Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Edhe njëherë për Turkomanizmin dhe jo vetëm!
E enjte, 12.04.2012, 08:05 PM
Edhe njëherë për Turkomanizmin dhe jo vetëm!
Nga Elvi Sidheri
Në
botën e sotme siç e njohim nga të dhënat historiko-gjeografike, ka një grup
shtetesh dhe rajonesh turkomane.
Ato
shtrihen nga veriu i Kinës, kalojnë nëpër Azinë qëndrore dhe derdhen në detet
Kaspik dhe Detin e Zi, derisa në fund përfundojnë në Egje.
Përsa
i përket vijës tokësore, gjaku i pastër apo i shpëlarë Turk, hapet nga mundet, duke
përfshirë edhe Federatën Ruse me degën e
tij Tartare dhe në fund ndalet diku afër kufijve tanë me ngulime të vogla deri
në Dibër të Madhe, apo edhe në qytetin e Lidhjes Shqiptare, të cilit i është
dashur që këtë histori trimërie t’a kamuflojë me një shumëetnicitet të stisur, i
cili lidhet nyjë me vulën finale të Turqishtes dhe kulturës turkofile.
Fati
ynë i madh, që pas pavarësisë në Shqipëri nuk na u gjet ndonjë minoritet
turkoman brenda kufirit të shtetit etnik, se sot e kësaj dite do t’ia ndjenim
fort pasojat.
Jo
se ngulime të vërteta turqish ndodheshin në masën që paraqiten në ditët e sotme,
në territoret shqiptare të Ish Republikës Jugosllave apo Kosovë, por për shkak
edhe të një politike të mirëstudiuar sa Sllave, aq edhe Turke...sot 100 vite
pas shpërbërjes finale të Perandorisë me Portë të Lartë, akoma ishujt turkomanë,
luajnë denjësisht të njëjtin rol pararoje për vëllezërit e tyre nga Azia e
vogël.
Këto
enklava të presupozuara turkofile bënë që përgjatë afërsisht një shekulli, qindra-mijëra
shqiptarë të pastër duke u quajtur si turq, të ngrinin rraqet me hir e pahir
dhe të plaseshin si dëngje leshi në Anadoll a deri në kufijtë e pabanuar me
Sirinë e Iranin, të Turqisë së re Qemaliste.
Sepse
burri në fjalë, njeri me origjinë të dëshmuar edhe shqiptare, me shkollim po
nga një zonë shqiptarofone si Manastiri, pasi si shumë shqiptarë të tjerë gjatë
historisë, arriti të shtijë në dorë një ish-perandori, gjeti të rastit, vetëm
të mos bënte gati asgjë për vendin nga pjesërisht pati origjinë, fundja edhe
duke e dëmtuar atë.
Këtu
s’paraqes asnjë vërejtje për poltikën europianizuese qemaliste, që e shpëtoi
Turqinë nga gropa ku kishte hyrë dhe s’po i shihej më dita e daljes, por po
vërej ekskluzivisht atë që dihet për marrëdhënien e tij me bashkëkombasit
shqiptarë.
Është
e ditur se ky modernizues i Turqisë, nuk kishte asnjë marrëdhënie me liderin
e Shqipërisë, mbretin e ri i cili vendit
të tij Europian po përpiqej që me mënyrën e tij t’i rikthente identitetin të
cilit i përkiste, duke e larguar kështu automatikisht atë nga hija e rëndë
turkomane.
Për
fat në atë kohë ai (Qemali) si dhe vendi i tij ishin tejet të zënë me
rithemelimin përmbi rrënjë europiane të shtetit të ri puro turk dhe koha s’u
dilte të fusnin hundët në çështje aq Rumelike, sa edhe shqiptare.
Por
s’ka asnjë kundërshtim që pikërisht në kohën e qeverisjes së tij, në Turqi nisi
deportimi masiv i shqiptarëve nga çdo truall shqiptar i mbetur jashtë shtetit
etnik.
Dhe
nuk mund të ketë rrjedhimisht po ashtu asnjë hezitim për të pohuar që kjo gjë u
bë në mos me iniciativën, të paktën me pranimin e hapur të Turqisë se re, që pa
as edhe më të voglin dyshim, drejtohej autoritarisht nga një njeri me origjinë
shqiptare i turqizuar, siç ishte edhe Qemali.
Për
Turqinë “moderne”, ashtu si edhe për atë Osmane, secili mysliman në Ballkan barazohej
me Turk, atëherë por kam frikë edhe sot e kësaj dite!
Dhe
në këtë pikë, ashtu si edhe në shumë të tjera, Turqit dhe Grekët bashkohen e
bëhen një!
Gjë
kjo që na sjell edhe njëherë parasysh të njëjtin lloj bashkëpunimi kundër
interesave dhe vetë ekzistencës së një etniciteti të veçantë Shqiptar, midis
turqish e grekësh, që pati lulëzuar që në ditët e para të rënies së
Kostandinopojës në duar mongolo-turke.
Se
kush i luftoi dhe u bëri ballë turqve (mos harrojmë t’i quajmë osmanë siç sot
‘’de facto’’ njihen zyrtarisht), gjatë rrjedhjes së tyre gjakatare nëpër
Ballkan, dihet mirë.
Ata
ishin me shumë pak përjashtime Shqiptarët (Arbërit), Hungarezët në veri dhe
Rumunët në veri-lindje.
Të
gjithë të tjerët ia mbathën më të katërta, ose ngritën duart pas përplasjeve të
para dhe në fund u dorëzuan qetësisht duke negociuar kështu kushtet e favorshme
të nënshtrimit me pushtuesin.
Hungarezët
që luftuan, pas një shekulli mbetën të lirë dhe ruajtën traditat e tyre
perëndimore, ashtu si edhe Rumunët që kundrejt një tributi apo pagese vjetore
(jo haraçi siç tashmë gjerësisht neo-otomanisht dëshirohet të thuhet), ruajtën
lirinë e tyre të gjerë.
Serbë,
Bullgarë e mbi të gjitha Grekë, u nënshtruan plotësisht dhe bashkëpunuan hapur
me pushtuesin, derisa më në fund Europa e shtyrë nga disa reminishenca
romantike për një Elladhë që ishte shuar me kohë, ia nisi t’i pavarësonte
Ballkanikët një e nga një, shpesh edhe pa dëshirën e tyre për t’a bërë këtë
gjë.
Forca
dhe gjaku i Shqiptarëve të cilët Europa nuk është se nuk i njihte, u përdorën
mirë, sidomos në rastin e Greqisë, e cila me vetmohimin shqiptar ia doli t’i
shkëputej Turqve.
Por
po kjo Europë, e bëri nocion gjeografik ekzistencën e po këtij populli kur
fjala ishte për të vendosur për trojet e tij.
Shqiptarët
që turqve u bënë ballë dhe që jo rrallë u treguan vendin, duke i luftuar nga
veriu i Shqipërisë së sotme e deri në More, në ndryshim të theksuar për
shembull nga Helenët të cilët kur nuk i ngulnin thikën njëri-tjetrit apo
shqiptarëve, viheshin me kënaqësi në shërbim të turqve, shqiptarët pra, kur nuk
u përballën me shfarosje, morën rrugën e mërgimit, apo edhe më keq atë të
shtypjes shumëshekullore.
Më
vonë, këndvështrimin fetaro-etnik të turqve, grekët e përqafuan me kënaqësi dhe
secili prej tyre edhe në ditët që jetojmë vazhdon që publikisht apo jo, t’a
konsiderojë përkatësinë fetare kryesisht të Shqiptarëve, si dëshmi në mos të
një origjine të mirfilltë, të paktën si një provëz të lidhjes së tyre të
fuqishme kulturore me turqizmën apo greqizmën moderne.
Në
këtë pellg të ndotur shpikjesh historike, helenëria përdor armë propagandistike
të modelit Epiriot, duke rrezikuar seriozisht me insistimin në këtë tezë, të
vetë integritetit të saj territorial, duke ditur që Epiri i dikurshëm shtrihet
edhe në Greqinë e sotme.
Pasi
po të nisesh nga dëshmia që Epirotët ishin një nga krahët e gjakut Ilir, ashtu
si edhe Dardanët dhe vetë mbretëritë Ilire, siç dëshmojnë vetë Historianët e
lashtë Helenë të kohës, duke i quajtur
Epirotët “barbarë”, pra jo Helenë, duke u mbështetur në këto lloj tezash, i bie
që ne Shqiptarët e sotëm, pasardhës të faktuar të Ilirëve dhe vetë Epirotëve, të
kemi pretendime historike për anën greke të Epirit.
Kurse
thjesht për tezat e tyre fetare, helenët përgjigjen e kanë marrë që në vitet
20-të të shekullit të kaluar me krijimin e Kishës Autoqefale Shqiptare, prej
Fan Nolit dhe krijuesve të tjerë të Orthodhoksisë Shqiptare (dështim historik
që grekët dhe jo vetëm ata, por edhe shumë kukuvajka të tjera shqiptare të
idesë “ortodoks domethënë grek”...e qajnë me dënesë sot e kësaj dite).
Dhe
nuk po përmend këtu që në mos të ndonjë deliri të rradhës helenik që do i
nxirrte edhe Dardanët si helenofonë, babai zyrtar i Krishtërimit, Kostandini i
Madh nga Naissusi, ka qenë njëkohësisht edhe paraardhës i shqiptarëve si Ilir, po
aq sa edhe themeluesi ndër të tjera edhe i versionit lindor, pra Ortodoks të
fesë së krishterë, pasi transferoi kryeqytetin në Kostandinopojë.
Pra
ajo fe, për nga trashëgimia na përket po aq Neve, sa edhe grekëve të sotëm.
Dhe
s’po flasim këtu ndërkohë, për vazhdimsinë gjuhësore të shqipes në ato zona
poshtë kufirit shqiptar, thellë në Greqinë kontinentale, ku edhe pas kaq vitesh,
nuk është shuar dot prezenca e elementit shqiptar, gjë që përbën një tjetër
pretendim mëse të fortë si argument për palën shqiptare!
Turqit
që kërkesa tokësore s’paraqesin dot, për shkak se në 1912-ën nga rajoni, ca
palo ushtri të keqorganizuara Ballkanike i përzunë me turp, sidoqoftë, përdorin
të tjera teknika për të ngritur strategjinë e tyre pretenduese.
Ku
më shumë e ku më pak, në përdorim hyn arsenali i pafund i përrallave historike
për një bashkëjetesë e jo zgjedhë ku supozueshmërisht kanë jetuar Shqiptarë e
Turq.
Pastaj
na tregohet se si këta turqit ëngjëllorë na kanë shpëtuar nga asimilimi duke
tentuar pa ia dalë sido të jetë plotësisht, të na kthejnë në fenë e tyre dhe në
rracën e tyre.
Se
me këtë arsyetim, do i kishim shpëtuar asimilimit nga sllavë e grekër, por po
aq do ishim asimiluar në Turq!
Rezultat
i njëjtë, në fund shqiptarë s’do kishte pasur më.
Dhe
kjo gjithmonë i ka bashkuar si një trup i vetëm ne qëllimin e tyre, turq-sllavë
e grekë.
Kjo
bëri që në shekuj të mohohej sa nga njëra palë e nga tjetra, qënia në këto toka
e një fare shqiptare.
Kjo
bëri që deri në fund nga secili prej tyre të luftohej identiteti ynë me
përpjekje të tyret të bashkërenduara dhe të ndalej për shembull me çdo kusht
arsimi shqip, sa nga Porta e Lartë e sa nga Fanari.
Po
kaq qëllimi ishte që tokat shqiptare të ndaheshin mes fqinjëve dhe prandaj
Turqia edhe në momentet e fundit të jetes, kur ajo krijesë po shkonte drejt
putrifikimit historik, nuk i la këto toka të lira.
Në
fund çfarë nuk do i dhurohej të tjerëve, do përfundonte si një tip filiali i
Turqisë së re, me ndonjë princ nip sulltanësh si sundimtar.
Qëllimi
final ishte i qartë, që në fund të mbeteshin vetëm ish-shqiptarë të krishterë
të greqizuar e të tjerë myslimanë të turqizuar deri në palcë.
Me
të krishterët e tjerë do bëhej siç ndodh edhe sot në fqinjin tonë verior me
Male të Errëta, ku mjaft njerëz me emra pastërtisht shqiptarë si Manushaqe a
Prengë e Ndre, dalin kroatë nëpër regjistrime etnike.
Por
ky plan s’funksionoi.
Ndërkohë
që këndvështrimi turk mbi shqiptarët mbeti në vijueshmëri i njëjti.
Kështu
u justifikua plotësisht politika sllave por edhe greke e pastrimit total etnik
të banorëve të tyre shqiptare, duke i quajtur si turq për shkak të afërsisë
fetare me turqit.
Turqia
ata njerëz të gjorë i mori që të popullonin tokat e saja, jo për një gjest
fisnik, por sepse pjesë e kësaj strategjie të vazhduar të mohimit të
ekzistencës së një trungu shqiptar, ishte edhe vetë.
Po
aq ishte e qëllimshme edhe mbështetja e enklavave me turq nëpër ish-Jugosllavi,
që sa më shumë regjimet ashpërsoheshin ndaj shqiptarëve, aq më shumë këto ishuj
të parëndësishëm, merrnin përmasat e kontinenteve, për shkak të shtimit fiktiv
të numrit të tyre, në kurriz të shqiptarëve.
Në
Shqipëri, për fat të tilla ishuj ca s’kishte e ca ishin përmbytur prej kohësh
nga elementi vendas.
Siç
fundja pati ndodhur edhe me ngulimet Helene në antikitet, Romake më pas e me
derdhjet shkatërruese sllave, që ishin zhdukur një nga një.
Kështu
pati ndodhur edhe me Turqit që sigurisht ishin ngulur nga pushtuesit në të
gjithë territoret e pushtuara dhe të zbrazura nga banorët vendas.
Kruja pas rënies, tradhëtisht i pa të gjithë banorët e
saj të masakrohen nga Turqit, ashtu si edhe qytetet e tjera Arbërore pas
emigrimit masiv për në Itali, patjetër
që kanë parë elemente turq të importuar.
Po
aq sa mund të ketë pasur prurje të shumta në fushat e Shqipërisë së mesme.
Por
ata patën fatin e të gjithë importimeve të tjera nga pushtuesit dhe u zhdukën
të shkrirë si lëng pa vlera në gjakun e fortë vendasi.
Elementi
autokton Shqiptar, dëshmoi edhe njëherë ADN-në e tij dhe ia doli të
mbizotërojë.
Por
këto prurje përbëjnë sidoqoftë një gjurmë të fortë turkomane, e cila herë pas
here ngre kokë, qoftë edhe e maskuar, me rishfaqjen e dëshirave filoturke.
Turqit
këtë e dinë dhe përpiqen rregullisht që t’a mbështesin me investime të
gjithanshme ekonomike, kulturore, shkollore etj, që synojnë pikërisht
ringjalljen e elementeve turkomane në shoqërinë tonë.
Jo
më kot, pak të dhëna historike tregojnë një të vërtetë, që do të largonte nga
shqiptarët edhe një njollë të keqe që na ka lënë historia.
Dum-Babizmin
e 1914-ës!
Mjaft
fakte tregojnë se vatra e kryengritjes filoturke, që desh shkatërroi komplet
shtetin e ri Shqiptar, nuk ishte Haxhi Qamili injorant nga Sharra, por një
ngulim Muhaxhir sllavishtfolës të ardhurish rishtas në viset shqiptare.
Pikërisht
në atë ishull turkoman mori zjarr kryengritja që për pak dogji të gjithë të
ardhmen e vendit.
Sidomos
kur kihet të bëhet më turqit, rastësia nuk ka vend në arsyetim.
Pjesë
e pandashme e politikës turke ka qenë lënia pas e ishujve turkomanë, ku më pas
në kohë më të mira do të rivihej këmba për t’u rikthyer.
!912-a
është larg.por ajo të mëson shumë gjëra për të tashmen dhe të ardhmen.
Të
mëson që në atë kohë, Shqipëria ja doli që të ngrihej nga hiri i saj, dhe
përkundër mosdëshirës ndërkombëtare, trashëgimisë turkomanë dhe fqinjëve
keqdashës, sërish ajo u bë!
Ë
bë duke ruajtur tokën që i mbetej, çliroi veteveten nga pushtuesit duke i përzënë
nga të gjitha qytetet e saj, por mbi të gjitha çliroi veten nga kompleksi i të
parealizueshmes që asaj dhe neve Shqiptarëve s’na ndahet akoma.
Atëherë
Shqipëria kaloi mbi ndasitë rajonale, fetare
dhe trashëgimore, përveçse shkeli mbi kurrizin e pushtuesve turq e ballkanas
dhe zbuloi edhe njëherë nga e para identitetin e këtij populli.
Zbuloi
që të jesh Shqiptar do të thotë shumë, aq shumë sa s’ka valë e as cunami që
t’ia dali të përmbysi dot këtë identitet.