Kulturë
Gjon Neçaj: Zog Hysenaj - ''Në sofrën e artit''
E marte, 18.06.2013, 07:40 PM
Enderra
dhe realiteti i poetit rrugetojne ne pafundesi
(Per Zog Hysenajn dhe librin me te ri te ti,”Ne sofren e artit” )
Nga Gjon Neçaj
Ne jeten e njeriut ndodhin fenomene dhe evenimente te cuditshme,cka as vete mendja e tij nuk I parashikon asnjehere.Ndaj duhet theksuar qe ne fillim te kesaj fjale modeste,se pikerisht ne keto dite feste kur ne zemrat dhe shpirtin e cdo tropojani artist bucet kenga dhe vallja,ne sot jemi mbledhur ne kete ambient te bukur,terheqes dhe clodhes,ku ndihemi jashtezakonisht komod,fale zemergjeresise dhe shpirtmiresise te pronarit te ketij loklai,intelektualit dhe specialistit te nderuar,Ahmet Malaj dhe djemve te tij,te cilet me mundin dhe djersen e tyre ne perendim kontribuan dhe hodhen nje gurthemeli ne bazamentin e qyteti tone,Bajram Curri,per te treguar dhe per te dhene shembull se edhe ketu,ne vendlindjen tone jetohet,ndaj t’I kthehemi pragut tone,qytetit tone.
Jo pa qellim citova keta rreshta te nderuar
pjesemarres,per te treguar nje te vertete,se tashme Bajram Curri,Tropoja jone
po ndryshon per mire ne te gjitha sferat e jetes.
E le te
kthehemi te personazhi I jone,per te cilin jemi mbledhur,tek Zog Hysenaj,nje
personazh disi ndryshe,me nje emer te nje shpendi fluturues.nje
poet,studiues,gazetar ne perurimin e librit me te ri “Ne sofren e artit”,nje
balade ne vargje,ose sic e cileson vete autori,nje poeme
folkloriko-etnografike,e para ne gjinine e saj ne letrat shqipe, e rrjedhimisht
edhe nga krijuesit e Tropojes.
Per te
shpalosur personalitetin dhe krijimtarine e Zog Hysenajt,ne fakt u ndodha disi
impresionues per shume arsye,por duhet thene se ky autor ka te vecantat e tij
edhe si njeri: Zogu ka punuar teknik ndertimi,ka qene perfaqesues i komunitetit
mysliman ne Tropoje si myftiu I pare,ka studiuar fene islame ne Arabi,ka qene
ne Meke dhe eshte titulluar Sheh,adhuron Hafiz Sabri Kocin e ndjere,ka qene
valltar,kengetar,instrumentist me ansamblin “Dardania”,ka studiuar edhe gazetari dhe ka qene disa vite gazetar,I ka
rene rruzullit tokesor pothuajse ne cdo cep,ka shkruar poezi,proze,ka ne
doreshkrim dhe gati per botim romane me subjekt Tropojen,vendlindja e tij ne
vitet 1997-2000 te shekullit te kaluar,ka qene nje pijetar i
jashtezakonshem,duke kthyer nje dyzine raki per te qetesuar shpirtin e tij
krijues,me nje moral te madherishem,duke qene
dhe mbetur nje personalitet me vlera per Tropojen e jo vetem.
Libri me
I ri i Zogut shpalos ne vargje,sic thote vete autori,vlerat e artisteve te
shumte dhe te vecante te kesaj treve,duke qene edhe vete pjese e tyre.Ne nuk do
ndalemi ne konfiguracionin e librit dhe trajtimin e tij artistikisht,se mbase
kete do ta bejne lexuesit e shumte te krijimtarise se Zogut,por duhet theksuar
se ky liber dedikuar brezave te kengetareve dhe valltareve te Tropojes,eshte
nje bucete me lule te fresketa qe ne kete mesqershori u dhurohet artisteve te
kesaj treve,si nje kujtim ,por edhe si nje thirrje per te vazhduar enderren e
tyre brezat e ardhshem.
Qe ne
leximin e pare te librit,me ka intriguar nje poezi me kater vargje,te cilen dua
ta citoj perpara jush,te nderuar artiste:
Qysh s’e
leva e rashe n’lesh t’delmes,
Boten
mbare e kam shetite;
Kurre
s’mu shue huji I etjes,
N’kange e
n’valle qe m’kane rrite.
Keto
vargje te bukura jane kredoja jetesore e Zog Hysenajt,I cili u lind ne Selimaj
te Geghysenit historik ne qershor 1950.Arsimin e mesem e mbaroi ne vitin 1968
ne shkollen e ndertimit,duke punuar me pastaj si drejtues teknik deri ne fundin
e viteve 90-te te shekullit te kaluar.
Zogu ka
marre pjese aktivisht ne ansamblin e kengeve dhe valleve te Tropojes qe ne
vitin 1968,pjesetar ne kater festivale kombetare ne Gjirokaster si
instrumentist dhe valltar.Si njohes dhe interpretues I foklorit eshte dekoruar me uredehrin “Naim Frasheri” I
Klasit te Trete.
Pas
viteve 90-te eshte specializuar per gjuhe arabe dhe teologji dhe eshte njohes I
shume gjuheve te huaja,si arabe,turke,angleze,ruse,etj.Prej vitit 1991 deri
1997 ka qene myfti I Tropojes,ka punuar pergjegjes I konviktit te Medresese
Tirane nga viti 1998 deri 2002 dhe me pas,deri ne 2010 drejtues teknik ne disa
kompani ndertimi.
Eshte
shquar si gazetar dhe publicist,duke botuar shkrime,analiza,opinione,kritike
dhe investigime per aktualitetin ne gazetat e perditshme shqiptare,duke fituar
karten e gazetarit nderkombetar.
Si poet I
imazhit,me poezi te nje vargu te lire, ai eshte bere i njohur me botimin e tre
librave me poezi,per te cilin kritika dhe stueisuesite letersise kane vleresuar
poetin Zog Hysenaj.Ja se c’thote poeti kombetar Adem Istrefi,I cili eshte edhe
redaktori I tij.Citojme: “Nuk njoh ndonje poet me emer kaq te rralle e kaq te
perputhshem me te…Sidomos me nje emer symbol flatrimi dhe kengezimi…Dhe nese
duhet pershendetur ardhja e ketij poeti,sikunder duhet pershendetur edhe per
keter ze shperthyes dhe dramen bjeshkore qe vaZhdon te luhet ne nje teater
absurd te ererave mitike qe kujtonim se mund te ishin vetem trille te Perendive
mitike.”
E I tille
mbetet Zog Hysenaj,nje lis poetik ne bjeshket e vendlindjes se tij,nje zog
kengetar majes se Hekurave qe ne cdo stine te vitit ciceron permallshen keto
vargje:
Sikur
barin mbi rudina,
Toka e te
pareve rrite artsite;
Bash si
ajri ,fryma e jetes;
Frymon
arti dite per dite.
Libra te
tjera kane me u shkrue,
Kanga e
vallja kurre s’pushojne;
Ne ju
prime me aq sa mujtem,
Kohet
ecin,ma nalt shkojne…
E Zog
Hysenaj nuk ndalet,vargjet e tij lexohen dhe vleresohen.Ne manifestimin
tradicional “Ora e Poezise”,Tropoje 2013,organizuar nga Klubi I Shkrimtareve
dhe Artisteve te Tropojes,Zogu u vleresuar me cmim per poezine me te mire.
Enderra
dhe realiteti i poeti rrugetojne ne pafundesi.
Gjon
Neçaj
B.Curri,
me 14 qershor 2013.