E shtune, 27.04.2024, 06:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Hoxha: Dokumentar i rrallë i shkollës shqipe...

E marte, 25.06.2013, 07:39 PM


Fjala e drejtorit  të Gjimnazit per monografinë e Tefik Selimit

Një dokumentar i parë dhe i rrallë i shkollës shqipe...

Gjilan, 23 qershor

Ky manifestim i sotit është një ngjarje shumë e rëndësishme për të gjithë arsimdashësit e shkollës sonëe më gjerë. Pse jo? Po e shënojmë një datë pas 68-vjetësh, kur ky gjimnaz yni dhe i të gjithëve, e pati datëlindjen e punës edukativo-arsimore. Ishte një nisje e rëndë. Një nisje me frymorë të tjerë, të cilët, nëpër kohë, jo vetëm që nuk e deshën, por, nëpërmjet të skenarëve të shumtë të kuzhinave serbe, edukatorët shqiptarë i larguan dhe i izoluan. Me fjalë të tjera, ky tempull i diturisë pati një  rrugëtim të gjatë e të  dhemshëm, por edhe krenar. Andaj, Gjimnazi “Zenel Hajdini” i Gjilanit, në objektin ku jemi sot,  ka një histori mjaft të hershme të punës edukativo-arsimore. Është institucioni më hershëm arsimor në Anamoravën e Gjilanit. Nga kjo vatër e diturisë kanë dalë  me qindra e mijëra intelektualë: mësues, arsimtarë, profesorë, pedagogë, psikologë, mjekë, doktorë shkencash, gazetarë, poetë, shkrimtarë, edukatore e njerëz të tjerë të profesioneve të ndryshme të jetës publike e të tjerë. Ky institucin arsimor e kombëtar e nisi punën edukaktivo- arsimore nga 20 prilli të vitit 1945 apo tash e 68 vjet më parë.

Pra, është punë më tepër se gjysmë shekulli. Gjysmë shekull dije e ditur, por me sfida të rënda pune e jete. E quajtëm tempull i dijes, sepse ishte e mbeti institucioni shumë i rëndësishëm shoqëror për arsimimin e gjeneratave të reja. Dhe, jo vetëm kjo. Regjimi serb barbar i një kohe të perënduar, por edhe më vonë, këtë vatër të dijes nuk e ka dashur për të mirë. Përherë, shkollarët dhe personeli mësimor e kanë pësuar dhe kanë qenë në shënjestër jo për të mirë. Përkundrazi, për shqiptarët, gjimnazi ishte “shtëpi” e e madhe e dijes dhe e diturisë.

Por, i punoi fati që në këtë tempull të dije të punojë profesori Tefik Selimi, i cili, prej një publicisti dhe përkushtuesi të madh të jetës shkollore, ai nga ditët e para të punës së tij në këtë vatër të dijes nuk hezitoi së shkruari, në fillim  shkrime për aktivitete shkollore, mandej duke nxjerrë fletushkën e  shkollë “Gjimanzisti” e tek më vonë edhe shkrime të tjera reportazhe e dokumentarë. Mendo dhe ia filloi punës në hartimin e një monografie për këtë shkollë elite, e cila, në vete  ngërthen shumë ngjarje, shumë të dhëna, shumë aktivitete e forma të tjera, të cilat i shërbyen për ta rrumbullakësuar këtë materje në monografi. Dhe, puna nuk shkoi huq. Ndonëse punoi 40 vite ndershëm me ditar në dorë, ai nuk e ndërpreu punën për ta ndriçuar historikun e Gjimnazit të  Gjilanit, duke filluar nga viti 1945 e gjer më sot 2013. Kjo është një punë e tij kapitale, sepse u kërkuan shumë të dhëna, dokumente, por dhe biografi të kolegëve, të cilët sot janë si një, në këtë libër publicistik e  dokumentar. Pas pesë veprave  të tij “Gjaku i pragjeve”, “Flijimtarët e plëngjeve”, “Bota e yjeve”, “Lule prilli”, më në fund, autori, Tefik Selimi e përfundoi edhe monogrfinë së punuar më tepër se tri vite me radhë. Vetëm vullneti dhe entuziazmi i tij prej një përkushtuesi e punëtori të madh, e ka shtyrë ta ndriçojë historikun e këtij Gjimanzi, i cili, vërtet ka ngjarje e ka  personazhe për të cilat ka shkruar dhe e ka krijuar si vepër në fjalë. Ky është pasioni i tij ndaj krejt kësaj pune, e cila, këto ditë u rrumbullakësua me daljen në dritë të mongrfisë së këtij gjimnazi. Ky libër dallon nga autorët të tjerë. Këtu nuk ka vend për statistikë shkollarësh, as numra të klasave, arsimtarëve, mungesave e të tjera, por ka ngjarje, ka perzonazhe, por ka edhe dhëna që flasin për mbijetesën e shkollës si institucion dhe të mos gjunjëzimit të punës karshi kundërshtarëves, të cilët nuk deshën ta shohin këtë shkollë elite siç ishte dhe  siç është sot. Në monogrfi janë të përshkruara ngjarjet që kanë ndodhur rreth punës me nxënës, por edhe procesit mësimor, që ishte i përcjellur nga të tjerët. Nxënësit janë personazhe që edhe ata kanë mbrojtur me  dinjitet shkollën e tyre.  Ja Lumnije Oruglica, në një rast ajo, duke parë gjendjen e minatorëve të Stari Tërgut, në një mbledhje të profesorëve dhe  nxënësve shton: “Nesër, në çanta mos merrni libra, por merrni bukë”! Të mesërmen, krejt shkollarët qëndrojnë një shkollë  dhe  i mbrojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat Sërbija donte ti ndryshonte. Por, janë edhe maltretimet dhe izolimet e profesorëve. Janë edhe shumë ngjarje të këtilla, që janë shënuar nga autori dhe ato dhe shumë të tjera e bëjnë librin tërheqës dhe shumë përmbajtësor. Kështu ishte edhe mbajtja e mësimit nëpër shtëpi-shkolla si në paralelet e Zhegrës, po ashtu edhe në gjimnazin qendër në Gjilan. Pra, e kemi sot një vepër që këto ngjarje i ka pasqyruar në letër dhe ato mbeten si dokument për gjeneratat e  ardhshme për të parë historinë e shkollës sonë shqipe. Profesorit, Tefik Selimit, i uroj shëndet dhe shumë suksese në vepra të tjera.

Sami Hoxha, drejtor i Gjimnazit në Gjilan



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora