E diele, 04.05.2025, 03:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilmi Veliu: Lidhja e Prizrenit edhe në Kërçovë

E merkure, 12.06.2013, 08:16 PM


ME RASTIN E 135  VJETORIT TË KUVENDIT TË  LIDHJES SË  PRIZRENIT

NË ARHIVIN E STAMBOLLIT GJETA  DOKUMENTIN QË VËRTETON SE LIDHJA E PRIZRENIT KA PASUR DEGË EDHE NË KËRÇOVË, DHE KJO DERI ME TASH NUK ESHTE DITUR

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Raport derguar Kryeministrisë në Stamboll  mbi luftërat e shqiptarëve të Kërçovës gjatë kohës së Lidhjes së Prizrenit

Ju informojmë se si rezultat i përfundimit të Kongresit të Berlinit, ndodhi  vrasja e Mehmet Ali Pashë Magjarit në Gjakovë, dhe kundër fajtorëve nuk u morën masa ndëshkimi, gjë që situata filloi të përkeqësohet edhe më tepër, ku popullata shqiptare  u ngrit që me luftë të mbrojë coptimin e tokave të tyre. Për këtë shkak, organizata e quajtur “Lidhja e Prizrenit” ka bërë organizim dhe  bënë përpjekje maksimale për moslejimin e coptimit të tokave të tyre.

Ne mendojme se do të ishte e arsyeshme që përsëri të bashkpunohet me shqiptarët dhe ti afrojmë ata, për të arritur qëllimet tona, dhe është mirë të fillojnë të bëhen reformat e kërkuara nga ata, që edhe shqiptarët të marrin pjesë në administrate, polici e gjygje.

Sot erdhën në Gjykatën Civile të Kërçovës, njerëz nga Dega e Lidhjes të këtij qyteti (Ittihadi Subesi), duke na e komunikuar Vendimin që ka marrë  “Këshilli Qëndrorë i Lidhjes së Prizrenit”, që patjetër, punët që ka popullit shqiptarë i këtij vendi me administratën Osmane ti kryejnë vetëm nëpunës shqiptarë. Kërkuan me këmbëngulje që  menjiherë të largohen nga detyra, të gjithë zyrtarët turqë, gjykatësit, sekretarët dhe antarë tjerë të gjygjit që nuk e flasin shqipen. Prandaj, të punësuarit në Gjygjin e Kërçovës, domosdo u detyruan ti lëshonin detyrat e tyre, në të vërtetë u larguan nga puna dhe ikën në shtëpitë e tyre.

E  informojmë, Lartmadhërinë e tij Sulltanin Famëlartë, e dhamë mendimin dhe propozimin tone për zgjidhjen e problemit dhe presim urdhërin e Tij te mençur për veprimin e mëtutjeshëm.

15 shkurt 1880. Gjygji i Shkallës së Parë i Kërçovës

(  Mehkemei  Bidajeti Kerçova )  Nënshkrimi , Ahmed Arsllan

 

Faksimil i dokumentit te larteperkthyer;  Ist.Ah.6725, ph-12, nr.dc.1297

Komenti jonë në lidhje me dokumentin.

Ata që janë të Historisë dhe e kanë pasur në dorë Historinë e Popullit Shqiptarë, kanë vrejtur se aty  Kërçova shumë pak ose aspak nuk përmendet, edhepse ka qenë në qendër të ngjarjeve në të gjitha kohët, qe nga koha kur Tit Livi e përmend me emrin ilir Uscana dhe pushtimi i sajë nga romakët,(169 pe) pastaj dokumenti tjeter  që e permend në vitin 1054 si Kirçava (Kicaviss), koha e Kral Millutinit, 1282 i cili kishte pushtuar Kumanovën, Shkupi me të dy Pollogët; dhe për të shkuar drejt Prilepit është dashur të kalonte nëpër Zajaz e Kërçovë, ku, sipas të dhenave serbe, zhvillon një betejë të ashpër me popullatën vendase te mali Bukvik.

Pastaj koha e Skënderbeut, i cili për të shkuar në Fushën e Pollogut ku bëni disa beteja, u deshtë që nga Kruja të dilte në Rahovnik,(Dibër) pastaj në Jama-Ura e Boshkut-Izvor e Kërçovë, dhe nëpër Zajaz e Bukovik të dilte në Fushë të Pollogut.

Në Lidhjen e Prizrenit, Kërçovën e prezentoi Jusuf Ali Beu ose  Jusuf Albani, i cili, pas rënies së Turqëve të Rinjë, iku dhe u vendos në Sofje ku botonte edhe gazetën e tij “Albania” në bullgarisht e shqip.

Gazeta “Java” e botuar në Tiranë, më 1930, në artikullin e sajë të shkruar nga Sefedin Kërçova, i përmend me emër e mbiemër antarët e kryesisë së organizatës  “Shoqata Shqiptare Kërçovare” në Bukuresht, të cilët  në vitin 1912 e kanë pritur dhe i kanë organizuar një tubim shumë madheshtor Ismail Qemalit, ku ai mbajti edhe fjalimin e famshëm, pastaj i shtrojnë edhe darkë, te cilën darkë, tregon Sefedin Kdercova në artikullin e tij, e ka paguar patrioti kërçovarë, Rexhep Novosella.

Ismail Qemali kishte ardhur nga Stambolli në Bukuresht,me qellim që para se të shkonte në Vjenë e Vlorë për të ngritur Flamurin, të takohej me krerët e Rumanisë dhe të kërkonte përkrahje prej tyre për shtetin që ai do ta shpallte të pavarur. Dhe e gjithë kjo nuk përmendet në Historinë e popullit Shqiptar, bile si informatë për gjeneratat që vine pas dhe si një larje borxhi ndaj atyre burrave që ndanë edhe kafshatën e gojës në shërbim të çështjes kombëtare

Le të jetë para ky shkrim në shenjë falënderimi për ata patriotë; dhe ky  zbulim i këtij dokumenti një kontribut i vogël i imi për Kërçovën, me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes se Prizrenit kushtuar ,,Degës së Lidhjes,, në Kërçovë, të kaluarës shumë të bujshme të këtij vendbanimi me rrënjë ilire  dhe burrave të këtij trolli që derdhën gjakun e djersën e tyre për shqiptarët dhe  Shqipërinë.

Ps. Kumtesa eshtë  lexouar në tubimin e organizuar  me rastin e 135 vjetorit te mbajtjes së Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx