Kulturë
Xhavit Gasa: Gurin dhe arrën
E hene, 10.06.2013, 07:07 PM
GURIN DHE
ARRËN
(Tregim)
NGA XHAVIT GASA
Agron
Melani u nis herët për në qytet, e kishte kërkuar kryetari i frontit të
rrethit. Ai e dinte arsyen pse e kërkonte. Kishte vite që Agroni trokiste nëpër
zyrat e pushtetit dhe të partisë-shtet në kërkim të së vërtetës së biografisë
së tij. Hija e rëndë e biografisë e ndiqte hap pas hapi. Kjo hije e frikshme i
kishte zënë pritë në çdo hap që hidhte në rrugën e tij, në ëndrat e tij rinore.
Në këto ëndra ishte zhytur dhe gjatë rrugës për në qytet, ku e dinte që e
priste një bisedë e vështirë me kryetarin e frontit të rrethit, që ishte kuadër
i vjetër i partisë-shtet, dhe shquhej për luftën e egër të klasave. Në fund të
fund të përpjetës së rrugës ku fillonte dhe hyrja në qytet Agroni u takua me
komshiun e tij, Salën që ishte komunist i vjetër. Agron nxito pak-se po te
presin ata të frontit të rrethit,- i tha Sala. E di...e di..tha Agroni,-po ti,
ke fjetur sonte në komitet të partisë?- pyeti Agroni, pa e ndauar hapin, as nuk
ja hodhi sytë në fytyrë. Sigurisht,-tha Agroni me vete..paska ardhur që me natë
për të dhënë informatat. Agronit ju kujtua një bisedë e hershme që kishte bërë
para disa vitesh me një ish kryetar dege, i cili kishte qenë mbi 10 vjet në
këtë qytet. Në kohën kur Agroni studionte në shkollën e mesme në Tiranë, këtë
mundësi ja kishte dhënë kushuriri i tij nga nëna, i cili e mori në familjen e
tij që të vazhdonte shkollën e mesme. Një natë erdhi për vizitë ish kryetari i
degës që tani ishte në pension. Sapo u rehatua në dhomën e pritjes, ish
kryetari pyeti kushuririn e Agronit-ky djali i kjut është?- e kuptoj që nuk ësht
i yti, se nuk ngjan fare me fëmijët tuaj. Është i kushurirës time, e kam marrë
të vazhdojë shkollën, këtu e ka afër, kurse atje i kishte larg. Nuk jam
penduar, sepse Agroni po mëson shumë mirë, është më i miri në shkollë. I kujt
je ti more djalë, - pyeti Agronin ish kryetari-dhe sapo mori përgjigjen i tha,-
ah...i atij kulakut qenke ti. I njoh mirë, babain dhe xhaxhain tënd. E di dhe
shtëpinë tënde, jeni komshi me Salën, që e kam mik të vjetër, komunist besnik i
partisë.Gëzohem që mëson mirë, ti je i ri dhe e ke të ardhmen përpara, mëso
mirë, përvetëso mësimet e partisë dhe shëro ato plagët e së kaluarës. I zhytur
në këtë kujetsë, Agroni u gjend përpara zyrës së kryetarit të frontit të
rrethit. Trokiti në derën e zyrës të cilën ja hapi një burrë i vjetër, ishte
sekretari i kryetarit. Kryetari ishte një burrë i mbajtur mirë, me vështrim të
vrazhdë, gjithmonë mbante një kapele të zezë mbi kokë. Ndërsa sekretari
megjithë moshën e vjetër që kishte, dukej burrë babaxhan dhe thinjat e bardha i
kishi hije. Bisedën e filloi kryetari, me atë zërin e tij të vrazhdë dhe
potent. More djalë, të kam thir sot që të sqaroi një herë e mirë, që ti je një
bir kulaku, dhe mos e humb kohën e punës kot duke bredhur nëpër zyra e duke
zhgarravitur letra lart e poshtë, por shtroju punës në kooperativë.Faleminderit
shoku kryetar, dhe unë atë dua. Kërkoj të di çfar gabimesh ka bërë im atë, që
të punoj për ti shlyer ato. Nuk shlyhet puna armiqësore e babait dhe xhaxhait
tënd duke o sorollatur pra mor çun. A më shikon mua këtu,- unë kam luftuar me
pushkë në dorë kundër pushtuesve dhe tradhëtarëve, dhe akoma vazhdoi të punoj.
Unë e kam kapur xhaxhain tënd duke ndihmuar bandat që donin të luftonin
pushtetin popullor, në shtëpinë tuaj
paria e bazhibozukëve bënte kuvende kundër partizanëve. Babai dhe
xhaxhai juaj duhej pushkatuar, janë me fat që janë vetëm kulakë. Shoku kryetar
unë kërkoj t'më japësh vendimin dhe motivacionin e org së frontit fshatit për
cilësimin kulak të babait dhe xhaxhait.Të gjitha këto që thua ti nuk janë të
vërteta. Xhaxhai im vërtet është arrestuar është torturuar dhe është liruar për
mungesë faktesh. Është provokuar nga njerëz të sigurimit për të ndihmuar
bandat, por nuk i ka ndihmuar.
Për babën
tim nuk është mbledhur fronti, por ti ke dërguar njerëz që ti merrje kartat e
frontit në shtëpi.Kryetari u nxe dhe bërtiti-more këlysh armiku, ti nuk më
beson mua? Ti kërkon të më tregoshë mua kufijtë? Mos u nxeh shoku kryetar,
fjalët i mer era, e vërteta shkruhet, a nuk unë të drejtë të di të vërtetën e
prindëve të mi? Kujt i flet kështu ti more rrugaç, a e di se kush jam unë? Po
shoku kryetar e di mirë, që ke luftuar për çlirimin e vendit, dhe për këtë kam
respekt për gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për çlirimin e vendit. Po ti
shoku kryetar a më njeh mua? Ku e di ti që jam rrugaç? Është e para herë që ma
thonë këtë fjalë në jetën time.Më vjen keq shoku kryetar, por nëse ka një njeri
që është rrugaçi numër një është yt bir.Që i merr notat pa hap libra, që bredh
lart e poshtë rrugëve si rrugaç se i ka krahët e ngrohtë nga një baba që ka
luftuar në luftë, që vazhdon të punojë por fatkeqësisht është prind i një
rrugaçi.Unë nuk kam kohë të bredh si rrugaç, se punoj 10-12 orë në ditë, nuk
kam këpucë lustrafine as pantallona teritali, por çizme të vjetra e pantallona
të arnuara. Sille djalin tënd këtu të konkurojë me mua, kush e merr notën
10-të. Pusho-u hakërrua kryetari si i xhindosur nga fjalët e Agronit që ishin
të vërteta. Mbaj shënim ti, ju drejtua sekretarit,- shkruaj fjalë për fjalë ato
që tha ky rrugaç, ky bir kulaku se ja tregoj unë vendin tani, dhe kapi
telefonin e i telefonoi dikujt të cilit i tha të vinte në zyrën e tij. More
djalë, -foli sekretari, - mati fjalët se të kushtojnë shtrenjt, ki më shumë
respekt për më të mëdhejntë. Këto fjalë të thëna me një ton tepër njerzor nga
sekretari e qetësuan disi Agronin që kishte dalë jashtë natyrës së qetë që e
karekterizonte gjithmonë. Në zyrë hyri Ibrahimi, instruktor i komitetit të
partisë. Ibrahimi e njihte mirë Agronin dhe familjen e tij sepse ishin nga i
njejti fshat.E njeh këtë rrugaçin, i tha kryetari duke drejtuar gishtin nga
Agroni. Po,- tha I Brahimi, jemi nga i njejti fshat, dhe vazhdoi- unë e kam
sqaruar për përoblemin që ka, apo jo Agron. Deri tani kam dëgjuar vetëm fjalë,
nuk kam parë asgjë të shkruar, asnjë dokument, asnjë vendim me shkrim, unë këto
kërkoj shoku Ibrahim.Mbylle more këlysh armiku, ju hakërrua kryetari përsëri.
Shoku Ibrahim ky është një copë rrugaç i pa edukatë, sot më ka ofenduar mua, që
kam luftuar kam derdh gjak për çlirimin e vendit, mua kudrin kryesor të
partisë, ky po ofendon paertinë dhe pushtetin me mosbesimin që çfaqi sot para
nesh. Shoku kryetar më ke thirr mua apo shokun Ibrahim sot? Unë po dal, kur të
mbaroni me shokun Ibrahim po vi unë përsëri, dhe emri im është Agron, jo
rrugaç,
këtë emër
më kanë vënë prindët e mi të nderuar, me këtë emër do ti nderoj për gjithë
jetën, nëse të pëlqen emri rrugaç verja djalit tuaj, unë nuk jam rrugaç as nuk
do të bëhem kurrë, tha Agroni dhe doli nga zyra e kryetarit. Ashtu i nervozuar
ai u nis drejt shtëpisë së tij në fshat. Bëra mirë që dola dhe nuk e zgjata
bisedën, mendonte me vete Agroni, nga provokimet e tyre të djallëzuara mund ta
pësoja keq, faleminderit sekretarit që më foli njerzisht, dhe më dha
kurajo.Këta janë të gjithë një lloj, e vërteta është mbyllur në kasaforta dhe
nuk gjendet, heshtja është ilaçi më i mirë, këta e kanë në dorë gurin dhe
arrën, tha Agroni me zë të ulët dhe ktheu kokën pas mos po e dëgjonte ndojnë
hije....