E shtune, 27.04.2024, 11:24 PM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Hobi i poetit

E diele, 30.06.2013, 06:42 PM


Luan Kalana

 

HOBI  I   POETIT ...

 

....mesash i shpirtit poetik

 

"...S'jam ngopur me jetën,

të gjitha që kam dashur,

s'janë bërë idhull për mua,

mjaltën-fjalë Jetë:" Dua !"...

 

Dua të kem energjinë e diellit,

të ngrihem mbi profetët,

nuk jam  e s'dua famë,

të zbuloj materien e errët.

 

Të kem zemrën tokësore t'Jezuesit,

mesazhet jetësore të Muhametit

mënçurinë elektronike të shpikësit,

bisturinë humane të mjekësisë.

 

Dua,fuqinë e Zeusit,

mesazhet e urta Biblike,

mjaft më ogurzezën politikë,

rrezatimin e piramidës të Feniksit...

 

Nuk dua të jem shenjtori,

por shpirtin eTerezës t'shenjtë,

me puthjet të shëroj kancerin,

melem për plagët,të shpetoj miletin.

 

Të bëj dasmë me shqiptarët,

jo armiqësi midis vellëzërve,

t'i shtroj konak në majë t'Tomorit

të martoj tokën me qiellin.

 

Dua t'i ngre,t'i ngjall të vdekurit,

tifoza të fushës së sportit,

ata që më kanë bërë kokën,

përmbi retë, prindërit të parët.

 

Nënat e baballarët pa anë,

për bukë e mall,mos vuajnë,

edhe guri të mos qajë,

të gjithë gjënë e gjallë.

 

Dua,që asnjëri të mos vdesë,

të parët fëmijet e nxënësit  tanë,

mbesat,nipërit të rriten në paqe,

në udhën e qumështit të vallzojnë.

 

Dua,matkën e familjes,

zotin që lind e rrit ëngjëjt,

yllin që na fal jetën,

Gruan,hyjni me perëndinë!

 

Dua, paqe me kombet në planet,

të zhduk urrejtjen e armiqësinë,

të gjithë ligësinë,në gjithë njerëzinë,

të mbjell ndër Galaktika dashurinë.

 

Dua,lirinë pa rrobër e skllevër

të vdesin luftërat, të mos mbijnë,

dhe plumbi kur të godasë,

Dua, të jetë lule në ballë.

 

Dua, jo për vete, për botën mbarë,

ta le thesar trashëgimie, uratë në vesë,

vëllezër shqiptarie të një gjaku, pa anë,

-Shqipëria Mëmë,  Zonjë  të mbesë...! "

 

-Jua them një sekret,është modest,

për kë digjet, përgjërohet poeti,

hobi i tij, fjalët e arta të zemrës ?!...

"Do,që asgjë të mos vdesë !!!"

 

P.s.

Nëpërmjet vargjeve modeste,kam dashur të bëj portetizmin e shpirtit,

figurës simbolike të poetit,idhulli paqësor i shoqërsisë njerëzore.

Ja dedikoj, mikut ,kolegut e bashkëfshatarit tonë,

Skënder Rusit,ikonës së poezisë tonë lirike,

dhe të Letërsisë tonë mbarë Kombëtare,

me të cilin jemi rritur e kemi punar bashkë,

në një fshat e në një shkollë,Vishocicë,Devoll,

mësues të Gjuhes shqipe e të Letërsisë.

Ai mban  titullin e lartë,Qytetar Nderi i Devollit...

Skënderi,mbi të gjtha, është Njeri me shpirt njeriu,

me një zemër të madhe dashurie dhe humane,

shumë i dashur e i çiltër me fashatarët,shokët,kolegët

e nxenesit e miqt e tij të shumtë, tij.

Ai është nje talent i lindur ,me prirje në të gjitha fushat,

jo vetëm në letërsi,por edhe në art,kulture e në sport,

një sulmues i talentuar,"Maradona" i futbollit vishocicar.

Nje aktor i talentuar dhe më pas një Dramaturg profesionist,

me dramat e tij të sukseshme në Teatrin "A.Z.Cajupi KORÇË".

Një dashamirës i talentuar i Librit,themelues dhe organizator

i Konferencave  të Talenteve të reja,

dhe sot drejtues i Biblotekës "Thimi Mitko" të Korçës.

Ai qe ndër të parët që përqafoi idetë e punoi per reformat demokratike,

duke u bërë pishtar i saj dhe drejtues i gazetës Korça Demokratike.

Prej vitesh jeton e punon me familjen në qytetin e Korçës,

duke qënë një ithtar  i qytetit të serenatave dhe bilbil i lëndinave të lotëve.

Në kofidiencë miqësore, kujtojmë me respekt ,poezinë-këngë të tij,

për dashurine tonë, të "mësuesit me traktoristen",

duke ruajtur po atë respekt e dashuri  edhe sot për kusherirën e tij.

Ne jemi krenar dhe me familjen e tij,dhe për djalin e tij,

Eris Rusi,një prozator i talentuar dhe i sukseshëm.

Për më shumë dhe botimet e tij letrare lexoni në websitet letare.

Me respekt të përzemërt,

Familja Kalana,SHBA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora