Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Si do të kishte qenë Shqipëria pa turqit?!
E diele, 12.08.2012, 10:43 AM
Si do të kishte qenë Shqipëria pa turqit?!
Nga Elvi Sidheri
Një
pyetje legjitime kjo, e cila me siguri do t’i ketë vajtur shumëkujt në mendje
gjatë këtyre viteve (gati 100), pas shporrjes finale nga territori ynë, të
çallmëmbajtësve, jataganpërdorësve dhe shallvareqelburve turq.
Ndaj dhe,
supozoj se unë s’jam as i pari e as i fundit, që e lodh trurin tim, me këto
mundime hipotetike, të cilat shpesh s’të çojnë askund, përveçse në ndonjë
drejtim hamendësues për lidhur me atë çfarë do të kishte qenë një zhvillim i
caktuar, po të kishin vajtur gjerat ndryshe dikur.
Shumë
herë neve njerëzit, aq më tepër ne specja njerëzore e quajtur “shqiptarë”, jemi
gjendur dhe do të gjendemi para disa udhëkryqesh ditore dhe historike.
Në ato
situata, me zgjedhjen tonë të lirë, ose të shtyrë nga rrethana imponuese si dhe
nga forca e fatit apo dora e padukshme e Zotit, neve detyrohemi të marrim një
drejtim të caktuar, përgjithmonë më pas për t’u gëzuar apo penduar me këtë
vendim të tonin.
Kjo gjë
na ka ndodhur rregullisht dhe s’qe habi që mes opsioneve momentale që na
ofroheshin pas vërshimit të llumit osman në trojet tona 600 e ca vite më parë, neve
zgjodhëm disa të ndryshëm ndërmjet tyre.
Pati nga
ata, të cilët nuk e bënë dysh mendjen dhe pa hedhur shumë vickla iu nënshtruan
pa një-pa dy turkut.
Prej tyre,
Jakobi, brenda natës u bë Jakup dhe kështu ia doli që të mbronte posedimet e
tij, tokat, kështjellat, bujkrobërit, influencën etj.
Gruaja e
tij brenda pak sekondash kaloi nga Miriam në Mejreme, djali nga Adam në Adem, tjetri
nga David u kthye paritmas e papandehur në Daut dhe vajza e mbetur nga Eva në
Hava.
Çështje
interpretimi është edhe kjo puna me emrat.
Fundja
dikush do thoshte se të njëjtën origjinë kanë shumica e tyre.
Pra vijnë
nga hebrenjtë e lashtë dhe nga Torah-u i tyre, libri i parë i madh monoteist.
Ai që
njeh një Zot të vetëm dhe i cili e ndau njeriun modern nga adhurimi i shumë
zotave, pra që fuqinë e erës, shkrepëtimën e shkëndijës që rrapëtin nga qiejt e
përflakur përmbi tokën e etur për shi, forcën e valëve të detit dhe lindjen apo
përëndimin e magjishëm të diellit, ai libër i shenjtë nuk ja veshi më shumë
perëndive të ndryshme.
Por vetëm
atij që në gjuhë dhe religjione të ndryshme, të treja fetë, e krishtera, myslimane
dhe hebreje, ne i themi të gjithë Zot, sadoqë emrin ia përmendim me tinguj të
ndryshëm.
Prandaj
edhe ideja e emrave dhe kuptimit të tyre, është deri diku relative.
Sepse
shumë prej atyre që menjëherë pas ngjitjes së turqve deri këtej nga anët tona, ndërruan
fenë dhe emrat e tyre, këtë e bënë për përfitime personale dhe larg e larg, ata
e dinin që kalimi mund të bëhej lehtë, jo rrallë pa ndryshuar shumëçka në
thelbin e identitetit të tyre, sepse forma e emrit, për shkaqe të ditura, ngjan
shumë me atë të mëparshmen, sido që të jetë, si në formën hebreje origjinale, atë
të krishterë apo edhe myslimane.
Një
prakticitet ky, për të cilin ne shqiptarët njihemi.
Qoftë
edhe me një zgjedhë të tejzgjatur, prapambetëse, asimiluese, shfarosëse, çidentituese
dhe shkatërruese nga të gjitha këndvështrimet, siç ishte ajo turke-osmane ndaj
nesh.
Si edhe
në gjëra të tjera, ne shqiptarët, perëndinë e gjithëfuqishme, kemi një mënyrë
tonën se si e quajmë.
Ne i
drejtohemi asaj me fjalën e vjetër “Zot”!
Helenët
në jug, perëndisë së tyre më të madhe dikur në antikitetin e tyre madhështor, i
thoshin “Theos”-“????”.
Bota këtë
perëndi, sot e njeh si “Zeus”.
Kështu i
thonë në italisht, në anglisht, në frëngjisht e spanjisht.
Neve në
shqip i themi dhe i kemi thënë ashtu siç padyshim që edhe do t’i themi përherë,
sa kohë që gjuha jonë e mrekullueshme do të vazhdojë të flitet dhe shkruhet, pra
do t’a quajmë vetëm “Zot”!
Zeusi, nga
tregimet dhe fjalët e autorëve të kohës, siç thotë edhe Homeri & Co, njihet
si perëndia më e madhe, që si karakteristikë kishte mbi të gjitha “Zërin” e tij
kumbues, me të cilin lëshonte urdhërat e tij ndaj vdektarëve të zakonshëm që
popullonin tokën.
Dhe është
e qartë si drita e diellit, që fjala e sotme shqipe “Zë”, mund të gjehet fare
lehtë në emrin ashtu si edhe veprimin e kësaj perëndie të lashtë.
Pra ne
shqiptarët, marrëdhëniet me Zotin, i kemi personale, edhe në mënyrën se si e
quajmë dhe i drejtohemi atij të plotfuqishmit në qiell.
Pastaj a
preferojmë të besojmë dëgjuesin e urdhëresave në malin Sinai, pra Moisiun që u
transmetoi hebrenjve të shkretëtirës 10 urdhëresat e shenjta, a jemi për
profetin dhe birin e Zotit, Jezusin në kryq, apo për profetin e fundmë Muhamet,
këto gjëra janë gjithmonë zgjidhje të tonat thelbësisht personale.
Kjo sepse
ne shqiptarët, që të jemi të lirë e kemi në gjak, në origjinë, në ADN-në tonë
esenciale dhe mbi të gjitha për shkak se kjo gjë është e shkruar dhe vulosur në
historinë tonë dhe në emrin tonë më të lashtë “ILIR”.
Stërgjyshërit
tonë, nga secili fis të vinin, të ishin Ardianë, Lynkestë, Mesapë, Kaonë, Dardanë,
Dalmatë, Japodë, Thesprotë, Enkelej, Dasaretë, Albanë apo Liburnë, ata prapë
bashkoheshin nën emrin e madh të përbashkët, që i njihte si njerëz të lirë, pra
si ILIRË.
Kjo qënie
në thelb, prej njerëzish të lindur për të qenë të lirë, ka bërë që neve t’ia
dalim me Helenë ekspandues e kolonizues të brigjeve tona ilire e me Maqedonas
pushtues si edhe mbretërit e tyre mitikë, Filipi gjysëm ilir dhe Aleksandri i
Madh 3/4 me origjinë po ilire.
Më pas as
7 shekuj qeverisje romake, nga perandoria më e qytetëruar dhe modernizuese, zhvilluese
dhe e kulturuar që njerëzimi ka njohur ndonjëherë, as ato nuk mjaftuan që të
parët tanë të harronin gjuhën dhe identitetin e tyre të veçantë brenda
Perandorisë Romake.
Pranë
nesh, maqedonasit e vërtetë të lashtë, u zhdukën nga faqja e dheut, pas
helenizimit masiv që në kohën e Aleksandrit, i cili pushtonte botën me shpatën
e helenizmit në dorë, pas romanizimit dhe së fundi me dyndjen zjarrvënëse
sllave më vonë.
Kushurinjtë
tanë të parë Dako-Thrakë, ata që sipas çdo të dhëne flisnin në mos të njëjtën
gjuhë, së paku një dialekt tjetër, më të afërt në leksik se shumë diferenca
aktuale mes të folurave të shqipes në Shqipëri dhe përreth saj, ata pra u
asimiluan totalisht nga romakët dhe kolonët apo veteranët latinë që u vendosën
në ato toka gjatë sundimit të Romës.
Një pjesë
jo e vogël e trungut ilir, po ashtu u asimilua të paktën gjuhësisht dhe u kthye
në latinisht-folëse.
Ata janë
sot vllehët apo arumunët dhe në tokat shqiptare ata përbëjnë të njëjtën rracë
me ne, pasi rrjedhin po nga i njëjti shtrat me ne, si dhe po ashtu ndajnë me ne
po të njëjtën histori dhe mbi të gjitha kanë të njëjtin gjak ilir në origjinë.
Kjo është
arsyeja, pse mes nesh nuk ka pasur kurrë përplasje.
Prandaj
kolonia shqiptare e Bukureshtit në Rumani si dhe princërit Gjika me origjinë
shqiptare në atë vend (Elena Gjika po ashtu), kanë spikatur për veprimtarinë
atdhetare në të mirë të çështjes shqiptare dhe të rilindjes sonë kombëtare.
Prandaj
në qytetin më të madh me prezencë vllehe në tokat shqiptare, në Voskopojë pra, ka
qenë vatra e të parës tentativë të rilindjes shqiptare që në fund të shekullit
të shekullit të XVIII-të.
Prandaj
në shtypshkronjën e Voskopojës, e vetmja e perandorisë osmane në atë kohë (viti
1720), janë shtypur librat në shqip dhe jo në ndonjë gjuhë tjetër.
Të mos
kishte qenë Voskopoja qytet shqiptar, aty nuk do të ishte përkthyer Dhiata e Re
për herë të parë në shqip për komunitetin e gjerë orthodhoks nga kavajasi
Teodor Kavaljoti (1710-1789).
Ishte një
kohë kur gjuhët e vetme me të cilat njiheshin fjalët e Biblës për besimtarët e
këtij riti të krishterë, ato ishin ekskluzivisht Greqishtja dhe Sllavishtja
kishtare e rrethinave të Ohrit.
Në
Voskopojë Kavaljoti krijoi për të parën
herë në histori një alfabet unik të gjuhës shqipe, tashmë të humbur , edhe më
pas me të shkroi disa vepra filozofike si :“Logjika”, ”Frika” dhe “Metafizika”.
Ky ishte
një njeri i madh dhe për fat të keq, shumë pak i përmendur në historinë tonë, e
cila e mbushur siç është me personazhe banale, të zbrazta dhe të cekta, gjithmonë
i shtyn në cepa të humbur dhe i lë të pluhurosen nga harresa njerëz si ai dhe
shumë të tjerë të llojit të tij, të cilët për këtë popull dhe vend kanë bërë
gjëra të tilla jashtëzakonshme.
Për të
prof. Dhimitër Shuteriqi citohet të jetë shprehur kështu:”Kavaljoti u shqua si
përkrahës i ideve iluministe dhe shkroi një sërë veprash, që për fat të keq
janë zhdukur, ku shpreh pikëpamjet e tija filozofike.I pajisur me kulturë të
gjerë, ai u bë udhëheqës i lëvizjes kulturore jo vetëm në Voskopojë, por edhe
në krahinat e tjera të Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut.Ai është një nga
dijetarët shqiptarë të kohës që bëri përpjekje për t’i dhënë Kishës Ortodokse
të Shqipërisë një karakter shqiptar.Vetë Kavaljoti për këtë qëllim, sikurse
thuhet, ndërmori përkthimin e Dhjatës së Re në shqip”.
Veprën e
tij në shërbim të gjuhës shqipe, e ndoqën edhe Zëvendësrektori i Akademisë së
Re në Voskopojë, Grigor Voskopojari, i
cili përfundoi përkthimin në shqip të të dyja Dhiatave (Vjetër dhe Re), ashtu
si edhe Theodhor Bogomili që na ka lënë pas një predikim të lirë fetar në
shqip.
Ashtu
veproi edhe Dhaskal Todri, i cili pasi krijoi vetë një dialekt me 53 shkronja
për gjuhën tonë, me qëllim që bashkëatdhetarët e tij të lexonin në gjuhën e
tyre amë, më pas vajti nëpër Europë ku me ndihmën e atdhetarëve Voskpojarë, bleu
shkronjat që i nevojiteshin për këtë projekt dhe në fund u vra pabesisht, sipas
çdo indikacioni, me urdhër të Helenëve në Patriarkanë.
Kështu
vepruan edhe Kostë Ikonomi që bëri disa tekste tre gjuhëshe, etj.
Kështu
shkrimi me këto alfabete origjinale dhe këndimi (leximi) më në fund në shqip
dhe jo në greqisht, u përhap rreth Voskpojës e deri në Elbasan.
Kjo ishte
diçka e paimagjinueshme për kohën kur ndodhte, pasi ishin përkthyer në gjuhën
vendase (pra shqipe), librat kishtarë.Vetë liturgjia fetare në kisha thuhej
edhe në shqip.Në vetë punën mësimore të udhëhequr nga kleri në akademitë e
Voskopojës hyri në përdorim gjuha shqipe, jo vetëm në lëndët fetare por edhe më
gjerë.
Voskopoja,
e pandehur qëllimshëm në ditët e sotme, jo vetëm nga partizanët e helenizmës
apo rumanizmës, por edhe nga shumë filoturq fondamentalistë shqipfolës, si
qendër e arumunizmit dhe greqizmës, ajo në të vërtetë ishte djepi i të parës
Rilindje të herët Kombëtare Shqiptare.
Aty u fol,
shkrua, lexua dhe u lëvrua për herë të parë, së paku në jug të Shqipërisë, gjuha
shqipe.
Për të
shkruar shqipen, për herë të parë nuk u përdorën shkronjat helene dhe kështu u
përkthyen shumë vepra të cilat në gjuhën tonë u lexuan nga breza të tërë
shqiptarësh të asaj zone e më tej.
Ky qytet,
normalisht për shkak të madhësisë dhe kulturës së tij, i banuar jo vetëm nga
shqiptarë, por edhe nga helenë dhe vllehë me identitet shqiptar, ai vend pra, shërbeu
si bazë për krijimin e identitetit modern shqiptar dhe si pika nga ku u kalua
nga një protoidentitet nacional i yni, në identitetin tonë të mirëbrumosur
nacional dhe ku u ndikua shumë krijimi i mëpasshëm i nacionalizmit
kombëtar shqiptar, vite të tëra para
grekëve, serbëve apo bullgarëve.
Voskopoja
qe një dritë, një far në detin e trazuar ku notonte varka shqiptare, të cilën
ky qytet dhe kultura e tij, po e orientonte drejt pavarësisë jo vetëm nga
Perandoria Osmane por edhe nga Patriarkana helene e Stambollit.
Siç thotë
historia dhe studiuesit tanë, kjo ishte pika e dobët dhe mëkati kapital i
Voskopojës së madhe shqiptare.
Prandaj
sot, veç helenëve ziliqarë dhe ndonjë evgjiti rumanishtfolës, edhe shumë
shqipfolës turkdashës, e veshin këtë qytet me aq shumë urrejtje sa duket se do
e djegin edhe 100 herë të tjera dhe sërish nuk do u dali mëria që ndjejnë për
këtë qytet, dëshmi të gjallë historike të shqiptarisë së tij, të dashurisë së
qytetarëve të tij ndaj gjuhës sonë dhe po aq edhe të shqiptarisë së banorëve të
presupozuar vllehë jo-shqiptarë të tij dikur.
Sepse siç
thuhet:”Gjuha shqipe ishte kulmi dhe vdekja e Voskopojës.Sepse gjuha shqipe e
folur në atë kohë (dhe po ashtu sot)... deri
në rrethinat e Athinës, po të ishte shkruajtur, do t’a shkruante ndryshe
historinë e Shqipërisë dhe Greqisë”.
Kjo
kthesë e vogël në mes të shkrimit, që bëra për të vajtur dhe për të folur pak
mbi Voskopojën, ishte e nevojshme të bëhet sidoqoftë.
Kjo sepse
Voskopoja dhe voskpojarët, janë ekzekutuar nga armiqtë e shqiptarisë dhe gjuhës
sonë tre herë historikisht, por ata rregullisht vazhdojnë të goditen
kriminalisht ditë pas dite, kur kush mundet vazhdon t’i shesi ata dhe mundin e
tyre legjendar për vendin dhe gjuhën tonë dhe t’i bëjë ata dhe qytetin e tyre
si grekë ose arumunë jo-shqiptarë.
Në
Ballkan veç Rumanisë ku flitet gjuha rumune me origjinë rreth 86% nga
latinishtja dhe pjesën tjetër nga gjuhët sllave përreth e nja 300 fjalë të
tjera të lidhura me shqipen tonë moderne, gjuhë arumune fliten edhe në Serbi, FYROM,
Shqipëri e Greqi.
Por
përveç “çobanëve” shtegtarë arumunisht-folës, të cilët s’e kanë të qartë
identitetin për shkak të migrimit të tyre të vazhdueshëm, pjesa tjetër e
vllehëve sedentarë (që rrinë në një vend), sipas një llogjikimi normal dhe pa
hipoteza idiote të pabaza dhe pabesueshme, ata me siguri që rrjedhin nga
romanizimi dhe latinizmi gati total i ilirëve, thrakëve apo helenëve të lashtë.
Kjo ka
bërë që në shoqëritë moderne shqiptare apo helene, vllehët të jenë dhe të kenë
qenë nga pjestarët më kontribues, luftëtarë dhe besnike të çështjeve nacionale
shqiptare dhe helene.
Ashtu siç
edhe ish-dakët e latinizuar në Rumaninë e sotme, janë rumunët aktualë, me një
gjuhë deri diku të ngjashme me vllehët dhe çobanët e jugut të Ballkanit, por të
ndryshëm nga ta për nga origjina.
Pra një
vlleh dhe një rumun, mund të jenë po aq një popull, sa edhe një Kanadez
anglisht-folës me një Zelandez apo Australian që flet të njëjtën gjuhë për
shkak të kolonizimit anglez.
Prandaj
dhe vllehët shqiptarë kanë qenë pjesë aktive e historisë tonë kombëtare, kanë
luftuar për Shqipërinë, kanë dhënë jetën për gjuhën shqipe dhe kanë lënë vepra
të paçmuara për historinë tonë shqiptare.
Por ndër
të tjera, duke u kthyer tek titulli i shkrimit, gjërat me siguri do të kishin
qenë shumë të ndryshme edhe për këtë pjesë të pandashme të popullit tonë, po të
mos kishim pasur të bëjmë me pasardhësit e Atilës “fshikullimit të Zotit” dhe
Xhengiz Khanit të tmerrshëm, pra me turqit.
Për
shembull Voskopoja nuk do të ishte shkatërruar dhe do të ishte ende aty e
gjallë, plot jetë e kulturë, duke na transmetuar të gjithëve njohuritë e
Bibliotekës së saj tashmë të zhdukur.
Shtypjes
dhe përgjumjes së popullit tonë nën zgjedhën turke, nuk do t’i ishte bërë
aleate e pandarë Patriarkana dhe Fanariotët helenë të Stambollit e kështu as që
do të kishte nisur proçesi i helenizimit të trojeve shqiptare si dhe nuk do
ishin shpikur edhe mbështetur teza debile të modelit se gjithë vllehët janë
realisht grekë dhe rrjedhimisht edhe trashëgimia kulturore e tyre, si Voskopoja
për shembull, të rezultojë po ashtu paturpësisht helene.
Po të mos
ishte djegur nga themeli Voskopoja, duke ndërprerë kështu në të lindur
Rilindjen Kombëtare dhe Gjuhësore e Kulturore Shqiptare që po ngrihej atje, ashtu
siç u shtypën edhe përpjekjet dhe kryengritjet me në ballë klerin katolik në
veri të vendit me peshkop Pjetër Bogdanin në krye, atëherë pavarësia jonë dhe
zhvillimi i identitetit tonë nacional, do kishin ardhur shumë më parë se të
gjithë fqinjët tanë.
Po ashtu,
hedhurina njerëzore të ndryshme shqipfolëse, nuk do gjenin guximin e marrë, që
si reagim ndaj shpalljes festive në Prizren të unifikimit ndërshqiptar të
mësimit të Abetares së përbashkët shqiptare, ata të kujisnin si sorra të zeza, se
kështu do të detyrohen që fëmijët e tyre të mësojnë “gjuhën e vllehëve të
Shqipnies”!
Sepse
sipas tyre, kështu fëmijët e tyre do të rriten pas as një fije ideniteti
kombëtar.
Ja pra, ku
qëndron ideja e këtij shkrimi!
Ja ku
janë pasojat e gjalla të hordhive turke në trojet tona.
Njerëz që
shqipen e lëvruar në shtetin të cilit ende i thonë “amë”, e konsiderojnë me
përçmim, gjuhë vllehësh, pra të huaj dhe banorët e Shqipërisë, si grekër , vllehë
e serbë po të jenë të fesë Ortodokse, si një Zot e di se çfarë (italianë?) po
të jenë katolikë, si të pafe po të jenë Bektashi dhe si tradhtarë po të jenë
myslimanë besimtarë ose të moderuar, por sigurisht jo turkomanë dhe arabofilë.
Sigurisht
që po qe se nga fundi i shekullit të XIV-të, turqit e tyre të dashur, të mos na
kishin ardhur këtej për një “vizitë të
paftuar dhe të zgjatur”, atëherë edhe tipat e tillë, të cilët zjejnë nga një
urrejtje e pafundme dhe patologjike ndaj Shqipërisë dhe qënies shqiptare, megjithëse
në jetën e përditshme flasin një tip shqipeje bastarde me përkthim simultan nga
idetë që u vijnë serbisht dhe duke përdorur qindra flalë turke, ata pra, pa
ardhur vëllai i tyre turk këtej, vështirë se sot do të ekzistonin.
Por
problemi i tyre themelor, është shqipja e folur në Shqipëri dhe sipas tyre
mungesa e identitetit shqiptar tek ne.
Ndërsa
vetë nuk e vënë kurrë të qënit shqiptar para origjinës së tyre fetare dhe
largqoftë të kenë imagjinuar ndonjëherë se çfarë do të thotë një martesë
shqiptare mes njerëzish me fe të ndryshme, ashtu siç në Shqipërinë e nëmur prej
tyre ditë e natë, ndodh akoma në të paktën 80% të martesave.
Njerëz që
fëmijët e tyre do i rrihin për spital minimalisht, po të kishin guxuar të
mendonin që të lidheshin me ndonjë shqiptar tjetër me fe të ndryshme.
Njerëz që
qajnë me dënesë ikjen e serbëve nga toka e tyre dhe ende mendojnë se një serb
çfarëdo vlen më shumë se një shqiptar Shqipërie, apo largqoftë se një shqiptar
Ortodoks apo Katolik jo-turkdashës e laik.
Njerëz
këta, që sa herë bie fjala të jenë në prezencë të ndonjë të huaji apo
ndërkombëtari, hiqen si eruditë të mëdhenj dhe vetëkrenohen me qënien e tyre si
shqiptarë, duke u lavdëruar me shumë-konfesionalitetin fetar të popullit tonë.
Njerëz që
Fan Nolin, Mihal Gramenon, Kostandin Kristoforidhin, Papa Kristo Negovanin, Motrat
Qirjazi, Elena Gjikën, Alfred Moisiun e deri tek Eliza Dushkun e John dhe James
Belushin, kur ua do interesi, i shpallin si bashkëatdhetarët e tyre, për t’i
hedhur më pas në rastin më të parë, me përbuzje të thellë në gropën me të errët
sapo kthehen në ambientin e tyre, duke i anatemuar sërish si grekë, sllavë apo
vllehë të poshtër.
Më pas, në
momentin e parë që janë vetëm pa të huaj rrotull, apo në bashkëbisedim me
ndonjë sllav a turk, ia nisin të gjithë bataresë së mallkimeve të tyre të
zakonshme.
Ashtu
rikthehen edhe njëherë tek vllehët dhe grekët që bëjnë si shqiptarë ortodoksë
dhe tek të pabesët katolikë, për t’a mbyllur me të pafetë bekatishinj që i
binden fjalëve të Naimit dhe vëllezërve të tij, të cilët me të gjitha forcat e
shtynë Shqipërinë larg turkut, për në Perëndim.
Myslimanët
apo të krishterët shqiptarë që ndihen më shumë shqiptarë se të një religjioni
të caktuar dhe që si të tillë sillen, jetojnë e martohen njëri me tjetrin, ata
i quajnë si pa gjak, si njerëz pa moral dhe si armiq sidoqoftë.
Këta
njerëz që hiqen si shqiptarë dhe që jetojnë e veprojnë si serbi e turku më i
keq, arrijnë deri aty sa edhe shqiptarë ortodoksë si kryeministri socialist me
origjinë nga Devolli, burri i urtë dhe tejet nacionalist Pandeli Majko, edhe
atë t’a shpallin si “shka”, pra si serb për shkak të fesë së tij të dyshimtë në
sytë e tyre!
Ku ka më
turp dhe pabesi se kjo?
Djalin e
ri 30 vjeçar, që pa asnjë eksperiencë u ul në karrigen e kryeministrit në vitin
e zjarrtë 1999-ë, pas luftës civile të 1997-ës dhe në kulmin e Luftës së
Kosovës.
Njeriun
që mori mbi shpatulla përgjegjësinë historike që të paqëtonte gjaqrat në
Shqipëri, të unifikonte qëndrimin nacional dhe politik në Tiranë, kundrejt
Kosovës dhe më pas të mbante shtetin shqiptar në këmbë gjatë krizës së
refugjatëve kosovarë, të cilët me qindra-mijëra erdhën në Shqipëri dhe që
shteti e banorët e vendit tonë, nga veriu në jug, i mbajtën me bukë dhe u
hapën dyert e u shpëtuan jetët.
Po ky
djalë i ri, nisi tanket për në Kukës, kur repartet speciale serbe hynë në
territor shqiptar dhe më pas u tregoi “shkijeve” të vërteta, grykën e topit në
ditët e para të majit të 1999-ës.
Ai ishte
kryeministri simpatik, gjakftohtë dhe i dashur për të gjithë shqiptarët, i cili
doli fitues përballë “Kasapit” Millosheviç.
Ndërsa ai
kryeministronte në Tiranë, lufta në Kosovë u fitua nga NATO dhe më pas banorët
shqiptarë të Kosovës që kishin gjetur strehim, ushqim dhe strehim në Shqipëri, u
kthyen në shtëpitë dhe tokat e tyre.
Që
atëherë, ai njeri nuk ka marrë shpërblimin e merituar politik për veprën etij
të papreçedenttë gjatë asaj periudhe të zjarrtë dhe vendimtare për gjithë
popullin shqiptar.
Por
mirënjohjes së përgjithshmë në Shqipëri
e Kosovë për këtë figurë të dashur dhe të papërlyer të politikës sonë nacionale,
i shtohet edhe kjo urrjetje e verbër fetare që më ka qëlluar jo rrallë t’a has
në shkrime dhe faqe të ndryshme interneti.
Ata janë
thjesht dhe aspak më shumë se, mbeturina të turkut, turqizmës dhe ithtarëve të
shumtë të asaj kauze mes nesh.
Këta
njerëz, gjejnë aleance natyrale me këdo që është i predispozuar të jetë kundër
Shqipërisë dhe kombit tonë.
Dhe
prandaj s’ka se si këta njerëz të mos gjejnë dhe japin mbështetje për Turkun, Serbin
apo Helenin!
Duke
ditur që është pikërisht pushtimi, shfarosja që solli ai me vete dhe sundimi
arkaik e djallëzor përçarës turk, arsyeja përse populli ynë ra në gjendjen që
është edhe sot dhe pse sllavër e grekër na ranë aq lehtësisht në qafë, atëherë
s’ka dyshim që këta njerëz origjinën e armiqësisë së tyre gjenetike ndaj
shqipes dhe shqiptarizmës e kanë të lindur bashkë me filoturqizmin e tyre natyror.
Kur ishte
puna për t’ia mbathur me të katërta, nga majat thembrat nga serbi, këta njerëz
gjakshpëlarë ” ia mallarën” (ia futën vrapit në dialekt tirons) për në Shqipëri,
tek ata grekët, vllehët, italianët e
myslimanët e pafe që martohen me “edepsëzët” e krishterë!
Ndër të
tjera, me dokumente zyrtare, dihet që për shembull, Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, ajo kisha e urryer e grekëve, serbëve dhe vllehëve të
“Shqipnies”, ka mbajtur në kampet e saj me bukë, përkujdesje të gjithëanshme, shërbim
mjekësor, psikologjik e kurim të mirorganizuar e të përzemërt, aty pra kanë
qëndruar mbi 33 mijë qytetarë, shqiptarë të shpërngulur të Kosovës.
Por kush
e çan kokën për këtë?
Të vihesh
e të lexosh shkrime e faqe interneti shqipshkruese, vëren reportazhe
fantazmagorike për vizita në “Toskëri”, e cila dukshëm paraqitet si rajon dhe
rrezik popull më vete.
Aty më
pas tregohen me detaje idiotësi nga më të ndryshmet, që flasin se si në çdo
qytet të Shqipërisë ku gjenden të krishterët Ortodoksë, në të vërtetë popullsia
përbëhet nga “Shulet maqedonase”, ”Vllehët rumunë” , ”Serbët shqipfolës” dhe
padyshim qershia mbi tortë janë “Grekët”!
Dhe këto
janë faqe të ashtëquajtura shqipfolëse, të cilat për shqiptare hiqen.
Padyshim
që famëkeqja “Asfali” helene si dhe ku e di unë si quhet tani... ”Shërbimi
sekret ish-UDB serb”, nuk do kishin ditur të villnin më mirë helm antishqiptar
se këta pseudo-shqiptarë.
Ashtu siç
shqiptarët e vërtetë të Kosovës dhe po ashtu edhe me siguri shqipfolësit në
fjalë, qëndruan, hëngrën, pinë e shpëtuan jetët e tyre në Kukës, Shkodër, Dibër,
Pukë e Lezhë, ata po aq u strehuan dhe u ndihmuan me përzemërsi të paçmuar e të
pashoqe edhe në qytete të “Toskërisë” helene, maqedonase-sllave, serbe e
vllehe.
Dhjetëra-mijëra
shqiptarë Kosove, qëndruan dhe u ushqyen e jam i sigurtë që ndihen mirënjohës
edhe sot ndaj pritjes që për ta u ofrua me një përkujdesje vëllazërore të
pashembullt edhe në Gjirokastër, në Korçë, Pogradec, Berat, Fier , Vlorë e deri
në Sarandë ku ca grekë minoritarë Shqipërie jetojnë me të vërtetë.
Si s’u ra
mendja që atëherë të ankoheshin për këtë “Toskërinë” greko-sllave-vllehe këtyre
palaçove antishqiptarë?
Apo sepse
në atë kohë po iu digjej e pasmja dhe s’kishin ku të shkonin tjetër sepse asnjë
nga vëllezërit e tyre turq apo arabë s’ua hapi portat, por veç Shqipërisë dhe pjesës
shqiptare të FYROM-it, i mbajtën me bukë dhe i mbrojtën vetëm shtetet
perëndimore, duke futur këtu edhe vendin e”jahudive” të urryer, Izraelin?!
Nuk e
mohoj se edhe në Turqi dikush shkoi në atë vit, por po ashtu kujtoj mirë se
Turqia e tyre e dashur, u shpreh disa herë zyrtarisht kundër përfshirjes së saj
në atë luftë dhe po të kishte qenë për të dashurit dhe shumë të shtrenjtët turq,
Kosova do ishte bërë shkrumb e hi dhe këmbë shqiptari s’do të kishte mbetur mbi
dheun e asaj toke martire.
Kështu
është puna me këtë prototip njerëzish.
Pa asnjë
mëdyshje të vetme, po të mos ishte hedhur
Nuk do të
shaheshin e nëmeshin as shqiptarët e tjerë të “Shqipnies”, për shkak të
afërsisë së tyre jo vetëm gjeografike por edhe gjuhësore, por mbi të gjitha
kulturore, me Perëndimin dhe Italinë e italishten kryesisht.
Një gjuhe
që në Shqipëri është kultivuar me kohë, që para dy mijë e ca vjetëve, gjatë
shekujve të sundimit romak, kur siç thashë më lart, edhe lindi pjesa
latinisht-folëse e trungut ilir, që më pas u zhvillua në degën vlleho-shqiptare
të kombit tonë.
Një gjuhe
që në territorin arbëror-shqiptar gjeti përdorim gjatë dominimit të gjatë
Venecian në bregdetin tonë.
Një gjuhë
që më pas u mbajt gjallë për shkak të lidhjeve kulturore dhe tregtare me anën
tjetër të detit në Itali dhe po ashtu për shkak të prezencës së qindra-mijëra
arbëreshëve në tokën italiane.
Gjuhë që
mori zhvillim me influencën italiane mbi mbretërinë e porsaformuar shqiptare, e
cila në përpjekje për t’iu larguar “otomanzimit”, sa edhe “helenizmit” dhe
“serbizmit”, u afrua me këtë fuqi pa tendenca asimiluese mbi shtetin e ri
Shqiptar.
Fundja
Italianët, njëherë që deshën të na shkëpusnin një copë tokë, i hodhëm në det pa
ua bërë të gjatë, vumë gunat mbi tela dhe me Selam Musain me shokë në krye e të
gjithë Labërinë në këmbë, bashkë me vullnetarët nga e gjithë Shqipëria, i
kthyem sërish në
Më pas, mbyllja
e vendit nga regjimi, na la si dritare të vetme televizionet italiane, për të
njohur dhe parë botën jashtë vendit tonë.
Kjo gjë
si dhe aftësia e pakrahasueshme e shqiptarit për të mësuar gjuhët e huaja, bënë
që njohja e kësaj gjuhe në Shqipëri të jetë ende tek 60-70% me aftësi minimale
komunikimi.
Por
shumëkujt, edhe mjaft prej atyre që turqishten e kanë “bukë me djath” dhe
sadoqë jetojnë në qytete 98% shqiptare, flasin më shumë këtë gjuhë se shqipen, apo
edhe të tjerëve që serbisht mendojnë e rraka-zhdraka përkthejnë këto ide pa asnjë lloj rregulli
gjuhësor në shqip, gjithë këtyre njerëzve, njohja e italishtes, përveç të
folurës perfekte të shqipes letrare (asaj të vllehëve sipas tyre) nga shumica e
banorëve të shtetit shqiptar, kjo gjë u del si problem madhor!
Normale
që asnjë gjuhë e huaj nuk mund të lejohet të kalojë përdorimin e gjuhës sonë
mëmë, pra shqipes sonë të bukur dhe për këtë s’ka asnjë objeksion të mundur.
Por që
nga këta tipa të mallkohen ndër të tjera, bashkëatdhetarët nga shteti amë, sepse
përveçse për shkak të sistemit të shkëlqyer arsimor dhe fundja të lindjes dhe
rritjes në shtetin e tyre që quhet jo rastësisht “Shqipëri” dhe ku pa asnjë
dyshim “Shqipja” është e vetmja gjuhë zyrtare, pra të nëmen pareshtur sepse
dinë shqipen letrare dhe njohin dhe disa gjuhë perëndimore, mes tyre edhe
italishten, kjo po që minimalisht të habit!
Sa për
rastin specifik të shtetit shqiptar, fortësia e gjuhës sonë shqipe, sistemi i
fuqishëm arsimor si dhe shpirti nacional shqiptar, kanë ndalur mjaft përparimin
e influencës së fqinjëve dhe gjuhëve të tyre.
Tentativat
asimiluese ndaj shqiptarëve njihen dhe s’ka nevojë të flas për to më tepër.
Por
prezenca e shtetit shqiptar, ka ndihmuar ngahera jo vetëm shqiptarët në Kosovë
që të kenë një fushë magnetike shqiptare që t’i tërheqë dhe t’i largojë nga
rrymat egocentrike serbe apo kryesisht turke.
Pra forca
e rrezatimit shqiptar nga prapatoka e shtetit tonë, ka ndihmuar po ashtu
minoritetet kufitare shqiptare edhe në Helladhë, ku popullsitë jo-greke
gjithmonë kanë hequr në kurrizin e tyre çdo lloj gjëme, derisa janë asimiluar
në grekë.
Por sot e
kësaj dite, ishuj shqiptarë ka akoma në rrethinat e Kosturit e Follorinës pranë
Korçës, në fshatrat plotësisht shqiptare ku ende flitet pastër shqip, në
Negovan e Bellkamen.
Por veç
kësaj, njohja kolektive dhe orientimi pro-perëndimor dhe pro-italian i hasur
kudo nëpër Shqipëri, ka bërë që të frenohen sulmet kulturore dhe gjuhësore sa
të grekëve, turqve apo edhe sllavëve, gjuhët e të cilëve njihen shumë më pak se
italishtja e preferuar masivisht si gjuhë e parë e huaj, dhe të cilat fliten
pak vetëm nëpër zonat kufitare me fqinjin përkatës.
Greqishtja,
përveç banorëve me kombësi shqiptare dhe origjinë greke minoritare dhe emigrantëve
të shumtë në Greqi, do kishte pasur shumë më tepër influencë dhe përhapje, po
të mos ishte përballur dhe ndalur përpara avancimit të parrezikshëm të
italishtes, qoftë edhe në qytetet më pranë Greqisë, në Sarandë e Korçë për
shembull.
Shqiptarët
e atyre zonave, do ishin bërë si shumë shqiptarë në Malin e Zi, të cilët
shpallin me krenari se dinë më mirë serbishten se shqipen dhe që fluturojnë
pupthi përpjetë nga gëzimi kur në anën tonë të kufirit gjejnë dikë që di
serbisht.
Dhe në
fund turqishtja në Shqipëri do të ishte përhapur minimalisht si dhe sa
shumëkund në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi dhe anët shqiptare të FYROM-it,
duke na sjellë edhe njëherë aromën kundërmuese dhe mbytëse të Anadollit, në mes
të qyteteve tona.
As
serialet dhe televizonet turke, s’ia kanë dalë dhe nuk do t’ia dalin, megjithë
sponsorizimin dhe favorizimin e qartë që një dorë e “padukshme” u bën në
televizionet tona, sepse sërish popullariteti i TV-së dhe prodhimet televizive
turke, në Shqipëri do të mbeten dukshëm më poshtë se shikueshmëria e
televizonit dhe prodhimeve italiane.
Për shkak
të kësaj prirje të shqiptarëve dhe të shtetit shqiptar, fundja edhe pas
pavarësisë, në kufinjtë e atij shteti që na mbeti, nuk u guxua të shpallej
ndonjë palo minoritet shallvaregjërësh turq.
Prandaj
edhe njohja e gjuhës mongole turke, ra menjëherë në pikiatë pas pavarësisë dhe
për fat të Zotit, asnjëherë ndokush nuk u vlerësua në Shqipëri si më i fisëm
dhe i ditur, për shkak të aftësisë së tij për të folur në turqisht.
Prandaj
menjëherë pas pavarësisë, gjuhëtarët dhe vetë populli iu futën pastrimit me
themel të shqipes nga mbetjet toksike të turqishtes, ato që tani sërish një
dorë e “padukshme”, e paguar me siguri nga ambasada turke a dikush tjetër në
institucionet e Ankarasë që janë përgjegjëse për ish-Rumelinë, po rreket t’i
rifusi në përdorim.
Edhe këtë
problem gjuhësor, me turqit, pasuesit e tyre dhe jo vetëm, nuk do t’a kishim
pasur me siguri, po të kishte qenë e mundur që osmanët dhe mëkëmbësit e tyre, të
mos e kishin prurë kokën në vendin tonë para 600 vjetësh.
Nuk them
që duhet ekzagjeruar, pasi edhe tejmbushja e shqipes sonë të bukur dhe të pasur
me fjalët e saj, me terma italiane apo angleze të panevojshme, edhe kjo gjë
përbën një atentat ndaj konstruktit të gjuhës tonë.
Por kur
një fjalë italiane apo angleze sulmohet si të jetë krim kundër njerëzimit, nga
ana tjetër përdorimi i çfarëdo turqizme
të mundur dhe ndërkohë edhe zhvarrosja dhe nxjerrja nga arkivoli i kohës i sa e
sa termave osmanë të para 200 viteve, stimulohet mediatikisht dhe financiarisht
sa nga turkomanët tanë e sa nga shteti turk, sipas një politike të mirëmenduar
dhe tejet të përpiktë.
Kur në
anën tjetër njohja dhe përdorimi në masë tmerrësisht të gjerë e turqishtes, quhet
gjëja më normale në botë, gjest i lavdërueshm dhe po ashtu edhe një dëshmi e
çertifikuar e të qenit “shqiptar-arnaut
i mirë”, sipas dikujt.
Se po të
mos e duam dhe largqoftë mos e flasim turqishten, s’jemi më shqiptarë neve
kështu?
U kthyem
tek “poshteni albanci” me këtë ritëm dhe mënyrë të menduari.
Atëherë
që të ishte shqiptar i mirë në sytë e serbit, shqiptari duhej të harronte që
ishte i tillë dhe mbi të gjitha jo vetëm në publik, por edhe brenda në shtëpi
të vet, duhej të fliste me familjarët e tij në serbisht, deri sa serb të bëhej
“një copet”, pra prej vërteti.
Tani
dalëngadalë këtë teori antishqiptare, po na e kthejnë në modelin, që për të
qenë shqiptar i denjë, njeriu sipas këtyre ideve duhet që të ndihet turk, të
jetojë si i tillë, të urrejë Shqipërinë më shumë se këdo tjetër, të flasi 90%
të kohës në turqisht dhe të pijë çaj rusi (që është Sri Lanke me të vërtetë).
Epo, nuk
jemi të gjithë të tillë për fat!
Nuk
flasim me dëshirë dhe përkushtim e përdëllim njëkohësisht, as serbisht e aq më
pak turqisht.
Por
njëkohësisht, kjo gjë nuk u jep aspak të drejtën të fusin hundët në punë që s’u
takojnë dhe të na çajnë kokën neve të tjerëve me pallavrat dhe debilizmat e
tyre pafund.
Por siç
edhe e nisa, asgjë prej këtyre që po diskutoja më sipër në këtë shkrim, nuk do
të kishin ndodhur dhe ne nuk do flisnim për këto tema, po të mos kishte ndodhur
këtu e gjashtë shekuj të gjata më parë, që ca sulltanër të gjatë sa një gomar, me
tipare të forta mogole dhe me çallma në kokë e shallvare të shëmtuara nëpër
këmbë... të mos i ishin sulur vendit tonë!