Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E premte, 21.06.2013, 08:54 PM
Neki
Lulaj
ZJARRI
MËMËDHETAR
Më dukej
se isha si në ëndërr
I
kërrusur nga pesha e idealizmit kombëtar
Mjegulla
mbi Oqean që moti na ndanë
Ngarkuar
nëpër vite si një barrë
Me
historinë e lavdinë për vatranë
Bulevardet
e qytetit i lashë në zhurmë
Erdha që
t’i takoj mëndjedriturit e Vatrës
Themeluesit
e Diellit të parë
Konicën e
Ibrik Tepenë fatbardhë
Këtu mbi
një shekull fotonë në prushnajë
Mërgimtarët
me shkrumb mbi buzë
Të
degdisur me hartën e leckosur
Në zemër
atdheun plot varrë
Eshkë e
djegur valë, Konica e Noli
Vravashka
të dritës për mërgimtarë
Legjendat
nuk i ndryshk moti i shtrëngatave
As
shevari i kënetave e i likenëve lulëbardhë
Ata i
bënë ballë si shkëmbi furtunës
Ata qe i
kishin ndezur ëndërrat
Për
mëvetësinë e Shqipërisë nanë
Në
damarët e tyre qarkulloi gjaku i freskët atdhetar
Në
prushnajën e ngrohtë të vatranëve
Ishin
shuguruar shpirtërat e engjëjve shqiptarë
Buçaj i Vatrës dhe Greca i Diellit
I ruanin
me xhelozi traditat e interesit kombëtar
NJË DITË
PRANË JUSH
Me hapa
të lehtë
Eca
Nëpër
koridorin e katedralës
Mes
freskave të ikonave
M’u duk
se e pashë
Hijen
tënde lëvizëse
Imzot Nol
Me
veladonin e priftit
Të
buzëqeshur
Ti
shtegtoje
Dritës së
mekur të diellit
E mallin
e atdheut samar ngarkuar
Në
thellësinë e mjegullave
Të kohës
fatkeqe
Për fatet
e shqiptarisë
U shkritë
duke punuar
Në
Katedrale
Çdo
freskë njëmijë mendime
Çdo psalm
njëmijë kuptime
Çdo kënd
njëmijë ndjenja
Çdo libër
njëmijë rrjeshta
Çdo altar
njëmijë shpresa
E sa
ngrohet kjo sallë
Kjo
pritje ky koridor
Kjo dhomë
pune
Kjo
karrikë Imzot
Këto
freska kjo orë
Kjo
faltore e kjo foltore
Kjo
pasuri bibliotekare
Këto foto
kjo tokë
Që
frymoka e flitka shqip
Edhe kjo
lagje
Në Forest
Hills Boston
Kjo rrugë
Redvooo Ave 36 e 23
Pushon
Noli me mall për Atdhe
Konicës
Epitafi
E eshtrat
në Atdhe
Në parkun
e përjetsisë
Me
Frashërlinjtë tanë
Çmallet
shqiptaro/amerikani atje
E KOHËRAT
Ecën
kohërat ikën
Si
metamorfozë
Mbi
parmakët e dritares
Magmë
plotë djersë
Bekim e
përmallim
Si ujë
lumi nën urë
Thupra
shelgjesh
Me rrahje
zemrash
Të
miliona dëshirash
Njerëzore
Duke
kërkuar blerim
E retë
Puthin
majat e lisave
Kleçkat i
pehat era
Grykave
të bjeshkës
Fantazmat
I vjelin
gështenjat
ROZAFA
Mbi
kalldërmin e reve
Shëtit
hëna
Me qerren
e hekurit vallë
Rozafa i
bën roje liqenit
Sonte
valët nuk fjetën
As perlat
në gojën e guacave
Ato po
përkunden
Si barkat
e pritjes
Në
takimin e udhëtimit të fundit
Të
degdisur
Me
Uliksin e Trojës
Ai që
katallanit i bëri ballë
E sonte
ai vjen
Me valët
e Drinit
Për ta
puthur Bunën
Besën don
ta lidhë
Në
brigjet e pritjes
Si në
festën e moteve
Me Teutën
e Agronin
Për të
lundruar
Me kalin
e Skënderbeut
Trojeve
te Atdheut të parë
KU MBET
Ku na
mbeti kërruta prej druri
Cigarallëkun
kush e fshehu
Orën me
xhamadan shajaku
Unazën
kujtim nga Sylejmani
Kah na
iku gjyshi mjekërr bardhë
Shqetsimin
nën mustaqe shpesh e fshehu
Shqiptari
u lind t’i shkundë shekujt
Kujt ia
dhuroi fjalët e mençura
Që i pat
mehlem për plagë
Cilit ia
la testament
Atë kuti
me plotë duhan
Lumin e
shpirtit gurrë e artë
Nëpër
shtresat e harresës
Oso Kuka
ma bën me sy
Më thot
kujtesa gërmo dhe tejmatanë
Që t’i
zbulosh margaritarët
E
gjyshërvet Pëllazgë që na i lanë