Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Kur ne mijevjecarin e trete Sqepari triumfon mbi Onufrin!
E merkure, 23.01.2013, 07:05 PM
Kur ne mijevjecarin e trete SQEPARI triumfon mbi Onufrin!
Nga Elvi Sidheri
"Ja
na erdhi Viti i Ri, sa jam i gezuar, porsi une cdo femije ka per t`a
festuar"!
Ishte kjo
qe ua prezantova, nje si tip kenge feminore e para renies se diktatures ne
vitet 90-te.
"Ca
m`a dha truni" qe t`a shkruaj?
Une si
njeri te cilit i pelqejne festat, nder to shume dhe Viti i Ri, si nje moment
reflektimi per cfare leme pas e cfare do bejme pas fillimit te ri qe do jete
viti qe fillon, une pra keshtu me ato vargje te mesiperme do e kisha nisur kete
vit qe sapo hyri.
Nje vit i
ri qe si ky, hyn pas nje te vjetri ne te cilin, vecse i rame me shqelm
mollaqeve kandidatures qe Europa na ofroi bujarisht ne tabaka argjendi, po
ashtu ne mase te madhe keqperdorem dhe 100 vjetorin e shpalljes se pavaresise.
Kandidaturen
per BE e gjetem te udhes qe t`a refuzojme ne vete e jo ata qe na e dhane.
Jo vetem
per shkak te llogarive politike te ish-komunisteve te borgjezuar e pasuruar te
1941-shit (PKSH-PPSH-PS), te cilet tashme metojne te behen nje lloj
aristokracie e re e ngritur mbi rrenojat e aristokracise reale te para 45-es e
te gjakut, pasurive e inteligjences se Shqiperise, qe ata perthane nga 1945-a
ne 1990-en, nga 1997-a e me tej.
Kandidatura
ra dhe per shkak te ketij realiteti ku jeton vendi yne.
Ne kete
realitet hyn denjesisht dhe PS-ja, megjithe trashegimine e saj diktatoriale 72
vjecare, me monizem, revolucion 97-e, greva, tenda e sulm ndaj kryeministrise
se nje vendi te NATO-s!
Por ne
kete realitet hyn dhe nje qeveri e shoqeri qe per 3 vite rresht nuk di apo nuk
do te beje pakte apo t`a sjelli ne arsye nje opozite te tille.
Statusi
s`merret se askush s`e do vertet!
Duam nje
realitet plot krime, dhune ne familje e ngado, grash te masakruara te cilave u
behet dy here varri nga vrasesit e tyre e shoqeria e gatshme qe t`i nxjerri te
pamoralshme e putana, ne nje perpjekje te ulet per te barazuar agresorin me
viktimen.
Realitet
me perrenj mes qytetit qe shndrrohen ne Amazona per shkak te masakrimit te
shtrateve te tyre e me pas mbysin qytetet tona.
Ata pak
qe kane mbetur normale nga trute ne nje vend si i yni, ndoshta nevojitet te
ngrene ndonje Varke Noeje, para se Zoti apo Nena Natyre, me ane te lumenjve pa
zall (pasi e kane marre per pallatet me apo pa leje), te perrenjve, ujembledhesve
me diga te pariparuara prej vitesh, liqeneve apo detit pa breg (sepse reren e
kane germuar e vjedhur e pemet i kane prere), para se Perendia apo Natyra pra, te
na permbyte perfundimisht duke i dhene fund marrezise sone kolektive.
Ndoshta
dhe ne menyre te pandergjegjshme, Status BE-je ne nuk duam, pasi ashtu dhe
ligjerisht, do hynim ne
Ndoshta
shumekush preferon kete gjendje ne dyert e
Ngrire
mes Orientit skuth, te prapambetur, thashethemas, te pafytyre e spiun dhe
Turqia
rri me qimet e kokes ne
Por ai
vend i tille eshte dhe gjeografikisht (
Per t`u
shkeputur nga kjo shembelltyre e tmerrshme, ne nevojitet te vrapojme shpejt
drejt
Se c`u be
me festimet e 100 vjetorit e kam shkruar dhe me pare!
U ngit
nje figure (mbreti Zog) per te shkelur 100 te tjere!
Keshtu
Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Fan Noli, Faik Konica etj, automatikisht u
shpallen te pavlere e armiq.
Duke
harruar qe historine e Shqiperise se pavarur, ata e mbreti, me veprat e
gabimet e tyre e kane bere bashke.
U lane
qellimisht menjane ne harrese pjese te pandashme te nacionalitetit shqiptar si
Arbereshet e Arvanitasit, sepse dikush ata, por edhe 20 e ca perqind te
banoreve te Shqiperise (shqiptaret ortodokse, ndryshe nga c`thote nje census i
bere ne tetor kur 1 milion e gjysem shqiptare jane ne emigrim, shume prejt tyre
dhe te kesaj feje, pa folur per nje mori lojerash te tjera te perditshme ne
kurriz te ketij komuniteti nga nje dore e miremprehur kunder ekzistences se
tyre), keta te gjithe pra, nuk i shohin si shqiptare!
Provat e
shqiptarizmit po te qe nevoja, te treja palet mesiper, i kane dhene me kohe, me
vepra e qindra figura kyce te historise shqiptare.
Druaj qe
nga pala tjeter (fshiresit e harruesit e historise), prova shqiptarie te
mirefillte, jo demagogjike e deklarative, larg endrrave ne diell e me sy hapur,
ata nuk kane dhene e aq me pak po japin tashme.
U
ndertuan (perjashto Monumentin e Shqiponjes ne
Nderkohe
u "HARRUA" qe ne
Te gjithe
keta 100% ilire!
Pastaj
kemi dhe guxim te ankohemi qe historine na e vjedhin e s`na e njohin?!
Kur s`e
njohim vete ne!
Cdo i
huaj qe vjen ne Tirane, historine shqiptare e sheh te filloje nga 1405-a me
Gjergj Kastriotin, pastaj me ane te Partizanit te Panjohur i huaji kupton se
kemi dale maleve para 70 viteve e me statujen e Ismail Vlores, ai merr vesh se
jemi bere te pavarur.
Por nga
Monumenti i Librarise Ambulante tek parku Rinia, i huaji mund te kuptoje dhe
mesazhe ekuivoke, si per shembull se historia jone eshte nje liber i hapur ku
secili mund te shkruaje cfare te doje.
Por Viti
i ri erdhi e thashe qe budallalleqet e cdo lloji te mbesnin tek i vjetri.
Perplasem
gotat, u uruam, hengrem sa u nginjem derisa nje dite u zgjuam me nje lajm.
Ne Valsh
te Elbasanit ishin "vjedhur" afresket e shkrimet e Onufrit.
"Vjedhur"
per kete rast, eshte fjale e bukur.
Sepse nje
vjedhes, hyn nga ndonje vrime e vjedh ne shtepine e dikujt frigoriferin, televizorin
e shporetin, por ai nuk ka shkitur nga
trute qe te nxjerri sqeparin e t`i shkaterroje keto objekte.
Sepse
asnje vjedhes nuk do ishte aq i lene nga trute, sa te futej diku me rrezikun qe
t`a kapnin me duar ne presh ndryshe.
Vjedhesi
vjedh, nuk shkaterron!
Ato
orendi, piktura, afreske qofshin, vjedhesi i merr qe t`i shesi e te fitoje leke
prej tyre.
Kur nje
vjedhes futet ne shtepi me sqepar ne dore dhe thyen mobiljet, shqyen kanapete e
perplas pjatat, ai e ben sepse eshte "vandal" e do te shkaterroje.
VANDALET
(meqe kete titull kane shkaterruesit)-thote historia, ishin nje popull
gjermanik qe vershoi Pernadorine Romake ne ditet e fundit te saj.
Ata
shkuan deri ne gadishullin Iberik (Andaluzi vjen nga Vandalusia) ku u perzune
nga gjermaniket e tjere Visigote e kaluan ne Afriken e Veriut ku pushtuan
Kartagjenen e moren ne posedim tokat me pjellore te Romakeve.
100 vite
jetuan te qete, derisa perandori ilir biznatin Justiniani nisi gjeneralin ilir
Belisar i cili i fshiu nga faqja e dheut Vandalet.
Kjo per
te thene qe ne shqiptaret me vandale ne emer e vepra kemi pasur perhere te
bejme.
Prandaj
ata qe e bene kete krim makaber, ishin armatosur gjer ne dhembe me sqepar e
urrjetje te verber per Onufrin e historine tone kulturore shqiptare qe aty
trashegohet e paraqitet.
Onufri
eshte Raffaello e Michelangelo jone.
Ai njeri
i ka dhene artit pamor, kishave, manastireve e mesjetes shqiptare, shpirtin e
tij, ngjyrat e doren e tij te rralle.
Ai eshte
nje vlere madheshtore historike shqiptare, po aq i rendesishem per ne sa
Skenderbeu e Nene Tereza.
Prandaj
banalitete shfajesuese si per shembull se s`kishe pak leke per te paguar nje
roje te kishes, ne kete rast nuk pine uje.
Te bejne
ne qash me shume se te qeshesh.
Atehere
do nevojitej qe "sqepar-mbajtesit" e kishes se Valshit, me sqepar ne
dore te shkonin ne Louvre apo
Do i
palosnin ne vend si degje leshi, pa nje-pa dy.
As kisha
me e larget apo lokacioni arkeologjik me i humbur, nuk lihen askund pa
mbrojtje.
Ne Liban
jane grire me njeri-tjetrin ne lufte civile, por thesaret e kultures Fenikase i
kane ruajtur si ne te hapur e si ne Muzeun e Bejrutit dhe ne mes te
konfrontimeve.
Ne Spanje
ne vitet 30 te shekullit te kaluar, prane fundit te luftes se pergjakshme
civile spanjolle, thesari kulturor i muzeut El Prado te Madridit rrezikoi
seriozisht te zhdukej.
Kjo sepse
qeveria e Republikes, ne lufte me nacionalistet e gjeneralit Franco, vendosi te
terheqi thesarin kulturor spanjoll, nje nga me te pasurit e vlefshmit e botes, me
veprat e Goya-s e El Grecos-s, nga Madridi ku frankistet po hynin, drejt ne
fillim
Ky veprim
u kritikua nga tere opinioni europian, qe s`kuptonte arsyetimin e republikaneve,
qe nuk donin qe spanjollet nacionaliste, te merrnin ne dore trashegimine
kulturore dhe te tyre si spanjolle.
Thesari
sidoqofte, nga komisioni i kujdesit ndaj tij, i perbere nga komuniste e
socialiste, arriti i paprekur deri ne malet me pyje te Katalonjes, ne kufi me
Francen.
Asnje
veper s`u demtua.
Ne ate
pike, me Republiken qe kishte humbur luften dhe frankistet ne hyrje te
Barcelones, lindi problemi c`do behej me thesarin kulturor spanjoll, i cili
rrezikonte te humbte bashke me kaosin e fundosjes se Republikes Spanjolle.
Ne kete
moment si Franco e si Republikanet humbes, nuk u kujdesen me thjesht per luften,
por per te ardhmen e trashegimise kulturore te vendit te tyre.
Citohet
presidenti i Republikes Spanjolle qe te kete thene se "Spanja republike do
te behet serish ne te ardhmen, por veprat e thesarit te saj kulturor po humben,
nuk kthehen me"!
Ketu
agjentet frankiste e republikane takohen e gjejne nje zgjidhje qe perfshinte
kalimin ethesarit kulturor ne
Ashtu
ndodhi, thesari kulturor spanjoll kaloi i paprekur kufirin dhe republikanet qe
kishin humbur luften, qendruan me te derisa ai i kaloi ne dore te autoriteteve nacionaliste qe kishin fituar
luften.
Te gjithe
nacionaliste e republikane ishin heronj.
Thesari u
kthye ne
C`na
meson kjo histori neve?
Qe nuk
jemi askund, kete na meson!
Qe jo ne
kohe lufte (ne 97-en cfare s`u vodh e prish), por dhe ne kohe paqeje, neve
shkaterrojme apo lejojme pa na u dridhur qerpiku, qe te na rrenohet trashegimia
jone kulturore.
Per 45
vite diktatura shkaterroi kisha, teqe e xhami.
Kur s`u
prishen ato u bene stalla e magazina.
Tani
kaloi diktatura, 97-a e tranzicioni.
C`presim
me qe te mbrojme trashegimine tone kulturore?
Kjo gje
qe ndodhi ne kishen e Valshit, ka ndodhur dhe ne Voskopoje me pare.
Pra ku
sqepari i qellimshem, ku pakujdesia e ku pavemendja e shtetit dhe njerezve, trashegimia
jone kulturore po shkaterrohet.
Me siguri
qe ngjarja e Valshit, sikur te mos ishte veshur me velin e "vjedhjes",
po te degjohej jashte Shqiperise, nga opinioni boteror do kishte marre te
njejten jehone si prishja e Budave gjigande ne Afganistan nga talebanet apo
shkaterrimi i mauzoleve myslimane nga Ansar Dine (ata qo po bombardon Franca)
ne Timbuktu ne veriun e Malit.
Sepse
bota pa perjashtim, pasurine kulturore e ruan.
E mbi te
gjitha, demtimin e saj, e denon.
Per t`u
njohur ndonje merite qe e kane dhe turqve, ata kur pushtuan Kostandinopojen, kishat
s`i shkaterruan po i pershtaten ne xhami.
Afresket
i murosen, po s`u vune sqeparin.
Kishen e
Shen Sofias te ndertuar me deshiren e perandorit ilir bizantin Justinian, ata e
ruajten e sot ajo eshte muze, me kryq, afreske e shkrime arabe brenda.
Prandaj
ne Shqiperi zhduken veprat e Vangjush Mios, qe nevojitej t`i ruante shteti e
askujt s`i plas fare.
Prandaj
dhe u shemb shtepia e Republikes se Korces.
1)
"Kur te vijne mendte, s`i hane as qente".
2) Sipas
Shakespeare, te shqiperuar nga Noli: "O bote krijuar per dreq, s`kam
lindur une te te ndreq".