Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Krenarë për kombëtaren tonë!
E shtune, 08.06.2013, 06:00 PM
Krenarë për kombëtaren tonë!
Nga Elvi Sidheri
Dje në
darkë, mendoj se shumë (në mos të gjithë) shqiptarët, qenë mbledhur së toku për
të ndjekur kombëtaren tonë, teksa na nderonte në fushë duke lënë atje shpirtin
me qëllim që të arrinte një fitore të shumëpritur.
Nuk
fituam, por luajtëm fort dhe vikingët aspak teknikë, por me fizicitetin e tyre
të theksuar dhe një eksperiencë e vetëbesim në forcat e tyre, dukshëm ende më
të lartë se tonin, sidoqoftë ata i “vumë përpara” dhe si rrallëherë pati
ndodhur në mitikun “Qemal Stafa” u imponuam kundërshtarëve tanë ritmin e lojës
dhe dëshirës sonë për fitore dhe tre pikë.
E gjitha
kjo nën shenjën e një shpirti të admirueshëm gare, të mijëra flamujve ku më
gjigandë, të mëdhenj apo të vegjël, por gjithnjë të skuqur në ngjyrat tona të zjarrta
Kuq e Zi!
Të dhënat
e këtyre eliminatoreve deri më sot, të bëjnë të besosh për më tepër miq...dhe
kjo në përshtypjen time nuk mund të konsiderohet si gjë e pakët.
Jemi të
dytët në grup si kurrë më parë.
Kemi
arritur në numër dyshifror pikësh në mos gabohem për herë të tretë në histori
si për kualifikuese Botërori, ashtu edhe Europiani.
Më parë
pati ndodhur e diçka e ngjashme në eliminatoret e Botërorit 2006, kur sidoqoftë
pjesë e një grupi me 7 ekipe (rrjedhimisht dy më të dobët sesa ne) patëm
përfunduar të pestët me 4 fitore, 1 barazim, 7 humbje dhe Gjeorgjinë e
Kazakistanin pas nesh në renditje.
Jo keq si
një arritje sportive kjo.
Patëm
fituar 4 herë në 12 ndeshje, ndër të tjera duke mundur në Tiranë në një ndeshje
tashmë legjendare dhe drithëruese për çdo shpirt shqiptari, Greqinë e fryrë nga
triumfi i beftë në Europianin portugez.
Tullumbacen
helene të mbushur me “gazra” shtatë atmosferësh, e patëm çpuar dhe degdisur siç
e meritonte dhe siç atyre fqinjve tanë nga jugu u kishte ndodhur gjatë çdo
vizite në tokën tonë, pra me një humbje të merituar 2-1 në atë rast, por edhe
2-0 pak vite më parë, sepse ka nga ata që nuk e kanë vënë re akoma se greku
futbollistikisht në Shqipëri nuk ka arritur të fitojë KURRË.
Për të dalë
pak si të them në korsinë mbështetëse të kësaj teme, fundja edhe fqinjët serbë
nga veriu, kur i kemi takuar, po të njëjtin “shërbim” u kemi bërë, takimet e
paharrueshme të Flamurtarit të madh të viteve 80-të (ekip që diti të barazojë
dy herë dhe të gjunjëzojë në Vlorë 1-0 Barcelonën)...me Partizanin e Beogradit
dhe goli historik i Sokol Kushtës ende na e sjellin këtë fakt në memorie.
Mbaj mend
se kemi marrë 11 pikë edhe para disa vitesh, në një palë eliminatore jo të
këqija, kur si për habi dy ndeshjet e fundit panë një ekip tonin totalisht të
shpërfytyruar, i cili doli tërësisht nga vetja dhe dhuroi ndeshjet në Tiranë
dhe Rumani, duke mos u ngjitur dot edhe atëherë mbi vendin e pestë në një grup
me 7 skuadra sërish, ku së paku një vend më lart me një rekord pikësh, ndoshta
14, ishte komplet i arritshëm.
Të
shkuara këto, janë të dhëna dhe rezultate që do të mbeten në të mirë dhe të
keqe, statistika dhe kujtime të jetës së përfaqësueses sonë në vite e po aq
edhe pjesë e shpirtit dhe përjetimeve të qindra-mijëra tifozëve brez pas brezi,
të cilët asnjëherë këtë ekip nuk e kanë lënë në baltë edhe mes rezultatesh të
dobëta e zhgënjimesh të shpeshta.
Gjenerata
të tëra tifozësh Kuq e Zi, të mendosh se kanë pritur për dekada nganjëherë për
të shijuar një barazim apo fitore!
Një Kupë
Ballkanike, ndonjë rezultat i rëndësishëm në kupat e Europës i Tironës, Vllaznisë,
Partizanit, Dinamos apo pikërisht Flamurtarit të jashtëzakonshëm të viteve
80-të, barazimi dhe eliminimi i Gjermanisë në vitet 60-të, fitorja me Belgjikën
njëzetë vjet më tej.
Në
ndërkohë humbje të turpshme, shkrirje të ekipit, tranzicioni që përveç vendit
dhe shoqërisë, zuri edhe futbollin dhe një avancim i ngadaltë që ndoshta vetëm
tani me të vërtetë po
Kujtoj
akoma edhe pse kam qenë adoleshent i herët atëherë, fitoren e parë që kam
ndjekur vetë të ekipit tonë kombëtar.
Ishte një
3-0 i pastër ndaj Moldavisë.
Qemal
Stafa sa nuk ra në tokë nga emocionet dhe gëzimi nuk përmbahej.
Jo për
gjë, por nuk është se në stadiumin tonë ishte parë ndonjë fitore prej disa
kohësh dhe evenimenti meritonte festimet.
Rreth
asaj kohe kam të freskëta edhe imazhet e një superndeshje të të tanëve në
Gjermani, të cilët rezultatit fillestar 2-0 të vendasve, iu përgjigjën me një
gol unikal të Altin Rrakllit (e gjeni në YouTube besoj po t’a kërkoni kush s’e
ka parë) dhe ai takim u mbyll 2-1.
Sepse me
gjermanët (tifoz i tyre në kompeticionet e mëdha edhe unë)...traditën e kemi të
mbushur po ashtu me momente nga më të rrallët dhe të luftuarit.
Në ato
eliminatore gjithësesi, kujtoj edhe një 1-1 në Tiranë me Bullgarinë e 4-t të
botës të yllit Stoiçkov, goli i të cilit në kryeqytetin tonë, nuk vleu për më
shumë sesa një pikë.
Por
fituam edhe për herë të parë jashtë fushe “heroikisht” me përmbysje 3-2 në
Moldavi (hera e parë po ashtu që një kundërshtar e hiqnim qafe dhe i merrnim 6
pikë njëherësh).
8 pikë
mori ajo kombëtare, mund të bënte dhe më tepër, por “na u ça rrota” në ndeshjen
e fundit me Uellsin dhe e lamë me aq.
Kohë
lufte në Shqipëri (dhe në Kosovë po ndizej flaka) kur skuadra jonë me shpirt
ndër dhëmbë përplasej cepave të Europës si pa atdhe dhe detyrohej të luante në
Ato me
Gjermaninë edhe njëherë pra.
2-3 e
para në Spanjë në “shtëpinë” tonë dhe 3-4 e dyta në Hanovër.
U shënuam Pancerave pesë gola dhe një pikë nuk ua morëm dot e në ndeshjen e dytë ndodhën aq shumë ndryshime rezultati sa dikush me zemër (kohë të vështira qenë sido që të ishte për vendin tonë dhe banorët e tij)...sigurisht që do të kishte patur probleme.
Goli i
katërt i gjermanëve në sekondat finale, nuk do të harrohet kurrë (Bierhoff
90)...ashtu si edhe ndërprerja e sinjalit të TVSH-së pikërisht në ato minuta
finale pasi neve patëm barazuar 3-3 në të 88-ën.
Ishte
kohë e egër në Tiranë dhe armët ishin sheshit.
Automatikët
dhe pistoletat kështu kërcitën me batare drejt qiellit tiranas, për fat të madh
jo për luftë apo antagonizëm politik, por për të festuar një rezultat
madhështor që po përvijohej.
Por
sinjali kthehet për disa minuta dhe spikeri i qetë i Televizionit Shqiptar na
“njofton” se gjermanët e kanë bërë golin e tyre dhe 4-3 për ta.
Sa
karrige, tavolina, qelqe, tasa e kusi janë përplasur apo thyer në ato çaste në
Shqipëri dhe botën shqiptare, një Zot e di!
Por ajo
kombëtare na kishte nderuar dhe qoftë edhe për pak orë na pati larguar nga
mendja situatën që Shqipëria dhe Kosova po kalonin gjatë atyre viteve të
tmerrshme.
Ndër të
tjera një ndeshje djemtë tanë e patën fituar në Zvicër (fushë asnjëanëse) me
Irlandën e Veriut.
Me
kalimin e viteve ndërrohen brezat dhe afrohen në ekipin tonë lojtarë të rinj, Tare,
Bogdani, Skela, Lala, Murati, Bushi, Myrtaj, Beqaj, Aliaj e shumë të tjerë dhe
skuadra jonë mund Greqinë 2-0 (vetë kam mbetur pa zë pas asaj ndeshje nga
ulurimat triumfuese) dhe barazon në Oslo me Norvegjezët më parë.
Nuk mund
të mos përmend sërish ndeshjen e rradhës me gjermanët dhe një 1-2 në
Klose në
të 92-tën minutë nuk ka nevojë për shumë komente.
Një
lojtar që në tre botërorë më tej do të shënonte jo pak, por 14 gola për ekipin
e vet, me ne nisi të shkëlqejë.
Ja ku
vjen edhe epoka e trainerëve të huaj.
Një erë e
re për futbollin dhe përfaqësuesen tonë kjo.
Dossena
(tashmë opinionist sportiv tek RAI në Itali, që sa herë e shoh tek fryhet si
pallua, kujtoj sesi ia mbathi nga ekipi ynë për tek lekët e naftës së Gadafit
më duket)...ishte ai që e nisi në mënyrë premtuese me një barazim të bukur me
zvicerianët “druvarë” për nga stili i lojës dhe shqelmat e dhëna ndaj tanëve në
fushë.
Pak do
t’a mbajnë mend se ato ditë vjeshte 2002, Tirana jonë e dashur, ende në kohë
“kthimi në identitet” (qe rrafshuar lëmshi arkitektonik dhe ishte bërë sërish i
lulëzuar Parku Rinia dhe akoma s’qenë pastruar rrënojat e ish-ndërtesave anash
Lanës, pasi ishin hedhur në tokë me të drejtë, për t’ia lënë vendin bordeve të
gjelbëruara të lumit)...ishte përmbytur as nga Zoti, as nga natyra, por nga
liqeni artificial, portën e të cilit thanë t’a hapnin njëherë, por që s’ditën
më t’a mbyllin gjersa prej aty doli gjysma e ujit të atij rezervuari të madh.
Pra kur
zvicerianët erdhën në Tiranë, ujërat kishin arritur Lanën duke vërshuar
përgjatë Tiranës së Re derisa të derdheshin në lumë.
Kushte më
të jashtëzakonshme për një ndeshje nuk kishte!
Por 1-1
dolëm sidoqoftë.
Murati me
“ence” (goditje dënimi) barazimin për ne.
Ndeshja
tjetër 1-4 në Rusi.
Ç’të
flasë njeriu në këtë rast?
Dossena
ikën nga sytë-këmbët dhe vjen një gjerman, Briegel.
Eh...gjëra
të bukura na lidhin me këtë figurë.
Ky djalë
vite përpara pati ditur që në krye të një ekipi provincial si
Qysh
atëherë
Ndeshja e
parë...në Shkodër...me Rusinë (e ku ka më mirë se t’a nisësh me kushurinjtë e
origjinës dhe prapatokës së sllavëve armiqësorë të rajonit tonë)...dhe
rezultati final 3-1 për ne !!!
Në
stadium qemë futur orë më parë, festë, hare, gëzim pa nisur akoma ndeshja e pa
u goditur as topi i parë.
Një besim
dhe bindje në fitore e jashtëzakonshme, e rrallë dhe fantastike.
Nga ato
raste unikale kur njeriu e di që është pjesë dhe dëshmitar i një evenimenti të
papërsëritshëm që njëherë ndodh dhe atëherë përpiqesh që çdo sekondë t’a
shijosh dhe atë ngjarje t’a ngulitësh sa më
Kur
humbëm penalltinë në avantazh 1-0 dhe pastaj rusët barazuan, askujt nuk i ra
mendja të thërriste e shante lojtarët, por të gjithë ushtuan edhe më tepër
gjersa u bë 2-1 dhe më vonë 3-1 për të tanët.
Lumë
tifozësh në delir, fishekzjarre, festë dhe rusët me të mbrapmet në duar që
ktheheshin për në vendin e tyre pa e kuptuar si kishin humbur në atë mënyrë aq
bindëse.
Kalojnë 4
ditë dhe në Tiranë, presim Irlandën.
Ndeshje
vendimtare për të verifikuar ecurinë e tanëve dhe efektet e lodhjes fizike si
dhe euforisë së ndeshjes me rusët.
0-0 në një takim mjaft të luftuar nga secila
palë.
Disa
humbje tipike shqiptare, me shumë ekzagjerime kundër nesh nga rivalët në fushë
dhe gjyqtarët, na heqin pikën e merituar si në Zvicër (2-3) e po aq në Irlandë
1-2 në fund, ku goli i vendasve vjen pas një aksioni ku topin duhej të na e
kthenin sipas rregullave të Fair Play-it që të ashtëquajturat skuadra të
njohura, ndaj të vegjëlve nuk e njohin.
E mbyllim
në mes të rrebeshit në një stadium sërish të mbushur në Tiranë, duke triumfuar
3-1 me gjeorgjianët.
Kualifikueset
e para kur Shqipëria pati menduar sikur edhe në një cep të trurit se mund të
bënte diçka më tepër se figuranten.
8 pikë, asnjë
humbje në fushën tonë, shumë gola të shënuar dhe mjaft pikë të mbledhura për
vetëm 8 ndeshje.
Ikën
gjermani karizmatik, vjen kroati plak, bën edhe ai ca rezultate, sjell në ekip
një yll akoma shëndritës si Salihi, por edhe ai largohet pa bërë atë që
parashikonte.
Pas tij
zgjedhin një hollandez me mendim tejet të lartë për veten me mbiemër Han.
Ai njeri
aspak simpatik arrin sidoqoftë një rezultat të rrallë 0-0 me dhjetë lojtarë në
fushë brenda në shtëpinë e Portugalisë së Cristiano Ronaldos, ndërsa më parë
kishte barazuar po ashtu në Tiranë me suedezët.
Por
hollandezi humbet rrugën nëpër të supozuarat ndeshje të thjeshta me Maltën
(barazim në fushën e ishullorëve të vegjël) dhe Hungarinë që na shtron si rrul
dy herë.
Kështu që
nuk do mend që hollandezit të sipërpërmendur i japin duart dhe sjellin një
kroat tjetër, tepër të panjohur kësaj rradhe.
Ky
gjithësesi merr një 1-1 me danezët e fortë dhe për pak (minuta e fundit
gjithmonë) nuk barazon edhe me portugezët në fushën tonë ku një gol i Bogdanit
s’mjafton.
Eliminatoret
e kaluara i mbajmë mend se janë afër.
Barazojmë
me shpirt dhe lojë në Rumani, mundim Luksemburgun, ndalojmë Bosnjen.
Çfarë
fillimi !
Por vjen
si traditë dita kur mbushemi me eufori para kohe dhe bjellorusët na shënojnë 2
gola dhe na mundin pastër.
Por ua
kthejmë nderin në Tiranë me një ndeshje si rrallë tejet intense tërë sulme e
vrap drejt portës së tyre.
1-0 me Salihin dhe kemi 8 pikë.
Shkojmë
në Bosnje me dëshirë të madhe, mbajmë denjësisht për një pjesë, më pas na kalon
pështyma keq (mua Cola që po pija në lokal ndërsa ndiqja ndeshjen) dhe pësojmë
dy gola.
Si luajmë
si zakonisht fort dhe kompaktë me Francën, me frikë në nisje kur vijnë dy golat
e tyre totalisht të evitueshëm të mos ishte për stepjen tradicionale të tanëve
kur luajnë me ndonjë skuadër në letër më të ekuipazhuar se e jona...dhe më pas
me impenjim dhe forcë karakteri që na çojnë gjer tek goli i Bogdanit, sërish
ndeshja mbaron 1-2.
Mundemi
edhe në Francë dhe mendojmë se dikush në federatë dhe ndoshta lojtarët e
traineri do t’a kenë realizuar idenë se dy ndeshje mund të na japin 6 pikë dhe
të na shpien në kuotën e paarritur kurrë më parë “
Por në
Luksemburgun e lojtarëve kamarierë e furrëtarë, na mundin 2-1 dhe më tej me
rumunët dalim 1-1 në fushën tonë.
9 pikë
dhe të parafundit.
E ja ku
jemi në ditët tona.
Të jetë
ky edicion një gjë e re ndoshta?
Të ketë
mësuar federata dhe lojtarët që të mos entuziazmohen para kohe (se tifozëve kjo
u lejohet)?
Nuk jemi
sigurisht këtu në një “Pas lindjes së Krishtit”...as para tij.
Kombëtarja
jonë nuk ka nisur të lozë seriozisht futboll vetëm këto muaj !
Por
ndryshime ka dhe kjo vërehet.
FIFA nuk
të ngjit rastësisht në vend të 38-ë të renditjes botërore !
Prapa
nesh ka alamet ekipesh me shumë më tepër histori dhe rezultate e pjesëmarrje në
evenimente të mëdha futbollistike, mjafton të them këtu se Irlanda e
Trapattoni-t është tre vende pas nesh dhe
Në FIFA
janë largpamës dhe duke shikuar larg kanë vënë re kualitetet dhe potencialet e
ekipit tonë tani në këto eliminatore dhe po ashtu në të ardhmen që është ajo që
ka më tepër rëndësi.
Brazili
“Pentacampeão” pesë herë kampion, është vetëm i 22-i në këtë renditje, gjashtëmbëdhjetë
vende të vogla përmbi ne.
Jo se do
e gënjejmë veten se jemi vërtetë kaq afër asëve karioka, por sambën e tyre mund
t’a ëndërrojmë që t’a kërcejmë edhe vetë në fushat e Rio de Zhaneiros, Brazilias
apo Sao Paolos sidoqoftë pas një viti.
Ajo që po
ndodh qysh prej ardhjes së De Biasit në krye të ekipit tonë, është një
revolucion i vërtetë, pa asnjë dyshim të vetëm.
Valdet
Rama shënoi menjëherë.
Meha po
ashtu, Migjen Basha ishte një mrekulli si përzgjedhje dhe aftësitë e tij po i
shijon përfaqësuesja jonë ashtu si edhe klubi i tij
Etrit
Berishën nuk e njihte askush para se stafi i De Biasit t’a thërrishte në ekip.
Talismani
që ai denjësisht përfaqëson, ka shkëlqyer dhe i ka dhënë krahë, siguri në portë
dhe fat skuadrës sonë në takimin e fituar me sllovenët 1-0, në 1-0 tjetër
historike në
Ergys
Kaçen po ashtu nuk e njihnim, por ua morëm grekëve grykës për lojtarë tanët në
përfaqësuesen e tyre...”në kthesë” siç thotë populli, duke evituar në këtë
mënyrë një përsëritje të rasteve Nini dhe Kone.
Elseid
Hysajn që spikati tek sezoni fantastik i Empolit në Serinë B italiane, ku ky
ekip shkoi gjer në finalen e Play Off-it me Livornon, De Biasi e thirri dhe
futi në lojë direkt në Oslo.
Roshi po
ashtu është një siguri më tepër për skuadrën tonë.
Taktikat
dhe vendosja në fushë e ekipit, si dhe lojtarët e shumtë zbuluar anë e kënd
Europës nga De Biasi dhe të tijët, bënë që ndaj norvegjezëve, në Tiranë
megjithë shumë mungesa, Canën, Currin, Lilën, Roshin e Mehën, sërish të tanët
të mbanin shkëlqyeshëm për mëse 80 minuta në fushë, të krijonin raste, të
shënonin e godisnin traversën, të luanin me shpirt, shpejt dhe saktë dhe të mos
u lejonin nordikëve asnjë rast...përveç golit tradicional që neve rëndom
pësojmë andej nga fundi.
Sepse që
Shqipëria të jetë e sigurtë në fitore, nga minuta e 86-të e më tej, nevojitet
të jetë në avantazh 2-0 të paktën.
Ashtu një
gol e llogarisim për çdo rast, por punë nuk na prish.
Skema e
golit të Salihit në
Mënyra
perfekte sesi ekipi ynë qe vendosur në fushë, mbyllja e hapësirave për
kundërshtarin dhe gjetja e disa interpretëve të rinj, si zëvendësues të të dëmtuarve
apo të munguarve të tjerë me në krye kapitenin Cana për shkak kartonash, tregojnë
burimet për momentin të pashtershme të futbollit tonë kombëtar, që po prodhon
lojtarë cilësorë me shumicë, të cilëve më në fund dikush po ua jep shansin që
po t’a meritojnë, veten t’a tregojnë menjëherë në fushën e blertë, sado e
rëndësishme dhe me vlera klasifikimi apo kualifikimi të jetë ndeshja.
Rama dje
e faktoi këtë zgjedhje sa të guximshme, aq edhe brilante të De Biasit.
Të mos qe
për atë tërheqjen finale të skuadrës sonë dhe gabimin e zakonshëm në mes të
mbrojtjes, me siguri që do të kishim fituar.
De Biasi,
të cilit padyshim që i janë dashur ditë për të gjetur zgjidhjen e duhur për
zbrazëtinë në mbrojtje pas mungësës së Canës së pari, por edhe Currit, zgjodhi
që në fund të nxirrte nga fusha Salihin përherë të rrezikshëm edhe kur nuk
lëviz nga vendi fare (si tek rasti i traversës të cilën e gjeti si “bomber”
rrace, pa kërcyer aspak, por me një preçizion të rrallë)...dhe të mbante Çanin
të vetëm duke shtuar në prapavijë Osmanin.
Por ekipi
ynë nuk është të themi Milani që në ndeshjen me stratosferikët e Barcelonës (të
parën të fituar 2-0...ku tregoi se edhe ata janë prej mishi dhe gjaku, prandaj
humbin e tek Bajerni këtë leksion e ndoqën me kujdes dhe e vunë suksesshëm në
praktikë)...terminal ofensiv në mungesë të Mario Balotelit, kishte vetëm
Pacinin i cili zhgërryhej, rrëzohej, vraponte, merrte faulla, fitonte rivënie
anësore dhe goditje këndi, tërhiqte pas tij skuadrën e vet dhe disa mbrojtës
kundërshtarë, duke bërë kështu të mundur që ekipi të mos zhytej në mbrojtje dhe
më tej të shënonte me lojtarët e tjerë dy gola.
Neve me
një sulmues pykë, këtë gjë akoma nuk e bëjmë dot dhe kjo u duk qartë në minutat
e fundit të ndeshjes kur u mblodhëm në zonë pa dalë më seriozisht përpara dhe
po ashtu megjithë praninë e Osmanit shtesë në mbrojtje, golin sërish e pësuam.
Falë një
traineri italian nevojitet të jemi perfektë taktikisht (siç jemi duke u bërë), por
edhe të mësojmë që kur kalojmë në 1-0, kundërshtari t’a flejë mendjen se
rezultatin nuk e kthen dot.
Është kjo
një formulë fitimitare për futbollin italian ngahera dhe neve nuk kemi përse të
mos ambientohemi me skemat që këtë gjë e bëjnë të mundur.
Sipas
mendimit tim si tifoz, ndoshta prania e një sulmuesi tjetër në minutat e fundit,
do të kishte qenë kështu më efikase sesa ajo e një mbrojtësi tjetër.
Bogdani
dhe Çani ose Salihi, skuadrën mund t’a mbanin me më shumë sukses përpara pa e
lënë të mbyllet prapa në pritje të sulmeve të paorganizuara mirë nga
norvegjezët.
E kur pas
barazimit në sulm dolëm sërish, raste prapë kishim, por disa cm na ndanë nga
fitorja në sekondën finale.
Tani jemi
të dytët me shumë meritë dhe mundësi përpara nesh.
Kemi një
grup pa superekipe, me shumë rivalitet, të papritura, rezultate surprizë dhe
asnjë skuadër dominante apo të eliminuar.
Zvicra
është dhe mund të mbetet e para, por më pas kushdo ka shanse.
Islanda
fiton jashtë dhe mundet brenda, Norvegjinë e pamë se çfarë brumi ka, sllovenët
janë inkonsistentë dhe Qipro nivel poshtë mesatares paraqet.
Islandezët
siç na mundën pa bërë as përpjekjen minimale në atë ndeshje të çmendur mes
shiut në Tiranë, mund t’i mundim edhe ne në fushën e tyre.
Mjafton
lojë e qetë, pa sulme frenetike dhe taktikë e zgjuar në kërkim dhe pritje të
golit tonë që do të prishte skemat e tyre dhe mund të na hapte neve shtigje për
gola të tjerë.
Ata nuk
kanë ç’të humbin në këto eliminatore dhe tashmë kanë bërë mjaft më tepër nga
çfarë pritej prej tyre, por sidoqoftë Islanda nuk është një skuadër e aftë të
imponojë lojën e saj dhe një taktikë e mprehtë, ata i nxjerr jashtë loje.
Në
Slloveni pas fitores së tyre në Islandë, do kemi luftë.
Por ata
nuk posedojnë asnjë cilësi me tepër se lojtarët tanë dhe ndërkohë në gjashtë
ndeshje kanë humbur deri tani katër, që nuk është pak dhe tregon se janë tepër
të thyeshëm edhe në fushën e tyre.
Kemi edhe
Qipron gjithmonë jashtë fushe në fund, kur ndoshta ata do të jenë pa asnjë
objektiv, një takim me siguri po të jemi akoma në garë, tejet i rëndësishëm për
ne, ku nevojitet të tregojmë më në fund se edhe me të vegjlit duhet të dimë të
fitojmë.
De Biasit
i takon detyra që lojtarëve tanë t’ua ngulisi filozofinë e tij fituese, në çdo
rast dhe fushë apo rrethanë.
Ndeshja
me Zvicrën, ka nevojë për përgatitje, por hyn në ato evenimente që e përfshijnë
adrenalinën dhe shpirtin e sakrificës si dhe agonizmin të parashikuar pa
filluar akoma.
De Biasi
kujtoj sesi dhjetë vite më parë solli Modenën e vogël nga Seria C në Serinë A
brenda dy vjetësh me ngjitje të njëpasnjëshme.
Atëherë
ky trainer promovoi në nivele të larta, lojtarë të panjohur të cilëve u besoi
dhe kjo strategji e tij që nuk u frikësohej kateve të sipërme të futbollit
italian të cilët ajo skuadër dhe ai vetë gjer aty nuk i njihnin, rezultoi tepër
efektive dhe ende kujtohet në Itali si një nga ngjitjet më të shpejta të një
ekipi në futbollin apenin.
Ndoshta e
njëjta gjë po ndodh edhe me përfaqësuesen tonë !