Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Kostandini, Justiniani apo Ballaban pasha?
E premte, 26.04.2013, 08:18 PM
![]() |
Kështu t'i nderojmë paraardhësit tanë! |
Kostandini, Justiniani apo Ballaban pasha?
Nga Elvi Sidheri
Dje (me
datë 23 prill) më rastisi të ndiqja një emision të TVSH-së në drekë.
Bënte
fjalë për njohjen dhe vlerësimin e pamarrë akoma, të një figure imponente të
historisë sonë kombëtare, si ajo e perandorit Kostandin të Madh.
Mendova
me kënaqësi të veçantë, sa mirë që ua kishte marrë mendja që të flisnin një
copë herë edhe për të fundja.
Qenë të
ftuar në studio dy përfaqësues të klerit të respektuar katolik dhe në mos gaboj
edhe dy historianë.
Të katërt
e bënë më së miri detyrën e tyre dhe folën me kompetencë për ato që dinin
lidhur me jo vetëm Kostandinin, por edhe Justinianin, Anastasin nga Durrësi e
perandorë të tjerë shqiptarë të Bizantit.
Unë vetë,
brenda suazave të modestisë time, si dhe shumë të tjerë, kemi bërë gjithçka që
së paku përmes rreshtave tanë, tek kjo faqe e nderuar dhe në të tjera, të
flasim e të themi sa më tepër për figurat e ndritura të gjakut tonë
shqiptar-arbëror-ilir të cilët kanë lënë aq shumë shkëlqim prapa tyre, sa bota
ende sot e kësaj dite i njeh dhe i respekton ata, më shumë se ç’bëjmë neve që
jemi direkt pasaardhësit e tyre.
Nga ana
tjetër, tema e monumenteve më ka qenë përherë e afërt mua, duke u nisur prej
disa arsyesh së fundi.
Kam
diskutuar virtualisht me ju lexues, sa herë që në Shkup, kryeqytetin e
republikës fantazmë të IRJ Maqedonisë që kemi fqinje nga lindja, qeveria dhe
kryeministri i matufjepsur nga trutë sllav i atjeshëm, kanë ngritur përherë e
më lart përmbi tokë, ndonjë statujë të re, fyese për ne shqiptarët ose për
ndonjë nga popujt e tjerë rrotull atij vendi.
IRJ
Sllavëri Maqedonia ka ndërtuar në mes të Shkupit, nën hundën e shqiptarëve të
atyshëm dhe pak kilometra nga kufinjtë e dy shteteve shqiptare, pra Shqipërisë
dhe Kosovës, disa statuja totalisht provokuese kundrejt nesh dhe traditës sonë
historike.
Sikur të
mos e marrim fare parasysh figurën e Aleksandrit të Madh (3/4 me gjak ilir
epirot-penest nga Olimpia e ëma dhe Filipi i ati), gjithësesi sheshet e Shkupit,
mbajnë peshën dhe hijen e një perandori ilir si Justiniani, një shtëpie
abstrakte të Nënë Terezës dhe supozohet që në një të ardhme të afërt, po aty do
të bëhet edhe një monument tip Kulle Babeli i Nënës shqiptare Terezë që do të
“përqafojë” qiellin maqedonas aq i lartë sa parashikohet të jetë.
Mënjanë
lajthitjeve sllave në IRJ Maqedoni, monumentomania më shqetësoi veçanërisht
përgjatë kremtimeve të shekullit të pavarësisë në Shqipëri.
Nuk pata
asnjë gjë me ato personazhe të cilat u vendos të vlerësohen me nga një statujë,
por e pata në mënyrë specifike me këdo tjetër që qëllimisht u la në errësirë
sërish.
Të
përfundojë Tirana, kryeqyteti i bukur i shtetit shqiptar, me tregues të
historisë sonë kombëtare të lashtë, vetëm një palo mozaik megalloman enverist
(atë të Muzeut) ku triumfeve dhe mbijetesës sonë popullore u prijnë
ekskluzivisht partizanët trima me yll në ballë, është një turp i vërtetë që nuk
meriton shumë koment.
Me 28
nëntorin e kaluar, na i shtuan këtij të fundit edhe një libër të hapur tek
Parku Rinia (i cili tanimë në kohë rekord
ka nisur të humbi pjesë, aq shumë “e çajnë” për të sa as që e ruan
kush)...i cili mua personalisht, nuk më tregon asgjë prej gjëje, veç një libri
të hapur pa kuptim, megjithë respektin maksimal për firmat e shpalljes së
pavarësisë.
T’a
kishin quajtur monumenti në kujtim të emrit dhe veprës së të gjithë firmatarëve
të saj (pavarësisë) të paktën, do i jepnin një kuptim të denjë asaj ngrehine
artistike deri diku.
Historia
jonë e gjatë shumë mijëravjeçare nuk kam asnjë dyshim, që po t’i kishin hyrë
seriozisht kësaj pune dhe jo sa për formalitet apo “për të larë gojën”, do të
kishte merituar dhe do t’i kishin ngritur diçka shumë më të denjë se kaq.
Mua vetë
ai monument më duket si një libër i hapur, ku secili mund të shkruajë
(shkarravisë) çfarë t’ia ketë ëndja.
E siç e
kemi vërejtur nga 1912-a gjer më sot, në realitet historisë sonë nga Enveri e
këtej, kushdo me pak pushtet të pamerituar në dorë, ka tentuar t’i vërë firmën
dhe t’i lërë të pashlyeshme gjurmën e tij.
Kjo
tendencë riformatuese e historisë shqiptare e shohim sesi po vazhdon akoma këto
ditë, kur në librin tonë të hapur kanat më kanat, po përpiqen të fusin hundët
edhe shumë “studiues” tanët filoturq dhe turqit prej vërteti të cilët duan që
rrjedhën e ngjarjeve të shqiptarëve, t’a devijojnë kur dhe si t’ua ketë atyre
qejfi.
Për t’a
mbyllur njëherë e mirë me këtë monument, do të shtoja se ai mund të
përkufizohet edhe kështu, pra si ato librat e mbresave që gjenden nëpër muzetë
e ndryshëm, ku vizitorëve u ofrohet mundësia të lenë aty të shkruara përshtypjet
e tyre lidhur me ato që kanë parë dhe mësuar.
E në këtë
librin tonë të mbresave (monumentin e pavarësisë), kujt t’ia shkrepi truri mund
të shkruajë atë që do, si për shembull përse jo edhe neo-turqit e sotëm ose
antishqiptarë të tjerë fqinjë dhe shqipfolës, të marrin penën dhe të vënë të
zezë mbi të bardhë të tëra impresionet e tyre të fëlliqura lidhur me historinë
dhe qënien tonë si shqiptarë sipas idesë së tyre antagoniste e mohuese ndaj së
vërtetës dhe ekzistencës sonë.
Pjesa e
tretë dhe më e rëndësishme për mua, për të cilën po mëtoj t’a shkruaj sot jo
për të parën herë, lidhet me diçka që e kam shumë përzemër unë dhe me sa kam
vënë re edhe mjaft shqiptarë të tjerë.
Unë vetë
u habita fort (për të mirë në fakt) njëherë kur pasi çova për botim online një
shkrim të timin që fliste për disa “pelegrinazhe” të detyruara sipas meje
gjithëshqiptare, ndër të cilat edhe Harkun e Kostandinit në Romë pranë Koloseut,
redaksia e mençur e Zemrës Shqiptare vendosi t’i bashkangjisi asaj çfarë kisha
shkruar edhe një foto të një monumenti të këtij perandori në Berat.
Nuk dija
gjë për ekzistencën e këtij monumenti fare!
I lumtë
kujt e ka bërë, skalitur në gur dhe vendosur aty në atë qytet të mrekullueshëm.
Ku t’a
gjenim të kishte më shumë vendime të tilla në favor të kujtesës sonë të
baltosur e pluhurosur historike!
Kjo është
pjesa me më tepër peshë e kësaj që po them sot pra, mungesa e dënueshme e një
vizioni apo kohezioni mbarëshqiptar të lidhur me njohjen e respektimin si dhe
kremtimin e personaliteteve me origjinë dhe gjak të tonin, që kanë lënë shenja
të pashlyeshme në historinë tonë dhe mbi të gjitha në atë botërore.
Po t’i
numëroj me rradhë monumentet, shtatoret ose ndonjë gjë tjetër të ngjashme në
Tiranë, do më vijnë në mend Gjergj Kastrioti, ai pashai Sulejman Ballgjini që
thonë se ka rithemeluar Tiranën në mesjetë, një statujë druri e Fan Nolit, Partizani
i Panjohur (që si kudo në botën e qytetëruar do qe dashur të ishte Ushtari i
Panjojtur, për shkak se ushtria shqiptare nuk është përbërë gjithmonë nga
partizanët megjithë respektin për ta), një statujë e Avni Rustemit që ithtarët
e tradhëtarit të shquar Esat Pashës, u përpoqën t’a heqin “tinzash” si me stil
ca muaj më parë, po s’i la kush etj.
De Radën
e ngratë e “internuan” bodrumeve të pallateve të reja shumëkatëshe në Tiranë të
Re, për mbi njëzet vjet dhe thonë se tani do e nxjerrin sërish në dritën e
diellit që t’a shohin dhe nderojnë prapë njerëzit, shqiptarët për të mirën dhe
mirëqënien e lirinë e të cilëve ai e përkushtoi gjithë jetën dhe veprën e tij.
Ka
monument edhe Qemal Stafa (dhe e meriton plotësisht si një i ri me ideale
liberale që u pre në besë sipas të gjitha gjasave nga shoku Enver dhe iu shit
italianëve), Ismail Qemali që sapo ia bënë, presidenti
Mbreti
Zog dhe Adem Jashari plotësojnë këtë kuadër me prezencën e tyre të mirëseardhur
në qytetin më të madh të botës shqiptare.
Tjetërkund
rreth e përqark nëpër Shqipërinë tonë kemi edhe monumente përkujtimore të Ali
Pashait tepelenas, të Isa Boletinit në Shkodër, të Isuf Myzyrit megjithë
“qemane” (violinë) në duar në Elbasan, të Themistokliut në Korçë, të
Skënderbeut sërish në Krujën e tij të pamposhtur, Prishtinën e çliruar, Dibër
të Madhe e Shkup e gjer tek monumenti i përçudnuar i mbretëreshës Teuta mbi një
palo bankë tregtare afër portit detar në Durrës.
Mbretëresha
e vetme ilire Teuta, aty paraqitet sipas vizionit fyes që italianët pushtues
kishin për të (gjysëm e zhveshur si e përdalë ndër të tjera), pra me pamjen dhe
simbolet fashiste që asaj “detyrueshëm” i kishin vënë ata.
Paskëtaj
ka edhe një mori monumentucësh të tjerë e lapidaresh të panjohur brenda
rëndësisë së tyre gjithmonë, figurash nga lufta
nacional-çlirimtaro-vëllavrasëse, heronjsh të asaj periudhe, viktimash të
komunizmit e deri tek shumë fatkeqë që kanë humbur jetët pas 90-ës në aksidente
automobilistike apo vrasje të shumëllojta.
Por ajo
që e bën Shqipërinë të mbajë një rekord aspak të nderuar dhe unik për një
popull që e quan veten me të drejtë të lashtë siç jemi ne, është mungesa jo
vetëm e theksuar por totale e monumenteve të ndonjë mbreti (përveç Zogut i cili
i përket kohës moderne) apo personazhi madhor të së shkuarës sonë ilire.
Pra uroj
të mos e di unë dhe të jetë ndryshe e vërteta, por në Shqipëri, në ballë të
vendit të paktën diku, qoftë edhe në ndonjë provincë të humbur se në Tiranë as
që bëhet fjalë, nuk ka që nuk ka asnjë monument të mbretërve ilirë Bardhyl, Bato,
Monun, mbretëreshës Teuta, mbretit Gent, Agron apo ilirit të madh epirot Pirro,
të ëmës ilire-epirote të Aleksandrit, pra
Olimbisë ose Myrtalit etj.
Kur
s’kanë monumente e as përkujtimore këta njerëz që janë të lidhur
drejtpërsëdrejti me historinë e antikitetit shqiptar, pra me zhvillimet në
Iliri, Epir ose Dardani e Maqedoni, atëherë të pretendoj unë ose tjetërkush për
përmendore në nderim të Kostandinit, Anastasit nga Durrësi ose Justinianit, është
e tepërt mesa duket.
Sa kohë
që neve i biem legenit këtu pa qullosur asgjë konkrete, serbët kanë botuar male
e mullarë kapicë me libra ku në mos direkt, tërthorazi po i pohojnë botës se
megjithëse ata vetë vijnë nga fushat ukrainase a maksimumi pas migrimeve të të
parëve të tyre, nga ca rajone të Gjermanisë së sotshme ku ende banon një
minorancë sllave e quajtur “Sorabe”, gjithësesi Kostandini i Madh meqë pati
lindur në Nish që tashmë bën pjesë në Serbi, serb do ketë qenë ai i gjori edhe
1700 vjet përpara kur asnjë sllav s’ia kishte ndjerë as aromën rajonit tonë.
Sepse
serbët ashtu si edhe kroatët, boshnjakët dhe malazezët i janë qepur lashtësisë
sonë ilire shumë prezente në tokat e pushtuara nga të parët e tyre barbarë
sllavë dhe shkruajnë, gjasme studiojnë e mashtrojnë botën sa herë t’u vijë
rasti duke gënjyer për lidhjet e tyre të stisura me ilirët.
Që
kroatët, serbët dhe fëmijët e tyre pa identitet të përcaktuar malazezë e
boshnjakë të kenë ndonjë lidhje me ilirët, atëherë nevojitet që edhe amerikanët
e sotshëm të jenë indigjenë lëkurëkuqë nga ata që të bardhët anglezë, francezë
apo spanjollë zhdukën kur shkelën botën e re.
Ndryshimi
thelbësor mes ilirëve dhe indigjenëve amerikanë, është se ilirët kishin shtet
të tyrin, zhvillim, njihnin rrotën, hekurin, orakujt, kalin, shkencat dhe tek
perandoritë ku bënin pjesë, ata kishin përbërë ajkën e ushtrisë e gjithashtu
patën qeverisur për një kohë të gjatë me përfaqësuesit e tyre të mëdhenj si
pikërisht Kostandinin, Justinianin e gjer tek Qyprillinjtë në perandorinë osmane.
Ky është
ligji i egër i “Far West-it” dikur dhe i detit sot!
Pra që
domethënë se kur diçka mbetet në mes të detit pa pronar, qoftë kjo edhe një
anije e tonazhit të rëndë, atëherë atë e merr në posedim të ligjshëm sipas të
gjitha rregullave dhe konventave, kushdo që e gjen i pari.
Për t’ua
ilistruar këtë gjë, po më kujtohet para disa vjetësh kur u përmbys një anije
“cargo” në brigjet angleze dhe u dyndën të tërë banorët e zonës së Devon-it dhe
ndukën ditën për diell nën sytë e policisë që nuk ndërhynte dot, gjithçfarë
malli u doli përpara pa i penguar kush, kur kontenierët u prunë nga valët pa
Zot në breg.
Edhe
historia jonë shqiptare dhe personazhet që e kanë bërë atë me luftën, jetën dhe
veprën e tyre, sot e prej shumë kohësh, janë lënë pikërisht në këtë mënyrë “në
mes të stuhisë” pa strehën e përshtatshme dhe të merituar brenda librave, muzeve
apo enciklopedive tona.
Gjithë
mbretërit ilirë, epirotë, dardanë, perandorët bizantinë e romakë me origjinë
ilire, papët shqiptarë e gjer tek së fundi një ikonë e mirësisë dhe bamirësisë
si Nënë Tereza, janë abandonuar në mëshirë të fatit dhe janë bërë e po bëhen
gjithnjë e më tepër pre e urisë së pangopur të fqinjëve tanë me rradhë.
Sepse
lexues të dashur, neve të gjithë shkrihemi së qeshuri e gajasemi kur majmuni
Hirko i Agimit të Artë, Kristo Papa na flet për Jorgos Kastriotisin, por
harrojmë që ky është vetëm hapi i fundmë në një vazhdë të gjatë sulmi ndaj
personazheve të shquara të gjakut tonë.
Por të
jeni të sigurtë që grekët kanë bindjen 200% që Kostandini sadoqë sipas çdo
burimi ishte ilir dhe fliste gjuhën e tij e latinishten pa ditur greqisht, sido
që të jetë, për historianët dhe studiuesit helenë, ai është një përfaqësues i
spikatur i greqizmës dhe pikë!
E si
pasojë e një propagande të tillë shumëshekullore helene edhe shumëkush në botë
dhe veçanërisht tek qarqet akademike perëndimore këtë mendim si historianët
grekë ka.
Grekët
ndoshta janë aq megallomanë (me siguri kjo) sa të kenë bindjen absolute që
helenëria antike ka qenë e shtrirë gjer në majë të Dardanisë në Naissus ku
lindi perandori Kostandin ose në Tauresium ku erdhi në jetë Justiniani ynë
ilir.
Për
Durrësin e Anastasit grekët i bien shkurt duke e paraqitur si koloni helene, megjithëse
nuk mund të ketë historian që të mos llogarisi se ajo koloni që vendosur në një
tokë e hapësirë ilire dhe që deri në kohën e Anastasit aty patën kaluar edhe ca
shekuj sundimi romak latin.
Por
grekët kanë edhe një tezë të tyren tejet origjinale, si të gjithë lloji i tyre,
pra që mbështetet tek gjuha helene e perandorisë shumëkombëshe bizantine.
Gjuhën
dhe aspektin grek të kishës së re të krishterë (më pas ortodokse) të themeluar
dhe ligjëruar e kanonizuar personalisht nga Kostandini ilir, grekët e kanë
shfrytëzuar përherë për të vërtetuar idetë e tyre të paqena panhelene.
Pra një
perandori të banuar nga grekë, ilirë ilirisht-folës ose të romanizuar, thrakë, dakë,
latinë (në qytetet e mëdha) e më vonë sllavë, egjiptianë, hebrenj, asirianë, berberë
afrikanoveriorë, ibero-romakë e latinë të gadishullit Apenin, e cila nuk ishte
kurrësesi në asnjë mënyrë një “domain” i rezervuar vetëm për grekët siç ata e
shesin këtë fakt qyshkuri!
Pirron e
Epirit e njohim për shqiptar neve, pra epirot-ilir siç edhe ai ka qenë në të
vërtetë dhe siç e dinin edhe historianët e lashtë që epirotët i quanin barbarë,
domethënë jo-grekë, por bota njeh atë që thonë helenët dhe emrin e këtij njeriu
të madh, grekët kanë pasur sukses të na e kontestojnë dhe të na e vjedhin.
Për
Aleksandrin e Madh zihen ditë për ditë grekët me sllavët e Maqedonisë, kurse ne
sodisim të painteresuar kacafytjen në kallamishte të tyre, pa e lëvizur as
gishtin e vogël, sikur me këtë njeri të mos na lidhte asgjë!
Për t’i
dhënë një imazh sa më të qartë kësaj çështje, mund të shërbente kjo situatë
hipotetike, sikur sot lidhur me figurën e Karlit të Madh, të përlesheshin
gjermanët (Frankët, fisi i tij i origjinës qenë gjermanikë, që pushtuan Galinë
kelte të romanizuar) me Papatin (pasi Karli u lidh ngushtë me fenë katolike të
cilën e përhapi mes barbarëve) e francezët që janë pasuesit e vërtetë të tij
dhe shtetit të vet që akoma quhet pikërisht Francë, të mos ishin pjesë fare e
këtij diskutimi.
Nënë
Terezën po e bëjnë “skopjanka” sllavët e Maqedonisë sa herë që munden (duke e
përdorur në kërë rast specifik termin në fjalë të cilin ndërkohë e quajnë si
përçmim kur grekët të njëjtin ia mveshin shtetit të tyre në komunikimin
bilateral me ta, duke i quajtur Republika e Shkupit).
Gjithashtu
asaj si “çlirim” nga origjina e pakundërshtueshme shqiptare, sllavët i kanë
shpikur edhe një degë inekzistente vllehe nga i ati, sadoqë askush nuk i ka
marrë seriozisht këto përçartje të tyre pasi vllehë jo-ortodoksë në Ballkan nuk
ka pasur kurrë e aq më pak të fesë katolike.
I dimë
edhe tentativat sllavizuese të origjinës së Skënderbeut.
Por nëse
me Skënderbeun dhe Nënë Terezën jemi të larë, pasi bota na i njeh si të tanët
dhe sheshe, rrugë e objekte të rëndësishme i kemi pagëzuar me emrat e tyre
(Nënë Tereza një monument në lartësinë e figurës së saj s’e ka ende për të
thënë të drejtën), të tjerët rrinë akoma në pritje.
Në Tiranë,
Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë si dhe në qytete të Kosovës e më
gjerë, vend për buste e monumente besoj se ka.
Çfarë do
e pengonte Prishtinën të nderonte Kostandinin e Madh me një statujë të këtij
iliri-dardan në truallin e tij të origjinës?
Po Çairin,
komunën shqiptare të Shkupit, çfarë e ndalon t’i ngrejë një monumet shqiptar
Justinianit që aty afër edhe pati lindur?
Monumente
në Kosovë do të meritonin edhe të tërë mbretërit e tjerë dardanë, ashtu siç në
Shkodër mund të gjehej një vend i përshtatshëm për Gentin dhe në Durrës ndonjë
kënd në breg të detit (ku ajo luftoi dhëmbë për dhëmbë me romakët) për Teutën e
vërtetë e jo atë karikaturën e pahijshme nudiste të saj mbi taracën e një
ndërtese.
Tirana do
të kishte vend për shumë mbretër të tjerë ilirë dhe për perandorët
iliro-bizantinë që mund të qëndronin në lulishte e sheshe të ndryshme të saj
fare mirë dhe Pirro mund të sistemohej diku në jug, në Epirin e dikurshëm, si
për t’i treguar heleno-megallomanëve se ai territor, i veriut apo jo, ka qenë
ilir dhe është shqiptar.
Sadoqë
nuk i honeps shumë personalisht, sërish nuk do të kisha asgjë kundër përkujtimit
të ndonjë pinjolli të familjes së Qypryllinjve të cilët megjithëse do pranuar
se e rrezikuan thellësisht Europën gjatë qeverisjes së tyre në osmanërinë
perandorake turke kur arritën gjer në dyert e Vienës, gjithësesi përbëjnë
shembullin e gjakut udhëheqës shqiptar që shkëlqen në çdo vend e rrethanë.
Është e
nevojshme gjithashtu që të bëhet diçka, monument a çfarëdoqoftë në memorie të
familjes së pashallarëve dhe mbretërve shqiptarë të Egjiptit të cilët e shtruan
në hu gjindjen e trashë të shkretëtirës të atij vendi dhe e qeverisën atë
territor përgjatë një shekulli e gjysëm qysh nga Mehmet Aliu shqiptar nga
Kavalla e deri tek mbreti i fundit Faruku.
Nën
drejtimin e tyre Egjipti arriti tek pavarësia dhe konsolidimi si shtet i madh, por
gjithashtu sundimi i tyre atje, mblodhi në Misir edhe një diasporë të gjerë
shqiptare.
Historia
shqiptare shpesh ka kaluar nën pushtime apo zgjedha të huaja dhe shqiptarët, arbërit
apo ilirët, gati gjithmonë kanë ditur që nga të nënshtruar të kthehen në
sundues brenda perandorisë përkatëse të të tjerëve.
Ajo që
nuk do bërë asnjëherë sidoqoftë është që figura të njollosura nga vetë jeta dhe
vepra e tyre antikombëtare, si Ballaban Pasha, Hamza Kastrioti apo Esat Pashë
Toptani, Spiro Milo etj, që të tillë fundërrina pra të lejohet të zenë ndonjë
vend jashtë cepit të turpshëm që u takon!
Rivlerësimi
dhe respektimi e përkujtimi i ilirëve dhe arbërve të mëdhenj të së kaluarës
sonë, është një detyrim e jo më një opsion, në mos për akademi shkencash e
autoritete, së paku për popullin shqiptar që do bënte mirë që zërin përveçse në
mitingje partish, t’a ngrinte edhe për çështje të tilla me interes të vërtetë
panshqiptar!