E premte, 02.05.2025, 03:05 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi që përshkruajnë temën e heroizmit

E diele, 23.06.2013, 06:37 PM


Poezi që përshkruajnë temën e heroizmit dhe të flijimit si koncept atdhetar

Ditë më parë doli nga shtypi libri  “Flakadani i lirisë” (50 autorë-100 poezi  përgatitur nga Milazim F. Kadriu). Në këtë libër janë përfshirë 50 autorë me 100 poezi të shkruara nga  poetë të ndryshëm për një luftëtar të shquar të lirisë, kundër armikut serb, i cili me heroizmin e vet pati merita të mëdha, për t’ia vënë atdheut kurorën e lirisë. Kjo qasje e tyre është një nderim por edhe obligim që ne duhet të kemi ndaj figurave të mëdha historike, siç është ajo e Zahir Pajazitit.

Në këtë libër prezantohen poet nga vise të ndryshme të trojeve shqiptare, nga Kosova, Shqipëria, Ilirida si dhe nga diaspora, poetë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme si : në Gjermani, Zvicer, Francë, Greqi, madje edhe në Amerikë.

Në këtë përmbledhje janë prezantuar shumë poetë që poezitë e veta i botojnë në një vëllim të përbashkët.

Zjarri poetik dhe magjia e poezisë e secilit poet dalin të veçantë dhe artikulohen në mënyrë origjinale. Këto poezi e përshkruajnë heroin me një zë krenar, por edhe me një zë individual. Pra, janë lirika të pasura dhe përmbajnë ritme elegjiake, ku simbolika dhe stili u japin vlera të veçanta.

Këto poezi përshkruajnë temën e heroizmit dhe të flijimit si koncept atdhetar. Zahir Pajaziti ishte model i heroit fisnik, stoik dhe të paepur. Këta poetë e kanë shpalosur botën e vet poetike, të frymëzuar nga e kaluara heroike me përplot luftëra, ku protagonist kryesor ishin trimat si Zahir Pajaziti.

Nga e kaluara tragjike, por edhe e lavdishme, nuk mund të shkëputemi lehtë. Ne, si popull, duhet të krenohemi me të. Rrebeshet e luftërave shkatërruan vendin tonë, por ideali i luftës për liri prore mbeti gjallë. Për atë ideal u flijua dhe Zahir Pajaziti, i cili hyri në kujtesën historike dhe brezat mund të mësojnë shumë nga heroizmi i tij.

Këtë tufë të poezive i karakterizon një motivim i thellë, një notë e theksuar atdhetare dhe një adhurim për heroin, i cili sakrifikoi jetën për lirinë e atdheut. Këto poezi janë shprehje e shpirtit të tyre krijues, të shkruara me një intensitet frymëzim të thellë, për njeriun, i cili ia ktheu nderin e nëpërkëmbur atdheut të vet.

Këto poezi kanë ngjyrën e gjakut, krenarinë e heronjve dhe gatishmërinë e tyre për flijim, vetëm e vetëm për ta fituar lirinë. Janë balada të përgjakura të cilat flasin se historia jonë nuk duhet të harrohet kurrë e as protagonistët që me gjakun e vet shkruan kapitullin më krenar të saj. Poezia jonë më e re që trajton heroizmin dhe e adhuron të kaluarën edhe kur është e përgjakur, shfaqet përherë e veçantë duke dëshmuar bukurinë dhe vlerën e saj, në përshkrimin e tablove tragjike, të cilat janë pjesë e historisë sonë. Ajo, pra, në format më subtile përshkroi ato ngjarje, sidomos ato që lidhen me heroizmin e trimave tanë, në këtë rast të Zahir Pajazitit.

Ky vëllim poetik i shkruar nga disa poetë tanë do të zë vend meritor e të nderuar në poezinë e re shqipe, andaj botimi i tij është përveç vlerës që ka edhe një akt atdhetar.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx