Kulturë
Xhemaledin Salihu: Vasil Kënçovi, shqiptarët
E merkure, 26.06.2013, 08:33 PM
VASIL
KËNÇOVI, SHQIPTARËT, KAZAJA E PRESHEVËS DHE STRUKTURA E SAJ ETNIKE
Shkruan: Xhemaledin SALIHU
Studiuesi
bullgar Vasil Kënçov në librin e tij: “Izabrani proizvedenija, tom II,
Libri ka
gjithsej 613 faqe dhe sipas shënimeve është shkruar nga autori më 1900.
Sipas
Hartës Etnografike të Kënçovit, Maqedonia në veri përkufizohet me Kosovën,
Serbinë dhe Bullgarinë.
Preshevën
dhe Bujanocin, studiuesi bullgar Vasil Kënçov e vendos në këtë Maqedoni, ndërsa
është e njohur se Kazaja e Preshevës e themeluar me Kongresin e Berlinit, më 1
shkurt të vitit 1878 i takonte Vilajetit të Kosovës dhe Sanxhakut të
Prishtinës. Më 13 korrik të vitit 1878 caktohen kufinjt e rinj ndërmjet Serbise
dhe Turqisë. Kufiri serbo-turk caktohet në Ristovc. Kazaja e Preshevës ndahet
nga Vranja dhe i takon Turqisë.
Me
themelimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, më 1919, Kazaja e Preshevës sipas
rregullimit të ri administrativ, territorial dhe politik u vendos në Banovinën
e Vardarit, me qendër në Shkup, deri më vitin 1945, kur në mënyrë arbitrare i
takoi Serbisë.
Sipas
Vasil Kënçovit popullatën themelore të Maqedonisë e bëjnë: Bullgarët, grupën e
dytë të popullatës e bëjnë Turqit, grupën e tretë e bëjnë Grekët dhe Shqiptarët
/Arnautët/, grupën e katërtë e bëjnë:
Vllehët, Romët dhe Ebreitët dhe grupën e pestë e bëjnë Çerkezët dhe
Serbët.
Në f.
379, Kënçovi shkruan:”Shqiptarët/Arnautët/ janë popull i vjetër i Siujdhesës
Ballkanike që vetën e quajnë SHQIPTARË, ndërsa Grekët në kohërat e vjetra i
quanin Arvanitasë, Bullgarët i quanin
Arbanasë, Turqit i quanin Arnautë.
Në
Europën Perëndimore quhen Albanë, ndërsa vendi i quhet Albania”
Pastaj
Kënçovi shkruan për territorin ku gjenden Shqiptarët dhe i përkufizon më tepër
në Maqedonin Perëndimore. Ai shkruan për trevat shqiptare në Maqedoninë
Perëndimore, por ndalet edhe te treva e fundit në Maqedoni, përreth Karadakut.
Pastaj përmend shtrirjen e Shqiptarëve përreth Malit Gollak, deri në Vranjë e
Lekovc, bile shkruan se Shqiptarët shtriheshin edhe deri në Malin Jastrebac.
Shqiptarët
sipas Kënçovit dallohen prej popujve tjerë ballkanas përkah gjuha, forca dhe natyra e karakteri.
Kënçovi shkruan se është argumentuar që gjuha shqipe
ishte gjuhë e Ilirëve të vjetër.
Poashtu
Kënçovi shkruan që Shqiptarët e Maqedonisë ndahen në Gegë dhe Toskë dhe për shtrirjen e tyre në territorinë e
Maqedonisë.
Vilajeti
i Shkupit përfshin pjesën veriore të Maqedonisë dhe krejt rajonin e Serbisë së
Vjetër, shkruan Vasil Kënçovi.
Sanxhakun
e Shkupit e bëjnë këto Kaza: e Shkupit, e Kumanovës, e Preshevës, e Kriva
Pallankës, e Kratovës, e Koçanës, e Malëshovës, e Shtipit dhe e Radovishit.
Kazaja e
Preshovës, sipas Kënçovit e themeluar me Marrëveshjen e Kongresit të Berlinit,
kur Vranja mbeti në Serbi.
Sipas
Sallnamesë të Vilajetit të vitit 1311, Kazaja e Preshevës kishte 41.979 banorë,
prej të cilëve 15.932 / meshkuj:8.168 dhe femra: 7.770 / ishin Shqiptarë
Muhamedanë dhe 26.047 Bullgarë
/meshkuj:13.868 dhe femra: 12.179/.
Sipas
studiuesit bullgar Vasil Kënçov, në Kazanë e Preshevës nuk kishte pasur
popullsi serbe, edhepse është e njohur se në Kazanë e Preshevës bënin pjesë
edhe Nahija e Bujanocit dhe Tërgovishtes.
Në
tabelën e vendbanimeve të Kazasë së Preshevës në librin e Kënçovit ndryshon
numri i banorëve në Kazanë e Preshevës.
Kështu në
këtë tabelë radhiten 96 vendbanime të Kazasë së Preshevës me numrin e banorëve.
Sipas kësaj tabele numri i përgjithshëm i banorëve të Kazazë së Preshevës arrin
në 37.124 banorë, prej të cilëve 27.678 banorë janë Bullgarë dhe 9.446 janë
banorë Shqiptarë. Po i përmendin disa vendbanime me numrin e banorëve:
1.Presheva
me 2.000 banorë Shqiptarë,
2.Bilaçi
me 650 banorë, prej të cilëve 300 bullgarë dhë 350 Shqiptarë,
3.
Bujanoci me 1900 banorë, prej tyre 1200 banorë Bullgarë dhe 700 banorë
Shqiptarë,
4.Bukuroca
me 270 banorë Bullgarë,
5.
Dobrosini me 170 banorë Shqiptarë,
6.Golemi
Dolli me 280 banorë Shqiptarë,
7..
Gramada me 96 banorë Shqiptarë
8.Zhunica
me 430 banorë, prej tyre 250 banorë Bullgarë dhe 180 banorë Shqiptarë,
9.Konçuli
me 300 banorë Shqiptarë,
10.Lluçani
me 260 banorë Bullgarë,
11.Letovica
me 325 banorë Bullgarë,
12.Miratoci
me 400 banorë Bullgarë,
13.
Negoci me 170 banorë Shqiptarë,
14.Nesalca
me 340 banorë Shqiptarë,
15.Norça
me 260 banorë Bullgarë,
16.Rahovica
me 435 banorë, prej tyre 35 banorë Bullgarë dhe 400 banorë Shqiptarë,
17.Osllara
me 550 banorë, prej të cilëve 320 banorë janë Bullgarë dhe 230 banorë
Shqiptarë,
18.Rainca
me 350 banorë Shqiptarë,
19.
Relani me 290 banorë, prej tyre 90 banorë Bullgarë dhe 200 banorë Shqiptarë,
20.Ramabuça
me 202 banorë Bullgarë,
21.Strezoci
me 260 banorë, prej tyre 90 banorë Bullgarë dhe 170 banorë Shqiptarë,
22.Suharna
me 195 banorë Bullgarë,
23.Tërnoci
me 2.000 banorë Shqiptarë,
24.Turija
me 120 banorë Shqiptarë,
25.Tërrnava
me 235 banorë Bullgarë,
26.Qyteti
i Mbretit/e quan Kënçovi/ me 400 banorë, prej tyre 180 banorë Bullgarë dhe 220
banorë Shqiptarë,
27.Çukarka
me 160 banorë Shqiptarë
28.Shoshaja
me 110 banorë Shqiptarë dhe
29. Verbani me 120 banorë Shqiptarë,