Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: XhonTurqit dikur dhe Neo-Otomanët sot!
E shtune, 02.06.2012, 12:00 PM
XhonTurqit
dikur dhe Neo-Otomanët sot!
Nga Elvi Sidheri
Në vazhdë
të disa shkrimeve të tjera, po merrem edhe kësaj rradhe me turqit dhe bëmat e
tyre.
Pse m’u
kujtuan pikërisht XhonTurqit dhe jo lëvizje të tjera turke apo me një frymëzim
otoman?
Ndoshta për
shkak të kushteve historike, ose më tepër sepse ideja e sotme Neo Otomane përputhet
kryekëput me qëllimin që këtu e njëqind vjet më parë, XhonTurqit i kishin vënë vetvetes.
Ishte
fillim shekulli i Njëzetë dhe Perandoria Osmane ishte rrudhur, ngushtuar dhe në
Ballkan i patën mbetur vetëm ca copëza Edreneje, Maqedonie dhe pikërisht Shqipërie.
Asgjë në krahasim
me territoret që perandoria e tyre pati poseduar ca shekuj më parë, gjatë apogjeut
të zgjerimit të saj.
Muret
mbrojtëse të Vienës tashmë dukeshin aq të largëta sa edhe ëndërrat në diell për
një perandori madhështore e cila sa vinte e sfilitej më shumë dhe s’e mbante
dot më ritmin e kohës dhe garën me zhvillimin e rivalëve të saj.
Porta e
Lartë që dikur i kishte kallur datën Europës, duke kërcënuar seriozisht
integritetin territorial dhe kulturor të Perëndimit, tanimë mundej vetëm të mbijetonte
falë “kujdesit” ndaj saj prej kryesisht Britanikëve, të cilët e shihnin me
dyshime të forta një ekspansion të mundshëm të Perandorisë Ruse Cariste drejt
Stambollit dhe mbi të gjitha ngushticave të Bosforit dhe Dardaneleve.
Kjo pati
bërë që Rusët të ishin ndalur disa herë në avancimin e tyre të pafrenueshëm për
në kryeqytetin perandorak osman dhe po aq kjo pati qenë arsyeja që kukulla ruse
në Ballkan, Bullgaria e sapoformuar si shtet më vete, të ishte evituar që të zgjerohej
siç patën parashikuar rusët në 1878-ën.
Osmanët
dhe Perandoria e tyre lënguese, ishin etiketuar përfundimisht si “I sëmuri i
Bosforit”.
Popujt që
ende ndanin fatin dhe mënxyrat që vinin si rrjedhojë e kësaj bashkëjetese të detyruar
me turqit, edhe ata për pasojë s’kishte se si të mos merrnin pjesën e tyre nga
kjo sëmundje vdekjeprurëse që përhapej nëpër gjithë perandorinë e mbetur.
Ashtu si
AIDS sot konsiderohet një sëmundje pa shërim, por e cila mundet vetëm të parandalohet
në njëfarë mënyre, ashtu edhe dekadenca e pashmangshme e shtetit osman, maksimumi
mund të shtyhej për ca kohë akoma.
Por ndërsa
Fuqitë Europiane që ende s’e kishin mbledhur mendjen që t’i jepnin shqelmin përfundimtar
Perandorisë së mbaruar në fjalë, neve shqiptarët dhe popujt e tjerë që akoma
frymonin nën të njëjtin ajër të ndotur nga prezenca osmane, kishim nisur të shfaqnim
simptomat e para që vinin nga efektet
shfarosëse të kësaj sëmundje anadollake.
Mes nesh
shqiptarëve për shembull, kryesisht këto efekte patën rezultuar me një ndarje
edhe fragmentarizim edhe më të theksuar se ç’pati qenë edhe më parë gjatë historisë
tonë të gjatë.
Tashmë fillimi
i shekullit të XX-të, epokë zhvillimi të padëgjuar ekonomik, industrial, kulturor,
filozofik e artistik, neve na gjente të përçarë në 4 fe të ndryshme, të izoluar
gati totalisht nga Europa të cilës historikisht dhe me të drejtën e Zotit i përkisnim
ngahera.
Po ashtu
koha për neve jo vetëm dukej të ishte ndalur në vend, por për më keq, stadi i
zhvillimit tonë ishte kthyer deri diku si 2000 vjet më parë, pra në ndarjen
edhe më tepër të shoqërisë sonë në fise dhe krahina të ndryshme, siç patën qenë
edhe gjyshërit tanë Ilirë njëherë e një kohë.
Por nëse
Ilirët atëherë ja patën dalë që shpesh të bashkoheshin dhe të krijonin disa
formacione shtetërore me mbretër mitikë si Teuta apo Bardhyli dhe Pirroja i
Epirit dhe me mbretëri si ato Ilire, Dardane dhe Epirase, shqiptarët modernë kishin
gati 450 vjet që s’dinin as për bashkim e as për shtet të tyrin.
Përparimet
mesjetare me krijimin e Principatës së Arbrit apo dominioneve të tjera të Princërve
të shumtë arbërorë dhe më pas bashkimi i madh me në krye Gjergj Kastriotin, u
shumëzuan me zero, pas pushtimit final nga osmanët dhe fillimit të kohëve të errëta
për shqiptarët.
Kohë të errëta
që popullit tonë i ripërsëriteshin për më tepër!
Si në shumë
gjëra të tjera, edhe për këtë rekord unik, ne jemi rast i veçantë në historinë botërore.
Sepse të tilla
kohë patëm përjetuar edhe pas rënies së Perandorisë Romake dhe suljes së egër
drejt tokave tona, të fiseve gjakatare sllave, të cilët rrënuan qytetet Ilire, shkretuan
prapatokën tonë, vranë e asimiliuan në rracën e tyre çfarë mundën dhe zunë me
dhunë shumicën e territorit të jetuar nga Ilirët e lashtë.
Nga ajo
periudhë mezi ia dolëm të dilnim gjallë dhe me një gjuhë e identitet akoma të tonin.
Shumë popuj
të tjerë, më të mëdhenj dhe fuqishëm se i yni, ishin zhdukur apo asimiluar
totalisht si pasojë e vërshimeve të ngjashme, por me ne kjo nuk ndodhi!
Galët apo
Keltët, të cilët dikur patën mbuluar me farën e tyre gati gjithë Europën perëndimore,
ata shtriheshin që nga Sllovenia e sotme ku takoheshin dhe përziheshin sipas shumë të dhënave me
fiset me veriore të Ilirëve, e deri në Italinë e veriut, Austrinë aktuale, gjithë
Francën moderne dhe shumicën e gadishullit Iberik.
Prej tyre
në ditët tona kanë mbetur shumë artefakte arkeologjike, mjaft emra vendesh si
Bretanja në Francë, Belgjika që rrjedh nga fisi Kelt i Belgici apo edhe rajoni
verior spanjoll i Galicia-s.
Gjuha e
tyre e cila dikur dominonte ato anë të Europës dhe që më pas u mund nga si
fillim Latinishtja e Romakëve dhe më pas nga dialektet gjermanikë të barbarëve
veriorë-skandinavë, ajo sot flitet periferikisht vetëm në ndonjë cep të Irlandës,
apo në ishuj të largët të Skocisë dhe në jugun ekstrem të Anglisë.
Kaq ka
mbetur nga ai popull që atëherë i jepte tonusin Europës.
Ata u
zhdukën e u përfshinë në krijimin e popujve të cilët i pushtuan, mes Romakësh, Visigotësh
e Frankësh gjermanikë dhe Saksonësh e Normanësh në Britani.
Barbarët
që pushtuan tokat e tyre, ia dolën që kulturën Kelte dhe gjakun e atij populli
fisnik, t’a fshijnë apo thjesht t’a përfshijnë në identitetin e shteteve të tyre
dhe të popujve të rinj francezë, spanjollë e anglezë që u krijuan si pasojë e këtyre
zhvillimeve historike.
Çfarë ndodhi
me neve ndërkohë?
Mbi
territorin tonë jetësor Ilir, u hodhën herë veç e veç e herë njëkohësisht, Ostrogotë
gjermanikë, Avarë, mongolë-Hunë shkretues me Atilën e tmerrshëm në krye, Sllavë
të cilët me zjarr e hekur zinin tokat tona e më vonë mongolë të tjerë Turq që mbyllën
kështu kuadrin e përgjakshëm të barbarëve të uritur për gjak dhe troje Ilire.
Ky
seksion ka sigurisht edhe një nënseksion barbarësh të tjerë të cilëve padyshim
u ka rënë udha nga anët tona dhe këtu duhen përmendur patjetër Bullgaro-turqit,
Tartarët e mongolo-turqit e tjerë të ardhur pas bishtit të osmanëve dhe pushtimit
të tyre. Keltët tashmë janë zhdukur dhe gjallojnë ende vetëm me Irlandezët e sotëm,
por edhe kushurinjtë tanë Dako-Thrakë në verilindje të Ballkanit po aq u
romanizuan komplet duke u transformuar në Rumunët e ditëve tona dhe humbën gjuhën
e tyre nga e cila u kanë mbetur në përdorim aty-këtu disa qindra fjalë të cilat
gjejnë kuptim vetëm në shqipen moderne.
Me Ilirët
kjo gjë s’ndodhi!
Ata i
rezistuan më parë me disa dhjetëvjeçarë luftë Romakëve dhe më pas sidoqoftë nuk
e humbën gjuhën dhe traditat e tyre të veçanta, të cilat vazhduan t’i dallojnë nga
popullsitë latinisht-folëse.
Po kështu
Ilirët e paromanizuar ia dolën që së bashku me Ilirët apo Dakët e tjerë të latinizuar
t’u ngjiteshin maleve tona të paepura apo të mbylleshin në qytetet e mirëfortifikuara dhe që aty t’ua linin përkohësisht
fushat pjellore sllavëve barbarë, por për t’u kthyer edhe njëherë më pas dhe për
t’i rimarrë tokat e tyre.
Nga ajo
periudhë, në trojet shqiptare mbeten një mori toponimesh sllave që dikush do
kishte bërë mirë që tashmë t’i kishte hequr me kohë dhe përveç kësaj, pak gjëra
të tjera mund të na kujtojnë kalimin traumatizues të sllavëve në vendin tonë.
Kështu
pra ne dhe paraardhësit tanë Ilirë e Arbër, kemi pasur fatin e veçantë që në historinë
tonë të jemi përballur (përbaltur po ashtu!) me dy palë kohëra të errëta!
Njëra me
prurjet barbare sllave dhe tjetra me vërshimin turko-osman drejt vendit tonë.
S’do shumë
mend të kuptohen arsyet e shumë prej problemeve me të cilat ballafaqohemi përditë
për shkak të kësaj trashëgimie unike, të farkëtuar me gjurmë barbarësh sllavë e
turq.
Pakkush
do t’i kishte rezistuar një përzjerje atomike të tillë, por neve vetëm me ekzistencën
tonë, provojmë ditë pas dite se jemi një evidencë e gjallë suksesi në këtë drejtim.
Për të riardhur
tek XhonTurqit tanë, vitet kur ata erdhën në pushtet, ndër të tjera me ndihmën
thelbësore të elementeve joturq në perandori dhe përgjithësisht me mbështetjen
e shqiptarëve, ajo kohë ishte edhe kufiri i jetës së perandorisë së tyre.
Gjërat
kishin ardhur aty ku s’mbante më dhe Fuqitë e Mëdha po përgatiteshin që të shqyheshin
mes tyre dhe tashmë s’ia kishin më ngenë të sëmurit pa shërim të Bosforit.
XhonTurqit
(Jeunes Turcs-Turq të rinj), e kishin kuptuar që gropa e varrit për perandorinë
e tyre ishte hapur dhe varrëmihësit, arabë, rusë, ballkanas e europianë po përvishnin
llërët (mëngët) me lopatë në dorë për t’i hedhur një dorë dheu të qelbur osmanërisë
të plagosur për vdekje.
Prandaj
ata u premtuan popujve të skllavëruar të perandorisë liritë minimale.
Ata dhanë
fjalën e turkut (aspak të besueshme domethënë) se do të lejonin që popujt
joturq që të mësonin në gjuhën e tyre dhe se do t’u jepej një lloj autonomie
brenda perandorisë.
Por menjëherë
sapo morën pushtetin, i harruan sa hap e mbyll sytë premtimet e tyre në erë dhe
ia nisën me vrull e furi që të zbatojnë planet për t’a shëndrruar shtetin e
tyre multietnik dhe fetar, në një ngrehinë vetëm TURKE!
Këta të vetëquajtur
si “të moderuar” në të vërtetë dolën që të ishin, sidomos duke pasur parasysh
epokën në të cilën erdhën në pushtet, në raportin kundrejt shqiptarëve, shumë më
agresivë, diskriminues, gjakatarë dhe asgjësues se sa turqit e vjetër që për 5
shekuj patën bërë edhe ata kërdinë mes nesh.
Jo për
habi, atëherë edhe plasën kudo në trojet shqiptare kryengritjet e mëdha
shqiptarë që e tronditën nga themelet perandorinë osmane.
Kjo
ndodhi sepse XhonTurqit dhe pushteti i tyre u sulën edhe më egërsisht se
paraardhësit e tyre, kundër çdo elementi të identitetit tonë nacional.
Ata synonin që me një goditje përfundimtare të mbaronin njëherë e mirë punë me gjuhën, traditat e lashta shqiptare, arsimin, fenë dhe veshjet tona karakteristike që aq bukur tregonin veçantinë e qënies sonë si popullsi e rrallë me rrënjë antike në këtë tokë.
Pra të fshinin
atë që mbetej nga ekzistenca jonë, të pastronin perandorinë e tyre nga gjithçka
shqiptare!
Jo rastësisht
për shëmbull, fshatrat e Tiranës sipas shumë të dhënave, veshjet e tyre të mrekullueshme
tipike shqiptare, i ndërruan me poturet, tirqët e benevrekët turq, vetëm në fillim
të shekullit të kaluar, si pasojë e presionit në rritje të ushtruar nga
autoritetet turke.
Po kështu,
në shumë zona rreth kryeqytetit të sotëm të Shqipërisë, apo në verilindje të vendit,
si dhe në Malësitë e Karadakut apo Kosovë, shumë të krishterë, nën po të njëjtën
shtypje e lanë fenë dhe u kthyen në religjionin e pushtuesit, vetëm në fundshekullin
e 19-të, ndërsa në të vërtetë perandoria e osmanëve pati marrë përfundimisht të
tatëpjetën historike.
Sa më shumë
shteti i tyre rrokullisej në greminë, aq më tepër osmanët kthenin sytë nga neve,
me shpresën dhe qëllimin që të na konvertonin përfundimisht me hir e pahir në turq
dhe si të tillë pastaj të na përdornin si baza të sigurta filoturke të lëna
prapa në Ballkan.
Përballë këtij
sulmi vendimtar dhe tejet të ashpër të XhonTurqve dhe makinerisë dallkauke
osmane, u gjend si një shkëmb i vërtetë Rilindja jonë Kombëtare e cila ia
dedikoi të gjitha energjitë dhe forcën e saj, luftës së pakompromis për një Shqipëri
të lirë dhe shmangies së djegies së vendit tonë si pasojë e prezencës, veprave
dhe trashëgimisë turke.
Ajo ishte
Elita jonë intelektuale vizionare që shihte përtej gjëndjes tragjike ku dergjej
Shqipëria e asaj kohe.
Nëpërmjet
traktateve filozofike si “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bënetë” të të madhit
Sami Frashëri, vendit tonë i jepej ndërgjegjësimi për atë ç’do të thotë të jesh shqiptar dhe për
çfarë vendi jonë do të duhej të ishte në një të ardhme.
Nga ana tjetër
Naim Frashëri, XhonTurqve dhe gjithë osmanlinjve dhe mbështetësve të tyre
shqipfolës, u përgjigjej flakë për flakë me “Ti Shqipëri me jep nder, më jep
emrin SHQIPËTAR”.
Sepse në ato
kohëra të turbullta, por për fat të keq edhe sot, ka mjaft nga ata që nderin e
gjejnë dhe e kërkojnë tjetërkund, tek vëllai turk, pensioni helen apo duke
shitur bijat e tyre malësore tek 70 vjeçarët impotentë maqedonas-sllavë apo
edhe tek ndonjë katundar brekëgrisur serb.
Po aq
Naimi vigan, kumbonte me vargjet e tija me “Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa
e dlirë”!
Kjo i
dedikohej me siguri turqishtdashësve të asaj kohe, si dhe atyre që ishin dhe
janë akoma të dhënë pas gjuhës së helenëve apo kujtdo tjetër, por që harrojnë qëllimisht
se gjuha jonë figuron në listën e gjuhëve më të vjetra autentike, autoktone dhe
engimatike të të gjithë historisë botërore.
Një gjuhë
e folur dikur në gjithë anën jug-veri-perëndimore të gadishullit tonë, si dhe
me shumë mundësi edhe në ekstremin verior të Italisë së sotme dhe po ashtu
jugun Italik nga popullsitë Iliro-Italike, Mesapë e Japigë.
Por kjo
gjuhë Ilire filtej dhe kuptohej gati 100% edhe nga Maqedonasit e vërtetë antikë,
gjë që dëshmohet edhe nga burimet e historianëve të kohës dhe njëkohësisht
ishte me anë të një dialekti tjetër edhe gjuha e Dakëve dhe Thrakëve të lindjes
së Ballkanit, gjuhët e të cilëve gjurmët e vetme të mbetura nga e kaluara e
tyre, i kanë në shqipen moderne.
Naimi
perlat e tij i mbyllte me “Dielli për Shqipërinë lind në Perëndim...(pra Europë
e jo Azinë e turqve)”.
“Për
rilindasit tanë, PERËNDIMI dhe jo Jeruzalemi apo Meka, ishin dhe duhet të jenë gjithmonë
drejtimi ynë, shpëtimi dhe qëllimi për neve”.
Nga aty
gjithmonë dikush ka dashur të na shkëpusë me forcë dhe përherë me shikimin nga
Perëndimi, jemi ngjallur e jemi çliruar nga zgjedhat e ndryshme duke ia dalë të
rikrijojmë nga shkrumbi dhe asgjëja e lënë prapa nga pushtuesit e rradhës, ekzistencën
tonë shqiptare.
Vëllai i
tretë i kësaj familje mitike shqiptare nga Përmeti, Avdyli, i printe Lidhjes së
Prizrenit dhe mbronte me fjalë e armë në dorë, tokat tona që ishin vënë në shitje
në mënyrë të pacipë nga autoritetet turke tek fqinjët tanë grabitqarë.
S’e di ç’do
mendonte tani Avdyli a patriotët e tjerë pjesëmarrës në Lidhje, po të shihnin
hijen e rëndë turke dhe turqishtfolëse që ka përfshirë qytetin në fjalë?
Sa Vëllezërit
Frashëri edhe De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Kristoforidhi, Ndre Mjeda etj, të
gjithë punuan me vetëmohim për zgjimin e ndërgjegjes tonë të dëmtuar kombëtare.
Puna e
palodhur e këtyre mendjeve të ndritura, e kombinuar me luftën në terren të kryengritësve
shqiptarë, me trimërinë e komitëve të Çerçiz Topullit e Themistokli Gërmenjit
me shokë, të Isa Boletinit e Elez Isuf Dibranit, si dhe njëtrajtësisht në vijë të
drejtë me sforcot e Qirjazëve në Korçë e Manastir për mësimin e gjuhës shqipe, gjithë
këto përpjekje, bënë që qëllimet ogurzeza të XhonTurqve të mos realizoheshin
plotësisht në Shqipëri.
Por
XhonTurqit e dikurshëm, pasi na lanë si efekt fshatarët gdhë dhe injorantë, shpesh
sllavishtfolës që u ngritën me thirrjen groteske Dum Babën dhe dogjën Shqipërinë
e mesme në emër të kthimit nën sqetullën e palarë dhe kutërbuese të Sulltanit, ata
ia kanë arritur që të kenë pasues të denjë tek mjaft pseudointelektualë të sotëm.
Njerëz që
vetëquhen “Analistë”, tipa që i shikon të vërtiten nga njëra studio në tjetrën,
nga një TV që anon djathatas, tek një tjetër me tendenca të forta majtiste.
Dhe e
bukura është që mbajnë përherë ison e të njëjtës këngë, duke përsëritur në pafundësi po ato broçkulla.
Tipat e
tillë, duke qenë apo jo të ndërgjegjshëm, i bëjnë një nder të pallogaritshëm
Neo-Otomanizmit me pallavrat e tyre të përnatshme, ndërsa majmen në lekë e bëjnë
miliona me honorare jashtëzakonisht të larta për çdo pjesëmarrje në një emision
televiziv.
Opinionet
e tyre variojnë në tema të ndryshme, por paevitueshmërisht bashkohen në shpërndarjen
në eter të vjelljes së vrerit e pështyrjes rregullisht mbi çdo gjë të pastër
shqiptare.
Këta janë
FiloTurqit e Rinj, jo debilët e tipit Haxhi Qamil i 1914-ës e të 2012-ës (pa e
mohuar që edhe sot ka shumë e shumë ithtarë të veprave, ideve dhe qëllimeve të atij
fshatari të pagdhendur nga Sharra), njerëz e gjindje e ulët pra, që vijnë vërdallë
me tespije në duar duke vrarë kohën e sharë kë të mundin veç Babës Turk e që njëkohësisht
këpusin mufka me Sulltan e Erdogan.
FiloTurqit
e Rinj janë kategoria e individëve që lehin tërbueshëm në art, filozofi dhe
gjeopolitikë e janë bërë mjeshtër të vërtetë në ilustrimin me përdëllim të rrallë
të të mirave të Turqisë dhe të të këqinjëve shqiptarë mosmirënjohës.
Nuk ka
copë edhe një emision të vetëm, pa përjashtim kanali ku të transmetohet, në të cilin
po u mor përsipër të flitet për figura si Skënderbeu, Ilirët, lashtësia jonë, gjuha
shqipe, rilindasit a çfarëdo gjë tjetër që na nderon historikisht, atëherë do të
lëshohen mallkime e poshtërime të pakufijshme ndaj origjinës sonë dhe do të tentohet
të përçudnohen një nga një secili personalitet i yni kombëtar.
Këta njerëz,
që vetveten e kanë shpallur si korifej të mendimit shqiptar, janë qartësisht të
idesë, se duke errësuar gjithçka të mirë ka vendi dhe kultura e tyre, atëherë ata
vetë do të mbeten hipotetikisht përmbi baltën që do ketë mbuluar gjithë ç’ka
rrotull.
Kështu do
dallohen nga të tjerët dhe do jenë më të mirët.
Tipi i “poshteni
albanci”, shqiptarë të respektueshëm sipas serbëve në Jugosllavi, që shqiptarë vetëm
emrin kishin, pasi nuk flisnin apo shkolloheshin më në shqip dhe rrjedhimisht
shumë shpejt shkriheshin thjesht në Serbë a Turq.
Apo edhe
modeli i sa e sa të tjerëve që në Perëndim, pasi emigrojnë, si mënyrën më të mirë
për t’u ndjerë të integruar në ato shoqëri dhe për të spikatur, gjejnë që të angullijnë
(ngërdheshen si qen) dhe të nxijnë sterr realitetin e vendit dhe popullit të tyre,
duke uruar që kështu dikush t’i marrë me
simpati për shkak të mohimit të origjinës së tyre.
Pra kjo është
filozofia e “Vijmë nga Zululandi, por vetëm neve jemi njerëz, gjithë bashkëpatriotët
tanë janë vetëm zulu”.
Historia
shqiptare është plot me renegatë të tillë, sadoqë sot ka edhe nga ata që duan t’i
glorifikojnë tradhëtarët e këtij lloji dhe s’tingëllojnë më të habitshme kërkesat
për të larë me lavdi Hamza Kastriotin e Ballaban Pashën, sepse na paskan qenë edhe
ata shqiptarë?!
I vetmi
vend ku këta bukëshkalë historikë do meritonin të laheshin, do ishte një fund
pusi shumë i thellë turpi, i mbyllur mirë me një rrasë të madhe guri, nga i
cili nuk duhet në asnjë mënyrë të dalin më.
Koinçidencat
XhonTurke dhe Neo-Otomaniste janë një rishfaqje e të njëjtave pretendime, teori
dhe objektiva, të cilat shohin vetëm nga Stambolli dhe kanë si synim parësor ri-turqizimin
e shoqërisë tonë, siç dikur donin të bënin Turqit e Rinj të para një shekulli
dhe ashtu siç po mëtojnë të bëjnë Erdogani dhe teoricieni i Neo-Otomanizmit
Davutoglu.
Kontributi
në favor të kësaj këllirë-kauze (të qelbur) Neo-Otomane, vjen i shumëfishtë dhe
nga çdo drejtim i mundshëm.
Ai na
tregohet përditë, veç politikës zyrtare turke dhe deklarateve fyese për origjinën
dhe fatin tonë të përbashkët me turqit.
Këtë e
shohim në publicitetet tejet agresive të përfaqësive tregtare turke në vendin
tonë, të cilat e shpallin veten pa pikë turpi si te jenë në vendin e tyre apo
maksimumi të jenë kthyer në ndonjë ish-koloni.
Koloni
more turq, kanë qenë afrikanët a Amerika Latine, aty Spanjollë, Portugezë, Francezë
dhe mbi të gjitha Anglezët, përveçse kanë shfrytëzuar njerëzit dhe burimet
vendase, më pas u kanë lënë si trashëgimi ligjet, traditat, gjuhën, kulturën
dhe mjaft të mira që vijnë nga zhvillimi tepër i madh ekonomik dhe njerëzor i këtyre
vendeve perëndimore!
Në të kundërt
tek ne, turku ka qenë vetëm PUSHTUES!
Asgjë më shumë,
mund të thuhet edhe se në këtë pozicion, neve të pushtuarit i kemi dhënë 100-fish
më shumë nga ç’kemi marrë prej tyre.
Turqit ishin
në rolin e pushtuesit, por kulturalisht, ata ishin të kolonizuarit prej nesh.
Ata morën
kulturën, gjakun dhe aftësitë, fuqinë, mprehtësinë e mendjes sonë europiane
shqiptare.
Neve na
lanë çorbat e tasqebapin, si dhe dashurinë për thashetheme ala-turka, tendencën
për tradhëti të kthyer në institucion, paranojën, mosbesimin dhe përçarjen në çdo
fushë.
Por fara
e tyre është ringjallur dhe jeton mes telefonisë fikse dhe celulare me emrin e
simbolit tonë kombëtar Shqiponjës, produkteve të tyre tregtare që avantazhohen “misteriozisht”
dhe së fundi edhe Serialeve turke të një niveli më shumë se bastard, të cilat
po na risjellin nëpër shtëpitë tona stilin prapanik dhe mediokër turk të jetesës
orientale që me aq mund e patëm shmangur gjatë një shekulli përpjekjesh.
Sulm Neo-Otoman
që shfaqet lirshëm edhe në përkthimet turqishto-shpellare të filmave në kanalet
tona me pagesë, ku një dorë e vëmendshme dhe aspak rastësia, bëjnë që shqipja e
përdorur për të përkthyer hitet botërore të kinemave amerikane, të ngjajë gjithmonë
e më tepër me gjuhën e përdorur nga Haxhi Qamilët e para 100 vjetëve, e mbushur
me turqizma nga më të harruarat, të nxjerra nga arkivat e tuqishtfolësve urryes
të gjuhës shqipe, të cilët të paktën në Shqipëri i kishim mundur njëherë pas
pavarësisë.
Shqipja është
një gjuhë jo e madhe në numër folësish dhe si e tillë ajo është e rrethuar nga
një botë në globalizim e sipër, rrazikohet vazhdimisht nga gjuhë të tjera më të
përhapura, ndaj nevojitet që ajo të ruhet nga secila prej tyre, por mbi të gjitha
ajo do mbrojtur me forcë nga rikthimi i ngatërrimit në fjalorin e saj të mrekullueshëm,
të ushtrisë së fjalëve mongole, jo indo-europiane, turke.
Turqit
dhe turqishtja ishin të fundit dhe më të vendosurit në shfarosjen e kësaj gjuhe
dhe në shqip s’ka vend për riafrimin e tyre!
Kjo ishte
një pasqyrë e shëmbëlltyrave mes XhonTurqve dhe Neo-Otomanizmit aktual, kush do
e kupton!