Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Pak histori dhe meditim!
E shtune, 16.06.2012, 03:59 PM
Pak
histori dhe meditim!
Nga Elvi Sidheri
Ne
shqiptarët kemi “fatin” që të ndajmë hapësirën tonë jetësore (Ballkanin), me
shumë popuj të tjerë.
Sepse ky
gadishulli ynë është i tejmbushur me rraca e gjuhë, kultura e tradita të
ndryshme.
Kemi
rreth nesh sllavë të çdo lloji, feje e gjuhe.
Kemi
grekë e helenofonë, ashtu siç edhe kemi rumunë e turq, turkofonë e hungarezër
Serbie e Rumanie.
Kemi pra
afër nesh, barbarë të ndryshëm, njerëz në origjinë gjakatarë e pushtues, sllavë
e mbetje hordhish mongolo-turke
Dikur në
brigjet e Adriatikut në Dalmacinë e sotme kroate, kishte edhe mjaft italianë, të
cilët sllavët me një dorë të shpejtë, i pastruan si pa gjë të keqe në 1945-ën, teksa
Lufta e Dytë Botërore po përfundonte.
Është
rasti i “Fiumes”, apo Rijekës (Flumen në latinisht, Lum në shqip) siç i thuhet
sot në versionin kroat të emrit të atij qyteti të bukur në rivierën dalmate, ai
është emblematik për shumë situata të tjera gjithkund nëpër rajonin tonë.
Aty
banonin në zonat urbane të Fiumes, italishtfolësit, sipas mendimit tim, ilirë
me origjinë, njerëz të latinizuar ndoshta si pasojë kryesisht e kolonizimit të
gjatë shumë-shekullor romak e më pas venecian.
Ndërkohë
në krahët ruralë rreth qytetit, ndodheshin sllavët kroatë.
(Sot ka
ende mjaft sllavë boshnjakë, malazezë apo edhe serbë, si dhe shumë filosllavë
mes shqiptarësh, që shpikin pa pikën e turpit, historira që vetëm trutë e tyre
të mangët e të vonuar mendërisht, mund t’i besojnë, të cilët flasin për ndonjë
copë origjinë ilire të këtyre pasuesve të sllavëve barbarë, të cilët në të
vërtetë ishin pikërisht ata që Ilirët e Dalmacisë apo Panonisë, i zhdukën, vranë
e shtynë më në jug, drejt tokave të sotme shqiptare).
Italianët
për një kohë të gjatë, pas shpërbërjes së Austro-Hungarisë, tentuan më kot që
qytetin bregdetar t’ia bashkonin Italisë
mëmë, por rezistenca e sllavëve gjithmonë mbeti tejet e ndezur dhe luftarake.
Ashtu si
edhe në Istria, gadishull piktoresk mes Kroacisë, Italisë dhe Sllovenisë
aktuale, edhe në Fiume-Rijeka, bregu popullohej nga italianët dhe prapatoka nga
sllavët bujqër e shpesh punëtorë krahu tek italianët pronarë tokash apo fisnikë
të atjeshëm.
Gjë e
ngjashme kjo me mënyrën se si janë gjendur tek neve në Shqipëri, sllavët e
pakët afër Shkodrës, apo grekët e Dropullit, njerëz të punësuar si argatë me
mëditje në shërbim të zotërve shqiptarë të zonës dhe të mbetur më pas aty pa i
lëvizur kush, si pasojë e mikpritjes së shquar shqiptare ndaj të huajve (rrallë
të verifikuar mes nesh ndërkohë).
Për t’u
rikthyer tek çështja e Fiume-Rijekës, pas konfliktit të dytë botëror, partizanët
sllavë të Josif Brozit (të njëjtët që kishin themeluar dhe kishin qenë prezentë në mbledhjen e parë të Partisë
Komuniste Shqiptare, me Dushan Mugoshën, Miladin Popoviçin dhe Zvetozar
Vukmanoviç Tempon), u sulën egërsisht përveçse në Kosovë, edhe në zonat
italiane të Dalmacisë.
Ata për
të realizuar qëllimin e tyre të kobshëm, s’hezituan përpara asgjëje dhe askujt,
ndërsa i mbushën shpellat e thella shkëmbore, me italianë të gjorë, gra, fëmijë
e pleq, të cilët të lidhur me tela me gjëmba mbi lëkurën e zhveshur, i hidhnin
pa mëshirë në ato gropa të thella.
Historia
italiane, atë kohë e njeh si periudhën e “Foibeve”.
Kështu
quhen ato shpella mortore në italisht.
Sot e
kësaj dite, kockat e mijëra italianëve prehen pa gjetur paqe nëpër ato vrima
shkëmbinjsh në Istrian kroate.
Ndërkohë
që këta Titistët u përpoqën të pushtonin deri edhe Triesten, së cilës sllavët
në mënyrë komike i thonë akoma në gjuhën e tyre “Trst”.
Deri më
tani përveç ndonjë emri të komplikuar uellsian me origjinë të lashtë kelte, rrallë
kam ndeshur emërtim më idiot në ndonjë gjuhë, vetëm sllavët mund t’ia dalin t’i
përçudnojnë kaq shumë emrat.
Por me
hyrjen në Trieste dhe dyzet ditët e terrorit mbi qytetarët e saj, Tito “e qelbi
punën”-siç thotë populli dhe amerikanët e frenuan avancimin e sllavëve në
territor italian, ndërsa atyre sidoqoftë tashmë u ishte falur gjithë bregdeti
dalmat i cili mizorisht po zbrazej nga banorët e tij italianë.
Por
sidoqoftë, përgjatë 9 viteve deri në
tërheqjen finale të jugosllavëve nga rajoni i Triestes në 1954-ën, italianët
provuan me egërsi çnjerzore, të njëjtat vuajtje që shqiptarët po hiqnin në anën
tjetër të shtetit të sllavëve të jugut.
Mes atyre
që u deportuan me shpejtësi drejt Italisë apo edhe që u vranë barbarisht në
vend, ishin edhe shumë shqiptarë të Zarës apo Zadarit të sotëm Kroat.
Shqiptarë
malësorë katolikë të Shkodrës, të cilët rreth 300 vjet më parë patën emigruar
drejt asaj zone dhe ishin ngulitur atje gjatë kohës së sundimit të Republikës
“Serenissima” të Venedikut,
Për shkak
të qëndrimit të gjatë krah italianëve, kulturalisht
ishin përzjerë me ta dhe vazhdonin të mos kishin lidhje me sllavët e rrethinave,
prandaj partizanët titistë e gjetën të rastit t’u binin në qafë dhe atyre po aq
sa edhe italianëve.
Nga ato
rajone të Kroacisë, rrjedh edhe një studiues i mrekullueshëm i historisë
shqiptare siç është edhe i madhi Aleksandër Stipçeviç.
Kjo
përmbledhje e vogël e ngjarjeve në bregdetin e sotëm kroat, dikur të banuar nga
italianët, më doli e nevojshme për të kaluar në një nga pikat e këtij shkrimi.
Ndërsa
gjëndja e sotme në ato anë ka mbetur stabël, me Italinë që posedon pak përqind
të territorit të Istrias, kryesisht të përbërë nga Trieste e ndonjë zonë
përreth dhe me Gorican që është ndarë në Gorizia në krahun italian dhe Nova
Gorica në Slloveni.
Kroacia
ka shumicën absolute të Istrias, me pak italianë të mbetur gjallë dhe gjysëm të
asimiluar në Pula apo aty rrotull dhe njëkohësisht sllovenët të cilët nga kjo
“vjedhje” historike, kanë përfituar edhe ata 46 kilometra bregdet dhe një port
të bukur si Capodistria apo Koper.
Në
Zarë-Zadar akoma jetojnë shqiptarë apo arbëreshët e Kroacisë siç quhen.
Me këtë
gjë nuk shpreh asnjë objeksion ndaj popullit kroat, i cili edhe pse sllav, ka
treguar në kohë sjellje deri diku asnjëanëse ndaj nesh shqiptarëve, apo
ndonjëherë edhe e ka nderuar veten si me rastin e albanologut të mirënjohur dhe
respektuar Milan Šufflay, të cilin dora e përgjakur serbe e vrau si
kundërpërgjigje ndaj punës së tij të palodhur në të mirë të ndriçimit të të
vërtetave historike mbi shqiptarët.
Por ky
ilustrim shërben për të treguar mënyrën si veprohet në gadishullin tonë sa herë
është nevoja që njëra etni të mbizotërojë mbi tjetrën.
Kjo gjë
ka ndodhur rregullisht edhe me neve dhe secili ardhacak në trojet tona, po këtë
mënyrë ka zgjedhur për t’u imponuar ndaj nesh.
Kurse
neve nga ana jonë, vetëm kemi rezistuar, jemi tërhequr, kemi kapur malet, dhe
mbi të gjitha kemi bërë atë që dimë më mirë, kemi “MBIJETUAR”.
Por duke u
rikthyer sërish tek italianët, pas kapitullimit të 8 shtatorit të 1943-shit, ishim
ne që u dhamë strehë nja 25 mijë ushtarëve pushtues italianë të cilët
gjendeshin në territorin tonë dhe të cilët patën mbetur pa lider, pa regjimin
fashist që i kishte nisur idiotësisht të pushtonin vendin tonë dhe me
ish-aleatin gjerman që u kishte kthyer tytat e pushkëve kundër.
Urdhërat
e gjermanëve thoshin se italianët preferohej të pushkatoheshin në vend po të
mos dorëzonin armët me turp dhe po qe se do të dorëzoheshin, do përfundonin
duke bërë rolin e lakejve mëkëmbës apo edhe thjesht do të internoheshin në
kampet e shumta të shfarosjes naziste nëpër Europë.
Por as
partizanët tanë komunistë e as forcat nacionaliste (Balli Kombëtar e
Legaliteti) të cilët s’mbanin as krahun e filosllavëve majtistë e as atë të
pushtuesit, asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk e gjeti të udhës që italianëve të
çoroditur, t’u binte në qafë e as t’i vriste.
Ata u
rekrutuan me vullnetin e tyre të lirë në batalionin “Antonio Gramsci”, i
themeluar në kujtim të liderit të njohur komunist italian me origjinë të largët
nga Gramshi në Shqipëri.
Aty
luftuan krah për krah me partizanët shqiptarë, ku edhe nderuan emrin e tyre dhe
po aq pastruan veten nga turpi i pushtimit që Italia i bëri me tradhëti vendit
tonë në 1939-ën.
Shumë
italianë të tjerë u fshehën plevicave të fshatarëve shqiptarë përgjatë gjithë kohës që zgjati ajo luftë.
Të tjerë
prej tyre punuan si ndihmës në tokat e pronarëve shqiptarë apo edhe thjeshtë
mbijetuan duke u ushqyer me kafshatën e
bukës të njerëzve tanë deri në fund të konfliktit botëror.
Si
shembull, vetëm në shtëpinë e stërgjyshes sime, në qilarin e fshehtë poshtë
oborrit ë saj, gjatë luftës janë fshehur, ushqyer, mbrojtur, larë e ruajtur, mbi
20 ushtarë italianë pas kapitullimit.
Pasi
qëndruan aty të sigurtë për muaj të tërë, ata vendosën të dalin në mal bashkë
me partizanët tanë dhe kështu iu bashkuan batalionit “Gramsci” si shumë
bashkëpatriotë të tjerë të tyret.
E gjithë
kjo vepër, stërgjyshes time i kushtoi mjaft dhe ajo bashkë me fëmijët e saj u
internuan nga autoritetet gjermane, në fshatrat e humbura të jugut të
Shqipërisë ku edhe pula s’kishte çfarë të hante tjetër veç gurëve.
Më pas
edhe në vitet e regjimit komunist i cili nuk lejonte as edhe kontaktin më të
vogël me botën perëndimore, disa prej atyre ushtarëve italianë që ishin fshehur
në shtëpinë e familjes time, erdhën në Tiranë për të kërkuar të takohen me ne, por
pa ia arritur këtij qëllimi.
Kjo
ndodhi për shkak se siç bëhej rëndom në ato kohë të errëta, Sigurimi i Shtetit,
ia ndaloi rreptësisht familjarëve të mi që të takoheshin me ta.
Takim
shumë emocional dhe i dashur e plot ngrohtësi, që sidoqoftë u realizua pas
rënies së regjimit në vitin 1990-të.
Kështu u
sollëm neve me Italianët, të cilët kujtoj edhe njëherë, që sado të butë, kulturuar
e aspak gjakatarë si gjermanët për shembull, sërish kishin ardhur si pushtues
në vendin tonë e jo si turistë.
Ndërsa
sllavët, qoftë edhe kroatët pak më të civilizuar se të tjerët, në 1945-ën i
lanë duart me të paktën 400 e ca mijë italianë vendas të Dalmacisë dhe të
Istrias, duke vrarë diku tek 10 mijë e më shumë prej tyre.
Pas asaj
lufte të madhe botërore, tek fqinjët tanë jugorë helenë, plasi një tjetër luftë
e tmerrshme, pasojat e së cilës ai vend i ndjen ende edhe në ditët e sotme.
Komunistët
grekë u vunë përballë nacionalistëve fashistë dhe përballja e armatosur mes
tyre zgjati për vite të tëra duke e shkretuar vendin edhe më tepër nga ç’kishte
ndodhur gjatë pushtimit italian dhe nazist.
Ndershmërisht
e thënë, të mos kishte qenë për ndërhyrjen e fortë në krah të nacionalistëve, të
anglo-amerikanëve, punët për komunistët grekë do kishin qenë shumë të
favorshme.
Në atë
kohë, shteti i dobët shqiptar i sapo dalë nga një luftë e ashpër sa me
pushtuesin e sa vëllavrasëse civile, pasi kishte pritur edhe disa mijëra çamër
të therur e përzënë nga grekët e Zervasit, sido që të jetë, gjeti fuqinë të
mbështeste edhe forcat majtiste helene.
Po ashtu
shteti shqiptar mbajti me bukë, ushqime, medikamente dhe mbështetje të
shumëllojshme partizanët grekë të cilët në atë luftë përfaqësonin krahun më të
butë kundrejt minoriteteve në atë vend, për pasojë edhe ndaj shqiptarëve të
shumtë të Greqisë.
Për shkak
të kësaj përkrahje ndodhën edhe provokacionet e gushtit të 1949-ës.
Në këto
sulme që nisën në fillim të gushtit të atij viti, grekët përdorën pretendimin
se shteti ynë mbështeste partizanët helenë majtistë (por duke harruar se të
njëjtën gjë bënte edhe Tito në kufirin Jugsollavo-Grek, ndërsa furnizonte me
armë po të njëjtët partizanë dhe synonte që prej asaj lufte të fitonte portin e
Selanikut, të cilin sllavët sipas traditës së tyre edhe e kishin riquajtur
Solun, duke përdorur popullsinë e konsiderueshme sllavishtfolëse të
Voden-Edesës dhe disa zonave të tjera në rajonin e Maqedonisë helene).
Grekët
sulmuan për ditë me rradhë në Vidohovë të Devollit, në afërsi të Leskovikut, ata
bombarduan Menkulasin, u përpoqën të nisin avionët e tyre modernë nga Korfuzi
për në thellësi të territorit shqiptar, u përplasën në një betejë të vërtetë me
rojet kufitare shqiptare në Gur-Bilisht ku edhe u thyen keqas.
Sulmi
frontal drejt kufirit tonë vazhdoi me bombardimin e pandalur me mijëra predha
artilerie të Tërstenikut, Cangonjit, Kapshticës e vetë qytetit të Bilishtit .
Nga kjo
ofensivë e pashpallur zyrtarisht e fashistëve helenë, u vranë dhjetëra ushtarë
e civilë shqiptarë dhe po ashtu mbetën si kërrma të ngordhura pranë postave
tona kufitare, kufomat e qindra ushtarëve grekë, të cilët s’ia kishin dalë dot
që të hynin më tej në tokën tonë.
Helenët
s’ia dolën as në qëllimin që patën për të marrë krahët e partizanëve grekë të
cilët kishin gjetur pikën e fundit të rezistencës në malin e Gramozit, pasi
përballja me ushtarët tanë në kufi i pengoi në implementimin e kësaj strategjie
të tyren.
Më pas, pala
humbëse e asaj lufte civile, pra partizanët grekë, civilët dhe shumë sllavofonë
të atyre anëve në kufi me Devollin, pra banorë të Follorinës, Kosturit, Selanikut
etj, të gjithë më parë kaluan nga Shqipëria, ku u ushqyen, pritën e kuruan, para
se të largoheshin drejt vendeve ku emigruan.
Edhe në
këtë rast, ne shqiptarët vumë shpirtin tonë të madh, përmbi ndjenjat normale të
armiqësisë totalisht të justifikuar që mund të kishim pasur ndaj fqinjëve tanë.
Ashtu siç
edhe kishim bërë me çdo hebre i cili ishte gjendur brenda kufijve tanë, para
dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Aq e
fortë ishte ndjenja jonë e mikpritjes, sa as autoritetet pushtuese gjermane, në
Shqipëri nuk ja dolën dot të zbatojnë qëllimet e tyre eliminuese ndaj atij
komuniteti të vuajtur.
Askush, si
nga populli i thjeshtë, pa përjashtim rajoni apo feje, apo si nga zyrtarët
shqiptarë të institucioneve shtetërore të administruara nga pushtuesit, asnjë
prej tyre nuk mori pjesë në ato plane dhe për rrjedhojë llogjike, askush nuk
dorëzoi qoftë edhe një hebre të vetëm tek nazistët.
Më parë
po aq edhe Mbretëria Shqiptare, pati kontribuar mjaft në favor të asaj çështje,
duke i dhënë jo vetëm strehim por edhe dokumente shqiptare, shumë hebrejve të
tjerë.
E gjithë
kjo kryevepër historike e popullit tonë dhe e Shqipërisë, u kurorëzua pas lufte
me faktin që numri i hebrejve në territorin tonë ishte shumëfishuar në krahasim
me shifrat e parakonfliktit.
E gjitha
kjo, ndërsa tjetërkund në Europë, kishte vende të cilët nga miliona hebrej të
paraluftës, tanimë s’numëronin më në mes të nënshtetasve të tyre, as e edhe një
hebre të vetëm.
Vendi
jonë e luajti rolin e tij edhe në 1948-ën kur e njohu shtetin e ri të Izraelit.
Vepra e
popullit dhe shtetit tonë, e familjeve dhe njerëzve të thjeshtë shqiptarë, nderohet
me meritë të veçantë në muzeun Yad Vashem.
Ajo luftë
traumatike, mori jetën e mijëra shqiptarëve, të vrarë shpesh jo vetëm në
përballje dhëmb për dhëmb me okupatorin nazifashist.....
-Por edhe
në përplasje të përgjakshme mes njëri-tjetrit, mes komunistësh idealistë, të
cilët pak dinin për paktet filosllave të “udhëheqësve” të tyre me Titon dhe
nacionalistësh ngurrues, të cilët me pavendosmërinë për të luftuar apo jo
kundër rivalëve politikë, praktikisht ua dorëzuan vendin për 45 vitet e
mëpasshme këtyre të fundit.
Luftë që
u shënua edhe nga njolla të tmerrshme si Masakra e Tivarit, ku mijëra shqiptarë
të tjerë nga trojet e mbetura jashtë Shqipërisë, u prenë në besë nga
bashkëpuntorët shqiptarë të Titos (apo më mirë thënë, nga boshnjaku i rënë në
Shkodër, i cili më pas mori në dorë frenat e Partisë së Punës, pas vdekjes së
Enverit) dhe u dërguan në atë qytet dikur shqiptar, ku edhe u sharruan nga
plumbat e mitralozëve jugosllavë derisa asnjë prej tyre nuk mbeti më i gjallë.
Apo luftë
që na la si dëshmi për të mos u harruar edhe 4 shkurtin e 1944-ës dhe masakrën
e 84 civilëve Tiranas.
Gjë që
sërish nga dëshmitarë të kohës, si për shembull familja ime, kujtohet ende e
freskët, kur një tufë injorantësh, pseudo-shqiptarë vërshuan lagjeve të Tiranës
duke kërkuar të pafajshëm për të vrarë, në vend që të dilnin e të luftonin në
fushëbetejë.
Në këtë
kërkim të verbër për viktima të impotencës së tyre, ata për shembull, kishin
dalë të gjuanin për njerëz për të ekzekutuar, dhe në këtë rast, emrat dhe
mbiemrat ortodoksë të familjes së gjyshërve të mi në atë lagje të Tiranës u gjendën në listën e
tyre të zezë.
Familje
që u mor me dhunë që të vihej para murit dhe të pushkatohej për shkak se në
mendjen e cekët të atyre kriminelëve, feja ortodokse shqiptare, s’bënte
ndryshim nga ajo e sllavëve apo rusëve.
Ndërkohë
stërgjyshja ime debatonte me ta duke u sugjeruar me forcë, që :”Po të kishin
gjë me rusët, çfarë kërkonin atëherë në Tiranë?-Le të shkonin e të luftonin në
Stalingrad po t’ua mbante e pasmja e mos merreshin me shqiptarët”!
Këta
vrasës, që ngjyen duart në gjak shqiptar po aq sa ç’bënë edhe komunistët të
cilët vranë sa mundën vëllezërit e tyre shqiptarë antikomunstë, ata për fat nuk
ia dolën dot në qëllimin e tyre, për shkak se gjyshja ime e mitur në moshë në
atë kohë, vrapoi tek familjet e nderuara kosovare të Bishqemëve dhe Kryezinjve,
të cilët ndërhynë dhe ndalën zgjerimin e kësaj masakre dhe njëkohësisht
shpëtuan edhe famijen e gjyshërve të mi.
Pas lufte,
tragjedia vazhdoi akoma dhe pinjollët e këtyre familjeve të respektuara, u
pushkatuan nga komunistët sapo Tirana ra në dorë të tyre.
Më vonë, 1999-a
vuri edhe njëherë po të ishte nevoja në pah, shpirtmadhësinë shqiptare, kur ne
dhe shteti jonë shqiptar, hapëm dyert për qindra-mijëra bashkëkombas nga Kosova
në flakë, të cilët u detyruan me forcë, të largoheshin për në territorin
shqiptar, apo edhe në FYROM, ku edhe aty si në Shqipëri, u strehuan në vatrat e
ngrohëta, të shqiptarëve të thjeshtë.
Shqipëria
s’kishte as dy vjet që pati dalë nga një “gati luftë civile”.
Serbët
dhe Millosheviçi, uronin që me një gur do të mund të vrisnin dy zogj dhe në të
njëjtën kohë do të zbraznin Kosovën nga shqiptarët, duke destabilizuar si
Shqipërinë e supozuar të dobët, po aq edhe Maqedoninë me ekuilibra të thyeshëm
etnikë.
Por
Shqipëria doli shumë më e fortë nga ç’mendohej, ishte e aftë të mirëpriste dhe
të ndante bukën e gojës me disa qindra mijë bashkëkombas kosovarë.
Palët
politike në Tiranë pushuan luftën tradicionale dhe i lanë vendin një paqeje mes
tyre, e cila zgjati fiks deri sa lufta në Kosovë përfundoi me sukses.
Prandaj
sot s’ka fare kuptim, që shumë njerëz sa të painformuar aq edhe dashakeqës, të
bëjnë ndarje a budallallëqe të këtij lloji, mes opozitës së djathtë të atyre
viteve, apo qeverisë shqiptare.
Kryeministri
aktual shqiptar, atëherë në opozitë, kishte rolin e tij gjatë kohës kur pati
qenë në pushtet, për çështjen e Kosovës.
Por po aq,
rol kishte edhe qeveria e kohës, e cila kishte ardhur në pushtet me anë të një
“Revolucioni Komunist” tipik brenda për brenda Shqipërisë, por e cila përsa i
përket qëndrimeve kundrejt Kosovës, ishte në sintoni të plotë me opozitën dhe
amerikanët.
Kush flet
sot për tradhëtira, apo pallavra të tilla, duhet të dijë, që gjatë luftës së
Kosovës, në pushtet ishte e majta, me dy kryeministra të saj dhe kështu, që nga
kampet e UÇK-së, armët e saj, pritja e të zhvendosurve nga Kosova, përgatitja e
ushtrisë tonë etj, bëhej nën kujdesin e qeverisë shqiptare.
Prej
këtij unifikimi të qëndrimeve në Tiranë, Shqipëria luajti me efektshmëri të
admirueshme, rolin e saj në atë luftë shumë të suksesshme për popullin tonë
Po aq
qeveria jonë ishte e aftë, të armatoste rezistencën shqiptare në brendësi të
Kosovës, të krijonte hapësira ku luftëtarët shqiptarë dhe UÇK-ja të
trainoheshin për luftën që po bëhej.
Ushtria shqiptare, sa herë u pa e nevojshme, ndali secilën tentativë të komandove speciale serbe dhe u shkoi në ndihmë me tanket e saj, fshatarëve të Kukësit apo Tropojës, të cilët me armë në dorë u përballën me serbët sa herë që ata vunë këmbë në tokën tonë.
Këto janë
vetëm një sërë të vërtetash e faktesh që duhet të na bëjnë që në mos të ndihemi
ca krenarë, të paktën t’a respektojmë vetveten si shqiptarë.
Po t’a
shoqërojmë këtë me të kaluarën tonë vërtet të madhe, atëherë arsyet që të
ndihemi mirë me veten tonë dhe për të falenderuar Zotin që jemi “SHQIPTARË”, ato bëhen të
shumta.
Pastaj, larg
nga e kaluara jonë, na shfaqen mbretërit Ilirë...Bardhyli, Teuta, Genti, Agroni,
Skerdilajdi, Monuni.
Na
thërrasin për të na kujtuar se kush jemi......Pirro i Epirit, i cili akoma na
kujton, se shqiptari lufton deri tek luftëtari i fundit, por në fund fiton.
Po nga
familja e tij e madhe, duket aty Myrtali apo Olimbia, nëna e Aleksandrit të
Madh, djalit me nënë Ilire dhe baba gjysëm Ilir (Filipi i cili të ëmën e kishte
Ilire nga fisi i Lynkestëve), i cili iu imponua një bote të tërë, e cila akoma
sot e adhuron dhe kërkon t’a përvetësojë, siç ende bëjnë helenë e
sllavë-fyromas.
Aty shohim
Justinianët e mëdhenj të Bizantit, komandantin dhe gjeneralin legjendar Belisar
dhe gjakun ilir që i vlonte ndër vena, njeriun që mundi fisin e tmerrshëm
gjermanik të Vandalëve dhe i cili ripushtoi Kartagjenën, duke rikthyer lavdinë
në Kostandinopojë.
Ky pasazh
nëpër faqet e historisë, na takon me Kostandinin e Madh, ilirin që ndau
Perandorinë Romake në dy pjesë dhe i cili i siguroi me këtë lëvizje të mençur, Bizantit
edhe 1000 vite jetë të mëtejshme.
Krah tij,
qëndron krenar Diokleciani, iliri tjetër, ushtaraku i i fortë, që stabilizoi
perandorinë dhe më pas i qetë e la pushtetin.
Aty duken
edhe të paktën disa nga Papët me origjinë shqiptare-ilire të Romës.
Janë Shën
Eleuteri nga Nikopoli (Preveza e sotme);
Shën
Urbani I;
Shën Kai
me origjinë nga Salona e Dalmacisë
;Papa
Gjoni IV nga Dalmacia ilire
;Papa
Pali IV, gjatë kohës së të cilit u botua edhe “Meshari” i Gjon Buzukut, libri i
parë i njohur në gjuhën shqipe.
Deri tek
Papa Klementi i XI (Albani), gjatë fronit papnor të të cilit, u mbajt “Koncili
i Arbërit” ku u mor vendimi për hapjen e shkollave shqipe dhe botim të librave
në gjuhën tonë.
Pas tyre
vjen natyralisht Nëna jonë Tereza, shqiptarja humaniste e njohur dhe e
vlerësuar nga gjithë bota.
Ky është
udhëtimi jonë mitik në këtë të kaluar legjendare që kemi, e cila nuk ka as edhe
një gjë më pak se historia e jo vetëm fqinjëve tanë, shumica e të cilëve me
origjinë të ulët plebeje barbare, por edhe se shumë kombe të tjera sot të
mëdhaja e të fuqishme të Europës
Kalim
nëpër historinë tonë, që përshëndetet edhe njëherë ngrohtë me Gjergj Kastriotin
Skënderbeun dhe princërit e Lidhjes së Lezhës dhe në fund vjen deri në ditët
tona.
Rrugës, të
paktën unë, por sigurisht edhe të tjerë ndoshta, kam vënë re diçka të veçantë.
Se katër
nga ushtarakët dhe komandantët më madhështorë të historisë botërore, kanë pasur
padyshim në venat e tyre, gjakun tonë iliro-shqiptar.
Bëj fjalë
për Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Belisarin dhe Gjergj Kastriotin!
Jo pak
për një popull të vogël disamilionësh, që mezi ia ka dalë të mbetet në faqet e
historisë dhe që jo rrallë ka shkuar deri në buzë të humnerës, duke rrezikuar
edhe zhdukjen.
Shumë
shqiptarëve të sotëm, këto fakte u duken të parëndësishme, apo të kapur shpesh
nga atdheurrejtja infektive delirante, ata këto të dhëna të pakundërshtueshme, kanë
edhe guximin e marrë që t’i refuzojnë.
Po e
mbyll me një shembull.
Para disa
vitesh kam qenë në Katedralen e Shën Sofisë në Stamboll.
Kishë e
cila dikur ishte më e madhja dhe e bukura e gjithë krishtërimit.
Por po
ashtu, ajo është një kishë e ndërtuar nga perndori ilir i Bizantit, Justiniani
i Madh.
Atë ditë,
duke u endur nëpër korridoret e ngushta anësore të kishës në fjalë, u ngjita në
zonën e llozhave dhe atje hasa disa ikona të lashta.
Në njërën
prej tyre ndodheshin figurat e Shën Justinianit dhe Shën Kostandinit!
I pashë, i
lexova dhe nisa të flas me shqiptarë të tjerë që ndodheshin pranë meje dhe t’u
thosha me entuziazëm se bëhej fjalë për dy shqiptarë dhe kjo për mua ishte një
krenari e veçantë.
Por
përgjigja e vetme që mori hareja ime nacionaliste, ishtin fjalët e vrazhda, të
një djali thatim dhe të shkurtër, edhe ai shqiptar si unë, i cili m’a preu
fjalën me pahir....”Po ça thu ti, pse more na i bëre të gjithë shqiptarë ti”!
Kështu
pra, të huajt e fqinjët tanë, s’kanë fare pse të lodhen, se ne jemi shpesh më
armiq të vetes se të gjithë ata së bashku.