2013, 08:03 PM
Gazmend Freitag ekspozon në Vjenë
“Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum” në qendër të Vjenës... artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçan Prizreni me urat e vjetra nga guri . ..në Kosovë është një frymë tjetër e pikturave”
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Ditë më parë piktori i njohur i cili jeton në Austri, Gazmend Fraitag, hapi ekspozitën e radhës në kryeqytetin austriak e cila me sukses po vizitohet nga shumë dashamirë të artit pamor. Vjena është vend ku vlerësohet arti dhe ekspozimi artistin e ngritë para përgjegjësisë dhe kritikës së mirëfilltë. Në hapësirën e veçantë për vepra arti “Der Kunstraum” në qendër të qytetit punimet në pikturë do qëndrojnë për vizitor më shumë se një muaj- deri më 7 korrik. Ishte kjo ekspozitë e iniciuar nga piktori austriak Eddie Mülller nga Linci e organizuar nga reporteri për kulturë Joe Leiner. Në hapje të ekspozitës ishin prezent shumë figura arti dhe mërgimtarë shqiptarë nga shoqatat dhe klubet e ndryshme shqiptare dhe vendore. Hapjen e ekspozitës e bëri krijuesi z Hubert Thurnhofer , autori i veprës "Das Testament des Damien First" e cila e kishte edhe ditën e promovimit. Në mbrëmjen e hapjes ishin të pranishëm mbi 80 mysafir nga të gjitha zhanret e krijimtarisë dhe mërgimtarë shqiptarë artdashës. Nga Ambasada e Kosovës ishte z.Anton Marku, këshilltar i cili i përshëndeti të pranishmit.
...ekspozitat
Pas disa sukseseve me ekspozitat e tij në
Gjermani që nga vitet nëntëdhjeta, serinë e ekspozitave në Austri e fillon në
vitin 2008 në Peuerbach e në “Atrium” Bad Schallerbach, duke vazhduar me sukses
në disa qytete tjera. Këtë vit ekspozoi
në “Galerie –
...motivi
Motivet në krijimtarinë artistike të piktorit janë bukuria e femrës, peizazhet nga natyra, e veçan Prizreni me urat e vjetra nga guri, ku piktori kaloi një pjesë të jetës së tij rinore si gjimnazist. Ai e preferon pikturimin me ngjyra vaji në kanavac, në grafikë dhe disa me laps. Talentin e tij gjithmonë e ka shprehur me pikturë që nga fëmijëria e tij në Prizren, ku mësoi në shkollën fillore dhe në gjimnaz, muret e të cilave ishin të zbukuruara me pikturat e tij. Kjo e mbushi krijuesin me besim në artin e tij dhe e bëri të lumtur në rrethin shoqëror. Tani krijimtarinë e tij e realizon me sukses në Austri. Ekspozitat e tij gjithnjë në rritje në cilësi e sasi e shprehin shpërthimin e energjisë së autorit me vrull të pandalshëm. Në shaka piktori do shprehet: “Unë kam aq shume motive dhe energji të akumuluar në mua saqë me duhet ndoshta edhe një jetë e dytë për t’i realizuar ato.. Ura e gurit në Prizren më ka fascinuar, të cilën unë dy here në ditë e kaloja përderisa isha gjimnazist në Prizren. Ndërsa Kalaja e lashtë në prapavijë dhe qielli i kaltër në horizont, janë motiv shumë i preferuar edhe sot për mua. Fytyrat e njerëzve dhe karakteristikat e tyre janë shumë prezent në vizatimet e mia. Ato i punoj me ngjyra vaji ne kanavace, tush dhe laps te thjesht. Aktet nudo janë domosdoshmëri thuajse për çdo piktor”. Ky është Gazmend Freitag, njeriu ynë i cili imazhin tonë e ngritë përmes brushës së tij, qëndrimit të tij prej artisti e njeriu që krijon madhështinë e të bukurën e cila do jeton gjatë. Vendlindja nuk të lë të qetë, të thërret kudo që je në përkujtimin e peizazheve nga syri i një kohe që nuk harrohet. Dashuria ndaj vendlindjes e mbjellë në shpirt është navigator në çdo cep të globit. Këtë e dëshmon edhe artisti ynë.
Gazmendi lindi
në vitin 1968 në fshatin Pataqan i Poshtëm. Është fëmija i tretë me
radhë nga pesë djemtë e Aslan dhe Qamile Mustafës. Posa përfundoi shkollën e mesme,
regjistrohet në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rrjedhat në Kosovën e robëruar, kur edhe mbyllet UN e
detyron Gazmendin ta braktisë vendlindjen në vitin 1990 duke u vendosur
fillimisht në Gjermani e pastaj në Linc të Austrisë. Në mërgim i hynë fushës së
artit pamës, ku piktura është prirja e tij. Ai do vazhdon mësimet tek artistët
e njohur austriak, piktori Erich Ruprecht dhe Mag.art.Judith Goetzloff në
Gazmendi në atelien e tij
“Ura e Gurit- Prizren” (2012), Motiv nga vendlindja
Edhe shtypi vendor i kushton publicitet artistit shqiptar
Hapja e ekspozitës me figurat e njohura nga arti, Gazmend Freitag