Kulturë » Sidheri
Elvi Sidheri: Serbë në Libofshë?
E merkure, 27.02.2013, 07:05 PM
Serbë në
Libofshë?
Nga Elvi Sidheri
Epo ore
popull, gjithçka kisha menduar në jetë, deri që do na binte me furi ndonjë
meteor si në Rusi së fundi, por.....që do na dilnin serbë të “pazbuluar” në
katundet e Fierit, këtë s’e kisha menduar kurrë!
Isha
mësuar me Vorio-Epirët e shumtë, me minoritarë inekzistentë, me grupe të
ndryshme “subversive” të huajsh brenda shoqërisë sonë, por edhe këtë s’ma
merrte mendja!
E për të
thënë të drejtën lexues të nderuar, atë ditë që dëgjova për këtë thagmë të
rradhës (sepse të kalojë një ditë pa të tilla punë në Shqipëri s’i bëhet dot), nuk
e kisha shumë mendjen tek televizori ku ndërkohë rridhnin shkronjat me
informacionin në fjalë...
...i cili
na thoshte se ambasadori bla bla bla serb-oviç, kishte marrë rrugën për Fier
dhe aty se ç’na pati inauguruar një palo shoqatë serbësh!
Dhe
menjëherë truri filloi të më çonte njëri pas tjetrit mesazhe konfuze lidhur me
këtë temë...!
Të ketë
serbë vallë edhe në Fier??????????
Të ketë
mbetur ndonjë nga pasardhësit e Stefan Dushanit gjallë që para 700 vitesh dhe
të na jetë fshehur e kamufluar aq mirë gjithë këto shekuj, si laramanët a
kripto-kristianët në kohë të turkut dhe tani këta serbë të lashtë të na jenë
ringjallur si ndonjë feniks sllav dhe t’a kenë ngritur zërin vëndçe mu në mes
të Fierit e të Lalërisë historike në Myzeqe?
Ua, po
ç’na polli kjo punë!
Këtë
mister të denjë edhe për librin më të padeshifrueshëm deri në faqen e fundit, të
Agata Kristit, unë në ato momente të cilat ndershmërisht i quaj të “hutuara”, nuk
e zgjidhja dot!
Jo thashë,
s’ka sesi të na jenë çuar nga varri i historisë pasaardhësit e Dushanit, i cili
siç na thonë vetë historianët, në këto anë nuk e mbajti prapanicën e tij
pushtuese më tepër se pak vite, sepse e thënë thjesht dhe troç, të tillë pasues
të atij Car-i serb apo të ndonjë ekspedite tjetër pushtuese serbe, në Shqipëri
nuk ka fare.
Atëherë
truri m’u fut sërish në punë, pasi zakonisht deri sa të më vijë përgjigja e
duhur, të më ndizet llampa pra, mendja vazhdon në të sajën të punojë pa pyetur
fare për mua dhe kështu u mendova ca më thellë.
Thashë
pale, ndonjë vrakaçor, pra e thënë me kulturë, ndonjë malazez i atij fshati të
Shkodrës, ndoshta në kohë të partisë, ka zbritur gjer në Fier dhe aty do ketë
punuar në ndonjë uzinë a fabrikë...në ara-fabrika-kantiere pra siç bënin gjithë
banorët e këtij vendi atë kohë.
Tek
Azotiku apo në fushat e naftës pranë Patosit a në Ballsh diku!
Në tru më
erdhën menjëherë si shqiptar i mirë që jam edhe teori të rrufeshme konspirative
si për shembull se ky ambasadori aktual serb në Tiranë, ka vajtur e ka këputur
qafën në Fier, sepse qeveria e tij, mund të jetë kushedi e interesuar për
nëntokën naftëmbajtëse të rrethit të Fierit dhe kështu që serbëve mund t’u
interesonte ndonjë dorë minoritet i tyre aty pari!
Aha, i
kam rënë pikës e po ashtu edhe presjes, pikëpyetjes dhe pikëpresjes-thashë!
Meqë
Shqipëria është toka ku konspiracioni, agjitacioni dhe propaganda, ashtu si
edhe para dhe prapamendimi, gjejnë parajsën e zhvillimit të tyre në planetin
tonë, atëherë edhe këto hamendësime të miat, ndoshta do të kishin kuptim!
Lëre
pastaj që Albpetroli s’u shit dot!
Tak-fak ky rast u nuhat nga serbët e etur për naftën
tonë dhe menjëherë, sa hap e mbyll sytë, ambasadori i tyre, mbiu e shkriu në
Fier, duke rrëmuar për ndonjë minoritet potencial serbësh aty rrotull!
Në sytë e
mi të mjegulluar nga kjo fantazi e shfrenuar me naftë e serbë minoritarë, në
ato çaste nisa të parafiguroj ambasadorin në fjalë duke gërmuar vetë me lopatën
e tij diplomatike (e pajisur edhe ajo me shkronjat e pamunguara CD)...tokën
pjellore të Myzeqesë, në kërkim të naftës poshtë ndonjë shtëpie minoritari serb
të asaj zone.
Thashë, iku
kjo punë, vate për lesh nafta jonë shqiptare!
Edhe
naftën na e morën shkiet o njerëz!
Mendova
për fyerjen e pamatë që po u bënim jetës, veprës dhe kockave të dinosaurve
shqiptarë të parahistorisë, të cilët në ato troje kishin ngordhur miliona vite më
parë, për t’u transformuar më pas në naftë për brezat e ardhshëm të banorëve
humanë të këtyre tokave, të shqiptarëve modernë pra!
Tiranosaurus
Rex Albanensis, ndonjë mamuth shqiptar apo balenat e lashta shqiptare që akoma
ishin me këmbë e s’kishin hyrë të bëheshin peshq në det, të gjitha këto krijesa
gjigande parahistorike, deri tek ameba e parë njëqelizore shqiptare, ato të
cilat ishin fosilizuar e transformuar në naftë për neve shqiptarët e sotshëm, tani
po të na shihnin, do na këpusnin një gëlboqe (pështymë) në mes të turirit!
Sepse
neve, sipas fantazisë sime të pakufijshme në ato momente...po ia shisnim naftën,
mbetjet e atyre kafshëve të lashtësisë sonë shqiptare, po ia dorëzonim si pa të
keq një ambasadori serb i cili në atë zonë myzeqare dukej se kishte gjetur një
minoritet.
Thashë me
vete, ku janë nacionalistët, flamurmbajtësit e patriotët?!
Të
mblidhen këtu-këtu e të nisen për Fier që të mbrojnë naftën tonë nga kthetrat
grabitqare të serbomëdhenjve!
Edhe
dinosaurët dhe fosilizimin e kockave të tyre të kthyer në naftë, nuk do e lëmë
të na e marrin serbët...thashë!
Jo, kjo
është e patolerueshme!
Larg
duart serbe nga nafta dhe kujtimi i përndritur e i lavdishëm i dinosaurve, mamuthëve
e balenave tona...mendova!
Këta
serbët, s’mjafton që na kanë marrë toka e na kanë vrarë njerëz, që na vjedhin e
rrjepin prej 14 shekujsh gati, por t’i hyjnë tani edhe parahistorisë sonë, kjo
është e tepërt, kjo nuk ka të pranuar dhe duhet ndalur me çdo mjet!
...Pastaj
më kaloi momenti i frymëzimit imagjinativ dhe erdha sërish në vete.
Si nuk i
dhashë kësaj çështje një shpjegim llogjik, pasi një të tillë nuk e kishte, atëherë
e kalova të menduarin për të, në një kohë më të përshtatshme.
Dhe kjo
kohë erdhi një ditë, kur misteri i pashpjegueshëm e gjeti zgjidhjen e tij!
Serbë në
Fier nuk kishte, por në Libofshë kishte e ç’të pasur!
Në
Libofshë?????
Jo e
pamundur.
Tani
Vraka në Shkodër dhe Libofsha janë dhe ca si larg mesa di unë, s’është dhe
ndonjë rrugë e shkurtër mes dy fshatrave që të mundësonte një lidhje të tillë?!
Pastaj
serbishtfolës, ata pak që kanë qenë, ka pasur rreth Shkodrës ca kokrra dhe kaq,
se edhe serbët e malazezët në kufi me ato zona janë, çfarë t’i shpinte serbët
deri në Libofshë?
Direkt në
mendje më erdhën dy miq të mitë, të cilët janë të vetmit njerëz që njoh dhe që
kanë ndonjë lidhje më këtë fshatin që po flasim.
Njërit
prej tyre, dikur i kishte dalë një problem i vogël me gjendjen civile, pasi siç
i kishim deri para ca kohe regjistrat neve në Shqipëri prej letre, atij shpesh
ia ngatërronin gabimisht vendlindjen e tij me Libofshën, për shkak se emrat
ngjanin.
Kështu ai
në pasaportë kishte lindur në qytetin e tij, kurse në çertifikatë lindje, ishte
nga Libofsha.
Zura të
mendoja...”ke shpëtuar mirë vëlla, se do kishe dalë serb tani, shkie e keqe do
na ishe bërë”!
Ka bërë
mirë tjetri që “atdhetarisht” ka hequr dorë nga të qënurit i lindur, qoftë edhe
gabimisht në një tokë të ndotur nga prezenca e shkieve si kjo Libofsha!
Apo
ndoshta, po t’a kishte mbajtur vendlindjen si nga ai fshat, ky shoku im sot do
ishte antarësuar në shoqatën bla bla bla serbomane të asaj zone, do kishte
mësuar një dorë të mirë serbisht në shkollën private serbe të hapur tek shtëpia
e një pseudo-serbi të atyshëm dhe padyshim që ky shoku im do kishte marrë dhe
një shuk lekësh a eurosh në dorë direkt nga ambasada serbe për këtë gjest të
madh patriotik të tijin.
Por po
ashtu m’u kujtua dhe një shok tjetër i imi nga fshatrat mes Fierit dhe Lushnjes,
aty diku ku në mos gabohem bie edhe Libofsha.
Thashë
t’a pyes njëherë se mos është largësisht serb edhe ai se ku i dihet!
Pastaj më
ra menjëherë në mendje se ky shoku im myzeqar është shqiptar së pari dhe me fe
është ortodoks, ndaj dhe serb nuk ka sesi të jetë!
Ndokush
do habitej me këtë pohim, se e di që edhe serbët janë të fesë pravosllave, por
ja që këta serbët e pretenduar të Libofshës na qenkan myslimanë për nga
përkatësie fetare se!
Pra ky
shoku tjetër i imi, serb nuk është.
Atëherë
në këtë pikë thashë t’i jap drejtim kësaj pune dhe fët e fët i gjeta ca
informacione të nevojshme e mora vesh pa u lodhur së tepërmi se serbët e
sipërpërmendur të Libofshës, na paskan ardhur në Shqipëri andej nga viti 1924
dhe që ata na paskan qenë nga Sanxhaku e që janë të fesë myslimane.
Tani ka
ca mospërputhje në këtë mes...
Me çfarë
di unë, serbë jo pravosllavë nuk ka!
Pra nuk
ekzistojnë as serbët myslimanë e as ata katolikë!
Brenda në
Serbi, ka myslimanë serbishtfolës, por ata quhen thjesht myslimanë ose
boshnjakë.
Në këtë
rast, po këta të Libofshës çfarë të jenë vallë?
Si ka
ndodhur që të parët serbë të fesë jo-pravosllave të gjenden pikërisht në
Shqipërinë tonë?
Të jetë
ajri tolerant dhe harmonik fetarisht shqiptar, ai që ka bërë që edhe këta serbë
të humbur, të jenë ndjerë aq harmonikë sa të mbeten serbë edhe duke qenë
myslimanë e jo-pravosllavë si serbët e tjerë në mëmëdheun e tyre?
Po të
jetë ky shpjegimi, do të thotë që ne shqiptarët kemi bërë një tjetër mrekulli
tolerance dhe harmoninë tonë fetare kështu e kemi kaluar edhe tek serbët e
mbyllur dhe tejet hermetikë nga ky
këndvështrim.
Ec aty, po
hapim modë ne shqiptarët duket!
Jashtë
këtij këndvështrimi praktikisht të pamundur, në mendje nisën të më burojnë ide
të tjera kësaj rradhe aspak të favorshme lidhur me këta serbë dhe prezencën e
tyre në vendin tim.
Kjo jo
ngaqë jam racist, por ngaqë jam realist dhe kur punët bien erë kërrmë, të tilla
janë me të vërtetë!
Kjo puna
e serbëve të Libofshës e tillë është prandaj!
Të
ndodhte atë ditë që të kisha parë ambasadorin serb në Vrakë a Shkodër, s’do
isha ndjerë i habitur aspak, kjo është normale, pasi edhe për ata 5
serbishtfolës të asaj zone që kanë mbetur në Shqipëri, unë nuk kam as më të
voglën antipati.
Në të
kundërt, Vasil Shanton e respektoj si figurë të luftës për çlirim nga
pushtuesit fashistë (e siç thonë burimet konfidenciale, ai si dhe Qemal Stafa u
shitën nga vetë Enveri për arsye të ndryshme dhe më pas ranë në kurthe ku edhe
dhanë jetën).
Po aq
respektoj edhe Vojo Kushin dhe gjestin e tij heroik gjatë luftës.
Mesa di
nga ai komunitet ka pasur edhe ndonjë futbollist të nderuar e personalitete të
tjera të njohura.
Po ata e
di që janë serbishtfolës prej vërteti sidoqoftë.
Këta të
Libofshës më vijnë erë stisje të largët serbe.
Një
stisje që del të ketë filluar që para 89 vitesh!
E nuk
janë pak ëëëëë!
Janë
shumë vite.
Vite
gjatë të cilëve ata kanë ardhur e kanë bujtur si burra të mirë në Shqipëri, janë
shumuar e kanë punuar e jetuar.
Ata
shteti shqiptar që nga koha e Zogut, pa
përjashtuar çdo sistem e regjim, i ka mirëpritur, s’i ka keqtrajtuar e u ka
dhënë tokë, punë e bukë!
Po, sepse
ata kanë ndërtuar shtëpitë mbi tokën e shqiptarëve e kanë mbjellë një tokë po
aq shqiptare nga e cila kanë marrë frytet gjithashtu shqiptare e me to kanë
mbushur barkun për kaq vite, për 9 dhjetëvjeçarë me rradhë.
Pra prej
gati një shekulli ata kanë ngrënë bukën e shqiptarëve në shtetin amë të
shqiptarëve, në SHQIPËRI!
Tani mirë
që kur erdhën para 89 viteve s’e shqepën gojën të thonë se janë serbë, mirë që
jetuan si shqiptarë-mes shqiptarëve për kaq kohë, por si bëhet që tani të na
dalin se janë serbë?
Dhe të
vetmit serbë me fe myslimane në gjithë rajonin ndërkohë!
Sepse veç
boshnjakëve, goranëve, torbeshëve filo-shqiptarë (se po kthehen tani), filo-maqedonas
apo filo-bullgarë, unë të tjerë myslimanë sllavishtfolës nuk njoh e s’di të
ketë!
E ja ku
na dalin këta serbët e Libofshës, që janë edhe serbë edhe myslimanë!
Në këtë
pikë, bëj autokritikë të ndershme dhe ndjej nevojën të rivlerësoj edhe
boshnjakët e rrethinave të Shijakut!
Ata edhe
kur i pyetën, boshnjakë thanë se janë të paktën, jo serbë!
Dhe
njëkohësisht, megjithë rolin e ndonjë prej tyre në kohën e Haxhi Qamilit, përgjithësisht
ata i janë mirënjëhës shijakasve dhe Shqipërisë që i mbajti me aq përkujdesje
sikur të mos ishin në tokë të huaj.
Kurse
këta “serbët e humbur” të Libofshës, u fshehën tërë këto vite dhe tani na
mbijnë si farë e huaj, në mes të fushave pjellore shqiptare të Myzeqesë tonë!
Pa lëre
pastaj që nëpër dokumentarë të realizuar “me lot e me qurre” siç i themi neve
në gjuhë popullore...nga gazetarët e reporterët serbë, këta na shfaqen si tejet
të ethshëm për identitetin e tyre serb, na këndojnë atë himnin serb, mësojnë
shkronjat e bukura serbe dhe plasin nga malli për atdheun.
Kur i
preu kaq shumë malli për Serbinë, pse dreqin erdhën në Shqipëri atëherë?
Pse e
mbyllën shpellën (gojën) për 89 vite dhe s’thanë që ishin serbë, por e gjetën
vetëm tani që të thërrasin ambasadorin serb që t’u shkojë aty e t’u krijojë
edhe një shoqatë është që është?
Se me
ç’di unë, në Fier ka shumë shqiptarë me origjinë nga dy rajone shqiptare, pra
nga Kosova dhe Çamëria, të cilët për arsye të shtypjes në periudha të ndryshme
janë mbledhur deri në Fier dhe rrethinat e tij.
Por serbë
ata s’janë dhe këtë e dimë.
Kurse
këta që po flasim, serbë thonë të jenë dhe këtë e gërthasin sa u ha rryli i
fytit të tyre serb!
Unë si
ide, s’dua t’ia di fare për çfarë pretendojnë ata, se janë serbë, havaianë
megjithë ukulelen në dorë (tip kitare Hawaii) apo beduinë shkretëtire!
Ajo që ka
rëndësi për mua, është që kjo puna me ta bie erë të keqe dhe këtu s’e kam
fjalën për erën e padurueshmë të gazit e naftës nëntokësore që rëndom vjen
përreth Fierit.
Aq më keq
do ishte, po qe se këta serbët myzeqarë, të kenë ardhur para 89 vitesh në
Shqipëri si shqiptarë të vuajtur të përzënë me dhunë nga serbët!
E që pas
kaq vitesh papritur na i thonë vetes serbë!
Po edhe
sikur të kenë ardhur si boshnjakë apo myslimanë sanxhakas, ata dikur (në mos i
paçin nisur apostafat për të na i lënë si “dhuratë” apo ishull serb në shtetin
tonë)...besoj se janë larguar nga vendi i tyre për Shqipëri, sepse dikush do i
ketë detyruar të lenë vatrat e tyre amtare.
Pra ne i
mirëpresim e ata na bëhen pas kaq vitesh minoritet, për më shumë minoritet
serb?!
Kjo është
totalisht e papranueshme.
Më vjen
mirë që censusi që u zhvillua parvjet, i cili për nga disa aspekte la shumë për
të dëshiruar, nga kjo anë sidoqoftë nuk kishte asnjë të çarë dhe këta serbomanë
sanxhakas të harruar, të cilët tani i kanë shtuar me iniciativë dhe vetëveprim
edhe nga një “viç” mbiemrave të tyre, këta pra as i mori në konsiderim si
minoritet.
Sepse në
census nuk gjen asnjë shifër konsistente serbësh apo qoftë dhe malazezësh, se
edhe ata të Vrakës kanë vite që janë larguar me dëshirën e tyre për Mal të Zi.
Censusi
nga kjo anë shkëlqeu, e pranoj.
Pasi
fundja edhe shumë miliarda euro pensionesh helene për mbi 20 vite (një nga
arsyet pse ka falimentuar Greqia sot, sepse ka hedhur kështu eurot në plehëra)...nuk
çuan më larg se 0.87% minoritarë grekë në vendin tonë.
Dhe as të
tërë këta nuk flisnin greqishten si gjuhë të parë, por shqipen!
Pra
gjithë 18’000 pensionet e minoritarëve e shumë investime të tjera debile helene,
në këtë rezultat komik për masën e sforcos gjigande greke, përfunduan.
Prandaj
grekët tani prishën ligjin e para 3 viteve për pasaportat dhe minimizuan në
kulm pensionet e minoritarëve, se po u bien brekët e tyre dhe s’merren dot me
mbathjet e ndonjë minoritari tek ne.
Kjo puna
e serbëve të Libofshës, më bën më shumë për të qeshur, se kjo gjë askund nuk i
çon ata vetë si dhe shtetin e pjerdhur serb, që kapet pas qimeve të prapanicës
së atyre serbishtfolësve të rrethinave të Fierit, në mënyrë që të nxjerri
ndonjë minoritar tek ne.
S’e kam
aty punën fare.
Por
sigurisht që s’më pëlqen aspak kjo gjueti ambasadoriale serbe, në kërkim të
gjurmëve të humbura të gjakut serb në Shqipëri!
Të vihej
ambasadori ynë në kërkim të rrënjëve shqiptare nëpër Serbi, nuk besoj se
autoritetet e atij vendi, do qëndronin kaq të qeta.
Bëhet
fjalë për një flluskë sapuni e serbët shpesh kanë treguar se me kënaqësi e hanë
sapunin për djathë, ndaj t’i lemë serbët e Libofshës dhe të afërmit e tyre në
Beograd a qoftë në ambasadën serbe në Tiranë, që të ushqehen mirë me sapun, sa
t’u bëhet një lavazh i mirë goje dhe të paktën të mësojnë sesi flitet kur na
përmendin!
Me kaq mbaroi Dosja X për sot...ky mister tashmë i zgjidhur i serbëve të panjohur myzeqarë!