Kulturë
Nikollë Kërhanaj: Hasi i Prizrenit me dy manifestime
E hene, 17.06.2013, 07:11 PM
HASI I
PRIZRENIT ME DY MANIFESTIME KULTURORE
Nga Nikollë Kërhanaj - Zym
Një
përkujtim historik:
Hasi
dikur i ndarë historikisht, gjeografikisht ashtu edhe ekonomikisht, i
përngjante një oaze të mbyllur në njërën anë me lumin Dri dhe në anën tjetër me
malin e lartë Pashtrik (1986m), pa rrugë e pa ujë të rrjedhshëm sipërfaqësor.
Hasjanët
kishin dy korridore udhëtimi: njëri korridor për Prizren që duhej të kalonin
Drinin me trap (trup druri i trashë e i thelluar në mes të trupit) dhe
korridori i dytë për në Gjakovë ku poashtu kalohej Drini me trap ose me
“Rrëshiqa” (katër rrëshiqa të fryerë mbi të cilët vendosej një trinë e thurur
me thupra shelgu). Gjendje kjo e cila përshkruhej nga disa misionarë Italian në
vitin 1896 që vizituan Zymin.
Shkolla –
vatër e kultures:
Me hapjen
e shkollës së mesme në Zym (1971/72) u krijuan kushte e rrethana të reja sepse
shkolla afroi kuadro arsimtarësh, u krijuan gjenerata të reja të cilat sollën
edhe ide të reja si për Zymin ashtu edhe për Hasin në përgjithësi.
Në vitin
1972 SHKA “Katarina Josipi”, e themeluar më 04 maj 1970, me Frrok
Kristajn-kryetar, organizuan Revistën (Festivalin) e programeve
kulturore-artistike të shkollave të Hasit dhe shoqërive kulturo-artistike (për
t’u bërë regjionale) në Zym, ku morën pjesë Zymi,Lugishta e Ramaja. Në vitin
vijues (1973) mori pjesë edhe Shkolla dhe Rinia e fshatit Gjonaj (dy programe)
Krahas
SHKA-së “Katarina Josipi” më 10 janar 1971 u formua edhe Klubi letrar “Shtjefën
Gjeçovi” që vepruan harmonikisht si në Zym ashtu edhe në tërë Hasin.
Tash dy
manifestime: Festivali folklorik “Hasi Jehon” në Gjonaj dhe manifestimi letrar
“Takimet e Gjeçovit” në Zym
Në
festivalin folklorik “Hasi Jehon” në Gjonaj , rregullisht ka marrë pjesë edhe
SHKA (tash: Ansambi etno-kulturor) “Katarina Josipi” me ç’rast është paraqitur
denjësisht. Ky Ansambël për 48-vjet të veprimtarisë ruajti të mirat material e
kulturore të veshjes dhe raportet kulturore brënda këtij etniteti në rrafshin
horizontal edhe në atë vertikal, si: veshjen si organizëm i mirë me veçori e nuanca
të veçanta e specifike kombëtare, fetare, regjionale, të moshave, koloriti,
kombinimi i ngjyrave (kuq e zi, verdh (sari), kaltër e ngjyrë bimësh etj).
Ruajti statusin dhe pozitën shoqërore e sociale, shprehet fantazia, imagjinata,
simbolika e magjika. Morfologjia e veshjes, mënyra e veshjes (kokës, gjoksit,
brezit,- e pjesëve tjera). Materiali i përdorur për brez apo grup-moshat si në
raste solemne ashtu edhe për mort-e – zie (ngjyrë e errët) dhe punimi i
ngjyrave vetanake. Lojërat dhe argëtimet popullore me rite të ndryshme
popullore etj.
Për të
gjitha këto elemente, Juria profesionale e festivalit (“Hasi Jehon”-2013)
vendosi që Ansamblin etno-kulturor ta vlerësojë si ekip me veshje complete,
autoktone e harmonike si në veshje ashtu edhe në kërcime popullore në mënyrë
harmonike. Njëherit, Juria ia ndau edhe shpërblimin tradicional me çmimin
“Lahuta” për vendin e tretë – traditë të cilën do ta vazhdojë.
Këto
shpërblime janë stimulim për punën e mëtejme për ruajtjen e trashëgimisë
etno-kulturore e cila çdo vit është duke humbur sepse popullata kurbetçare nuk
është në gjëndje për ta ruajtur, por, megjithatë, femrat edhe në kurbet e
aplikojnë në dasmat e organizuara kudo që punojnë, për çka i përgëzojmë !
Manifestimi
i dytë:
Manifestimi letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” është manifestimi i dytë i cili organizohet në javën e dytë të tetorit, rreth gjashtë muaj pas atij “Hasi Jehon” në Gjonaj që organizohet në javën e parë të muajit maj. Janë këto dy manifestime të kulturës që mbushin gjithë boshllëkun vjetor me pjesëmarrjen masive të krijuesëve letrarë e folkloristët te të gjithë trojeve shqiptare për të këmbyer përvojën kulturore gjithëkombëtare.