Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Sërish për gjakun tonë dhe atë turk!
E shtune, 26.05.2012, 12:14 PM
Sërish
për gjakun tonë dhe atë turk!
Nga Elvi Sidheri
Ndodh rëndom
që edhe kur duam t’i largohemi një teme dhe t’a lemë mundësisht jo në harresë, por
sidoqoftë të mos merremi me të për ca kohë, ajo prapë na
Ku na u
shfaq herën e fundit, do thote dikush?
Udhëtime
e vizita reciproke diplomatike do të ketë gjithmonë mes shtetit tonë dhe
vendeve të tjera, s’ka asnjeri gjënë më të vogël kundër kësaj.
Por kur këto
shkëmbime bilaterale hyjnë në një fenomen më të gjërë, në të cilin ndërlidhen çështje
gjaku e origjine, përveçse përkatësie historike kulturore, atëherë kujdesi ndaj
mesazheve që aty lëshohen për publikun, është i domosdoshëm.
Çfarë saktësisht
ngjau në vizitën e fundit të diplomatëve apo personaliteteve shtetërore turke që
vijnë në vendin tonë apo zona të tjera shqiptare?
Si rastësisht,
edhe kësaj rradhe s’u la aspak pa u përmendur afrimiteti ynë “i padyshimtë” si
në origjinë e sidomos në gjak me njëri-tjetrin.
Iu tregua
me krenari mediave tona që pasqyronin takimin e kryetarit të parlamentit a
asamblesë kombëtare turke, me homologen e tij të nderuar shqiptare, se mbi
gjysma e delegacionit me deputetë që kishin ardhur nga Turqia, ishin me ndonjë lloj
origjine shqiptare!
Thagmë (lajm
sensacional në dialekt Korçar) e madhe kjo!
Pra mbi 50%
e e shpurës që kryeparlamentari turk kishte zgjedhur të merrte me vete në Shqipëri,
ishin shqiptarë në njëfarë mënyre.
Tani
gjetje më mediatike të sforcuar dhe të paramenduar se kjo, vështirë se ka!
Njëlloj
sikur Bush Junior, para 5 vjetësh, të merrte në Tiranë për vizitën e tij të madhe
(në mos e mori me të vërtetë), Joseph Dioguardin për shkak të origjinës së tij
arbëreshe.
Por
amerikanët s’i kanë ato probleme dhe lidhjen më shumë se miqësore me neve
shqiptarët nuk e mbështesin në stisje të këtij modeli turk, për të cilin po
flasim.
Entuziazmi
në fytyrën e kryeparlamentarit turk gjatë deklaratës për origjinën e deputetëve
që kishte zgjedhur të marrë si bashkëudhëtues drejt Arnavutlukut, sido që të jetë
në pamje të parë, s’të linte pikë dyshimi për vetëbesimin e tij dhe bindjen që ndjente
se po ia arrinte qëllimit.
Pati një lloj
ndryshimi kësaj rradhe nëpër prononcime të paktën.
Nuk dolëm
më hapur neve shqiptarët me gjak turko-mongol, por na dolën turqit me ca si
shumë gjak shqiptar.
Edhe ky është
një tip hapi përpara në gjykimin tim.
Kjo gjë s’i
bën sikur edhe largësisht, vendet tona as vëllezër e as kushurinj, por na kthen
secilin në stadin ku kemi qenë me të vërtetë dikur.
Neve në atë
të të pushtuarit dhe turqit në atë të pushtuesit dhe rrjedhimisht na nxjerr në pah
të gjitha marrëdhëniet që krijohen nga një raport i tillë, shpeshherë i zhdrejtë
në të mirë të uzurpatorit dhe në të keqe të vendasit.
Pikërisht
ky raport ka sjellë edhe prezencën e gjakut shqiptar në Turqinë e sotme, trashëgimtare
e denjë të Osmanllëkut të dikurshëm.
A kanë shkuar
në Azi të Vogël shqiptarët në shekuj për punë a pas ofiqeve perandorake? A mos kanë preferuar të qëndrojnë në Stamboll për shkak të rëndësisë strategjike
të atij qyteti dhe fitimeve që atje mund të nxirreshin, apo sepse thjesht
turqit kanë dashur të zbardhen dhe të formojnë trajta europiane në tiparet dhe
mentalitetin e tyre me anë të gjakut tonë fisnik?
Kjo gjë tashmë
ka sidoqoftë vetëm një rëndësi relative.
Ndoshta
siç është edhe më e mundur, milionat e njerëzve të cilët në ditët tona, hipotetikisht
kanë gjak shqiptar nëpër venat e tyre, aty kanë shkuar pa zgjedhjen e tyre të lirë,
të përzënë me pahir e dhunë nga trojet e tyre në ish-Jugosllavi, të dërguar aty
si turq Ballkani, me një marrëveshje që si të tillë i shihte si nga këndvështrimi
turk, ashtu edhe nga ai sllav.
Tashmë vitet
kanë kaluar dhe ata në shumicë edhe janë turqizuar me të vërtetë, ose seriozisht
janë në atë rrugë pa kthim.
Por të vish
në Shqipëri e të kesh guximin që të thuash që ke mbi gjysmën e anëtarëve të delegacionit
tënd me shqiptarë, atëherë minimalisht duhet të kesh plotësuar ca kushte
themelorë për të pasur të drejtën që t’a bësh këtë.
Për
shembull, një detaj i vogël që turqit s’e kanë plotësuar as largësisht, është që
me siguri të plotë, as edhe njëri prej atyre deputetëve me origjinë të supozuar
shqiptare, në regjistrat civilë turq, nuk njihet si i tillë.
Pra ata
nuk rezultojnë askund si SHQIPTARË!
Dhe si
ata, asnjë banor i Turqisë me origjinë shqiptare, nuk është i regjistruar apo
njihet si shqiptar.
Një hipokrizi
të tillë, vetëm turqit mund t’a mendonin dhe zbatonin.
Kur vijnë
në vizita tek ne, krenohen me gjakun tonë shqiptar të cilin e kanë absorbuar
kryesisht me dhunë në ADN-në e tyre mongole dhe në të njëjtën kohë në vendin e
tyre, po këta banorë me origjinë shqiptare i privojnë nga çdo e drejtë themelore
etniko-historike dhe kryekëput i njohin principalisht vetëm si turq.
Djallëzore
me të vërtetë kjo gjë.
Shqiptarët
në Turqi, nuk kanë apo gëzojnë as edhe një të drejtë të vetme, si nacionalitet
më vete.
Ata
padyshim kanë të drejtat dhe detyrimet e çdo
Ata
rishfaqen vetëm kur
Atëherë nis
edhe njëherë nga fillimi fanfara e vëllazërisë turko-shqiptare, bien me furi tamburet
e bëmave në të mirë të popullit tonë nga Osmanër e Selxhukër dhe si pjatë kryesore
në tavolinën (sofrën?) e madhe të mbushur plot me gjellë të përbashkëta, bakllava,
musaka e pilaf, na serviret gjaku në mos i përbashkët, i shartuar mes dy
popujve tanë.
Ajo është
pjata e fortë e secilës darkë të rëndësishme bilaterale mes shqiptarësh e
turqish.
Mënjanë që
shqiptarët në Turqi, janë një popullsi kryesisht në zhdukje, me gjuhën edhe aty
ku akoma flitet, në rrezik serioz harrese.
Nga kjo
pikëpamje, shqiptarët e Turqisë, janë shumë më mbrapa bashkëatdhetarëve të tyre
jo vetëm në rajonet arbëreshe të Italisë, ku ende janë ruajtur me xhelozi gjuha
e traditat shqiptare, por ata janë edhe pas Arvanitasve apo Çamëve Ortodoksë të
Greqisë dhe ku i dihet edhe shqiptarëve të largët të rrethinave të Odesës në Ukrainë.
500 e ca
vite në tokë Italiane, nuk kanë bërë dot që Arbëreshët të harrojnë gjuhën e
tyre mbi të gjitha, por po ashtu ata ende janë të lidhur me vendin e origjinës
dhe doket e tyre të lashta.
Gjuha arbëreshe
jeton sepse atë e flasin jo vetëm pleqtë por edhe bijtë e tyre dhe sidomos
rinia dhe fëmijët.
Por ata
kanë mbijetuar bashkë me tiparet e tyre të veçanta etno-kulturore, në një mjedis
dominant italisht-folës, edhe sepse shteti Italian nuk ka pasur ndonjëherë qëllim
të qartë për t’i asimiluar dhe njëhësuar me popullsinë Italiane shumicë.
Ata sot
janë arvanitasit, të shpërndarë nga Peloponezi në Atikë, Eube e Thesali.
Burimet
historike duan të thonë se ata e ndërmorën atë emigrim masiv, të shtyrë ndër të
tjera jo vetëm nga thirrja që iu vinte nga zotërit Venedikas e Gjenovezë të Moresë
e Helladhës mesjetare, për të shkuar e populluar ato rajone, por edhe për shkak
të zgjerimit të perandorisë jetëshkurtër serbe të Dushanit dhe mosdëshirës së arbërve
për të duruar pushtetin sllav.
Shumë prej
tyre, tashmë janë helenizuar apo janë në një rrugë të tillë, por sidoqoftë edhe
pas rreth 700 vjetëve, mijëra prej tyre akoma e dinë që nuk janë grekë dhe që gjuhë
e tyre është arvanitasja.
Ata kanë arritur
të ruajnë karakteristikat e tyre unike arvanitase-shqiptare, megjithëse jetojnë
prej shumë shekujsh në një shtet pa as tolerancën minimale ndaj çdo lloj
minorance etnike dhe gjuhësore dhe i cili mbi popullsitë shqiptare, sllave dhe
vllehe, ka krijuar boshtin e ekzistencës së tij moderne, të përzjerë me mitet e
Helenëve të zhdukur të antikitetit.
Deri edhe
shqiptarët e sipërpërmendur të Ukrainës, të ikur në ato anë përpara ndoshta 3
shekujve, e kanë më të gjallë ndjesinë nacionale dhe gjuhën se shqiptarët e
Turqisë sot.
Të ketë ndodhur
ky denatyrim etnik i shqiptarëve të Turqisë për faj të tyre apo çfarë?
Nuk besoj!
Kjo ka
ndodhur sepse po të njëjtët turq që këta shqiptarë a ish-shqiptarë, i përdorin
sa herë që ua do nevoja të paraqesin lidhjet e tyre me neve, po këta i kanë detyruar
“arnavutët e Turqisë” që të fshijnë origjinën e tyre.
Këta
shqiptarë, janë deportuar drejt Turqisë si Turq, jo si shqiptarë!
Dhe këtu
e ka fillin gjithë kjo histori me sajesa e mashtrime tipike turke.
Turk vëllai,
gjithmonë të gjithë shqiptarët, ka synuar t’i kthejë ekskluzivisht vetëm në turq
të pastër.
Sa ia ka
dalë në këtë sipërmarrje të vetën, është punë tjetër, por qëllimi ky ka qenë dhe
kjo gjë shpjegon qëndrimin e tyre të vazhdueshëm dhe sjelljen e tyre ndaj nesh.
Ky ishte
dhe ka shumë mundësi të mbetet objektivi i tyre afatgjatë kundrejt shqiptarëve.
Prandaj, kujdesit
dhe syrit përherë vigjilent ndaj Helenëve dhe tentativave të tyre për të na
kafshuar herë pas here, do të ishte e udhës patjetër t’u shtojmë edhe një vëmendje
maksimale ndaj ofensivave Neo-Otomane apo thjesht Turke.
Sipas
tregimeve të vetë shqiptarëve aktualë të Turqisë, që kur ata janë detyruar të vendosen
nëpër rajonet më të largëta e të pabanueshme të atij vendi, atyre shteti Turk është
“kujdesur” që të mos u lejojë të kenë mësues, hoxhë apo kryetar komune me
origjinë shqiptare.
Kjo sepse
po të kishte ndodhur që ata të kishin pasur ndonjë lider të tillë të tyrin, atëherë
edhe identiteti shqiptar do të kishte mundur të mbijetonte më shumë mes tyre.
Por kur të
gjithë kuadrot e rëndësishëm janë zgjedhur të jenë turq në një mjedis shqiptar
për nga origjina, atëherë për pasojë llogjike ka qenë më e lehtë të zhbëhej përkatësia
e tyre etnike me kohën që kalonte.
Veç këtyre
masave shtrënguese, turqit nuk kanë lejuar kurrë përgjatë gati një shekulli
prurjesh me shqiptarë të larguar dhunshëm nga ish-Jugosllavia, shkollimin apo
edhe qoftë lejimin e kurseve në gjuhën amtare shqipe të këtyre njerëzve.
Është bërë
e pamundura që ata të identifikohen dhe përfundimisht të asimilohen plotësisht
në turq.
Pra
autoritetet turke, kanë qenë më parë bashkëpuntore dhe po kaq bashkëfrymëzuese
të largimeve masive të shqiptarëve nga Kosova e Maqedonia, me valë të ndryshme
deri në vitet 60-të shekullit të kaluar.
Ata kanë mbështetur
në mos edhe i kanë dhënë themele tezës sllave që pretendonte se shqiptarët e
ish-Jugosllavisë s’ishin në të vërtetë gjë tjetër veçse turq.
Këtë e
kanë bërë duke e pranuar këtë gjë dhe më pas duke nënshkruar disa traktate
kriminale dhe të turpshme me Jugosllavët,
të cilat parashkonin siç edhe u verifikua më vonë me fakte, pastrimin masiv
etnik të qindra-mijëra shqiptarëve dhe nisjen e tyre drejt Turqisë e cila , meqë
i kishte shpallur këta qyqarë si turq, tani i lindte e drejta edhe t’i priste në
territorin e saj.
Ata që sot
vrapojnë pas qerres anadollake të filoturqizmës, bëjnë sikur e kanë harruar për
shembull, se kudo nëpër ish-Jugosllavi, konsiderohej njëmijë herë më mirë që dikush
të deklarohej turk se shqiptar.
Sepse po
ashtu
Turqit përbënin
atë që shqiptarët duhet të bëheshin sipas sllavëve.
Domethënë
myslimanë jo shqipfolës, të devotshëm ndaj Turqisë dhe për rrjedhojë edhe
Jugosllavisë.
Kushdo
shqiptar që kalonte vijën e hollë që e ndante nga të kthyerit në turk potencial,
në njëfarë kohë fitoi edhe të drejtën që të mos shpërngulej më për në Turqi, por
të merrte ndonjë post shtetëror në institucionet Jugosllave, gjë që asnjë shqiptar
tjetër s’do t’a kishte as edhe ëndërruar jo vetëm atëherë, por edhe sot në FYROM
apo tjetërkund ku shqiptarët jetojnë pranë sllavëve.
Historikisht
kështu, turqit kanë qenë shumëfish të dëmshëm për neve shqiptarët.
Ata na
kanë pushtuar dhe na kanë sulmuar me egërsi të padëgjuar pasi ne i kemi luftuar
me të gjitha forcat tona.
Vërshimi
i tyre në tokat tona na ka bërë një dëm kolosal në jetë njerëzore, për shkak të
mijëra arbërve të vrarë e masakruar nga jataganët e topat turq jo vetëm gjatë 25
viteve epike Kastriotase, por edhe para dhe pas asaj epopeje historike të popullit
tone.
Sulmet e
tyre e reduktuan në kulm prezencën arbërore në trojet tona me anë të vrasjeve, urisë
e në fund eksodit masiv drejt Italisë.
Më pas
turqit dhe Perandoria e tyre nga një anë përparonte drejt zemrës së Europës së qytetëruar
nën drejtimin e Qyprillinjve tanë dhe nga ana tjetër kujdeseshin që vendin tonë
t’a izolonin sa më shumë të ishte e mundur nga shtëpia jonë natyrale, historike
dhe kulturore europiane.
Pikërisht
me ne, turqit e gjetën të realizonin eksperimentin e tyre të implantimit të Orientit
të largët Aziatik, prapambetjes dhe injorancës, në territor europian, pikërisht
në trojet tona.
Sepse kështu
u shkonte atyre për mbarë!
Sepse ndërkohë
për vete në Azi të Vogël po thithnin si shushunja gjakun dhe aftësitë tona dhe
po i përdornin për të përparuar vetë dhe për t’u bërë sadopak europianë edhe
ata.
Këtu
gjendet edhe një tjetër kontradiktë turke njëkohësisht.
Ata Europën
e urrejnë pasi njëherë e një kohë kanë dashur dhe s’ia kanë dalur dot t’a
pushtojnë dhe në të njëjtën mënyrë kanë shekuj që si europianë duan të duken
dhe për të tillë e shesin vetveten sa herë munden.
“Dhelpra
dhe rrushtë” e Ezopit, ka shumë kuptim në këtë rast!
Kjo
shpjegon pse me ne u kanosën më tepër nga të gjithë popujt e tjerë të rajonit
tonë.
Prandaj
nga neve patën interes që të marrin më të mirën për shtetin e tyre, vezirë e
komandantë të shquar ushtarakë, filozofë e shkrimtarë, tregtarë e mëkëmbës të Sulltanërve.
Por po
ashtu me ne do të përpiqeshin që të vinin në jetë një politikë të veçantë përçarjeje,
asimilimi dhe shkombëtarizimi, pasojat e së cilës akoma i ndjejmë edhe sot e kësaj
dite.
Turqit
para shumë shekujsh kuptuan se me arbërit nuk ia dilnin dot përfundimisht në fushë
të betejës, se me neve nuk bënin dot paktet që realizuan me ballkanasit e tjerë
të frikësuar dhe se ne asnjëherë nuk do t’u hapnim atyre rrugë.
Atëherë nisën
strategjinë që vazhdon edhe sot, të diversionit mes shqiptarësh me anë të propagandës
së tyre dhe duke u mbështetur tek elementët e shumtë filoturq, të cilët me
kujdes i kanë lënë prapa për t’i përdorur kur vjen nevoja.
Turqit
luftuan dhe punuan me ashpërsi të ethshme për zhdukjen e gjuhës tonë, për fat
pa ia dalë t’a eliminojnë këtë pengesë vendimtare si për ta e si për çdo
pushtues e armik tjetër tonin.
E nuk do
harruar se me pushtimin turk, u bë edhe ndarja e parë e territoreve shqiptare, në
plot katër vilajete.
Teoria “Përça
e sundo” e zbatuar në detaj.
Si përfundim
edhe dorëzimet e territoreve shqiptare tek fqinjët filluan dhe mbaruan me
pushtetin turk në tokat tona, sa herë që Perandoria e tyre e krimbur nga këmbët
tek koka, humbte një luftë dhe si zgjidhje të problemeve të saja ekzistenciale,
gjente dhënien e ndonjë cope Shqipërie tek sllavi a greku i rradhës.
Por
turqve u do njohur edhe merita e “madhe” që orën tonë kombëtare e ndalën në 1468-ën
me vdekjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe nuk na lanë që akrepat e orës
sonë t’i lëviznim deri në 28 Nëntor të 1912-ës.
Ndërkohë që
bota kishte evoluar e ishte zhvilluar dhe Europa jonë kishte përhapur njohuritë
e kulturën e saj në çdo cep të globit, me përjashtim të Shqipërisë e cila ishte
detyruar forcërisht të lidhej pas bishtit të “të sëmurit të Bosforit” dhe fatit
të tij.
“I
mbyturi të mbyt” thonë dhe edhe neve desh u mbytëm bashkë me Perandorinë Osmane.
Por ne u
shpëtuam nga Rilindja jonë Kombëtare dhe forca e ideve dhe qëllimeve të saj, kurse
vetë turqit u nxorrën nga hendeku ku kishin rënë, nga një tjetër shqiptar, Mustafa
Qemali me origjinë diku nga Stëbleva e Dibrës, i cili i zgjoi nga ëndërra e
makthshme osmane dhe i edukoi si Turq modernë.
Vështirë të
ketë kush me mend në kokë të arrijë të gjejë sikur edhe një të mirë të vetme
nga qindvjeçarët e këtij pushtimi për ne, sikundër lista e dëmeve nga ana jonë si
pasojë të kësaj periudhe janë të panumrueshme.
Por tani
jetojmë në kohëra kur pas një shekulli lirie, na takon ende të dëgjojmë jo vetëm
dokrrat e zyrtarëve apo delegacioneve turke për gjakun e përbashkët apo hibrid
mes nesh, por edhe të konstatojmë se para 100 vitesh nuk kemi fituar pavarësinë
nga Turqit osmanë, por vetëm kemi luftuar kundër fqinjëve për të mbrojtur
trojet tona!
Pavarësia
e Shqipërisë sipas çdo të dhëne dhe fakti, u shpall për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë
nga Perandoria Osmane dhe më pas u luftua me vendet e tjera të rajonit për
kufinjtë e shtetit tonë.
Një bastardim
e mëtejshëm i historisë ky, që ndonjë ditë do na çojë që të na thuhet edhe
zyrtarisht, ashtu siç prej kohësh shumë turkomanë këndojnë natë e ditë, se në Rrethimet
e Krujës s’është luftuar me vetëmohim për të shpëtuar Arbërinë dhe arbërit nga
turqit, por për të mbrojtur Italinë e Perëndimin.
Për fat, sa
kohë që ka njerëz që quhen shqiptarë të cilët flasin shqip dhe e njohin
historinë e tyre, asnjë nga mashtrimet turke nuk do të ketë efektin e dëshiruar
nga zyrtarët e Ankarasë.
Kështu
edhe deputetët me origjinë shqiptare në Turqi, që së fundi na u prezantuan si
arsyetim tjetër i lidhjes sonë të gjakut me turqit, para se t’i sjellin për t’i
ekspozuar si mbetje arkeologjike shqiptarizme, të paktën ata dhe të afërmit e
tyre, shteti turk t’i lejojë që të mësojnë gjuhën e tyre e t’u njohë identitetin
kombëtar, pastaj t’i përdorë për qëllimet e tij Neo-Otomaniste.