Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Turq të vërtetë dhe të kamufluar!
E shtune, 14.07.2012, 02:22 PM
Turq të
vërtetë dhe të kamufluar!
Nga Elvi Sidheri
Ditët e
fundit në shtyp dhe jo vetëm, janë vënë re formulime fantazmagorike të disa
tezave të ndryshme lidhur me identitetin, rilindjen tonë kombëtare dhe elemente
të tjera themelore të qënies sonë moderne shqiptare.
Ndoshta
sot është edhe rasti i volitshëm që të merremi me to.
Këto
pohime historike dhe bashkëkohore ngrihen dhe bëhen publike e më pas
rrjedhimisht edhe i serviren publikut të
gjërë, nga njerëz të ndryshëm.
Njerëz të
cilët jo domosdoshmërisht mund të përfshihen në gjirin e turqdashësve apo
turq-romantikëve apo edhe thjesht turkomanëve jo të rrallë të cilët frymojnë
“turkshëm” nëpër hapësirat tona.
Por sido
që të jetë, ri-parashtrimi ciklik i tezave të tyre, të jep jo vetëm habi, por
edhe të fut ca më tej në mendime.
Përse ky
zell kaq i madh për të shpalosur përherë të njëjtat ide?
Ose
ndryshe kjo fushatë e verbër anti-shqiptare mes shqipfolësish, mund të
përkufizohet edhe kështu:...”Shpif e shpif se diçka mbetet-gënje e gënje se
diçka besohet”!
Asgjë e
habitshme në këtë mes, asgjë e pakuptueshme në këtë fushë mbeturinash nga e
cila origjinojnë të gjitha pallavrat e rastit lidhur me historinë tonë si
shqiptarë.
Fushë
plehërash e vënë në flakë nga shpirti turkomadh i krijuesve të këtyre tezave
dhe nga e cila më pas hapen me anë të valëve të ndryshme ajrore të shtyra nga
era, aromërat kutërbuese të hedhurinave të djegura, të cilat në këtë rast janë
shpifjet e egra antishqiptare që shpërndahen anembanë dhe që na çajnë hundët të
gjithëve me shijen e qelbur që ato sjellin me vete.
Metaforë
kjo që si padashur përputhet jo pak edhe me realitetin tonë të përditshëm, ku
të gjithë ndërkohë jemi dëshmitarë të një fenomeni të pandalshëm në 22 vjet
demokraci dhe në një kohë ku vendi ynë mëton fort që të shëndrrohet në një destinacion të preferuar turistik
mesdhetar.
Fenomeni
i “kazan-djegies”, apo edhe i “plehëra-djegies” si dhe po ashtu ai i
“plehëra-mosmbledhjes”, i “plehëra-kapicëzimit”, i “plehëra-mbushjes” së gjithë
shtrateve të lumenjve shqiptarë etj.
Punë
plehërash domethënë kjo!
Me këtë
ritëm ndonjë ditë largqoftë, idesë së udhëtimit drejt vendit tonë do i ngjitet
edhe një titullim i ri i fenomenit turistik shqiptar, pra përveçse për turizëm
malor, bregdetar, kulturor, historik e liqenor, s’do habiteshim po të shihnim
edhe ndonjë tip “garbage tourism”.
Kështu të
huajt e shumtë në kërkim të takimit me të panjohurën dhe ekzotizmin e një vendi
ende të pazbuluar nga turizmi masiv dhe agjensitë e mëdha turistike, do të
gjenin tek ne edhe një lloj të ri interesi, atë për pirgjet e kalbura të
plehërave të cilët të urojnë mirëseardhjen cep më cep, në çdo kënd të vendit.
Por për
t’u rikapur me idenë e shkrimit, teoria e plehërizimit të përgjithshëm, nuk
përfshin vetëm anën turistike të përditshmërisë tonë.
Dikush do
të çohej dhe me vendosmëri do të thoshte se ç’punë kanë të ngratët turq në këtë
mes?
Mos edhe
plehërat ata na i kanë lënë ne prapa si trashëgimi të tyren?
-
Cili
pushtues e ka lënë një popull të sunduar për një kohë të gjatë, kaq të
prapambetur ekonomikisht-kulturalisht dhe mendërisht sa ç’ka bërë i “nderuari”
turk me ne?
Cili
popull pas një pushtimi shumë-shekullor ka mbetur me një ndjesi aq të huaj dhe
armiqësore kundrejt shtetit, sa ç’jemi ende sot ne shqiptarët?
Cili
popull vuan akoma kaq shumë nga mungesa e respektit të vërtetë ndaj ligjit dhe
autoritetit të mirëbesuar shtetëror sa ç’vuajmë ne shqiptarët pas sundimit turk
mbi ne?
Dikush
sërish do të dilte në shesh (apo mejdan siç preferojnë burrat me mendësi të
qëmoti osmaniste)...dhe do të hidhej të çirrej me britma në formë fjalësh të
nervozuara dhe do të thoshte se jo vetëm ne kemi kaluar fazën turke të
historisë sonë.
E vërtetë,
një fazë të tillë e kanë kaluar edhe helenët, serbët, bullgarët (e Bullgarisë
dhe FYROM-it), për ca kohë hungarezët, kroatët, boshnjakët, në njëfarë mënyre
rumunët dhe një konglomerat i madh arabësh etj!
Duan të
thonë se gjatë hapjes më të madhe të perandorisë së tyre, osmanët shkuan larg
nga Afrika e deri në Persi, ndërsa miqtë dhe kushurinjtë e tyre mongolë “Mogulët”, pasardhësit e
Xhengiz Khanit kontrollonin edhe një pjesë të Indisë.
Taxh
Mahali i njohur dhe i vlerësuar si një nga mrekullitë arkitekturore të botës, dihet
tashmë se u projektua dhe realizua nga një arkitekt shqiptar i mbetur në
anonimat për shumë kohë.
Ai quhej
Mehmet Isaja dhe kishte origjinë nga Opari i Korçës, një zonë e thellë malore
në atë rajon shqiptar.
Ai u
Ndërkohë
sidoqoftë, sot në ditët tona efektet e post-osmanizmit ndihen ndryshe nëpër
vendet e ish-pushtuara prej tyre.
Asnjë nga
popujt europianë të ish-perandorisë së osmanëve nuk e ka të njëjtë ndjesinë e
largësisë dhe shpesh armiqësisë ndaj shtetit dhe ligjeve të tij, që aq të fortë
e kemi akoma ne shqiptarët.
Për arsye
të ndryshme, që nisin me prezencën e princërve kryesisht gjermanë të cilët u
imponuan nga fuqitë europiane në krye të atyre vendeve që në shekullin e XIX-të
u shkëputën nga hija osmane, sistemi ligjor dhe ndjeshmëria ndaj fuqisë së
shtetit, në ato vende do pranuar se akoma është më e prekshme se tek ne sot e
kësaj dite.
Neve
shqiptarëve për pjesë, në kohët e zjarrta dhe tejet të ngatërruara të
pas-pavarësisë dhe ndarjes së mëpasshme të territorit tonë në sallonet
londineze, ku fqinjëve tanë u ofroheshin toka shqiptare si të ishin pjesë nga
trupi i ndonjë pule të majmur dhe të porsa-mirëpjekur, atëherë na ra një
princush i ndrojtur dhe ndoshta i papërgatitur për detyrën që iu dha.
Princi
Wilhelm Wied quhej ky njeri me origjinë fisnike.
Ai vinte
nga Gjermania, kishte lindur në 1876-ën dhe princërimi i tij në Shqipërinë e
porsaformuar zgjati pak, diku tek 6 muajt, nga 7 marsi deri në 3 shtatorin e
1914-ës.
Arsyet që
çuan në largimin e tij nga vendi dhe po ashtu nga pushteti i brishtë shtetëror
që ai ose funksionarët e tij kishin arritur të ndërtonin gjatë asaj pak kohe që
qëndruan në Shqipëri, ato tashmë njihen dhe ishin siç duket një përzjerje shpërthyese
armiqësish të brendshme, mospërshtatje kohore dhe moseksperience të vetë
princit me pushtetin.
Armiqësitë
e brendshme dhe kundërshtitë ndaj tij dhe asaj që ai princ perëndimor
përfaqësonte (qoftë edhe jo aq denjësisht si person), ishin ato që u pasqyruan
dukshëm tek ministri i brendshëm, i pamungueshmi Esat Pashë Toptani dhe shpura
e tij katundaro-injoranto-fondamentaliste të cilët kurrësesi nuk mund të
pranonin një princ jo-turk në krye të vendit.
Një princ
i cili të mos rridhte nga gjaku sulltanor, gjaku turk dhe i cili të mos të
qeveriste nën hijen e ndonjë flamuri të ngjashëm me atë të turqve dhe Turqisë.
Mospërshtatja
kohore kishte të bënte me kohën në të cilën i ra të bëhej edhe vetë pavarësimi
i Shqipërisë.
Një
periudhë dekompozimesh të përgjithshme, me shtete që lindnin e perandori që
gremiseshin në një shkërmoqje të pandalshme.
Kohë kur
ndërsa rilindasve tanë, atyre që tani rëndom nëmen e përçmohen nga të paktën 1
në 2 “analistë” televizivë apo gazetorë, atyre dhe patriotëve të tjerë u duhej
që jo vetëm të zgjonin vegjëlinë e fjetur shqiptare nga gjumi shekullor por
edhe që njëkohësisht të nxirrnin nga koma një identitet të tërë nacional si ai
i yni, i cili përhumbej prej shekujsh të shumtë nëpër skutat e errëta të
historisë jo-bujare e cila si “dhuratë” të fundit ndër të shumtët pushtues, na
pati sjellë edhe turqit!
Qershia e
vërtetë mbi tortë këta!
Ajo që i
mungonte një vendi dhe një populli të cilët patën provuar mbi lëkurën e tyre
(të tonën pra), shkeljen nga dhjetëra pushtues të tjerë, përpara se të fundmit,
këta mënxyrësjellësit turq të vendosnin që t’i hidheshin ethshëm edhe anëve
tona, në rrugën e tyre të supozuar drejt perëndimit europian.
Moseksperienca
e princit tonë gjerman, u faktua me largimin e tij të shpejtë dhe të
papreçendenttë nga vendi i cili i ishte besuar atij nga fuqitë e mëdha.
Gjë kjo
që nuk e bënë gjermanët e tjerë, kolegë dhe bashkëatdhetarë të tij, të cilët
ishin shpërndarë mbretërive të reja të pavarura ballkanase.
Gjë pra
që nuk e bënë as Otto i Greqisë dhe as Saksoburgët e Bullgarisë.
Sidomos
Otto dhe bavarezët e tij të shumtë që i vajtën pas kur mori në dorëzim
Helladhën e sapoçliruar nga zgjedha turke, i patën punët pisk si fillim në një
vend të cilin e patën imagjinuar në ëndërrat e tyre romantike si shëmbëlltyrë
të Greqisë së lashtë dhe kulturës e qytetërimit të saj antik.
Por ajo
që ata gjetën në tokat e supozuara si të banuara nga këta pasardhës të helenëve
të dikurshëm, ishte tashmë një vend ku edhe në Athinë flitej gati ekskluzivisht
SHQIP!
Ashtu siç
ndodhte edhe larg në Peloponez, Thesali e kudo.
Punë që
komplikoheshin edhe më tepër për gjermanin e vendosur mbi këtë mbretëri rishtas
të formuar, pasi ai vend banohej më tepër nga shqiptarë, turq, sllavë e hebrej
se nga vetë grekët që Europa me në krye Britaninë filohelene, hamendësonte.
Si fillim
duan të thonë se mbreti i ri gjerman i cili i ishte futur me zell të
admirueshëm mësimit të gjuhës së filozofëve të lashtë, gjuhës helene pra, që në
ditët e para të mbretërimit të tij në atë vend, vuri re se sidomos në kryeqytet,
pakkush e kuptonte greqishten dhe shpotiti shoqëruesit e tij të cilët s’e
kishin paralajmëruar për këtë gjë dhe që s’i kishin thënë të mësonte edhe
shqipen.
Po si
kolegu i tij gjerman i Helladhës edhe Saksoburgu i Bullgarisë, Ferdinandi I-rë,
ishte ideatori dhe realizuesi i shumë reformave të cilat e tranzituan
Bullgarinë nga një provincë e pluhurosur nga harresa në Perandorinë Osmane, vend
ku turqit bënin ç’të donin dhe ishin vendosur në brigjet e Detit të Zi me
mijëra dhe ku helenët ia kishin dalë të bënin ligjin fetarisht dhe kulturalisht
mbi sllavët vendas, drejt bërjes së saj si një shtet totalisht i pavarur dhe
një fuqi rajonale në Ballkan.
Wilhelm
Wied-i jonë, hasi vërtetë në shumë vështirësi të paparashikuara, u përball me
një gjendje amullie gati komplete, pa t’i ngriheshin shumë kurthe, t’a
tradhëtonin jo vetëm shqiptarët të cilët duhet t’i ishin nënshtruar, por edhe
vetë fuqitë europiane që e prunë në vendin tonë dhe të cilat mendohej se duhet
të garantonin pushtetin e tij dhe kufijtë e shtetit të ri.
Përpara i
dolën DumBabistët e Shqipërisë së mesme, andartët helenë të jugut dhe ushtritë
pushtuese ballkanike bashkë me pashallarët e agallarët tradhëtarë
Por
sërish, një princ prandaj edhe gëzon atë status, sepse supozohet se është i
aftë të përballojë edhe sfidat që i dalin përpara vendit dhe pushtetit të tij
personal.
Gjë kjo
të cilin princi ynë gjerman s’diti t’a bënte aspak dhe kjo do pranuar.
Tani të
ridalim sërish tek teoria e “plehërizimit”!
Jo s’e
kam aspak në ndonjë kuptim nënçmues për “popullin vëlla turk”, siç jo rrallë
deri sa të bëhet e përzishme kjo frazë, dëgjojmë prej vitesh të na thuhet.
Nënshtresat
sociale, mediatike apo çfarëdo që të jenë, nga ku burojnë shpesh e më shpesh
tezat, pohimet dhe gjithëçka tjetër që tenton të ndërhyjë me sëpatën moderne të
atdheurrejtjes, mbi figurat tona historike, ngjarjet dhe protagonistët e
zhvillimit të vendit tonë, ato bëjnë përherë të njëjtin veprim plehërues.
Plehërojnë
çfarë, do lindte pyetja?
Dhe toka
e tyre, arat ku lloji i tyre i veçantë mbillet, mbarështohet dhe ku në momentin
e caktuar edhe mblidhet për t’u përpunuar më pas në fabrikën e stërmadhe të
turkomanzimit, ajo është një tokë e cila padyshim që ka një nevojë organike për
plehërim.
Dhe këtë
plehërim të përmuajshëm e përvitshëm, e bëjnë vetë turqit në Turqi si dhe
mbeturinat e shumta të prezencës së tyre të zgjatur në hapësirat tona.
Plehërim
që vjen me anë të atyre valëve të ajrit të ndotur turk të cilat sillen bashkë
me erën osmane drejt e nga Azia e Vogël, nga Pallatet Qeveritare të Ankarasë
dhe nga ambientet osmaniste të “studiuesve” të rinj Neo-Otomanë të atyre anëve.
Kështu
edhe këto rryma të ndotura mbeturinash osmane vijnë vazhdimisht dhe pllenojnë
mendjet e shumë indentitet-humburve tanë dhe u hapin gojën edhe mjaft
krokodilëve të tjerë shqiptarë-urryes shqipfolës të cilët në këtë proçes
natyror “turk-pllenues-plehërues” gjejnë edhe strehën e përshtatshme ku të
vijojnë me sulmet e tyre të pareshtura ndaj shtetit dhe nacionalitetit të tyre.
Këto janë
proçese natyrore pra, ashtu siç përveç plehërimit me pleh të freskët organik
turkoman dhe pllenimit ajror të truve të tharë e shpëlarë nga dogmat e pafundme
osmaniste, kështu kemi edhe një evoluim të vazhdueshëm të turqizmës dhe
pasojave të saj mes nesh.
Fenomen
evolutiv që vetë i madhi Charles Darwin do t’a kishte pasur me të vërtetë
parasysh po t’i ishte vënë shkrimit të librit të tij “Origjina e specjeve” jo
në 1859-ën por tani.
Sepse jashtëzakonisht interesante jo vetëm për
vdektarët normalë por edhe sigurisht për çdo studiues të denjë për këtë titull,
do të ishte këqyrja me imtësi e hapave evolutivë të specjes turke në
përgjithësi, përveçse në atdheun e tyre modern Turqi apo në stepat e Azisë
Qendrore ku jetojnë turqit e vërtetë me trajta ende të qarta aziatiko-mongole, po
aq edhe në Ballkan dhe në territoret tona.
Dhe këtu
na shfaqet i qartë nën dritën e diellit edhe dallimi mes turqve të vërtetë dhe
të shumtëve që gjallojnë si të tillë nën një kamuflim apo maskim të
vazhdueshëm.
Për
shembull, në viset e Dibrës së Madhe në FYROM, ka një rajon të banuar nga turq,
të cilët vështirë se mund të mos jenë të tillë, pasi edhe faktet historike
flasin për një prezencë të tyren të faktuar në atë zonë.
Vendi
quhet Koxhaxhik dhe siç kam dëgjuar ka domethënien “betejë e madhe”.
Kjo
ndoshta sepse ngahera është menduar se në atë rajon, diku në një nga ato maja
malesh të asaj zone, ndodhen edhe rrënojat e kështjellës së rëndësishme të
Sfetigradit, qytetit të shenjtë i cili u përball me rrethimin e gjatë osman dhe
që ra më pas në duart e turqve.
Si provë
për vendndodhjen aty të atij qyteti shërbejnë edhe shumë varre të gjetura në
afërsi të atij vendi, të ndara në të krishtera dhe myslimane, të cilët mendohet
të jenë të ushtarëve të të dyja palëve që kanë rënë në ato beteja.
Beteja që
aty u zhvillua nga arbërit dhe turqit ishte ndoshta aq e madhe sa kujtimi i saj
mbeti në emrin e vendit në turqisht, Koxhaxhik.
Të tillë
turq prej vërteti, ka akoma edhe në anën lindore të FYROM-it, në rrethinat e
Gjevgjelisë dhe brenda në Strumicë dhe s’përjashtohet që pasues realë të turqve
të ketë edhe tjetërkund.
Por turq
të vërtetë nuk
Kjo pasi
mjaft prej tyre janë pomakë bullgarë, sllavë myslimanë që janë asimiluar me
kalimin e kohës dhe janë bërë turq.
Këta
myslimanë grekë, siç i njeh kushtetuta e shtetit helen, ishin dhe janë të
vetmit minoritarë që ai vend njeh.
Ai
minoritet shpëtoi “palagur” ndërsa shqiptarët u përzunë nga mundën, sa në
shkëmbimin e popullsive me Turqinë (çamët myslimanë) dhe sa të tjerë u shtynë
me dhunë në Shqipëri në 1945-ën (sërish çamët), apo sllavët e e egjeas të cilët
u degdisën nëpër tërë Europën dhe deri në Australinë e largët pas 1949-ës e
deri tek hebrenjtë e Selanikut të cilit përbënin të paktën 60 e ca përqind të
popullsisë të atij qyteti para Luftës së Parë Botërore, kurse edhe ata e pësuan
po njëlloj dhe sot nuk i gjen më askund në Helladhë.
Turq
ndërkohë janë plotësisht Gagauzët e Moldavisë, fis turk që supozohet të ketë
mërguar në Besarabinë e dikurshme nga Bullgaria e sotme dhe që ka si tipar unik,
qënien popullsi turke e krishterë ortodokse.
Turq me
siguri janë edhe Tartarët e Krimesë ata të Tatarstanit në Rusi e turq janë dhe
Kazakët, Uzbekët, Turkmenët, Kirgizët, Ujgurët e Kinës, Azerët etj!
Turqit
deri vonë pretendonin të shpallnin si turq edhe banorët gjeorgjianë të rajonit
të Adzharës në Gjeorgji, për shkak të fesë së tyre dhe afërsisë relative me
turqit dhe kufirin administrativ mes dy vendeve.
Gazetari
turk fryhej si “kaposh” (gjel i majmë kryeneç në dialekt vlonjat), duke stisur
përralla mbi prezencën turke në qytet dhe si faktim të pohimeve të tij gjente
ndonjë plakush gjeorgjian që dinte të lidhte dy-tre fjalë në turqisht.
Më tej
pasi bëra pak kërkim sipërfaqësor gjeta se në Adzhara dhe veçanërisht në
Ja edhe
shpjegimi pse në
Lëre
pastaj se Adzhara është tokë gjeorgjiane dhe se aty banojnë gati ekskluzivisht
vetëm gjeorgjianët, ndër të tjera mbi 60% e banorëve të rajonit s’janë as
myslimanë por ortodoksë gjeorgjianë po ashtu.
Turkut
tonë sidoqoftë aq i duhet për të ngritur pretendimet e tija famëkeqe.
Në bazë
të këtyre teorive jo vetëm helenët përherë kanë pretenduar se çdo ortodoks
thellë-thellë është helen por në të njëjtën masë e mos më keq edhe turqit
secilin mysliman të Ballkanit apo të ndonjë vendi ku turqit ndonjëherë kanë
shkelur, e shohin si një turk potencial.
Ndaj dhe
siç kemi kujdes nga njëri, edhe më tepër duhet të kemi kujdes nga tjetri të
paktën!
Këtu
qëndron e shpalosur pa asnjë vello sekreti edhe arsyeja e shprehjeve idiote si
“shteti vëlla turk” apo “kombi vëlla turk” e “historia jonë e përbashkët me
turqit” e budallallëqe të ngjashme të këtij lloji bastard.
Të thotë
njeriu se me këta birbot, paskemi qenë bashkë me pushime, kemi pirë kafe e jemi
kredhur në det në ndonjë verë të nxehtë, në Antalja a ndonjë plazh tjetër turk!
Edhe në
të tillë rast, unë thjesht do t’i quaja “miq” e asgjë më tepër.
Po në të
vërtetë kemi “bashkëjetuar” krahë për krahë me shtypjen e tyre të tmerrshme e
kemi provuar egërsinë e kamzhikëve të tyre në trupin tonë të sfilitur shqiptar.
Kemi
vuajtur errësirën aziatike që ata “përzemërsisht” na sollën me vete andej nga
humbëtirat nga erdhën gjithë vërtik drejt Europës.
Këta
“vëllezër” na kanë bërë gjëmën me “dashurinë” e tyre të pamatë ndaj nesh.
Ky “komb
dhe shtet vëlla” siç duan t’a quajnë turkdashësit dhe turqit e shumtë të
kamufluar, na ka nxjerrë për 5 shekuj ujin e zi dhe as sot s’po duan të na lenë
të qetë në punën tonë, por akoma po fusin hundët papushim në çështjet tona duke
mos na u hequr njëherë e mirë qafe përfundimisht!
Po lëre
pastaj që duke ndjekur këtë vijë mendimi me vëllezër turq të shpikur e nëna
imagjinare turke të fanitura nga bota e përtejme (ferri turk që s’di të na
ndahet), neve do na binte që në këtë farefis me turqit të kishim kushurinj të
parë Azerët, xhaxha e ungjër Kirgizët, teze (emta në shqip) do kishim Kazakët e
motra Uzbekët.
Me
Ujgurët do dilnim vetëm kunetër ndoshta, po pak rëndësi ka kjo gjë!
S’ke ç’i
thua një familje e madhe dhe e “nderuar” gjithë kjo për të cilën sapo folëm dhe
rezulton që mjaft turq të kamufluar në anët tona, e kanë ende mjaft zili këtë
trung etnik mongolësh në origjinë dhe një degë të tij duan të na bëjnë edhe
neve shqiptarët europianë.
Këtu hynë
edhe shumë prej atyre që si turq e deklarojnë veten nëpër regjistrime etnike
nëpër Ballkan, duke qenë mjaft prej tyre shqiptarë me origjinë.
Njerëz që
mbiemrit mysliman shqiptar ia heqin zanoren finale dhe si për magji bëhen turq
në regjistrat e shtetit.
Një
Mustafa del Mustaf, nga Hasani-Hasan e nga Mehmeti-Mehmet.
Edhe një
zanore e vogël nganjëherë bën diferencën, lëre çfarë mund të bëjnë detaje të
tjera më të rëndësishme.
Kështu
FYROM-i na del rregullisht me 3% e më tepër turq, përveç ndoca përqind edhe
torbeshësh shpesh edhe ata ish-shqiptarë që mbiemrit i shtojnë “ski-në”
karakteristike fyromase.
Por të
tillë ka edhe më lart në Kosovë dhe dyshoj që jo të gjithë të jenë vërtetë
“safi” turq, për t’a thënë siç do preferonin të vetëquheshin në turqisht.
Por të
paktën këta si turq deklarohen dhe nuk mund të futen në rradhët e shumta të
turqve “në tentativë” apo e thënë ndryshe, në turqit e kamufluar.
Të tillë
në Ballkan janë denjësisht dhe me vetëdije të plotë Boshnjakët dhe Sanxhakasit
(ata që dikush herën e kaluar insistonte se paskeshin “shpëtuar” nga asmilimi
për shkak se janë myslimanë, ndërkohë që serbishten e kanë gjuhë nëne dhe
shqipen s’e njohin as me adresë ku bie, por prapë i paskan shpëtuar
asimilimit?Si?Ku?Janë vetëm boshnjako-turq me fe e kulturë dhe totalisht serbë
me gjuhë!).
Ata janë
turq të kamufluar serbishtfolës të cilët në Stamboll kanë lindjen e diellit dhe
në Turqi e gjejnë përherë prehjen.
Por
çështja është se mjaft të tillë ka edhe mes nesh!
Njerëz të
të gjitha shtresave të cilët ditën shiten si shqiptarë e natën kthehen në
shqipfolës turkomanë që bëjnë papushim propagandën dhe politikën e “baballarëve
dhe mamallareve” të tyre turq.
Njerëz që
çirren nëpër studio televizionesh, mbushin faqet e gazetave me pallavra nga më
debilet që mund të imgjinojë truri njerëzor dhe trillojnë ditën për diell
ëndërrat e tyre plot sulltanër të madhërishëm, hareme, çallma turke, shallvare
që qelben erë osmane e gomarllëqe të ngjashme me shumicë e pakicë, fiks si një
Pazar i vërtetë turk.
Njerëz që
kamuflimi u bie përtokë kur jargët nisin t’u rrjedhin nga goja, sa herë vëllai
turk Erdogan shfaqet në televizor, apo sapo fillon të transmetohet seriali i
rradhës turk.
Njerëz që
mungesës totale të fjalorit në gjuhën e tyre të supozuar amëtare shqipe, i
kundërpërgjigjen me një mori turqizmash nga më të harruarat e panjohurat, të
cilat me siguri as stërgjyshërit e tyre kur akoma turku shkelte si pushtues
tokën tonë, s’i kishin njohur e përdorur.
Akoma
(fjalë kjo për habi tejet e sulmuar këto kohë!-Vërtetë ndoshta me origjinë
helene, si ca fjalë të tjera shqipe, por do kujtuar qe edhe fjala “Ende” ka
origjinë latine, nga INDE, që domethënë “që atëherë”-“për këtë arsye”, nga
buron edhe fjala portugeze me po të njëjtin kuptim “Ainda”-ende).....më keq
bëjnë këta njerëz, me historinë e tyre dhe të vendit ku jetojnë.
Këto ditë
dëgjova edhe për dikë, që analizën e tij ja kushtonte ca Lidhjes së Lezhës dhe
ca Rilindjes sonë kombëtare.
“Lidhjen”
burri i botës na e nxirrte shqiptaro-malazezo-sllave dhe ndërkohë Rilindjen e
paraqiste si një lëvizje thelbësisht antifetare dhe asgjë më tepër, po aq edhe
neve shqiptarët mëtonte të na paraqiste si popull shumëetnik.
Rilindasit
paskan qenë ca mashtrues të cilët gjindjes së paditur na ia paskan servirur si
idilike dhe perfekte historinë, duke i gënjyer kështu dhe duke i bërë të
besojnë në të pavërteta.
Si pasojë
llogjike e gjithë kësaj pune voluminoze rilindase antifetare për mashtrimin e masave
të gjera shqiptare shumëetnike, Shqipëria dhe shqiptarët u larguan me siguri
padrejtësisht nga gjiri i ngrohtë i babës turk!
Tani të
më thotë dikush se cili analist i denjë turk prej vërteti do kishte arritur të
fliste më mirë dhe më turkshëm se kaq?
Këta
“edepsëza” rilindas, ndër të tjera antifetarë përveçse antiturq, por edhe
“kaurrë” të dyshimtë etj, paskan gënjyer pa pikën e turpit të gjorët njerëz dhe
ua kanë mbushur trutë me ide të gabuara për turkun e “dashur e shpirtmirë”.
Lëre
pastaj tezën e shumëetnicitetit të kombit shqiptar.
Arsyeja e
mbështetjes së kësaj teze?-Lidhjet e pashmangshme sa me fqinjët e sa me
pushtuesit!
“EUREKA”-thonë
se tha dikur Arkimedi në Sirakuzë kur zbuloi Levën e pasqyrat dhe reflektimin e
dritës së diellit në to, me të cilat më pas dogji anijet romake që sulmonin
qytetin e tij.
Edhe ky
analist e lloji i vet, kështu do kenë bërtitur pas këtij “zbulimi” madhështor i
cili do e bënte Arkimedin e sipërpërmendur të skuqej nga turpi e të vente të
fshihej në ndonjë cep, për t’i lënë vendin gjenisë së mendimit të këtyre
njerëzve.
Po mirë
ore njerëz, ore Arkimedër modernë, ore Zhyl Vernër të shekullit të XXI-të, po
francezët që rrjedhin nga konglomeratizimi me shtresa të ndryshme i keltëve, romakëve,
frankëve, gjermanëve të Alsasës dhe Italianëve të Korsikës, ata çfarë janë?
Shumëetnikë
gjë?
Të shkojë
dikush t’i pyesi se t’a shpjegojnë thjeshtë dhe qartë se çfarë janë!
Po
spanjollët, gjuhën e të cilëve e flasin 500 milionë njerëz anë e kënd globit
ç’janë?
Ata
rrjedhin nga iberët e lashtë, keltët e veriut të gadishullit iberik, kartagjenasit,
grekët, romakët, visigotët gjermanikë, vandalët gjermanikë, suevët iranianë, arabët,
hebrejtë iberikë etj!
Shumëetnikë
të jenë gjë?
Nuk besoj
aspak dhe kështu mendojnë edhe ata vetë.
Italianët
që vijnë nga përzjerja e fiseve të lashta italike, etruskëve, mesapëve-japigëve
ilirë të Puljas, romakëve, grekëve të qyteteve të Magna Grecia-s, kartagjenasve,
keltëve të veriut të gadishullit, ostrogotëve gjermanikë, longobardëve po
gjermanikë, arabëve të Siçilisë, normanëve nordiko-francezë, bizantinëve, arbëreshëve,
spanjollëve etj, po ata çfarë janë?
Italianë
të pastër dhe pikë!
Po ne
atëherë?
Njerëz që
kemi jetuar e jetojmë akoma në të njëjtin territor pa shkëputje prej mijëra
vitesh, që kemi gjurmët tona kudo jo vetëm në rajonin tonë por edhe shumë më
tej.
Që flasim
ende po të njëjtën gjuhë dhe që ia kemi dalë t’a ruajmë atë megjithë prurjet e
ndryshme kryesisht latine në të e më pas pak sllave e ca turke.
Që i kemi
dhënë botës perandorë, komandantë, Papë e njerëz mitikë!
Që mbi të
gjitha nuk ia kemi lënë vendin askujt në tokën tonë, të paktën në ato troje ku
pas tërheqjeve të vazhdueshme u ngulitëm përfundimisht.
Që kur ne
i bie të dalim popull i përbërë, shumëetnik?
Por të
kamufluarit turkomanë, këto teza mbështesin dhe artikulojnë pafundësisht!-Kur
s’jemi shumëetnikë apo joshqiptarë për këtë arsye, jemi sepse kemi disa fe dhe
kjo hipotetikisht na bën edhe shumëetnikë, njëlloj siç do të na konsideronin
edhe sllavët, turqit apo helenët.
Tani, kur
njeriu ndihet shumëetnik në vetvete, askush s’ka pse t’a ndali që i tillë të
jetë.
Në botën
e qytetëruar liritë e njeriut janë të sanksionuara me ligje të posaçme.
Ka liri
fjale, shtypi, vote, liri të shprehjes së pandrydhur të identitetit seksual, liri
demonstrimi , liri tregtie, liri të shumta domethënë.
Po aq mund
të ketë edhe liri shprehjeje të pandrydhur të identitetit të pakamufluar etnik
apo shumëetnik, apo thjesht turk si në këto raste.
Por siç
dihet, liria jote mbaron kur ti shkel lirinë time!
Dhe liria
e tyre për t’u ndjerë shumëetnikë dhe jo shqiptarë, për të pasur majka srpska e
baba türk, apo anne turke e tato fyromas e papas helen dhe vujko bullgar, kjo
është zgjedhja e tyre e lirë.
Por kjo
lejohet dhe është e tolerueshme deri në momentin kur delirimiet e tyre
personale nuk ngatërrohen në punët dhe ndjeshmërinë e ca miliona të tjerëve që
janë shqiptarë, ndihen të tillë 100% dhe të cilët shqip dinë të flasin pa u
përhumbur në rrugica të verbëra serbishteje apo turqishteje pafund.-.....(vihet
re po ashtu një sulm i madh shumë “nacionalist” ndaj fjalëve me origjinë latine
në shqip, pa parë asnjëherë ndërkohë dikë që të kujtohet, apo edhe t’a ngrejë
zërin për llumin e pafund të turqizmave dhe sllavizmave serbe kryesisht, gjuhët
e dy popujve më të kobshëm në historinë tonë, që rëndom dhe me entuziazëm të
rritur sa vete e zënë më shumë vend në fjalorin e përditshëm!)!
Ndër të
tjera ka rëndësi të madhe të theksohet se prezenca e elementit latin në gjuhën
tonë shqipe, historikisht është përdorur dhe përdoret akoma si një fakt i
demostrueshëm shkencërisht për të mbështetur teorinë e autoktonisë së
shqiptarëve në trojet e tyre iliro-arbërore.
Dhe kjo
për shkak të formës tejet arkaike të shumë fjalëve latine në gjuhën tonë, gjë
që tregon futjen e tyre në gjrin e gjuhës shqipe, në kohë ende shumë të herëta,
siç thoshte Jernej Kopitar në 1829-ën e largët...:”Fjalët latine në shqip
tingëllonin si të kohës së Perandorit romak August”!
Ky
Perandori August ndërkohë ka lindur në vitin 63 para Krishtit dhe ka vdekur në
vitin 14 pas Krishtit.
Minimalisht
atëherë kanë nisur të hynë një pjesë e latinizmave në shqipen tonë dhe kjo gjë
na ndihmon neve t’u dalim ballëlartë përpara gjithë hipotezuesve keqdashës të
mos-autoktonisë tonë në këtë tokë.
Pra që
domethënë se ato fjalë kanë hyrë në gjuhën tonë gjatë pushtimit të gjatë rreth
7 shekullor romak dhe domosdoshmërisht dëshmojnë katërcipërisht prezencën tonë
të pakundërshtueshme në këtë tokë, pasi janë përdorur si nga ilirët dikur e
ende përdoren sot prej nesh.
Tani si
qëndrojnë punët me fjalët turke apo sllave-serbe?
Çfarë
dëshmojnë ato, për çfarë na ndihmojnë, përse na shërbejnë?
Njeriu
megjithë përpjekjet mbinjerzore, nuk mund t’i eliminojë të gjitha, sadoqë me
pak përpjekje mund t’ua pakësojmë përdorimin.
Por
sërish do thënë me shkronja të mëdha po ashtu se janë pikërisht pronarët
legjitimë të këtyre gjuhëve SLLAVËT dhe TURQIT që përbëjnë armiqtë dhe
fatkeqësinë më të madhe jo-natyrore që u ka ndodhur ndonjëherë shqiptarëve dhe
rrjedhimisht para se t’i sulemi me ëndje të madhe latinizmave qoftë edhe të
tepruara.....të mos harrojmë se serbizmat, sllavizmat dhe turqizmat mbajnë me
vete çdo dhunim e vuajtje që sllavët, serbët e turqit kanë sjellë tek ne nëpër
shekuj.
Kush nuk
ka dëshirë të jetë shqiptar, kjo është çështje dyzimi identitar e tija
personale, por kur kjo gjë tentohet të shtrihet tek të tjerët që të tillë
s’ndihen dhe që janë krenarë për etninë, nacionalitetin dhe gjuhën e tyre, atëherë
puna bëhet problematike dhe këtu ka nisur tashmë shkelja e lirisë së të
tjerëve!
Çështje
të thella turqish dhe turqish të kamufluar këto, për të cilat më doli e përshtatshme
një vjershë e Faik Konicës, një njeriu që turqve ua ndjente erën së largu dhe
po ashtu ua tregonte rregullisht vendin.
Faik
Konica:
ANADOLLAKU
NË MËSALLË
Ka
ndenjur si një ka
Po ha dhe
po ha,
Shembet
me pilaf,
Fryhet me
hoshaf,
S’ka kohë
të flasë
Hedh sa
të pëlcasë,
Llop një
bakllava,
Llop një
hallva,
Llop një
revani,
Llop
muhalebi.
Thërret:-Hiç
jemedum!
-O burra,
bre dudum!
Kërkon
një syltjaç,
Porosit
një kulaç,
Rrëmben
një bugaçe,
-Të
rrëmbeç një kopaçe!
Të tërë
për një darkë,
Të tëra
në një barkë!
Kur
lodhet sa nginjet,
Pushon e
shtrihet
Shtrihet
dudumi
Dhe na e
zë gjumi.
Nesër kur
të zgjohet
E , me
“bismil-lah”,
Prapë
pilaf
E prapë
hoshaf.
“Qebap
boll-boll
Koxha
Anadoll!”
More
dudum kokëkungull
Gojëbuall
e barkrrumbull
Thuamë, të
rëntë pika!
Ç’të
duhet ty politika?
Hiq, more
dudum dorë, hajde
Të të
kllasem në një kade
Plot me
mjalt’ e me reçel
Ha pi e
kurrë mos del.