Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Luigj Gurakuqi dhe “të harruarit” e tjerë!
E merkure, 20.02.2013, 07:00 PM
Luigj Gurakuqi dhe “të harruarit”
e tjerë!
Nga Elvi Sidheri
E di të
nderuar miq lexues, që do thoni ndoshta...:”
100
vjetori i pavarësisë së vendit tonë shqiptar, ishte një super-rast, në të cilin
duhej nderuar e respektuar tradita, ekzistenca e mbi të gjitha ato qënie
vigane, që nëpër shekuj e kanë shoqëruar e transportuar në rrjedhën e gjakut të
tyre, jetën e rracës tonë shqiptare.
Por veç
muajit të fundit të vitit kremtues, pra ngushtësisht në fazën tetor-nëntor të
vjetshëm, 11 muajt e tjerë të cilët mund dhe duhej të qenë mbushur plot e
përplot me dekorime, përkujtimore, monumente, shfaqje e analiza shkencore, në
të vërtetë ato u lanë për turp të Zotit, totalisht të zbrazur nga çdo lloj
evenimenti.
150
vjetori i bashkimit të Italisë, që qëlloi në 2011-ën, zgjati më shumë se një
vit kalendarik për nga volumi i evenimeteve që shteti italian i kushtoi kësaj
ngjarjeje gjerësisht.
Dhe
kujtoj këtu që italianët as i ka pushtuar
Italianët
janë pasues të romakëve, por të përzierë mirë me gjithëçfarëlloj pushtuesi apo
populli shtegtues që ka kaluar përmbi gadishullin apenin.
Kjo ka
bërë që ai vend të jetë ende dhe të ishte më parë, dukshëm i fragmentarizuar në
rajone e shtetuce të vogla në luftë mes tyre e të shitshëm tek çdo fuqi e huaj,
francezë, spanjollë e austriakë në fund.
Pra me
këtë kërcim jashtë teme desha të them, që italianët, të cilët unë dhe ne nga
Shqipëria, për arsye të forta i njohim mirë, nuk kanë hequr picirrën nga
pushtuesit, por sërish ata 150 vjetorin e bashkimit të shtetit të tyre (jo
çlirimit, pasi Piemonte, Sardenja e ca shtetthe të tjera italiane ishin të
pavarura dhe u bashkuan me Napolin, Siçilinë, Lombardinë etj)...e festuan me
gjithë pompozitetin e imagjinueshëm!
Ç’ndodhi
tek ne, e dimë të gjithë shumë mirë, sepse o ishim vetë aty, o në televizion e
kemi parë të gjithë ç’u bë e ç’u tha në ato ditë festimesh.
Unë kam
fatin që kohën moniste, t’a kem jetuar në skaje, pra t’i kem bërë bisht
natyralisht epokës më të errët të shtetit modern shqiptar.
Kjo ngaqë
kam lindur vonë, jo për shkaqe të tjera.
Por ky
fakt kalendarik, nuk më bën të injoroj një mori kafshërish që solli apo
rrënjosi në trutë dhe në mendësinë prapanike të shumë shqiptarëve ai regjim
barbar.
Një nga
to ishte pikërisht etiketimi si “armiq të popullit” dhe figura 100% negative, i
atyre personave që kishin qenë antagonistë të vijës politike, apo që thjeshtë
nuk i pëlqenin atij regjimi.
Bardh e
Zi, në një mënyrë thellësisht shqiptare, i shihte gjërat ai regjim...(asgjë
kundër tifozëve Juventinë nuk kam, të më falin).
Ajo që më
lë të habitur, me gojë hapur fare, është që akoma sot, 23 vite pasi ai regjim i
urryer na la shëndenë dhe kaloi në imazhet më të errëta të historisë shqiptare,
sërish m’u desh që festimet e pavarësisë së vendit tim, t’i shikoja nëpërmjet
syve “bardheziues” të atyre që i kishin organizuar.
Akoma tek
armiqtë e popullit e të partisë kemi mbetur?
Partizanë
e ballistë do ngelemi gjithmonë neve shqiptarët?
Sepse
vizioni 100 vjetoras i mijëvjeçarit të ri, që na u paraqit gjatë ditës së
shenjtë të 28 nëntorit e në udhën drejt saj, ishte pikërisht ky i shtrembëruari
që po përmend.
Kjo është
diçka që ka lidhje të thellë me karakterin tonë si shqiptarë, këtë unë normal
që e kuptoj lehtë, por ky karakter i shqiptarit, ka dëshmuar në të tjera raste,
që di edhe të evoluojë e t’i përshtatet konditave të reja e kohës që ka ecur.
Ndryshe
nuk do kishim nja 2 milionë e ca shqiptarë emigrantë
(Shqipërie+Kosove+Maqedonie etj)...të cilët në shumicë i janë përshtatur më së
miri jo vetëm jetesës në Perëndim, por edhe mënyrës së të menduarit dhe
rregullave e DEMOKRACISË që funksionon në pjesën e qytetëruar të botës.
Keni
dëgjuar ju o popull që Abraham Lincoln-in, presidentin e vullnetshëm e të
paepur të SHBA-së, t’a kontestojë kush politkisht e aq më pak historikisht, për
shkak të qënies së tij djathtas në politikë, apo të përkatësisë së tij
republikane??????
Dhe për
më tepër që një gomarllëk i tillë me brirë, të quhej më i rëndësishëm se lufta
e madhe dhe e papreçedenttë që ai drejtoi kundër prapambetjes feudale, agrare
dhe skllaviste në jugun tradicionalist të vendit të tij!
Luftë dhe
forcë karakteri e largpamësi politike që atë e goditën në zemër dhe ia
ndërprenë jetën parakohe, por që figurën e tij ia dhuruan përfundimisht
historisë amerikane dhe asaj botërore.
E njëjta
gjë do të kishte qenë po qe se dikush në Amerikë do “guxonte” t’i dilte sadopak
kundër edhe figurës së ndritur të presidentit legjendar Franklin D.Roosevelt,
atij që fitoi mbi krizën e madhe ekonomike të viteve 30-të të shekullit të
kaluar dhe që më pas gjatë plot katër mandateve presidenciale, besimin e
palëkundur të popullit të tij e përdori për t’ia kërcitur turinjve Hitlerit dhe
Gjermanisë naziste e Japonisë perandorake.
Askush
nuk ka shkitur ndonjëherë aq shumë nga mendja sa t’a luftojë këtë supernjeri,
për shkak të qënies së tij si përfaqësues i së majtës amerikane, pra i
demokratëve.
Kaq se
është e qartë që çdo shembull tjetër do ishte tejet i tepërt për t’a ilustruar
këtë ide timen.
Stalini
është përgjegjës për vrasjen e miliona shtetasve sovjetikë, por edhe sot, qoftë
dhe rusi më i djathtë e nacionalist, e respekton figurën e tij, për ndeshjen
titanike dhe vetmohuese me nazistët dhe Hitlerin, të cilët kur i pa t’i
afroheshin Moskës me avancimin e shpejtë të “Blitz Krieg” të tyre...citohet të
ketë thënë se:”Do të ketë festë në rrugët tona”...dhe siç dihet ashtu edhe
ndodhi kur rusët ngadhënjyen mbi murtajën naziste që po përvëlonte Europën dhe
hynë më pas fitues në Berlin e Rajshtagun nazist.
Unë si
njeri me prirje të djathta, kam mendimin tim aspak të mirë për Stalinin apo
Leninin dhe gjëmën komuniste që ata shpërndanë anembanë botës, veçanërisht në
Shqipërinë tonë, por kjo s’më bën të idiotësohem në atë pikë, sa të mos ia njoh
meritat gjeorgjianit në krye të ish-BRSS-së për rezistencën dhe fitoren e tij
mbi të çmendurin-kriminel të Rajhut të Tretë nazist.
Por ky
arsyetim, na çon sërish paevitueshmërisht tek burimi e këtij shkrimi.
Pra tek
të harruarit e shumtë “ekselentë” të 28 nëntorit 100 vjetoras.
Sa të
shumtë janë ata o Zot!
Është një
listë e pafundme të harruarish, pa ose ME QËLLIM, aq e madhe sa do më zinte
gjithë këtë shkrim po të nisja t’i përmendja një për një.
Por edhe
pse unë nuk po e bëj këtë, sërish edhe përkundër dëshirës dhe “trendit” të
sotëm armiqësor ndaj tyre, emri dhe vepra e tyre është dhe do të mbetet aq
mbikohore sa ata vendin në panteonin e historisë shqiptare e kanë të
siguruar...duan apo s’duan ata që qëllimisht i harruan.
Unë sot e
kam gjetur më të udhës të fokusohem vetëm tek njëra prej këtyre figurave, e
cila më ka bërë përshtypje prej kohësh.
Emri i
tij, besoj unë, në nën-ndërgjegjen e secilit shqiptar të mirfilltë, ndez
shkëndija të forta atdhetarizmi, patriotizmi dhe këtë njeri e ndërlidh
përfytyrimi ynë pazgjidhshmërisht me të qënit shqiptar, me pavarësinë dhe
bërjen e Shqipërisë, me Kongresin e Manastirit, me Normalen e Elbasanit e me
vrasjen e tij me tradhëti në Bari të Italisë, aty ku Shqipëria e tij e
shtrenjtë ndihet afër e ku ai dha jetën në mënyrën tipike shqiptare të
eliminimit të figurave tona më të mëdhaja nacionale.
Them
nacionale sepse “komb” e paça gabim, por thonë që Branko Merxhani dora vetë, ka
thënë njëherë se kjo fjalë, mund të vijë nga arabishtja “kavm”...më tepër s’kam
ç’të flas, sepse ata rilindas që flakën si lecka të qelbura, ”izmat” (turqizma
të shumta, arabizma, sllavizma e pse jo dhe shumë neo-latinizma të
panevojshme)...jashtë gjuhës shqipe, një arsye dhe qëllim e kishin e unë s’bëj
gjë tjetër veçse ndjek shembullin e tyre të ndritur.
Pra
njerëz, unë leksione për jetën dhe veprën e Luigjit nuk kam përse të jap, sepse
kush nuk e njeh e nuk e di çfarë ka bërë e dhënë për shqiptarët e Shqipërinë ky
njeri, atëherë i bie që ky dikush nuk njeh as edhe pak vetë historinë e vendit
dhe popullit të vet!
Besoj se
prej filmit të mrekullueshëm “Nëntori i Dytë”, të gjithë e kemi parasysh të
interpretuar mjeshtërisht figurën e tij madhore, aty krah plakut të Vlorës,
Ismailit të cilit me të drejtë thoshin se “prapa i vinte historia”, një histori
shqiptare ku hynte me plot meritë dhe të cilën e kishte bërë me punën dhe
mundin e vet edhe Luigj Gurakuqi.
Ajo që
pas rënies së tij me tradhëti në tokë të huaj, shkroi hyjnisht Noli për të,
Nënë moj
mbaj zi për vllanë,
Me tre
plumba na i ranë,
Na e
vran’ e na e shanë,
Na i
thanë trathëtor.
Se të
deshte kur s’të deshnin,
Se të
qeshte kur s’të qeshnin,
Se të
veshte kur të çveshnin,
Nëno moj
të ra dëshmor.
Nëno moj,
vajto, merr malin,
Larot t’a
përmbysnë djalin
Që me
Ismail Qemalin
Ngriti
flamur trimëror.
Nëno moj,
m’a qaj në Vlorë
Ku të dha
liri, kurorë,
Shpirt i
bardhë si dëborë;
Ti s’i
dhe as varr për hor.
Nëno moj,
ç’është përpjekur,
Gojë
mjalt’ e zëmër hekur,
Syrgjyn-gjall’
e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan
Liberator.
.....Tani
kërkoj përunjësisht të falur që pas këtyre vargjeve të shkruara dhjetëravjeçarë
më parë nga Noli pas rënies së Luigjit, të vazhdoj të flas unë, por do t’a bëj,
sepse siç e tregon koha dhe faktet, ne shqiptarët memorie historike s’kemi
kurrë e prandaj biem pafundësisht në të njëtjat gabime përherë.
Sepse
përndryshe unë sot s’do rrija këtu të shtrydhja trutë e të flisja sërish për
një injorim publik që këtij njeriu dhe atyre që si ai e bënë Shqipërinë jo
vetëm shtet nga asgjëja, por u përpoqën me mish e me shpirt që asaj t’i jepnin
edhe një sistem vlerash e një pamje e mendësi EUROPIANE, por të cilët si dhe
Luigji u luftuan e për fat të keq luftohen akoma pashpirtësisht, pikërisht nga
reminishencat obskurantiste, anti-europiane e mendjengushta plot parime
moniste, që ende qarkullojnë në vendin tonë.
Të them
unë që Luigji ishte erudit i pashoq, njeri i pashëm, me shije, tejet i
kulturuar, me mentalitet e sjellje prej fisniku të vërtetë, këtë edhe mund t’a
dini.
Trim e i
arsyeshëm sipas miqve e bashkëkohësve të tij, por edhe njeri që dinte kur t’a
thoshte fjalën e vet kur qe nevoja.
“Trimi i
mirë me shokë shumë”- thonë dhe Luigji, ky njeri i ditur e filo-perëndimor i
lindur, miqtë dimë t’i ketë patur të shumtë.
“VEÇ NJË
QËLLIM I NALTË, TË BAN ME DURU E ZEMRËN T’A FORCON, NDËR KUNDËRSHTINA S’VYN
KURR M’U LIGSHTU, MJERI AI QË NUK DURON”...e ky ishte edhe lajtmotivi i jetës
së tij!
Lajtmotiv
që çoi përpara zjarrin e zemrave shqiptare, djalërine e flaktë të asaj kohe, që
çau rrethimin turko-sllavo-helen, që dërrmoi HaxhiQamilët e shumtë shqiptarë dhe
që e bëri Shqipërinë shtet e i dha asaj institucione e eksperiencën e parë të
vërtetë demokratike të historisë së saj.
Por ky
kapacitet i pakufijshëm intelekti e ky shpirt shqiptar, u vra pabesisht atëherë
në vitin e largët 1925-ë.
Ai iku
nga kjo botë shpesh e pabesë me këta njerëz të rrallë, ashtu siç ndodhi dhe me
viganë të tjerë si Avni Rustemi e Bajram Curri.
Nuk jam
këtu fare për të gjykuar Ahmet Zogun, mbretin që e bëri kohën e vet,
përgjithësisht mirë në këndvështrimin tim modest.
E vrau
Luigjin i afërmi i tij Stambolla (parenti-serpenti, thonë italianët, pra të
afërm gjarpërinj), apo Ceno Kryeziu që vret edhe Bajram Currin, apo ishte ajo
dora e gjatë e mbretit?
S’ka ç’më
duhet!
Historia
gjykon më mirë se unë që në të kundërt të modës së fundit shumë të përhapur në
mediat shqiptare, nuk rri të pështyj sentenca apo pretenca dënuese!
Zogu me
çfarë di unë edhe po të ketë qenë përgjegjës për këto eliminime makabre të
rivalëve të tij për pushtet, sidoqoftë përveçse ndërtoi aparaturën shtetërore
të parë shqiptare, bankën, monedhën, pasaportat, politikën e jashtme, na
drejtoi qartësisht drejt perëndimit, na largoi nga lidhjet dhe detyrimet ndaj
fqinjëve dhe na lidhi me europianët më të afërt për ne, pra italianët, laicizoi
fenë, dha shuma marramendëse e mbështetje shtetërore (të mësojnë qeveritarët e
sotshëm që këtë komunitet religjioz shqiptar e shohin si armik a së paku si të
njerkës)...për krijimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për
vendosjen në Tiranë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve etj, por ai edhe
siç dimë mbështeti Faik Konicën dhe ndihmoi në ditë të vështira edhe vetë Fan
Stilian Nolin në Amerikë.
Zogu pra,
pa qenë unë fare monarkist, është një figurë gjithë dritë-hije, por aspak
Bardhë e Zi!
E të
tillë janë gjithë liderët, trimat e rilindasit shqiptarë, me shumë pak
përjashtime, si Enver Hoxha e shpura e tij vrasëse.
Por
Luigji ishte vetëm BARDHË sidoqoftë, siç e kishte shpirtin dhe siç e donte të
ardhmen e vendit e popullit të vet.
Noli mund
të ketë gabuar në marrjen me dhunë të pushtetit legjitim të Zogut, ashtu edhe
Bajram Curri që i shkoi pas e drejtoi trupat në terren.
Por kjo
gjë nuk i bën ata kurrësesi armiq.
Sepse
Noli mbetet një nga njerëzit më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë populli
shqiptar.
Njeri që
siç thonë burimet zyrtare helene, ishte një nga humbjet e tyre më të mëdha në
histori!
Njeri që
iu përkushtua e jetoi për çështjen shqiptare, që përktheu Shakespear-in
mjeshtërisht në Shqip, që ishte prift, peshkop e politikan njëkohësisht, por që
gjithçka e bënte si shqiptar mbi të gjitha.
E aq më
pak të ketë qenë armik Bajram Curri, një i harruar tjetër paturpësisht në këtë
100 vjetor!
...Bashkëpuntorin
e Azem Galicës e Nolit, njeriun e komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”,
përhapësin e shkollave shqipe në Kosovë, mikun e bashkëluftëtarin e Hasan
Prishtinës, Isa Boletinit e Idriz Seferit!
Qëkur na
u shpall armik edhe ky njeri, se akoma s’kam arritur t’a kuptoj dot?
Se kështu
po i përjashtojnë, si me stil këta njerëz nga historia jonë shqiptare, të cilën
me jetët e veprat e tyre ata vetë e kanë bërë!
Kur s’e
duan fare, të guxojnë t’ia heqin emrin e tij qytetit që ashtu ka nderin të
quhet!
E çfarë
ka ndryshuar nga koha e Partisë atëherë?
Edhe aty,
historia moderne niste me partizanët trima dhe tërë të tjerët ishin vetëm
pulangrënës që kishin bashkëpunuar me okupatorin.
Tani unë
që i kam pasur gjyshërit të dy partizanë, s’kam sesi të kem gjë kundër
partizanëve, që shumica në mal dolën sepse vendi u pushtua!
Italianët
me ne shqiptarët janë shumë të afërt, kemi lidhje të vjetra, që nga Mesapët
ilirë të Puljas, tek shekujt e sundimit romak në Iliri e tek prezenca e gjatë e
venedikasve në bregdetin shqiptar.
Ua njohim
shumë mirë gjuhën e ngjajmë në tradita, por në 1939-ën ata në Shqipëri nuk
erdhën si miq, por si pushtues.
Prandaj
populli në shumicë si të tillë i pa dhe i luftoi.
Por edhe
pala nacionaliste, legalistë e ballistë, kishin arsyet e tyre të drejta, që të
shihnin vëngër drejtimin që Partia Komuniste e themeluar me direktivë të Titos
nga Popoviçi e Mugosha, po merrte mbi luftën.
Secila
palë kishte të drejtën e saj pra.
Puna u
qelb kur komunistët fituan luftën ndaj okupatorit dhe nisën vëllavrasjen me
shqiptarët.
Në këtë
periudhë për shëmbull, spikati edhe një figurë tjetër, mik familje me Luigj
Gurakuqin, i quajtur Riza Dani.
Njeri
poliedrik, pjesëmarrës në ngritjen e flamurit në Shkodër në vitin e trazuar nga
sulmi malazez 1913-ë.
Shok i
Hil Mosit e Hasan Prishtinës, Mati Logorecit, Hoxhë Kadrisë e Ndoc Çobës, i
cili punoi palodhur në mbështetje të Komitetit për Mbrojtjen e Kosovës dhe që
më pas ishte ndër deputetët shkodranë në parlamentin e parë shqiptar së bashku
me Gjergj Fishtën etj.
Figurë e
një madhështie të rrallë që kreu dhe funksionin e Prefektit të Durrësit gjatë
qeverisë së Nolit po ashtu.
Me
kthimin e Zogut, detyrohet të largohet nga Shqipëria, por më parë në shtëpinë e
tij kishte ardhur lajmi i kobshëm e vrasjes së Bajram Currit e më pas në duart
e tij vdes Vigani Liberator e miku i tij Luigj Gurakuqi në dalje të bar Cavour
në
Rivjen në
mëmëdhe pas pushtimit italian dhe vihet në krye të Këshillit Nacional Çlirimtar
të Shkodrës për shkak të staturës tepër të lartë dhe të respektuar të tij në
qytetin e vet dhe pas lufte zgjidhet deputet në Asamblenë Kushtetuese të
dominuar nga komunistët.
Aty ka
burrërinë që t’u përvishet me argumenta e të kundërshtojë drejtpërdrejtë në
sallë vetë Enver Hoxhën e Koçi Xoxen dhe mban ballëlartë një fjalim të gjatë
pasionant ku bën dallimin e qartë mes luftës nacional çlirimatare dhe
karakterit të sforcuar ideologjik që asaj po përpiqeshin që me detyrim t’i
jepnin drejtuesit komunistë pas përfundimit të saj.
Menjëherë
vihet në rreth si armik, shpejt atij dhe deputetëve të tjerë që sfiduan pa
frikën më të vogël dhe me forcën e idealit të tyre demokratik shqiptar regjimin
kriminal që po instalohej në vend, u hiqet dhe mandati i deputetit.
Në maj të
vitit 1947, me vendim të firmosur ndër të tjera nga vetë diktatori i mëpasshëm
Hoxha e bashkëpuntorët e tij në krim, ai dhe shumë deputetë intelektualë të
tjerë dënohen me vdekje!
Mjafton
që të shkoni në Muzeun Kombëtar në Tiranë, tek seksioni i Gjenocidit Komunist
dhe do të gjeni të dhënat për këta deputetë që ngritën krye brenda në
parlamentin e parë të pasluftës kundër regjimit, duke përbërë kështu opozitën e
parë politike parlamentare të asaj epoke.
Bashkë me
Riza Danin, e pësuan dhe koka të inteligjencës shqiptare si Riza Alizoti,
Selaudin Toto, Shefqet Beja etj.
I
pushkatuan si shumë të tjerë më pas, tek
Por ai
gjest e ai akt i pashembullt sfide në zemrën e regjimit që ata bënë, mbeti
përjetë në histori si grushti i parë ndaj atij sistemi, si çjerrja e parë që
atij iu shkaktua nga ata burra të vërtetë.
Historia
e Shqipërisë dhe trojeve tona, përbëhet nga njerëz të thjeshtë e burra e gra
shteti, njerëz shpesh me kapacitete intelektuale më shumë se të admirueshme, të
cilët edhe kur ndoshta kanë gabuar, sidoqoftë atyre u kujtohet e mira dhe
sakrifica që kanë bërë për këtë tokë!
Ata nuk
lihen në harresë e mbi ta nuk hidhet qëllimisht baltë, pikërisht në raste unike
siç ishte 100 vjetori i shtetit modern shqiptar, kur më shumë se kurrë
nevojitej të kujtohej figura dhe vepra e këtyre njerëzve që Shqipërisë i dhanë
gjithçka, jetën, gjakun, pasurinë, inteligjencën, diturinë, gabimet e triumfet
e tyre!
Gjithçka
këta njerëz si Luigji, Bajrami, Rizai, Faiku, Noli etj, e bënë vetëm dhe vetëm
për Shqipërinë!
Është pak
të thuash turp, që kjo Shqipëri ata nuk i nderon, njëherë në 100 vite të
paktën!
Por
ngrenë me zgjedhje vetëm një prej tyre (mbretin Zog pra, për të cilin siç
thashë, e përsëris sërish respektin për shumëçka lidhet me rolin e tij në
historinë e vendit tim, duke futur këtu edhe shkëmbimin e Shën Naumit me
rajonin shqiptar të Vermoshit dhe nja
23 vite
pas monizmit, do më kishte pëlqyer të kishin kaluar këto gjëra, po neve
shqiptarët duam kohë t’i harrojmë ca tradita të këqija...e ajo e mosmirënjohjes
ndaj figurave tona historike, është padyshim njëra prej tyre.
E vërteta
është që si për Luigjin apo Bajram Currin e Nolin, s’u fol as njëherë të vetme
edhe për Faik Konicën, Kristo Dakon (njeriu të cilit i njihet merita e madhe që
Korça bën ende pjesë në Shqipëri), motrat Qirjazi, Çerçiz e Bajo Topullin e
shumë të tjerë.
Mic
Sokoli, Selam Musai e Vojo Kushi, janë të tre burra që i kanë dalë para topit
të armikut dy të parët e tankut të pushtuesit italian tjetri.
Ishin gjë
armiq Selam Labi e Vojo Kushi?
A nuk i
doli Selam Musai topit italian përpara në Luftën e Vlorës njëlloj si Mic Sokoli
dikur?
A nuk e
vuri ai si mijëra vullnetarë nga tërë Shqipëria e si lebërit e tjerë, gunën mbi telat e pushtuesit për t’i
hedhur në det më pas italianët përfundimisht?
Po Vojo
Kushi, nuk i kërceu sipër tankut fashist për t’a shpërthyer e për t’u
vetëflijuar më këtë gjest heroik?
Atëherë,
pse Selamin dhe Vojon s’e çau kush t’i përmendte?
Pse
ushqehen këto ndasi, tani s’na mjafton populli, por edhe heronjtë do na i
përçajnë?
Ndoshta
fola shumë, ndoshta thashë shumë pak, por për mua të gjithë janë shembuj e
heronj, këta që përmenda e shumë të tjerë, ndaj i artë qoftë kujtimi i tyre e
përjetë u prehshin të gjithë në altarin e shqiptarizmës, sepse atje këto “përça
e sundo” të botës sonë, nuk do t’i arrijnë dot kurrë!