Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Konflikti sllavo-helen për Maqedoninë dhe ç’vend kanë shqiptarët në të ??!!!
E diele, 26.08.2012, 02:00 PM
Konflikti sllavo-helen për Maqedoninë dhe ç’vend kanë shqiptarët në të ??!!!
Nga Elvi Sidheri
Po flas
sot për një të ashtëquajtur “luftë të ftohtë” e cila zgjat prej së paku 20
vitesh, që nga shpallja referendare e pavarësisë së Republikës Fyromase të
Maqedonisë nga Jugosllavia.
Që në atë
kohë, sllavët e shtetit të ri, një popullatë e njohur si grykëse (e uritur) dhe
përherë në kërkim të një identiteti të qartë, ashtu siç gjenden vazhdimisht mes
influencave bullgare, serbe e helene, ata pra gjetën të rastit t’a quajnë
vendin e tyre me emrin e lashtë “Maqedoni”.
Ide kjo, e
cila më parë i pati lindur si një llampë e ndezur shëndritshëm në tru, Josip
Broz-it, të mbiquajtur Tito, burrit nga fshatrat e Kroacisë, i cili pati gjetur
si zgjidhje të konfliktit shekullor bullgaro-serbo-helen për krahinën e
Maqedonisë, pra kishte vendosur që
sllavëve të atij rajoni t’u falte një identitet “fringo” të ri.
Kështu
sllavët e asaj zone do të qëndronin njëherë e përgjithmonë larg mëdyshjeve
identitare, si dhe do të përfitonin zemërgjerësisht nga dora e shtetit të
atëhershëm jugosllav, një histori vetëm të tyren, një gjuhë dhe një shkrim më
vete.
Por mbi
të gjitha ata (sllavët) do të merrnin si dhuratë nga qielli, një republikë
totalisht të tyren, brenda suazave të shtetit jugosllav gjithmonë.
Një
republikë me “R” të madhe pra!
Një shtet
të tyrin, i cili do të qëndronte në kuadrin e federatës së madhe të sllavëve të
jugut, si një në mes të të barabartëve.
Pra në të
njëjtën lartësi dhe fuqi vendim-marrëse si edhe serbët që fundja ca histori dhe
perandori të tyret, si dhe një origjinë të mirëpërcaktuar i kishin... (pasi patën ardhur në Ballkan siç
duket më parë nga Rusia e Ukraina e sotme, kishin kaluar më tej nga lindja e
Gjermanisë së tashme, vend i quajtur “Serbia e Bardhë” dikur, ku ende ka një
mini-popullsi sllave të quajtur “Sorabë”, në zonën e Cottbus-it e më pas ishin
hedhur drejt rajonit tonë para shumë shekujsh).
Sllavët e
Maqedonisë, do ishin të të njëjtit nivel edhe me kroatët, që historinë e tyre
me “knezë” dhe “zhupanë” e kishin edhe ata plot... (pasi edhe kroatët kishin
ndjekur ndoshta dikur të njëjtën rrugë me serbët, duke u nisur nga origjina në
fushat e Rusisë, drejt jugut aktual të Polonisë, rreth Krakovës, ku zona qe
quajtur Kroacia e Bardhë ose Crobazia, për t’u lëshuar dhe ata më pas si edhe
serbët drejt Ballkanit dhe Dalmacisë kryesisht).
Por këta
“birbot”, sllavë të Maqedonisë së posaformuar pas 1945-ës, do qëndronin
ballëpërballë edhe me malazezët gjysmë shqiptarë të asimiluar e gjysmë serbë
bregdeti që njëherë deklarohen si të tillë e njëherë sipas interesit shpallen
si malazezë më gjak të ndryshëm nga ai serb.
Në fund
sllavët e Maqedonisë, brenda Jugosllavisë, do dilnin të ndryshëm edhe nga
boshnjakët myslimanë, me identitet edhe ata tejet të dyshueshëm, në orvatje të
përhershme për t’u përcaktuar etnikisht, mes fesë së tyre, ish-vëllezërve
kroatë dhe serbë, si dhe babait të shtrenjtë turk.
Por loja
e Tito-s së zgjuar, kryesisht drejtohej kundër bullgarëve, të cilëve kështu u
hiqej përfundimisht nga duart krahina e tyre pjellore, e bukur dhe e kulturuar
e Maqedonisë, si dhe nja një milionë bashkëkombas të tyre të asaj zone, të
cilët tani e tutje do të quheshin dhe shpesh edhe vetëshpalleshin si etniciteti
më vete brenda trungut sllav, i quajtur “Maqedonas”.
Helenëve
në jug, u hiqej po ashtu pretendimi për këtë krahinë, duke e fshirë përplasjen
e tyre me serbë e bullgarë dhe duke i dhënë zonës dhe popullsisë sllave të saj,
një karakter të ri etnik dhe status të ri juridik, pasi tashmë ishte ngritur në
nivelin e “Republikës”, kështu do hiqej qafe çdo pretendim potencial i tyre.
Sa për
shqiptarë e vllehë etj, as që e kishte çarë kush kokën normalisht për ta.
Fundja të
parët, veç asimilimit të forcuar dhe detyruar, do të shporreshin me të mirë a
të keq për në Turqi, donin apo s’donin.
Vllehët
do përfshiheshin me vullnetin e tyre jo rrallë dhe më pas do njëhësoheshin me
elementin mazhoritar sllav dhe kështu populli i ri Maqedonas do ishte krijuar
njëherë e mirë.
Për ata
që deklaroheshin me vullnet të lirë apo për shkak të përfitimeve personale si
turq, me ta s’do merrej kush dhe në të kundërt të shqiptarëve të këqinj, ata do
mëkoheshin dhe mikloheshin papushim nga autoritetet qëndrore jugosllave në
Beograd, sa edhe nga maqedonasit e rinj në Shkup.
1-2-3.....tak-fak,
ja sesi në disa hapa të thjeshtë, mendja gjeniale e Marshallit Tito, krijoi nga
asgjëja, një popull dhe shtet të ri, një gjuhë dhe një origjinë e histori të
re!
Një vepër
që atij njeriu i do njohur dhe ndoshta edhe studiuar në librat e historisë, për
shkak të lehtësisë me të cilën kjo ndërmarrje për të tjerë shumë e vështirë, arriti
të gjente realizim brenda pak vitesh dhe 2-3 brezave sllavësh Maqedonie.
Sepse në
ditët e sotme, do pranuar se vërtet shumica e popullsisë sllavisht-folëse të
FYROM-it, ata ndihen si Maqedonas realisht.
I besojnë
me të vërtetë ata gjithë përrallave me mbret që u tregojnë librat e tyre dhe të
cilat flasin pareshtur për Car Samuil maqedonas, për Filipër e Aleksandër
etj-etj, derisa të lodhen veshët sa t’i dëgjosh të gjithë me rradhë.
Pastaj
është çështje më vete, që së brendëshmi, shumë prej tyre ende ndjejnë të
fuqishme tërheqjen magnetike, që i çon pashmagshmërisht drejt Bullgarisë mëmë
dhe këtë e tregojnë me pashaportizimin në masë me dokumentet zyrtare të këtij
vendi, si dhe me mosndërrimin oportun të mbiemrave klasikë bullgarë me “Ev-Ov”
në fund dhe refuzimin e “Ski-së” maqedonase moderne.
Por
sidoqoftë do pranuar, se plani i Tito-s funksionoi dhe sot kemi deri diku një
nacionalitet të ri ballkanas, me problemet e tij të thella identitare dhe
zënkat e tij të vazhdueshme me secilin fqinj, por sërish duke i bërë të gjitha
këto prapësira, si një popull më vete.
Pra
Marshalli ynë Tito nga Kroacia dhe me origjinë ndoshta edhe hungareze, ja doli
aty ku s’ia kishin dalë as propaganda, as kisha dhe as bajonetat serbe, bullgare
e helene.
Populli
kokëfortë bullgar i zonës, tashmë njihet dhe e njeh veten, kryesisht si
Maqedonas.
Uria
helene dhe bullgare për atë zonë, ka mbetur prapa derës dhe të vetmit zotër të
shtetit të vogël, janë sllavët maqedonas si dhe etërit e mëvetësisë së tyre
etnike dhe shtetërore, pra serbët.
Serbë të
cilët, në periudhën mes 1912-ës dhe viteve 40-të shekullit të kaluar, sllavët
në fjalë dhe rajonet ku ata banonin, u përpoqen me çdo mjet t’i kthenin në të
serbizuar, duke arritur ndonjë sukses kryesisht në mentalitetin e banorëve
sllavë të rajonit, por pa arritur t’i kthejnë ata në serbë të vërtetë.
Kjo bëri
që me hyrjen (pushtimin sipas maqedonistëve të sotëm) të trupave bullgare në
Maqedoni në 1941-shin, banorët sllavë të kalonin sërish menjëherë në anën e
vëllait bullgar me shumicë.
Shumica e
tyre hoqi me vrap prapashtesën “Viç” nga mbiemrat në formën e serbizuar dhe sa
hap e mbyll sytë, u kthyen tek versioni origjinal me “Ov-Ev” bullgarofon.
Ata që
dolën maleve dhe luftuan kundër bullgarëve, bashkë me Narodna Osloboditelna
Armija (Ushtrinë Nacional Çlirimtare) të jugosllavëve serbomanë, s’ishin veçse
kolonët serbë dhe pjesa filo-serbe e krijuar gjatë viteve të ashpra të sundimit
serb në atë që deri vonë para shpalljes së republikës, quhej ende “Stara
Srbija-Serbia e Vjetër”.
Ndërkohë
që VMRO-ja e vërtetë e Todor Aleksandrov-it, bullgar i kulluar pa asnjë copë
lidhje me maqedonizmën moderne, për vite të tëra luftonte regjimin serb, në
bashkëpunim të shpeshtë edhe me lëvizjen çlirimtare shqiptarë në Mbretërinë e
Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe me personalitete të shquara si vetë Hasan
Prishtina për shembull.
Në vija
të përgjithshme, kështu erdhëm deri tek Maqedonia e shpikur me të cilën kemi të
bëjmë sot e kësaj dite dhe e cila në kurrizin e shqiptarëve dhe të fqinjëve të
tjerë rreth e rrotull, është si një tip herpesi a puçrre e mbushur me qelb, e
cila plas herë pas here dhe shpërndan rreth e rrotull lëndën e ndotur që ka
brenda.
Në këtë
qelb, bën pjesë edhe vetë teoria e “maqedonizmës”, historia e saj, gjuha dhe
copëzat e lashtësisë, mbretërve, heronjve e veprave që u janë vjedhur një për
një fqinjëve e me të cilët është krijuar kështjella prej letre e shtetit
FYROM-as që të gjithë njohim aktualisht.
Kryeqendra
historike e Maqedonisë, siç në antikitet njihej të paktën, ajo është në Pela-n,
qytetin e Aleksandrit të Madh dhe të atit të tij, Filipit.
Dy
mbretër, burra të mëdhenj që i respekton historia e gjithë njerëzimit, të cilët
sot monumentet e tyre i kanë ndër të tjera edhe në Shkup.
Kryeqyteti
i të ashtëquajturës “Maqedoni të Re”, siç të paktën përvijohet idiotisht në
mendjet e qerelepsura (të rrjedhura) të liderëve politikë dhe shkencorë të
shtetit që mëton ende që këtë emër të mbajë dhe që me të të njihet edhe me
gjerë botërisht.
Kemi aty
tani, një megamonument të Aleksandrit, atij që sllavët e Shkupit dhe gjithë
fyromasit e tjerë sllavishtfolës, i thonë pa pikë turpi edhe “golemiot junak na
makedoncite-???????? ????? ?? ???????????”!
Që në
këtë pikë dhe në këtë masë të padëgjuar delirimi nacional të një populli, me të
ashtëquajturit “maqedonas” të sotëm dhe me çmendurinë që ata i ka zënë prej
disa dhjetëvjeçarësh, me këto gjëra njeriu nuk do ia vlente të merrej
seriozisht.
Po aq
edhe kockat e të ngratit Aleksandër, aty ku gjenden, në ndonjë varr të humbur, vendndodhjen
e të cilit njerëzimi nuk e njeh prej nja dy mijëvjeçarësh, ato pra si dhe
skeleti i tij, do rrotulloheshin në arkivol dhe nuk do të gjenin qetësi, për
shkak të kësaj marrëzie që vazhdon të spekulohet mbi figurën e këtij njeriu gati
mitik.
Ku fillon
pra, TË NDERUAR LEXUES, pjesa që na përket neve shqiptarëve, në çështjen
sllavo-helene lidhur me Maqedoninë dhe trashëgiminë e saj historike, kulturore,
gjeografike dhe tokësore?
Pse unë
dhe shumë të tjerë, ndihemi të fyer dhe të prekur direkt, nga kuisja e
papushimtë sllave sa edhe helene lidhur me këtë temë?
Pse
monumentet dhe emërtimet që bëhen lidhur me figurën e Aleksandrit të Madh dhe
familjes e popullit të tij, pse ato na prekin dhe duhet të na prekin edhe ne
shqiptarëve?
A mos po
ia fusim kot dhe po hymë edhe ne në një çështje që s’na përket?
A mos po
bëhemi edhe ne si fqinjët tanë të etur për pasurinë dhe trashëgiminë historike
dhe njerëzore të popujve të tjerë pranë nesh?
Jo, nuk e
besoj aspak të jetë kështu!
Gjërat në
realitet janë tejet të ndryshme dhe punët e kanë dashur që neve shqiptarët, në
të kundërt të jemi jashtëzakonisht të mefshtë në këtë këndvështrim.
Kështu
kemi lënë të na ikin mijëra mundësi dhe sa e sa ngjarje e personazhe historike,
të cilët tashmë njihen edhe nga bota, si helenë, sllavë a sidoqoftë të huaj e
jo të tanët.
Por nuk
ka gabim që s’mund të ndreqet dhe shprehja popullore që tregon se “asnjëherë
s’është tepër vonë për t’a bërë diçka”, ajo vlen akoma!
Kjo bën
që në rastin e kontestit të pazgjidhur sllavo-helen për Maqedoninë, ne
shqiptarët të jemi ende në kohë dhe të kemi akoma vend për t’a thënë me fuqinë
e fakteve dhe historisë, fjalën tonë vendimtare.
Përse
përmenda pikërisht fjalën “vendimtare”?
Po ja, e
bëra për arsyen e thjeshtë sepse, pa elementin shqiptar, shtet të quajtur FYROM
apo Maqedoni, apo çfarëdolloj gjëje të ngjashme, diçka e tillë nuk mundet
kurrësesi të ekzistojë.
Dhe kjo
është paranteza thelbësore në këtë çështje të ndërlikuar.
Pa i hyrë
farë historisë, 700 e ca mijë shqiptarë në një shtet 2 milionësh, janë aq shumë
sa me ta s’mund të luhet në asnjë mënyrë dhe se pa miratimin e tyre, ai shtet
nuk mund të ketë kurrë një të ardhme të vërtetë.
A do t’u
bashkohen këtyre shqiptarëve dhe numrit të tyre, i cili zyrtarisht varion tek
500 mijëshi e ca më tepër, edhe shumë të tjerë deri pak kohë më parë, të
vetëshpallur si turq a torbeshë, kjo gjë mbetet t’i lihet kohës për t’a
treguar.
A do
kthehen prapë në shqiptarë siç bëri Branko Manojlovski nga Reka e Dibrës së
Madhe, edhe shqiptarë të tjerë ortodoksë të asimiluar në 50-60 vitet e fundit?
Edhe kjo
mbetet për t’u parë!
“Pranvera
me një lule s’vjen”-thoshte një këngë e bukur e viteve 80-të, gjë që në lidhje
me këtë rast domethënë, se ai burrë plak trim, që kurrë s’e pati harruar gjakun
dhe gjuhën e tij shqiptare, ndoshta nuk do ketë shumë shokë në kthimin e tij
“në identitet”.
E mundur
është kjo gjë.
Por
ndoshta hapi i tij, është edhe një shenjë se të tjerë si ai, akoma s’e kanë
humbur gjakun e tyre të pastër shqiptar dhe në këtë mënyrë e dinë ç’është
dallimi mes të qenit shqiptar apo sllav!
Personat
si burri i nderuar Branko, janë për fat të keq të pakuptuar dhe të sulmuar nga
vetë familja e tyre, në shumicë tashmë e sllavizuar sipas modelit maqedonas.
Por ata
janë edhe të stigmatizuar ekstremisht sa nga sllavët maqedonas, të cilët tek ai
shohin një njeri që i ka shpëtuar asimilimit dhe po ashtu edhe rënien e tezës
së tyre se shqiptarë të krishterë nuk ka!
Dhe po aq,
jo edhe shumë fshehtazi, kjo armiqësi ndaj Brankos dhe asaj çfarë ai paraqet në
vetvete, shfaqet edhe mes shumë të quajturve shqiptarë, të cilët në vend që të
kënaqen dhe gëzohen me këtë njeri i cili megjithë presionet e shumëllojta, ka
vendosur që të mbetet shqiptar, ata sërish ngrysen dhe mbi të gjitha nuk e
pranojnë dot idenë, se një shqiptar mund të jetë edhe “i krishterë”.
Dhe çfarë
ndryshimi kanë këta tipa me sllavët në këtë pikë?
Asnjë të
vetme!
Të dyja
palët rendin pas të njëjtave teza, por përdorin metoda të ndryshme për
realizimin e tyre!
Sllavët
që ende kanë pushtetin, e përdorin atë, me qëllim që tezat e tyre në formë
zyrtare shtetërore, t’i shiten edhe botës si pasqyrim i realitetit të
përditshëm në Maqedoni.
Shumë të
vetëquajtur shqiptarë, duke përqafuar tezat e sllavëve dhe duke mos bërë asgjë
në rastin më të mirë, apo edhe duke luftuar kundër rikthimit të ndonjë
shqiptari të asimiluar në origjinën e tij shqiptare, ata sidoqoftë, e mbajnë
plotësisht “ison” e sllavëve të cilët supozueshmërisht duhet të jenë armiqtë e
vërtetë të tyre.
Jo rrallë
me ka qëlluar, që në komentet që rëndom bëhen nëpër gazeta apo internet, për
rastin në fjalë të Branko Manojlovskit, të lexoj edhe komente histerike të
modelit se:- “S’është puna tek sllavët, por fajin e ka Shqipëria, që po i
shpall si shqiptarë gjithë sllavët e Maqedonisë, grekët e serbët...sepse janë
të krishterë prandaj”!
Lëre
njëherë që padyshim tipave të tillë gjithmonë fajet ua ka Shqipëria, se këtë
punë e kam mësuar prej kohësh tani.
Kryesisht
fajin në të vërtetë Shqipëria e ka, se për shembull fjalët e vjershës së njohur
atdhetare...:”Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar”-këta tipa i kanë
transformuar në:”Ty Shqipëri t’a vjedh nderin, t’a ndyj emrin Shqipëtar”.
Por kjo
është një temë tjetër me të cilën s’po merrem tani, vetëm të paktën të mos na
marrin për budallenj, se i njohim mirë se çfarë këta njerëz janë dhe
përfaqësojnë në shoqërinë tonë e cila ndaj tyre është treguar padrejtësisht
liberale.
Por kjo
është çështje tjetër sidoqoftë.
E cila
ilustron më së miri edhe urrejtjen dhe jo vetëm armiqësinë, por edhe smirën që
këto krijesa amorfe kanë jo vetëm ndaj shtetit të tyre amë, por edhe ndaj shumë
bashkëkombasve të tyre, të cilët edhe duke refuzuar asimilimin, sërish për ta
mbeten vetëm “kaurë” të këqinj dhe kurrësesi jo njerëz të të njëjtit gjak.
Të vihet
re ndërkohë vetëm përciptazi përbërja aktuale etnike e FYROM-it, si dhe
historia e atij vendi pas 1912-ës dhe 1945-ës dhe ca përfundime mund të nxirren
fare lehtë pa shumë mundim.
Për
shembull, nja 84 mijë banorë të Maqedonisë sllave aktuale që njihen si turq, njerëz
që po t’i shohësh mirë nga trajtat e fytyrës, po t’ua dish origjinën dhe vendin
ku banojnë.këta njerëz rrjedhimisht fare mirë do duket që së paku 1-2 apo
maksimumi 3 breza më parë, kanë qenë absolutisht shqiptarë!
Shtoji
këtyre edhe mijëra torbeshë sllavo-maqedonisht folës, të cilët gati përherë
jetojnë në fshatra të përzjerë me shqiptarët e tjerë dhe që edhe më lehtë mund
t’u përcaktohet padyshim origjina shqiptare...atëherë pasqyra e Maqedonisë së
sotme do të ishte shumë e ndryshme etnikisht.
Pse
Branko, i cili nuk ka asnjë faj për
shkak se në shkollë i kanë qëlluar mësueset serbe me shkop kokës kur fliste
shqip e më pas familja i është asimiluar ca prej dhunës e ca prej miklimit nga
përfitimet e shkrirjes me shumicën e krishterë sllave, pra çfarë faji ka ai
njeri, që tani në kohë më normale, kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, po
kthehet edhe publikisht në origjinën e tij shqiptare?
Në vend
që të mirëpritet kjo iniciativë, të falenderohen gjerësisht ata që u kujdesën
që kjo gjë të ndodhte, të vlerësohen ata historianë shqiptarë të Tetovës e
Shkupit, që u kujtuan për të madhin Josif Bageri, i cili i fali jetën e tij
shqiptarisë dhe Rilindjes tonë Kombëtare, në vend që të gjitha këto gjëra të
ndodhin.....në fund Branko sulmohet nga shqipfolësit më shumë se nga vetë
sllavët!
Nuk po
them se Josif Bageri për shembull, është më i rëndësishëm se Xhemë Gostivari e
Ibrahim Temo me shokë nga trojet shqiptare të Maqedonisë së sotme.
As që e
kam ndërmend këtë gjë, po them vetëm që si njëri e si tjetri, janë SHQIPTARË!
Ata kanë
bërë për çështjen shqiptare gjithçka dhe këtë s’e kanë bërë për fe, por për
ATDHE!
Maksimumi
për “fe e atdhe”, por gjithmonë për atdhe sidoqoftë!
Kështu
mendonin rilindasit tanë, ndryshe nuk do kishim pasur një rizgjim kombëtar, as
pavarësi të Shqipërisë në 1912-ën e as liri e pavarësi në Kosovë.
Po të
mendonte Naim Frashëri se Jeronim De Rada ishte burrë i keq e më pak shqiptar, për
shkak të fesë së tij jo Bektashjane, apo Mihal Grameno se kryetari i çetës së
tij komite Çerçiz Topulli s’ishte burrë i mirë se ishte mysliman, atëherë me
atë ritëm askund s’do kishim vajtur si popull ne shqiptarët.
Ndër të
tjera, u do thënë shumë spekullantëve injorantë dhe mashtrues, se mjekra e Adem
Jasharit, por edhe kapelja që mbante në kokë dhe pelerina që hidhte krahëve, nuk
ka origjinë fetare, por ishte thjesht një reminishincë romantike e tij, e
lidhur fort me pamjen e komitëve shqiptarë të fillimshekullit të kaluar dhe atë
mjekër e kapele e pelerinë i shikojmë edhe në fotografitë e Themistokli
Gërmenjit, Çerçiz e Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos.
Por
rilindasit tanë këtë gjë e dinin (atdheun para fesë) dhe s’e morën kurrë
parasysh, pasi gjithmonë dhe në çdo situatë vunë në plan të parë Shqipërinë dhe
Shqiptarët!
Shqipëria
dhe shqiptarët nuk kanë një religjion nacional.
Kemi
atdhe tonin, kemi disa fe të tonat të respektuara, vetëm në Shqipëri ne kemi 5
të tilla zyrtare, Myslimane, Orthodhokse, Bektashjane, Katolike dhe Protestante,
por mbi të gjitha neve kemi GJAKUN tonë shqiptar dhe gjuhën tonë që na bashkon
në përjetësi!
Ky është
sekreti i ekzistencës së shqiptarëve në shekuj.
Prandaj
na kanë marrë përherë të keqen, sllavët e ndryshëm, helenët ziliqarë ndaj nesh
dhe historisë sonë, turqit mongolë megjithë mënxyrat që na sollën me vete dhe
po aq edhe bukëshkalët e shumtë shqipfolës e antishqiptarë që enden mes nesh.
Qënia
jonë si shqiptarë, del përmbi çdo ndasi natyrore apo artificiale që kemi.
Ata që në
vend të gjakut kanë ujë të ndotur sllavofil, grekofil e turkofil në vena, sado
të lehin me tërbim, sërish do të mbeten si ata qentë e lidhur, të cilët u
“gëfurren” (u fryhen, u ngërdheshen)...kalimtarëve në rrugë, pa iu bërë dot
asgjë prej gjëje!
Ajo që në
rastin specifik të Maqedonisë fyromase, më lind si një pikëpyetje e natyrshme, është
që pse kur bëhet fjalë për asimilimin e shqiptarëve të krishterë bëhet gjithë
ajo potere (zhurmë), ndërsa kur flitet për dhjetëra-mijëra shqiptarë të tjerë
të asimiluar në turq e torbeshë, kjo të duket si gjë normale???
Asimilimi
etnik, ka të njëjtat trajta dhe pasoja për një popull!
Ai shpie
në humbjen e identitetit origjinal dhe më pas në njëhësimin me gjuhën dhe
etninë e një populli tjetër.
Pra po qe
se asimilimi ka prekur shqiptarët e krishterë apo ata myslimanë, kjo nuk përbën
asnjë ndryshim, pasi rezultati është përherë po i njëjti, pra që në republikën
Fyromase të Maqedonisë, shqiptarët janë më të pakët në numër dhe kështu mijëra
shqiptarë të krishterë (ortodoksë të Rekës, Manastirit, Krushevës etj), katolikë
dhe myslimanë, janë përfshirë tashmë prej vitesh në etnicitetin e shpikur
“maqedonas”.
Dhe po
ashtu, shumë shqiptarë të tjerë, sidoqoftë mungojnë në numrin e përgjithshëm të
popullsisë shqiptare të atij vendi, pasi janë shkrirë me llumin anadollak, i
cili aty përfaqësohet nga i ashtëquajturi “komunitet turk”.
Komunitet
i cili ashtu si edhe në Kosovë, ku pas 1912-ës dhe 1945-ës nga regjimi
jugosllav dhe autoritetet e Ankarasë, gati çdo shqiptar quhej më parë “turk”, e
më pas nisej me rraqet në krah për Turqi, edhe në Maqedoni pra, ky
pseudo-komunitet, ka shërbyer për të njëjtat qëllime identike.
Në këtë
mënyrë janë zbrazur qytetet nga banorët shqiptarë të mbiquajtur si turq për
shkak të afërsisë fetare me ta, kështu ka firuar popullsia shqiptare e Ohrit, Manastirit,
Resnjës, Shkupit qytet (jo komunave përreth), Kumanovës e Tetovës!
Siç
tregojnë vetë banorët shqiptarë të FYROM-it, si taktikë për përzënien e
shqiptarëve në ato vite, përveç presioneve dhe përndjekjeve e vrasjeve të
shumta, funksiononte dhe turqizimi i tyre.
Më pas
autoritetet sllave, për të shtyrë popullatën drejt largimit, ”bindnin” me të
mirë a me të keqe, figurat më të rëndësishme shqiptare të zonës dhe kur ata
vendosnin të iknin, gjindja (masa popullore), domosdo që u shkonte pas...!
Pa
përfshirë fare mijëra e mijëra shqiptarët e përzënë për në Turqi nga 1912-a e
më tej, sidoqoftë po të llogariteshin shumë-mijëra shqiptarët e krishterë dhe
myslimanë (të deklaruar edhe si torbeshë edhe si turq), atëherë popullsia
shqiptare në Maqedoninë aktuale, do t’i afrohej me siguri milionit të banorëve.
Kjo pasi
zonat torbeshe, pra me maqedonas myslimanë, siç dihet ndodhen të gjitha në
territore afër Shqipërisë dhe sidoqoftë mes një popullsie shumicë shqiptare në
FYROM, pra kryesisht në zonën perëndimore të saj.
Është e
qartë si drita e diellit, që këta njerëz, janë shqiptarë të sllavizuar për nga
aspekti gjuhësor, gjë kjo e ndodhur për shkak të afërsisë me sllavët dhe po aq
edhe për shkak të mos-shkollimit në shqip apo presionit të fortë asimilues.
Pjesa
tjetër e njohur si komunitet turk, s’ka nevojë për asnjë koment, pasi jo rrallë
këtyre njerëzve, mjafton t’u shihen mbiemrat tipikë shqiptarë, apo kushurinjtë
e tyre po shqiptarë, apo prindërit që akoma u flisnin shqipen si gjuhë nëne, për
të kuptuar se çfarë ata janë.
Diversioni
sllav, përçarja turke dhe jo rrallë edhe dëshira e tyre për t’ia kaluar më mirë
me autoritetet sllave (serbe-jugosllave apo maqedonase), kanë bërë që mjaft
prej tyre edhe vullnetarisht apo për dashuri me “babën” turk, të asimilohen apo
vetëasimilohen në turq tashmë.
Kjo gjë
bën që qytete të mëdha shqiptare në perëndim të FYROM-it, të humbin përqindje
të lartë numri shqiptarësh dhe këtu ndërkohë të numërohen shpesh si edhe 12%
turqit, duke i ulur dukshëm mundësitë vetëqeverisëse të shqiptarëve.
Siç kam
thënë edhe herë tjetër, asimilimi ka të njëjtin efekt dhe rezultat.
Pak
rëndësi ka sesi është arritur në asimilim, si përfundim popullsia që asimilohet,
pa dallim origjine fetare, më pas, e atij etniciteti që pati qenë nuk do të
jetë më KURRË!
Pra një
ish-shqiptar mysliman, është njëlloj si një ish-shqiptar ortodoks apo katolik!
Rezultati
është ulja e numrit të shqiptarëve dhe shtimi fiktiv në kurrizin tonë, i numrit
të sllavëve apo turqve!
Dhe po
ashtu, si konkluzion, kushdo prej këtyre shqiptarëve të asimiluar që dëshiron
të kthehet në gjuhën dhe origjinën e tij, është i mirëpritur, qoftë ky dikush
që mbiemrit i ka hequr zanoren finale shqiptare dhe nga Hasani ka dalë Hasan, apo
dikush që nga Kumbaro është bërë Kumbarovski, e nga Petro është bërë Petrovski!
Secili
prej tyre që kujtohet për gjakun e tij dhe rilind si “Shqiptar”, ai ka bërë një
vepër të madhe duke u rikthyer në origjinën e tij fisnike dhe duke refuzuar
asimilimin sllav apo turk.
Pra i
lumtë Branko Manojlovski-t dhe do zoti ka të tjerë si ai në Rekë dhe më gjerë, por
po aq bravo atyre torbeshëve që në fshatrat e tyre po duan të mësohet gjuha
shqipe!
Të gjithë
janë të mirëpritur në gjirin e Shqiptarisë!
Këto
gjëra pra, gjithçka po shkruaj këtu, tregon sesa vend kanë shqiptarët në
konfliktin e sotëm sllavo-helen për Maqedoninë!
Arsyeja
kryesore pse shqiptarët nuk duhen lënë dhe nuk duhet të vetëshmangen nga ky
konflikt i ngrirë por gjithmonë prezent, është sepse ata në territorin e
FYROM-Maqedonisë, janë një popullsi e madhe numerike me rrënjë të thella
historike në atë tokë.
Pra sido
që të jetë, mendimi i tyre duhet të merret parasysh për çfarëdolloj vendimi
lidhur me emrin e atij vendi.
Por ndër
të tjera, jo më pak shqiptarëve edhe nga ana jonë e kufirit (të Shqipërisë), duhet
të na interesojë edhe sesi do të quhen apo vetëquhen sllavët e atij vendi në të
ardhmen.
Nuk është
problemi ynë po qe se ata riquhen bullgarë a bëhen serbë, a shpikin ndonjë
kombësi të re sllave.
Por
vazhdimi i vetëidentifikimit të tyre si “maqedonas”, për ne duhet të përbëjë
një problem.
Sepse
kështu ata, është e vërtetë që nuk po na bien direkt në qafë neve shqiptarëve, pasi
maqedonasit e vërtetë të lashtë, nuk kanë qenë “Ilirë” mirfilli.
Por, kështu
sllavët e atij vendi, sidoqoftë duke e shitur sa munden këtë gënjeshtër me bisht,
në të katër anët, i dhurojnë vetes në sytë e botës që nuk thellohet shumë në
këto punë, një të kaluar shumë më antike në këtë territor që në të vërtetë i ka
parë të vijnë vetëm andej nga shekulli i pestë pas Krishtit.
Një i
huaj çfarëdo, turist humbameno me pak njohuri dhe nocione historike, kur
plandoset si thes patatesh në sheshin “Makedonija” nën hijen e monumentit të
stërmadh megalloman të Aleksandrit në Shkup dhe aty rrotull sheh edhe ndonjë
“Justinian” e shtëpinë e kukullave (të Nënë Terezës, se ashtu duket vërtetë), ai
turist i përhumbur pra, domosdo do mendojë se këta sllavët e Maqedonisë, qenkan
vërtetë të një gjaku sa me Aleksandër “junak-un” e tyre e sa me Justinianin dhe
Majka Terezën që na është edhe “Skopjanka” pale!
Tani, si
i bëhet që këta sllavët rregullisht, mëngjes-drekë-darkë, në çdo libër e bisedë
të tyren, të gjithë shqiptarët e Maqedonisë i shpallin si të huaj, të ardhur, të
rënë nga qielli etj.....dhe vetëm tek Nënë Tereza nuk bëjnë fjalë dhe e
nxjerrin Shkupiane!?
E paskan
shumë selektive përzgjedhjen siç po duket puna!
Sidoqoftë,
për shkak të gjithë pasojave që sjell një çfarëdo lidhje e stisur e sllavëve të
Maqedonisë, me popullsinë maqedonase të antikitetit, prandaj pra shqiptarët dhe
shkenca e historiografia shqiptare, duhet që të jenë në lartësinë e sfidës dhe
që të thonë fjalën e tyre vendimtare
lidhur me këtë çështje.
Neve nuk
e kemi luksin, që ndërsa kushdo fqinj na ka bërë dëm sa ka mundur dhe na ka
vjedhur pafundësisht histori tonën, ne vetë t’i lejojmë më të tjerët që vetes
t’i dhurojnë histori e bëma të paqena.
Sllavët e
Maqedonisë, duhet t’a kenë të qartë, që historia e tyre në Ballkan dhe në
rajonin aktual të Maqedonisë, ajo fillon me dyndjet makabre dhe shfarosëse
sllave diku nga shekujt e 5-6 pas Krishtit.
Që
atëherë ata (sllavët) edhe në Maqedoni, janë fqinjët tanë lakmitarë, vjedhës e
gjakatarë.
Po të
ishin ata Maqedonas të vërtetë antikë, le të vijnë e të na flasin në gjuhën e
lashtë dhe ende të panjohur e misterioze, të Maqedonasve të atëhershëm.
Por në të
vërtetë, gjuha e vetme që ata dinë, është padyshim ajo sllave, dialekti i butë
perëndimor i bullgarishtes!
Asnjë
copë fjalë nga maqedonishtja antike s’ka mbetur e gjallë në fjalorin e
sllavishtes së tyre moderne që e quajnë paturpësisht “Maqedonishte”.
Rumanishtja
moderne për shembull, është një gjuhë neo-latine, të cilën sipas shumicës së të
dhënave dhe mendimit të dijetarëve, e flasin pasardhësit e Dakëve të romanizuar,
pra rumunët e sotëm.
Por veç
fakteve të tjera të shumta, në gjuhën rumune, gjenden të paktën rreth 400 fjalë
të gjuhës së dikurshme Dake, të cilat gjejnë në shumicën e tyre shpjegim edhe
në Shqipen moderne.
Kjo pra
tregon që sadoqo Dakët e humbën gjuhën e tyre dhe edhe për shkak të përzjerjes
me kolonët romakë, u transformuan në latinisht-folës, sidoqoftë pra, gjurmët e
Dakishtes mbetën në të folurën e tyre edhe sot e kësaj dite.
Sa për
neve as po flas, pasi dihet botërisht se Shqipja rrjedh me një evolucion të
pandërprerë nga gjuha e Ilirëve dhe ndoshta ka qenë e lidhur më gjerë edhe me
Trakishten dhe Dakishten.
Pra neve
kemi si t’a demostrojmë origjinën tonë të lashtë në këtë tokë.duke futur edhe
rajonin aktual të Maqedonisë, që edhe në lashtësi rreth liqenit të Ohrit, Prespës
dhe zonës së Shkupit, banohej nga paraardhësit tanë Ilirë, Dasaretë, Enkelej e
Dardanë.
Po ashtu
edhe helenët e Greqisë, megjithëse janë përzjerë me shqiptarë të shumtë, sllavë
të zonës së Selanikut, turq e romë, sado sërish, e lidhin autoktoninë e tyre, me
faktin e pakundërshtueshëm që ata ende flasin gjuhën e lashtë helene të Homerit
dhe Sokratit e Platonit.
Kështu
demostrohen faktet, jo me pallavra e përralla që as fëmijët nuk do t’i besonin
dot!
Pra
interesi aktual dhe historik i shqiptarëve dhe Shqipërisë në lidhje me çështjen
e konfliktit sllavo-helen për këtë rajon, është dhe duhet të jetë i madh dhe
serioz.
Maqedonia
është një rajon që gjithmonë ka pasur prezencë të vazhdueshme Iliro-Shqiptare.
Vetë
Maqedonasit antikë, sipas mendimeve më të besueshme (pasi vetë autorët dhe
historianët helenë të antikitetit i quanin “barbarë”, pra të huaj, jo-grekë), ata
ishin një lloj vazhdimësie etnike mes Ilirëve dhe Trakëve.
Pastaj
dihet edhe se vetë Aleksandri, figura për të cilën aq shumë debatohet mes
helenësh e sllavësh, ishte një njeri i lindur nga një nënë Ilire-Epiriote dhe
me baba gjysëm ilir, sepse Filipi nga e ëma vinte nga fisi ilir i Lynkestëve.
Pra edhe
këtë faqe mitike të Maqedonisë së lashtë, arsyen kryesore pse kaq shumë flitet
për këtë rajon dhe historinë e tij, edhe atë ne e kemi shumë të tonën.
Kjo pasi
vetë figurat e Olimpias (Myrtalit), Aleksandrit dhe Filipit, janë figura që
neve na përkasin për nga gjaku i tyre ilir në shumicë.
Të mos
futemi më pas më thellë dhe të themi atë që dihet, që Aleksandri disa herë
qëndroi tek të afërmit e tij në Iliri, ndërsa në Maqedoni zhvillohej lufta mes kopilave të tjerë të të atit dhe atij
vetë për pushtet.
Apo se
gjatë fushatave të tij, që e çuan nga Iliria në Indi, ushtria e Aleksandrit
përbëhej në një të tretën nga Ilirët, të cilët sot i gjejmë ende në malet e
humbura të Pakistanit, me emrin “Burrush” dhe gjuhën e rrallë “Burrushaski”.
Popujt e
vetëm vendas prej vërteti në Maqedoni, nuk janë as helenët e as sllavët.
Ato jemi
nëve shqiptarët që vijmë nga ilirët dhe vllehët të cilët përfaqësojnë pjesën e
latinizuar nga romakët, të ilirëve dhe maqedonasve antikë, të cilët nuk u
shfarosën dot nga sllavët barbarë.
Prandaj
neve duhet të na interesojë çështja e emrit dhe identitetit të sllavëve të
Maqedonisë dhe shtetit që ende ata e komandojnë aty.
Ndaj dhe,
ka qenë një lëshim i panevojshëm nga ana e jonë si shqiptarë, ai që kemi bërë
duke mos e kundërshtuar këtë vetëquajtje të tyre (sllavëve) si maqedonas.
Sepse
kështu u kemi dhënë shteg gjithëfarë pretendimeve të tyre historike dhe u kemi
lënë sllavëve një histori të tërë, e cila nuk u përket aspak, për t’a vjedhur
ditën për diell si pa të keq.
Maqedonia.është
një rajon me shumë lidhje me shqiptarët dhe identitetin dhe historinë e tyre
mijëravjeçare.
Prandaj
dhe neve s’mund të qëndrojmë mënjanë kur me këtë trashëgimi historike, të cilën
mund t’a pretendojmë vetëm neve shqiptarët dhe helenët e sotëm, kur me të pra
luajnë si të duan sllavët dhe si partnerë antagonistë të tyre në këtë lojë, njihen
vetëm grekët.
Kështu
neve vetëm heqim dorë vullnetarisht nga një tjetër copë e rëndësishme nga
trashëgimia jonë e lashtë dhe për pasojë varfërohemi edhe më tej në historinë
tonë të madhe e të lashtë.
Jo, këto
gjëra fatale për ne, nuk duhen bërë kurrësesi!
Duhet të
luftojmë me të gjitha mjetet, ato politike, historike dhe shkencore, për të
vënë në vend të drejtën tonë lidhur me këtë çështje.
I vetmi
emër për FYROM-Maqedoninë aktuale dhe për popullsinë sllave të atij vendi, të
cilin neve si shqiptarë mund t’a pranonim...do të ishte për shembull “Republika
e Sllavëve dhe Shqiptarëve të Maqedonisë”, vend ku në këtë përkufizim ligjor
edhe shqiptarët, në një republikë të tillë federative do të kishin autonominë e
tyre të gjerë.
Një
tjetër emërtim, do të ishte “Maqedonia e Vardarit”, e cila do të mbetej në
kufinjtë aktualë, të cilët njihen që nga Lufta e Parë Botërore.
Apo pse
jo, edhe “Republika e Maqedonisë Prohor Pçinjski”, sipas manastirit në Serbi, ku
u mor vendimi për krijimin e popullit, gjuhës dhe shtetit maqedonas sllav, 67 vite më parë.
Sepse çdo
emërtim me vetëm emrin Maqedoni, për neve ashtu si për bullgarët e helenët, do
të ishte ofensiv dhe i rrezikshëm.
Kjo sepse
do të prekeshin pjesë nga historia iliro-shqiptare që lidhet me rajonin e
Maqedonisë, pjesë të tjera nga historia e bullgare e mbretërive të Samuilit, Borisit
etj... dhe etërve të shkrimit sllav në Ohër, si dhe pjesë nga historia helene, pasi
dihet se sidoqoftë Aleksandri i Madh, nëpër botë përhapi kulturën dhe mendimin
helen.
Por edhe
mbi të gjitha, sepse në historinë dhe gjeografinë e sllavëve të Maqedonisë, harta
e tyre etnike dhe idealiste e shtetit sllav maqedonas, përfshin jo vetëm
Maqedoninë aktuale dhe zonën e Egjeut deri në Selanik, por edhe disa zona të
Pirinit në Bullgari rreth Bllagoevgradit, si dhe rajonet malore të Gollobordës
si dhe zonën përreth liqeneve të Ohrit dhe Prespës në anën shqiptare të
kufirit.
Pra emri
“Maqedoni”, për sllavët e atij vendi, do të thotë se njëherë që do t’a kenë
siguruar supozueshmërisht këtë emër për vendin e tyre, ata më pas nën këtë
emërtim mund të pretendojnë edhe rajonë të kësaj krahine, jashtë kufinjve të
këtij shteti.
Prandaj
helenët dhe shteti Grek, bëjnë kaq shumë rezistencë dhe nuk e pranojnë këtë emër.
Sepse ata
i dalin përpara, një pretendimi sllav për zonën e Egjeut.
Po ashtu
edhe bullgarët kanë po këto rezerva ndaj këtij emërtimi.
Pse të
mos të jemi edhe ne të kujdesshëm atëherë???
Së fundi,
arsyeve faktike aktuale, atyre historike dhe kulturore, për të justifikuar
interesimin shqiptar lidhur me këtë kontest sllavo-helen, mund t’u shtojmë edhe
shumë të tjera.
Për
shembull, burimet bullgare, të fundshekullit të XIX-të dhe të fillimshekullit
të XX-të, japin një pasqyrë mjaft interesante të popullatës në rajonin e
Maqedonisë.
Kështu
prezenca shqiptare është dukshëm e madhe, edhe në qytete ku ata më sot nuk
ekzistojnë.
Bullgarët,
sllavë edhe ata, për shkak të rivalitetit të madh me serbë e helenë në Maqedoni,
sidoqoftë, në të kundërt të tyre pra, nuk i fshijnë fare shqiptarët nga
regjistrimet e tyre etnike, ndaj dhe kështu mund të marrim një pasqyrim të
duhur të elementit shqiptar në Maqedoni një shekull e ca më parë.
Do
llogaritur po ashtu, që në qoftë se grekët, të gjithë ortodoksët i nxirrnin
grekë në regjistrimet e tyre, po ashtu si grekë, serbë, turq e bullgarë, shumicën
e myslimanëve i nxirrnin turq dhe po aq edhe bullgarë-myslimanë!-Këto gjëra nuk
kanë filluar të bëhen sot, është e qartë kjo punë.
Kështu
vetëm në Selanik (qyteti kryesor i rajonit të madh të Maqedonisë), në
përshkrimet e Vasil Kançov të vitit 1900-ë (nga Makedonija, Etnografija i
Statistika-?????????, E????????? ? ??????????), del që në atë vit të ketë pasur
10.000 bullgarë, 16.000 grekë, 26.000 turq (edhe ndonjë shqiptar i numëruar si
i tillë padyshim), 55.000 hebrenj dhe “8500 të tjerë”, ku duke ditur
vendndodhjen e qytetit në fjalë si dhe lidhjet
e tij me shqiptarët, prezencën e shumë fshatrave shqiptarë në afërsi dhe
pronat që akoma shumë shqiptarë kanë në atë qytet, e gjitha kjo pra, të bën të
mendosh së në atë qytet, shqiptarët kanë qenë së paku aq (8500).
Më pas, në
Manastir në 1872, konsulli austro-hungarez në qytet, i quajtur Peter Okuli, vëren
se banorët e qytetit janë rreth 29.900, ndërsa bullgarët janë 14.300 dhe ndër
të tjerët kryesorët janë shqiptarët, më pas hebrenjtë, turqit, vllehët e
ciganët.
Në
“Etnografinë e vilajeteve Adrianopojë, Manastir dhe Selanik”, të botuar në
Stamboll në vitin 1878-ë, aty Manastiri paraqitet si një qytet me 6000 banorë
myslimanë (pra shqiptarë e turq), 17.000 bullgarë, 2800 vllehë, 1000 shqiptarë
(pra të krishterë ortodoksë, pasi shqiptarët myslimanë ishin të numëruar tek
popullsia myslimane e qytetit) dhe 2500 hebrenj.
Prezenca
e shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë në qytet pohohet edhe sërish nga
gjeografi bullgar Vasil Kançov në shkrimet e tij për qytetin në vitin 1900-ë
dhe po ashtu edhe nga sekretari i Ekzarkatit bullgar Dimitar Mishev, të vitit
1905-ë, të cilët megjithëse shtojnë fiktivisht numrin e turqve në qytet, duke
ulur atë të shqiptarëve dhe po aq shtojnë edhe atë të bullgarëve duke ulur atë
të shqiptarëve të krishterë ortodoksë, sidoqoftë, në shënimet e tyre shqiptarët
gjithmonë figurojnë të faktuar si popullsi dyfetare e qytetit.
E njëjta
gjë ndodh edhe me Shkupin, ku prapë bullgarët në regjistrimet e tyre, fryjnë
numrin e bullgarëve, por nuk mohojnë prezencën e shqiptarëve myslimanë dhe
katolikë.
Kjo gjë
ndodh edhe me Ohrin dhe Strugën në regjistrimet e tyre të fillimshekullit të
XX-të.
Për Ohrin
shkruhet se kishte 300 shqiptarë ortodoksë, 500 shqiptarë myslimanë, por edhe
një numër tejet të ekzagjeruar turqish.
Shumë
shqiptarë ortodoksë regjistrohen si bullgarë, të tjerë myslimanë si bullgarë
myslimanë dhe turq, por sërish gjurma shqiptarë nëpër ato qytetë faktohet pa
asnjë dyshim.
Ajo që më
ka habitur, është se në regjistrimet e popullsisë së krishterë ortodokse të
bërë nga Ekzarkati Bullgar në vitin 1905-ë dhe statistikës së mbajtur nga
sekretari i saj Dimitar Mishev, del se edhe në Veles, ku akoma sot ka disa
fshatra të izoluara shqiptare, në atë vit të largët, në popullsinë e qytetit, ende
zyrtarisht numëroheshin disa dhjetra shqiptarë ortodoksë.
Po të
njëjtat gjurmë edhe më të forta i gjejmë edhe në Resnjë, ku sërish Vasil Kançov
flet për prezencë shqiptare në qytet (pa përmendur të krishterët) dhe përveç
2400 bullgarëve e nja 570 vllehëve, flet edhe për disa qindra shqiptarë në
qytet.
Numri i
shqiptarëve ulet dukshëm, nga numërimi siç duket i qëllimshëm i shumë prej tyre,
të cilët edhe mund të kenë qenë në rrugë asimilimi, si bullgarë muhamedanë.
Dhe gjëja
tjetër interesante në këtë statistikë, duke ditur se sot në Resnjë, jo-maqedonasit
sllavë përfaqësohen kryesisht nga turqit, ajo është pra, se turqit në
regjistrimin e 1890-ës, dalin vetëm 30 veta.
Ndërkohë,
sipas Ekzarkatit Bullgar dhe sekretarit të saj Dimitar Mishev, në vitin 1905-ë,
popullsia e krishterë ortodokse e qytetit, përbëhej përveçse nga 3300 bullgarë,
edhe nga 300 vllehë dhe “695 shqiptarë ortodoksë”!
Po të
bashkohet ky numër me atë të shqiptarëve të tjerë myslimanë të Resnjës në atë
kohë, me siguri edhe nga këto regjistrime që sidoqoftë tendojnë t’a ulin numrin
e shqiptarëve, sërish ata në qytet do të kenë qenë rreth 50% e banorëve.
Ndërsa
sot brenda në Resnjë popullata shqiptare është e pakët dhe gjithmonë në
asimilim kryesisht turk.
Një
tjetër fakt që të lë me gojë hapur, është se deri në Gjevgjelinë e largët, regjistrimet
e Ekzarkatit Bullgar dhe sekretarit Dimitar Mishev, nxjerrin në pah prezencën e
shqiptarëve të krishterë ortodoksë.
Kështu në
regjistrimin e popullsisë së krishterë ortodokse të Gjevgjelisë në vitin 1905-ë,
del se qyteti ka pasur rreth 4100 bullgarë, 15 grekë, 72 vllehë dhe “30
shqiptarë ortodoksë”.
Po flasim
për një qytet që kurrë zyrtarisht nuk ka bërë pjesë në zonën e influencës
shqiptare.
Po të
merret parasysh edhe popullsia myslimane e qytetit, që zyrtarisht njihej si
turke, numri i shqiptarëve aty padyshim që do të shtohej.
Ndërkohë,
po të flasim për qytetin e Krushevës, prezenca e shqiptarëve aty është e dukshme e madhe dhe e faktuar (të
krishterë ortodoksë në qytet dhe myslimanë jashtë, rreth tij).
Kështu
sipas të dhënave të Vasil Kançov.në vitin 1900-ë, në Krushevë, veç 4950
bullgarëve e 4000 vllehëve, kishte të paktën edhe 400 e ca shqiptarë të
krishterë, pra ortodoksë!
Që më
parë ndërkohë, verfifikohet prezenca shqiptare në këtë qytet, sepse që në
statistikat e para të zhvillimit të qytetit në shekullin e XVIII-të, thuhet se
ai u popullua nga vllehët që vinin nga Voskopoja dhe Gramozi, si dhe me ta u
bashkuan shumë shqiptarë kryesisht Toskë nga njëra anë dhe bullgarë nga zona e
Dibrës, Prilepit dhe Kërçovës nga ana tjetër.
Prandaj
në kohën e Ilindenit dhe kryngritjes së dështuar Bullgaro-Vlleho-Shqiptare të
atyshme, s’ka dyshim që kundër armikut të përbashkët turk, të jenë ngritur
bashkë të treja popullsitë dhe kështu ja pse i diskutuari Pitu Guli luftëtar, mund
të jetë një vlleh bullgarofil, sa edhe një shqiptar i zonës me emrin Pjetër
Guri, që në vllahisht transformohet në Pitu Guli, për shkak të fonetikës së
veçantë të së folurës vllahe.
Bashkëpunim
komitësh shqiptaro-bullgarë ka pasur që nga lidhjet e Mihal Gramenos dhe Çerçiz
Topullit me komitët bullgarë të zonës afër Korçës në Maqedoninë dhe Greqinë
aktuale, lidhje që nxiteshin nga lufta e përbashkët kundër helenizmit dhe
turqve osmanë.
Për
shembull burimet faktike të verifikueshme, tregojnë se pas kërkesës bullgare të
organeve të VMORO-së (organizatës së brendshme revolucionare të Maqedonisë dhe
Edrenesë)...që të vihej kontakti me lëvizjen revolucionare komite shqiptare në
Korçë...më pas bëhet takimi i vojvodës bullgar Petar Hristov Germançeto, me
Mihal Gramenon, në fshatin Grazhdan të zonës së Prespës.
Më vonë
në vitin 1907-ë, më datë 20 shtator, të dy palët takohen dhe qëndrojnë së
bashku në fshatin Kosinec të Kosturit.
Marrin
pjesë gjithësej 55 veta dhe nga pala shqiptare spikasin komitët e njohur
legjendarë, Çerçiz Topulli, Mihal Grameno, Jakub Beu nga Tishina dhe gjashtë të
tjerë, kurse nga krahu bullgar ishin pjesëmarrës vojvodët Pando Sidov, Hristo
Cvetkov dhe Kuzo Bllatski etj.
Delegatët
shqiptarë në takim, qëndruan në shtëpinë e Hristo Rukov me ftesë të tij, ku u
bënë edhe fotografi të të dyja palëve, të cilat ende ekzistojnë.
Prandaj
edhe ajo kryengritje që kishte si objektiv madhor vërtet çështjen bullgare, sërish
ishte një lëvizje antiturke dhe prandaj shqiptarët dhe vllehët e zonës e
mbështetën, ashtu siç mundet që edhe shqiptarët e Kosturit dhe ndonjë arvanitas
të kenë mbështetur grekët dhe turqit në shtypjen e saj.
Por
mendoj se në atë kohë, në anën e së drejtës kanë qenë më shumë shqiptarët e
Krushevës që bashkëpunuan në një kryengritje kundër turqve dhe miqve të tyre
helenë, sesa ata shqiptarë që supozohet se e kanë mbështetur shtypjen e kësaj
revolte.
Pjesën
faktuese të prezencës shqiptare në Krushevë, po embyll me të dhënat e një
tjetër burimi.
Bëhet
fjalë për Kuzman Shapkarev, i lindur në Ohër në vitin 1834.
Ky
rilindas, shkrimtar dhe folklorist i njohur bullgar, në vitin e largët 1892, ka
shkruajtur dhe një vepër, në të cilën flet edhe për rajonin e Krushevës.
Ajo quhet:”???????
???????? o? Kpy????, ?????????
???????? ? ????????? ? ??????????? ?? ??????? ?????????????? ? ????????”.
Kjo përkthehet:”Përralla popullore apo tregime nga Krusheva, përralla bullgare dhe bestytëni, bashkë me disa të tjera MaqedonoVllehe dhe Shqiptare”.
Këtu ky autor flet për tregimet bullgare të zonës edhe për disa tjera vllehe, të shkruara në gjuhë origjinale dhe bullgarisht e më pas ka edhe 6 përralla në shqip, të gjitha nga qyteti i Krushevës.
Siç shkruan autori, këto përralla janë dëgjuar nga “Zoica Malkova (Malko besoj në shqip), shqiptare e pastër e lindur në Krushevë”.
Ato më pas i ka përshkruar djali i saj K.A.Malkov (Malko).
Ja si është kjo në bullgarisht origjinal:”C?????? o? ?????.A.Ma?????.po??? ?????
??????? o?
???????.?????a? c???? ? K.A.Ma????”.
Dhe më tej, gjuha e këtyra përrallave popullore shqiptare, është një shqipe e pastër toskërisht, gjë që tregon për vërtetësinë e tregimeve për popullimin e Krushevës, veç vllehëve edhe me shumë shqiptarë të krishterë toskë.
Për t’a mbyllur me shqiptarët në rajonin më të gjerë të Krushevës, edhe sot në ditët tona, Komuna e Krushevës, përbëhet zyrtarisht me regjistrimin e vitit 2002 edhe nga 21.32% shqiptarë.
T’u shtosh këtyre edhe shqiptarët historikë ortodoksë që dikur kanë banuar qytetin, del se më parë dhe në kohën e Ilindenit, aty së bashku mund të kenë banuar rreth të paktën 30 e ca përqind shqiptarë.
Për zonën e Rekës ndërkohë në vitin 1900-ë, sipas statistikave të të njëjtit Vasil Kançov, dimë se në ato vite ajo krahinë e njohur edhe si Reka e Madhe (?????? Peka), ishte e përbërë nga plot 23 fshatra të banuara të gjitha ekskluzivisht me shqiptarë.
Siç thotë vetë bullgari Kançov...:”Hace??????? e ca?? ap????cko”!-Pra që “popullsia është vetëm shqiptare”!
Gjithashtu të dhënat e tij thonë se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare të Rekës, në atë kohë ishte ortodokse.
Kthimi i fesë më i madh i këtij rajoni ka ndodhur sipas këtyre të dhënave, në shekullin e XVIII-të, duke pasur vrullin e fundit të tillë nga autoritetet turke, rreth vitit 1855-ë, kur në fshatin Shtirovicë, janë kthyer në fenë e turkut, 30 shtëpitë e fundit.
Në ditët tona, jo vetëm popullsia shqiptare e krishterë është asimiluar dhe ka emigruar tjetërkund, por edhe popullsia shqiptare myslimane, ka kaluar në krahun sllav maqedonas dhe sot përmendet si maqedonase myslimane dhe kjo gjë duket hapur në Mavrovë (komunën Mavrovë-Rostushë), ku partitë maqedonase përherë fitojnë zgjedhjet me kandidatë myslimanë.
Për më tepër, po të zbresim në pjesën greke të Maqedonisë, për shembull në statistikat e gjeografit Vasil Kançov edhe Kosturi qytet (pasi fshatrat njihen edhe sot si me popullsi të vlerësueshme shqiptare), ka pasur disa qindra shqiptarë në vitin 1900-ë, bashkë me qindra bullgarë, 1600 turq, 3000 grekë, 750 hebrenj dhe ca ciganë.
Nga ana e saj Follorina, sipas të njëjtit Vasil Kançov, në vitin 1900-ë, paraqitet si qytet me 2820 bullgarë, 5000 turq (dhe shumë shqiptarë të paraqitur si të tillë) dhe po ashtu edhe disa qindra shqiptarë të krishterë ortodoksë dhe myslimanë, më pas ka edhe ca dhjetëra vllehë e ca hebrenj.
Për t’a mbyllur këtë shkrim lidhur me arsyet tona si shqiptarë, për t’u bërë pjesë e përballjes sllavo-helene për Maqedoninë....po rilidhem me përshkrimet e Vasil Kançov në vitin 1900-ë.
Kësaj rradhe po jap përshtypjet e tij nga udhëtimi nëpër fshatrat Kalishtë dhe Radozhdë në breg të liqenit të Ohrit, pranë kufirit shqiptar.
Kançov, kur kalon në Kalishtë, thotë tekstualisht se:”Ka????
?????? ½
??? ot C?????.To e e??? ?a??? ?????
?????? ????? ?? ???????.Hace???? ? ???? ? Ap?????”.
Pra ai thotë se fshati ndodhet gjysëm ore nga Struga, është një fshat i vogël buzë liqenit dhe që tani (atëherë) banohet nga Shqiptarët.
Dhe vërtet, sot e kësaj dite në Kalishtë, gjysma maqedonase e fshatit, flet një shqipe të pastër e cila trashëgohet brez pas brezi deri tek fëmijët e vegjël.
Kurse tani për Radozhdën, fshat i tëri sllav-maqedonas ditët e sotme.
Në këtë rast autori Vasil Kançov, gjatë përshkrimit të tij të jetës dhe banorëve të fshatit Radozhdë të asaj kohe, ai që në fillim flet për “influencën” shqiptare mbi banorët e këtij vendi.
Dhe më pas për t’a ilustruar këtë gjë me fakte, ai përmend veshjen e meshkujve të fshatit, me rroba tipike shqiptare, për të cilat ai si sllav bullgar që është, sidoqoftë gjen një shpjegim inekzistent, duke deklaruar se kjo është vetëm influencë shqiptare në fshat.
Në të vërtetë duket se Radozhda e vitit 1900-ë, ishte një fshat në asimilim e sipër, por akoma shqiptar dhe kjo dallohet haptazi në veshjet dhe traditat e banorëve të tij, si dhe tek fakti që fshatarët vendas të fesë ortodokse, nuk i përkisnin kishës bullgare, por vareshin nga Patriarkana e Kostandinopojës dhe nga Peshkopi i Elbasanit e jo nga ndonjë peshkop bullgar!
Për më tepër ja çfarë thotë Kançov për veshjen e tyre...:”M????? ?????
???? ?????, ? ????? ?? ????? ????
??????????? ???????:Tec??
?????????, ????...k???
???? ??????, kak????
????? ?????????, ? ap???????
pece???
(????), ????? ???? ????? c y??????? ??????”.
E përkthyer kjo do të thotë që, sipas mendimit të tij si bullgar:”Banorët meshkuj të fshatit Radozhdë në 1900-ën, mbanin veshje të bardha, në të cilat dukej qartë “influenca shqiptare”, benevrekë të ngushta, brez me pistoletë, gunë të shkurtër të bardhë mbi supe siç veshin shqiptarët dhe xhokë shqiptare (lloj jeleku pa mëngë prej leshi), si dhe fustanellë të bardhë me pala të varura”.
Çfarë duhet më shumë për të kuptuar njeriu sesi qëndronin punët me këtë fshat dhe banorët e tij para 112 vitesh.
A ka pamje më shqiptare se kjo?-A ju kujton katërcipërisht kjo veshje dhe është identike me atë të jugut tonë?
Duke mënjanuar xhelozinë bullgare të autorit Kançov për shqiptarët e Radozhdës gjatë vizitës së tij në ato anë dhe si pasojë edhe maskimin me arsyetimin e influencës shqiptare, të traditave, veshjeve dhe dokeve të atyre banorëve, për të tjera sido që të jetë, ajo që del e pakundërshtueshme, është qënia shqiptare atij fshati në atë kohë.
Pasi padyshim që banorët e tij, visheshin si shqiptarë, sepse shqiptarë ata ishin, por qartësisht në rrugën e asimilimit nga sllavët, gjë që më pas edhe ka ndodhur.
Kjo pra ishte edhe një tip pasqyre e fundit, e arsyes se përse konflikti i ngrirë sllavo-helen për Maqedoninë, na përket edhe neve shqiptarëve dhe përse neve nevojitet t’a themi me forcë fjalën tonë lidhur me këtë çështje.